Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një rast shpërthimi me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven". • Policia bën me dije se lënda plasëse shpërtheu në hyrjen e dyqanit në përdorim të 30-vjeçarit Donald Luka. • Sipas njoftimit nga shhpërthimi ka paturvetëm dëme materiale. • Ndërkohë grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit. • Më 19 marsi 2022, 30-vjeçari Donald Luka (të cilit iu vendos mbrëmë lëndë plasëse pranë dyqanit) në bashkëpunim me vëllain e tij, Ernest Luka, kanë dhunur barbarshit shefin e njohur të kuzhinës Indrit Çela në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në aksin Fushë-Krujë - Rinas. • Asokohe Çela udhëtonte me makinën personale kur dy persona i zunë pritë, duke e goditur me sende të forta.• Sipas pamjeve të publikuara në kohën kur ndodhi ngjarja, shefi i kuzhinës u raportua se ishte qëlluar me shufra hekuri nga vëllezërit që i kishin bllokuar rrugën.
3 artikuj për këtë temë.
FUSHË-KRUJË- Më 19 marsi 2022, 30-vjeçari Donald Luka (të cilit iu vendos mbrëmë lëndë plasëse pranë dyqanit) në bashkëpunim me vëllain e tij, Ernest Luka, kanë dhunur barbarshit shefin e njohur të kuzhinës Indrit Çela në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në aksin Fushë-Krujë - Rinas.
Asokohe Çela udhëtonte me makinën personale kur dy persona i zunë pritë, duke e goditur me sende të forta. Sipas pamjeve të publikuara në kohën kur ndodhi ngjarja, shefi i kuzhinës u raportua se ishte qëlluar me shufra hekuri nga vëllezërit që i kishin bllokuar rrugën.
Dy ditë pas ngjarjes në media gjithashtu u raportua se Ernest Luka, njëri prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin Indrit Çela, ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se kishin konflikt të vjetër mes tyre. Në dëshminë e tij përballë grupit hetimor, Luka u shpreh atëherë se në momentin që kanë parë Indritin në mjet, iu afruan dhe e bllokuan e më pas e dhunuan.
“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine. Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjeçari, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes pas një operacioni antidrogë në shtëpinë e tij.
Indrit Çela është emër i njohur për publikun pasi ka marrë pjesë në emisionet e gatimit në televizione të ndryshme së bashku me mikun e tij, Alfio Rrotani. Të dy kanë qenë pjesë e emisionit “MasterChef Albania”, e së bashku kanë qenë pronarë të një restoranti në qendër të Tiranës.
FUSH- KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e tritolit në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven". Bëhet e ditur se dyqani ku u vendos lënda plasëse përdorej nga 30-vjeçari, Donald Luka
Sipas njoftimit të policisë nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.
FUSHË- KRUJË- Një rast shpërthimi me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven". Policia bën me dije se lënda plasëse shpërtheu në hyrjen e dyqanit në përdorim të një 30-vjeçari.
Sipas njoftimit nga shhpërthimi ka paturvetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.
Njoftimi:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven", në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.