LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin pagën në Shqipëri"/ Lapaj rikthehet para Kryeministrisë: Vjedhin miliona e kapardisen! Po të kishte ndodhur gjë, ku do shkonte kryeministri frikacak?

• Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj pas dëmtimit që mori mbrëmë nga rënia e bombolës së gazit, teksa Policia e Shtetit hoqi çadrat dhe mjetet e protestuesve është rikthyer sërish sot në protestë. • Duke folur para Kryeministrisë, Lapaj deklaroi se nuk do të dorëzohet edhe nëse do i duhet të qëndrojë mes të ftohtit, pa ngrohje e çadër. • Ai theksoi gjithashtu se përgjatë gati një muaji në bulevard, nuk ka penguar as trafikun, por nuk është dëmtuar asgjë dhe nuk është thyer asnjë xham apo shkulur një pemë dhe lule. • Ndër të tjera, lapaj u shpreh se protestën e bënë për shoqërinë shqiptare dhe jo për veten e tij, duke nënvizuar se Rama ishte i pari që e nisi çadrën e madhe në Bulevard. • Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” akuzoi qeverinë jo vetëm për skandalet e korrupsionit, por edhe me presionet që u bëheshin qytetarëve që dalin në shesh, duke u çuar Policinë në banesa. • Në fund ai akuzoi Policinë se ka dhunuar gjatë protestës mbështetësit e lëvizjes, duke shkaktuar edhe dëmtime trupore serioze, përveç kërcënimeve. • Mbrëmë Lapaj dërgua në spitalin e Traumës pasi gjatë protestës i ka rënë bombola e gazit në kokë. • Në orët e para të mesnatës, forcat policore ndërhynë duke u përplasur me Lapajn dhe qytetarët. • Policia hoqi karriget, batanijet dhe disa soba më gaz të cilat shërbenin për tu ngrohur protestuesit, të cilët qëndronin para godinës së Kryeministrisë. 

7 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

"Vjedhin miliona e kapardisen"/ Lapaj para Kryeministrisë: Po të kishte ndodhur gjë, ku do shkonte kryeministri frikacak? Rama e nisi i pari çadrën në Bulevard, tani na sulmon

"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj pas dëmtimit që mori mbrëmë nga rënia e bombolës së gazit, teksa Policia e Shtetit hoqi çadrat dhe mjetet e protestuesve është rikthyer sërish sot në protestë. Duke folur para Kryeministrisë, Lapaj deklaroi se nuk do të dorëzohet edhe nëse do i duhet të qëndrojë mes të ftohtit, pa ngrohje e çadër.

Ai theksoi gjithashtu se përgjatë gati një muaji në bulevard, nuk ka penguar as trafikun, por nuk është dëmtuar asgjë dhe nuk është thyer asnjë xham apo shkulur një pemë dhe lule. Ndër të tjera, lapaj u shpreh se protestën e bënë për shoqërinë shqiptare dhe jo për veten e tij, duke nënvizuar se Rama ishte i pari që e nisi çadrën e madhe në Bulevard.

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” akuzoi qeverinë jo vetëm për skandalet e korrupsionit, por edhe me presionet që u bëheshin qytetarëve që dalin në shesh, duke u çuar Policinë në banesa. Në fund ai akuzoi Policinë se ka dhunuar gjatë protestës mbështetësit e lëvizjes, duke shkaktuar edhe dëmtime trupore serioze, përveç kërcënimeve.

“Nuk ka asnjë qytetar në Tiranë që të thotë nuk shkova dot në punë se më pengoi Adriatiku, apo nuk shkova dot në vaki apo dasmë, nuk e ka thënë askush. Kurse Rama vetë ishte ai që nisi çadrën e madhe këtu, ishte i pari. Dhe çfarë bëjnë sjellin policinë këtu, sulmoi njerëzit, por fal Zotit nuk ndodhi gjë. Se të kishte ndodhur do e shikonte ky, trimi i madh. Se trimi i madh ky! Ka vjedhur, e thotë prokuroria, s’e themi ne. Kanë abuzuar, jeni dëshmitarë, a kemi thyer një lule, a kemi hedhur molotov, a kemi shkulur pemë, a kemi lënë mbeturina pas? Asgjë nuk kemi dëmtuar, kurse këta dhunë! Pse nuk vjen kur janë shumë protestues, por e bën kur janë pak? Sepse është frikacak.

Kjo është protestë që nuk e bëj për veten, por edhe për vajzën, për ju. Bënë akte banditeske ndaj nesh. Le të arrestojnë çdo ditë nga një, nga dhjetë, nga 100. Ne protestojmë këtu, ata na procedojnë, jam proceduar dhjetë herë. Vjen policia këtu me 15 vetë dhe sulmon, bie bombola e gazit dhe godet njerëzit. Po të kishte ndodhur gjë? Ku do shkonte Rama, ky frikacaku i madh. S’na lënë as çadër, as ngrohëse, asgjë, por unë dhe ne do vazhdojmë të qëndrojmë këtu, në të ftohtë. Këta le të vijojnë të na procedojnë, le të më procedojnë edhe mua çdo ditë.

Janë vjedhur qindra miliona lekë e euro dhe nuk hedhin një dorë kripë në rrugë, por vriten njerëzit dhe na sulmojnë ne. Këta bëjnë mbrëmje gala, kurse njerëzit në Vlorë nuk kanë ujë. Te Onkologjiku nuk ka ilaçe, këta dalin e kapardisen. Do bëj denoncim këtu. Shefit të Policisë së Cërrikut i them mos të shkoj në banesat e njerëzve e t’u thotë pse shkojnë në protestë. E kuptoni ku kemi arritur ne tani, ky është turp. 13 të proceduar penalisht, 4 të arrestuar, por ne do vazhdojmë, nuk do dorëzohemi”, deklaroi kreu i “Shqipëria Bëhet”.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione të forta, pasi policia hoqi me forcë çadrat e vendosura nga aktivistët gjatë ditës së djeshme. Ndërsa në orët e vona të natës një tjetër incident ndodhi, kur forcat e rendit hoqën sërish sendet e protestuesve, ku në këtë moment u lëndua edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ndodhet në spital./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin pagën në Shqipëri"/ Lapaj nga protesta: Hanë meze tek lokali i lagjes pa shkuar në punë! Paguajnë vetëm sigurimet për...

"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi gjatë protestës para Kryeministrisë se mijëra njerëz që përfitojnë pagën e shtetit, pa shkuar në punë. Madje Lapaj deklaroi se ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë jashtë shtetit dhe marrin pagën.

Sipas tij, disa persona paguajnë vetëm sigurimet për efekt pensioni dhe pagën e tyre e përfitojnë ata që i kanë futur në punë. Në fund, Lapaj shtoi se ka njerëz që jetojnë në New York e vende të tjera dhe marrin rrogën në Ujësjellës, marrin rrogën në ushtri. 

“Patronazhistët ta dinë se nuk më ndikojnë fare. Ka mijëra persona që hajnë meze tek lokali i lagjes pa shkuar në punë dhe marrin rrogën. Ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë jashtë shtetit dhe marrin pagën. Shiko cfarë marifeti kanë bërë. Paguajnë vetëm sigurimet për efekt pensioni dhe pagën e tyre e përfitojnë ata që i kanë futur në punë. Ka njerëz që jetojnë në New York dhe marrin rrogën në Ujësjellës, marrin rrogën në ushtri. Ai jeton në Gjermani e Amerikë. Si mos t’i them unë këto gjëra? Është tradhëti ndaj atdheut”, tha Lapaj./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Pas Berishës, Lapaj rikthehet në protestë: Rama ka vjedhur republikën bashkë me kolegët e tij

"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar protestën, përpara Kryeministrisë. Lapaj u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së tij, në mënyrë që të protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjve të bëra nga qeveritarët. Ai tha se në këtë vend ka shumë për të protestuar dhe se Rama ka vjedhur republikën bashkë me kolegët e tij.

“Rama e ka vendosur precedentin e çadrës nuk e kam vendosur unë. Këtij i duket Republika si pronë private. Ramës po themi që ka vjedhur republikën bashkë me kolegët. Nuk e them unë e thotë gjykata. Një muaj rresht është thyer ndonjë lule këtu nga ne, ndonjë xham, po kur bëjmë proteste ne nuk duhet të lejohemi.

Unë mendoj që në këtë vend ka shumë për të protestua. Kauza është që këta nuk mund të na tallin. Nuk mund të na vjedhin dhe të na dalin në mbrëmje gala dhe ndërkohë problemi janë ata që reagojnë.” tha ai./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Shqipëria Bëhet" proteston sërish para Kryeministrisë, Policia u merr karriget me dhunë

"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin
Protesta

TIRANË- Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' ka nisur sërish protestën para Kryeministrisë ditën e sotme. Teksa aktivistët dhe qytetarët po protestonin, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nuk ka lejuar protestën. 

Teksa ndodheshin të ulur në karrige, Policia u ka marrë karriget me dhunë protestuesve. 

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione të forta, pasi policia hoqi me forcë çadrat e vendosura nga aktivistët gjatë ditës së djeshme. Ndërsa në orët e vona të natës një tjetër incident ndodhi, kur forcat e rendit hoqën sërish sendet e protestuesve, ku në këtë moment u lëndua edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ndodhet në spital./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Procedohet penalisht Adriatik Lapaj/ Arrestohen 4 persona të tjerë! Policia: Kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë

"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin
Policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër protestues të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët janë përplasur me efektivët ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë dhe ka nisur procedimin penal për Lapajn. Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetesit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për personat me iniciale V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Uniformat blu, bëjnë me dije se,  ka nisi procedimi penal për Adriatik Lapak, E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, në kundërshtim të urdhrit të punonjësve të Policisë. Gjithashtu bëhet me dije se materiale procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital;  referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë." /Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Lapaj u lëndua pasi i ra në kokë një bombol gazi teksa protestonte para Kryeministrisë/ Ministria e Shëndetësisë: Ndodhet nën kujdesin e mjekëve

"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, përpara godinës së Kryeministrisë, ku kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u lëndua në kokë gjatë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve.

Ministria bën me dije se, pas ekzaminimeve të kryera, Lapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur mbrëmjen e djeshme gjithsej pesë persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri nga efektivët ka lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar. Janë paraqitur gjithashtu edhe dy protestues të tjerë, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe më pas janë larguar. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

"Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve. Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor. Gjithashtu,  për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambjentet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore."/Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Policia ndërhyn në protestën e 'Shqipëria Bëhet' para kryeministrisë! Lapaj dërgohet në spital pasi i ra bombola e gazit në kokë

"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin
foto nga vengjarja

TIRANË- Kreu i Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar pasi mësohet se i ra bombola e gazit në kokë.

Në orët e para të mesnatës, forcat policore ndërhynë sërish duke u përplasur me kreun e Lëvizjes dhe me mbështetësit e tij. Policia ka marrë me karriget, batanijet dhe disa soba më gaz të cilat shërbenin për t’u ngrohur protestuesit, të cilët qëndronin para godinës së Kryeministrisë. “I ra bombola Tikut, i ra bombola gazit, thërrisni ambulancën”, dëgjohen të thonë mbështetësit e tij.


Pas kësaj situate Lapaj ka reguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk do të dorëzohet, dhe sapo të mbarojë ekzaminimet në spital do të kthehet sërish në shesh. "Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi", shkruan Lapaj./Dosja.al 

 

adriatik lapaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet