Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një person është gjetur i vrarë brenda në makinë në Shkodër. • Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Dragoç të Postribës. • Bëhet me dije se 33-vjeçari Ramazan Mataj është personi i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij në fshatin Dragoç.• Paraprakisht dyshohet se Mataj është qëlluar me armë zjarri brenda në makinë. • Bëhet me dije se 33-vjeçari është nga Dragoçi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje. • Policia e Shkodrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Dragoç, ku është ekzekutuar me armë zjarri 33-vjeçari Ramazan Mataj i cili u gjet në automjet. • Sipas njoftimit, rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip "Benz", me drejtues 33-vjeçarin Mataj. • Në njoftim shtohet se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. • Bëhet me dije se 33-vjeçari ka jetuar në Belgjikë për gati një vit. • Ndërkohë, policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë. Babai i 33-vjeçarit të vrarë, Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike.• Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik. • Fatmir Mataj ka treguar se për herë të fundit folën në orën 22:00 dhe i biri nuk i shprehu asnjë shqetësim. • Xhaxhai i viktimës, Naim Mataj, tha për mediat se nipi i tij nuk ishte i përfshirë në asnjë konflikt. • Ai tha se nipi i tij kohët e fundit punonte në Malin e Zi, ndërsa para afro një viti kishte jetuar në Belgjlikë, por nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për ndonjë konflikt të mundshëm.
9 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Vrasja e Ramazan Mataj, i cili u ukzekutua mëngjesin e sotëm në Dragoç të Shkodrës, ka tronditur familjarët e tij të cilët shprehen se 33-vjeçari nuk ka patur konflikte. Xhaxhai i viktimës, Naim Mataj, tha për mediat se nipi i tij nuk ishte i përfshirë në asnjë konflikt. Ai tha se nipi i tij kohët e fundit punonte në Malin e Zi, ndërsa para afro një viti kishte jetuar në Belgjlikë, por nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për ndonjë konflikt të mundshëm.
Ndër të tjera, xhaxhai i viktimës shprehet se ngjarjen e kanë marrë vesh vetëm mëngjeisn e sotëm, teksa tha se policia nuk i kishte lejuar të shihnin trupin e të riut.
“Ngjarjen e kemi marrë vesh në orën 06:30. Nuk ka pasur asnjë problem. Përpara ka jetuar në Belgjikë. Tani ka punuar në Mal të Zi në ndërtim. Nuk ka shprehur asnjë shqetësim, asnjë gjë, dhe s’ka folur me asnjë njeri. Nuk kemi fare probleme, po të kishim do ta ruanim shpinën dhe barkun, por nuk kemi patur.
Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë pasur gjendjen ekonomike. Nuk është i martuar. Shtëpia nga vendngjarja është rreth një kilometër larg. Policia nuk na la të shihnim kufomën", tha xhaxhai i viktimës, Naim Mataj.
SHKODRA- Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër, nga ku mësohet se një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët.
Po ashtu mësohet se në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit, të vrarë me armë zjarri. Pas verifikimeve nga policia, turpi i të ndjerit është transportuar me ambulancë drejt morgut spitalit të Shkodrës.
SHKODRA- Babai i 33-vjeçarit të vrarë, Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike. Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik. Fatmir Mataj ka treguar se për herë të fundit folën në orën 22:00 dhe i biri nuk i shprehu asnjë shqetësim.
"Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur, të zbardhet ngjarja. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit", ka thënë Fatmir Mataj.
SHKODRA- 33-vjeçari Ramazan Mataj që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës është personi që paraqitet në foton e mësipërme. Mataj është qëlluar brenda në makinën e tij tip 'Benz'.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autorët e kanë ruajtur 33-vjeçarin gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar.
SHKODRA- 33-vjeçari Ramazan Mataj është qëlluar disa herë me breshëri plumbash. Fotoja e mësipërme tregon shenjat që plumbat kanë lënë në derën e automjetit të viktimës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autorët e kanë ruajtur 33-vjeçarin gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar.

SHKODRA- Detaje të reja nga vrasja në Shkodër nga ku mësohet se viktima, Ramzan Mataj ishte kthyer nga Belgjika. Bëhet me dije se 33-vjeçari ka jetuar në Belgjikë për gati një vit. Ndërkohë, policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë.
Njoftimi:
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
SHKODRA- Policia e Shkodrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Dragoç, ku është ekzekutuar me armë zjarri 33-vjeçari Ramazan Mataj i cili u gjet në automjet.
Sipas njoftimit, rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip "Benz", me drejtues 33-vjeçarin Mataj. Si pasojë e këtyre të shtënave, 33-vjeçari ka humbur jetën.
Policia njofton se në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Në njoftim shtohet se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi:
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
SHKODRA- 33-vjeçari Ramazan Mataj mësohet se është personi i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.
Paraprakisht dyshohet se Mataj është qëlluar me armë zjarri brenda në makinë. Bëhet me dije se 33-vjeçari është nga Dragoçi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.
SHKODRA- Një person është gjetur i vrarë brenda në makinë në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Dragoç të Postribës.
Sipas informacioneve paraprake, burri i varrë është gjetur në makinë nga banorë të zonës. Momentalisht ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por nga ana tjetër është njoftuar policia, e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes.