Edi Rama
JERUZALEM- Kryeministri Edi Rama risolli marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Izraelin. Në një tryezë ku dha fjalën e tij në vizitën zyrtare që është duke zhvilluar për 2 ditë në Izreal, Rama tha se shqiptarët nuk i dorëzuan kurrë hebrenjtë. Kryeministri e krahasoi miqësinë më të fortë sesa vlera e arit, për të thënë se gjatë luftës së dytë botërore, Shqipëria nuk i dorëzoi kurë hebrenjtë. "Fjala mik nuk nënkupton atë që është ftuar por atë që të troket në derë"-tha Rama dhe ndau disa episode pse shqiptarët e vlerësojnë miqësinë me bashkinë hebraike.
Fjala e Ramës në Jeruzalem:
Jam i nderuar të jem këtu, jam i shqetësuar sepse nuk keni ngrënë ende. Shpresoj mos t'ju mërzis dhe të mos thoni ta qep gojën që të hani. Gjithsesi, nuk kam çfarë të shtoj atyre që dini, por ndoshta do të ishte më interesante të dini më shumë për Shqipërinë, për historinë tonë, se si u zhvillua komplet ndryshe kur pjesa tjetër e botës ishte totalisht e keqe për hebrenjtë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë bashkëjetuan me shqiptarët, e panë vendin tonë si një atdhe të dytë. Pak njerëz e dinë këtë gjë. Ka një komponent të rëndësishëm. Siç tregohet edhe nga historiani i parë i krishtërimit, vendbanimet më të herdshme të hebrenjve ishin në Jugun e Shqipërisë. Ata kishin ndërtuar edhe sinagogën e parë në Ballkan. Kur në Spanjë dhe në Portugali shpërtheu zemërimi, shumë më tepër hebrenj u zhvendosën në Shqipëri. Sipas studiuesve, hebrenjtë përbënin shumicën e popullsisë në Vlorë, aty ku po ndërtojmë muzeum hebraik. Hebrenjtë janë të mirë për luftë, por jo për të rënë dakort me njëri-tjetrin. Në vitin 1931, qeveria e Shqipërisë regjistroi popullsinë dhe hebrenjve iu njohën të drejtat. Ndërkohë që kudo hebrenjtë po shfaroseshin, në Shqipëri po mirëpriteshin. Kjo situatë bindi ambasadorin amerikan që të propozonte lidhjen e një marrëveshjeje. Negociuan gjithashtu me mbretërinë dhe nisën përfaqësues në Shqipëri. Misionari Leo Elton bëri një raport që jeton edhe sot e kësaj dite, e në 50 faqe flitet për një histori nderi nderimi mes shqiptarëve e hebrenjve. Shqipëria konsiderohet një atdhe i dytë për hebrenjtë. Ndërkohë një pjesë ishte në panik që Shqipëria po mbipopullohej nga hebrenjtë.
Në vitin 1943, një tjetër ambasador erdhi në Tiranë, premtoi gjithçka me kusht, por nisja e negociatave për dorëzimin e hebrenjve, u refuzua, Kodi i Nderit i Mesjetës ka një paragraf dhe aty ka edhe përshkrimin e shqiptarë. 'Shqipëria e shqiptarit, i përket mikut dhe Zotit. Fjala 'mik' nuk nënkupton atë që është ftuar, por atë që të troket në derë. Tradhëtia është krimi më i tmerrshëm në kodin e shqiptarëve. Negociatorët pranon të dorëzonin arin dhe jo hebrenjtë. Nazistët u përpoqën edhe njëherë të dytë në vitin 1944, sipas enciklopedisë izrelite derisa u arrit në përfundimin se me shqiptarët nuk kishte negociim në këtë gjë. Po ju sjell një episod ndër shumë të tjera që më vjen keq. Dëgjojeni këtë. Një ekspeditë e forcave speciale me seli në Breograd u caktua për të arrestuar të gjithë shqiptarë në Prishtinë, po ishte një shqptar nga Shqipëria, doktori që u kërkoi të gjithë të shtruarve në spital që të larfoheshinm edhe pse me plagë në trupë, të iknin për tu liruar shtretërit për hebrenjtë.
Territori u rrethua, të sëmurët u nxorrën nga spitali, në gjendje të rëndë, por askush nuk shkoi të ankohej se i kishin nxjerrë djalin apo babanë e plagosur nga spitali, kështu që nazistët u kthyen duarbosh. Kryepeshkopi vetë u dha mjete identifikimi false për t'i shpëtuar hebrenjtë, ky u kthye në një mision për shqiptarë, është rast unik në Evropë. Ka shkëmbim letrash nga nizsmi ku vërtetohet e gjitha kjo. Madje ofruan edhe një garanci për 1 milion e 500 mijë napolona ari për secilin hebre. Ka dokumente që Shqipëria këmbënguli dhe u dha lirinë hebrenjve. Do të ishte mashtrim nëse do të thonim se asnjë prej tyre nuk ka vdekur në Shqipëri. Kanë qenë 17, por askush nuk u spiunua, ata ranë dëshmorë në luftë. Shqipëria është vendi kur komuniteti fetar ka një rol të rëndësishëm për bashkëjetesën që krijojnë dhe harmoninë. Kështu, bashkësia hebreje nuk ishte aspak problem. Kjo është një faqe mjaft e bukur e historisë tonë, është thesar për Shqipërinë. Kjo është të jesh shqiptar dhe të jesh krenar që je shqiptar. Nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë, por me njerëzimin. Lufta kundër antisemitizmit është të mborsh familjen, fëmijët dhe jetën tëndë, të kesh të drejtë të respektohesh për të qenë një musliman në Paris dhe një i krishterë në një vend musliman. Dhe ndërsa po e ndaja me themeluesin këtë histori, thashë se unë besoj fuqimisht se të vandalizosh varret është shumë e turpshme. Nuk u ndjeva kurrë aq keq sa kur dëgjova disa anëtarë të partisë laburiste në Britaninë e Madhe. /Dosja.al