LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist qëllon me armë në ajër, PD: I ndaluam makinën që po përdorte për të blerë vota

• Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. • Mësohet se kandidatët Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së kanë bllokuar makinën e babait të kandidatit të PS-së Daniel Gjura, Esat Gjura për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. • Në këtë moment dyshohet se Esat Gjura, i cili me profesion është efektiv policie ka qëlluar me armë në ajër, sipas deonocimeve të PD-së. • Gjura bashkë me një person tjetër është shpallur në kërkim nga policia. • Makina që Mziu dhe Gjunkshi kanë ndaluar është në hyrje të Peshkopisë, ndërkohë që për shkak të kësaj, rruga Dibër-Kukës është bllokuar nga trafiku. • Sipas PD-së, njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte nëpër fshatrat e Dibrës. • Ndërkohë që Policia, thekson se ka qenë kandidati për deputet i Partia Demokratike, Xhemal Gjunkshi që ka pretenduar se Gjura ka qëlluar me armë në ajër. • Pas disa orësh të shpallur në kërkim, policia ka mundur që të arrestojë Gjurën. 

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përplasja në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist
Xhemal Gjunkshi

DIBËR- Kandidati për deputet i Partia Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka treguar se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme nga përplasja në Dibër. Duke folur për Syri Tv, Gjunkshi tha se Esat Gjura ka trokitur në disa banesa dhe ka takuar qytetarë duke u dhënë para. Po ashtu ai theksoi se kanë ndaluar tre automjete që iu nënshtruan kontrollit dhe njëri prej tyre ishte i kandidatit socialist Daniel Gjura. 

"Momentalisht ndodhemi në fshatin Pilafë, në periferi të Peshkopisë. Sot, rreth dy orë më parë, u konstatua se shtetasi dhe njëkohësisht punonjësi i Policisë së Shtetit, Esat Gjura, ka trokitur në disa banesa dhe ka takuar qytetarë duke u dhënë para. Ndërkohë, sipas personave të Partisë Demokratike, ky person ka qenë nën vëzhgim dhe, kur është thirrur të ndalojë, është larguar me vrap. Menjëherë njoftuam Policinë e Shtetit, e cila mbërriti në vendngjarje së bashku me prokurorin e rrethit, dhe procedurat e hetimit kanë vijuar.

Janë ndaluar tre automjete që iu nënshtruan kontrollit. Njëri prej tyre i përkiste kandidatit për deputet, Daniel Gjura, i cili u la i lirë, ndërsa pasagjeri në mjetin e tij iu nënshtrua kontrollit. Gjatë kontrollit u konstatuan 130 litra karburant nga karburanti "Doda" dhe 500 litra nga karburanti "Skënderaj". Po ashtu, në mjet u gjet edhe portofoli personal i tij. Këto prova i kalojnë për kompetencë Prokurorisë për të vijuar hetimet dhe për të sqaruar pse ndodheshin këto materiale në automjet. Ndërkohë që zhvillohej kontrolli, policia ishte në kërkim të shtetasit Esat Gjura, i cili u konstatua në një mjet tjetër dhe nuk pranoi të ndalonte, pavarësisht thirrjeve të policisë. Në përpjekje për t’u larguar, shoqëruesit e tij dhunuan një qytetare që tentoi t’i ndalonte. Në automjetet e tyre u gjetën edhe shkopinj bejsbolli, me të cilët janë dhunuar qytetarë. Gjithashtu, në fillim të ngjarjes, ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri, për të cilat dyshohet se është i përfshirë Esat Gjura," tha Gjunkshi.

1 VITE ME PARE

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist

PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Peshkopi është arrestuar nga policia. Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash. 

Gjura së bashku me një person tjetër u shpallën në kërkim nga policia, por pas disa orësh është vënë në pranga. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Gjuajti me armë, momenti kur largohet Esat Gjura nga vendngjarja

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist
Esat Gjura

PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist në Peshkopi Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se pasi ka qëlluar me armë në ajër, efektivi Esat Gjura është larguar nga vendngjarja.

 

Ndërkohë që siç shihet dhe nga videoja, duket momenti që Gjura largohet nga aty. Ndërsa qytetarët që e filmojnë deklarojnë se ai ka dhe armën me vete që gjuajti. Gjura së bashku me një person tjetër është shpallur në kërkim nga policia.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Pamje të reja nga Peshkopia, rruga e bllokuar komplet, dhjetëra njerëz të grumbulluar

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist
Pamjet

PESHKOPI- Pamje të reja kanë dalë në lidhje ngjarjen e ndodhur sot në Peshkopi, ku babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura ka qëlluar me armë në ajër. Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash. 

Ndërkohë që siç shihet, rruga është komplet e bllokuar dhe makinat nuk lëvizin dot fare. Ndërkohë që dhe njerëz të shumtë ndodhen aty. 

 
1 VITE ME PARE

Përplasja në Dibër/ Policia: Kandidati i PD-së pretendon për të shtëna me armë, po punojmë për zbardhjen e ngjarjes

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist
pamje nga vendngjarja

DIBËR- Policia ka bërë një reagim zyrtat në lidhje me përplasjen mes grupeve të PD dhe PS. Sipas njoftimit të policisë kandidati për deputet i Partia Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një person që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave. Sipas policisë Gjunkshi, pretendon se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Informacion paraprak Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër. Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Babai i kandidatit socialist qëlloi me armë, momenti kur efektivët i marrin makinën për kontroll

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist
Pamjet

PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist në Peshkopi Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se pasi ka qëlluar me armë në ajër, efektivi Esat Gjura është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë që në videon e mëposhtme shihet momenti, kur efektivët po kontrollojnë makinën e Gjurës.

 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Qëlloi me pistoletë në ajër, efektivi babai i kandidatit socialist Daniel Gjura

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist

PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist në Peshkopi Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se pasi ka qëlluar me armë në ajër, efektivi Esat Gjura është shpallur në kërkim nga policia. 

Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Ndërkohë që në foton e mësipërme shihet momenti, kur efektivët po kontrollojnë makinën e Gjurës. 

1 VITE ME PARE

Incident zgjedhor në Peshkopi/ Efektivi i policisë qëllon me armë në ajër

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist
Pamje

PESHKOPI- Një incident është regjistruar pak momente më parë në fshatin Pilafes në Peshkopi, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. Mësohet se një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri në ajër. 

Po ashtu bëhet me dije se kandidatët dhe simpatizantët e PD-së kanë bllokuar disa automjete mbrëmjen e sotme për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. 

1 VITE ME PARE

Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë (VIDEO)

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist
Pamjet

DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. Mësohet se kandidatët Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së kanë bllokuar një makinë të një kandidati të PS për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. 

Makina që Mziu dhe Gjunkshi kanë ndaluar është në hyrje të Peshkopisë, ndërkohë që për shkak të kësaj, rruga Dibër-Kukës është bllokuar nga trafiku. Sipas PD-së, njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte nëpër fshatrat e Dibrës.

Dyshohet se ka pasur dhe përplasje fizike mes dy grupeve. Ndërkohë që Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit.

1 VITE ME PARE

Përplasje në Dibër/ Kandidatët dhe simpatizantët e PD bllokojnë sërish automjete: Po blihen vota

Çfarë ndodhi sot në Dibër? Babai i kandidatit socialist
Foto Ilustruese

DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. Mësohet se kandidatët dhe simpatizantët e PD-së kanë bllokuar disa automjete mbrëmjen e sotme për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. 

Sipas PD-së, njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte nëpër fshatrat e Dibrës. Dyshohet se ka pasur dhe përplasje fizike mes dy grupeve. Ndërkohë që Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit.

daniel gjura esat gjura

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet