LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"FBI të hetojë këtë organizatë kriminale"/ Çështja McGonigal, Berisha: PD e gatshme të kontribuojë që veprimtaria e saj në Shqipëri të marrë fund

• Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se Shën Tereza i dha nder emrit shqiptar dhe çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë me sakrificën dhe veprimtarinë e saj. • Duke folur në konferencë me gazetarët Lideri i opozitës u shpreh se ajo sot është frymëzim për virtytet më të larta të njeriut. • Lideri i opozitës theksoi para gazetarëve se raporti i ministrisë së Drejtësisë amerikane po censurohet nga mediat kryesore në vendin tonë. • Ndër të tjera kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi rama se ka shkelur rëndë ligjet amerikane. • Berisha tha gjithashtu se të përdorësh FBI-së kundër Opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues. • Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, pasi sipas Kryedemokratit opozita e ka dorëzuar me kohë padinë, por Dumani e ka mbajtur të fshehur duke mbrojtur Ramën. • Duke folur në konferencë me gazetarët Lideri i opozitës theksoi se ish-agjenti i FBI-së, McGonigal, ka pasur lidhje të ngushta me Dorian Duçkën dhe se informacionet përfundonin në duart e kompanive kineze dhe ruse. • Berisha duke folur për dosjen McGonigal tha edhe Targeti 3 në dosjen McGonigal është i lidhur me kryeministrin Edi Rama. • Liderit të opozitës duke folur në konferencë për mediat nënvizoi se bëhet fjalë për tregti armësh. • Sipas Kryedemokratit edhe një valixhe me 20 milionë euro është konfiskuar në Paris. • Berisha ftoi FBI-në dhe Ministrinë e Drejtësisë të vijojnë hetimet, duke u shprehur se PD do të vendosë në dispozicion dëshmitarë, prova dhe fakte, në mënyrë që kjo strukturë kriminale të marrë dënimin dhe njohjen e gjithanshme për veprimtarinë e saj në Shqipëri. • Ai ka theksuar se dokumentimi dhe vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor është një detyrim absolut për PD-në. • Gjatë fjalës së tij Kryedemokrati nënvizoi se opozita do ta zhvillojë betejën në të gjitha frontet, pavarësisht pengesave.

7 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Dosja ‘McGonigal’/ Berisha: Hetimi për Edi Ramën në SHBA vazhdon, Altin Dumani nuk e shpëton dot

"FBI të hetojë këtë organizatë kriminale"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët për dosjen "McGonigal" theksoi se hetimi për kryeministrin Edi Rama në SHBA vazhdon dhe për këtë nuk e shpëton dot as Kreu i SPAK Altin Dumani.

"Pa diskutim që Komisioni i parë hetimor parlamentar që do të ngrihet është Komisioni për farsën elektorale. Së dyti, komisioni për McGonigal në dritën, tani të jem i sinqertë, siç e shifni ju, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, ka shumë gjëra që nuk kanë qenë në media, dhe ne të dhënat i kemi patur. Janë të gjithë aktivitet i targetit 3, i agjentit 1, i agjentit 2, i agjentit mbikëqyrës, i shtetasit senegalez.

Të gjitha këto, ne nuk kemi patur informacione. Por të gjitha këto janë risi të reja, që faktojnë qartësisht se kemi të bëjmë me një organizatë kriminale dhe Altin Troplini do të mbajë të gjithë përgjegjësitë para shqiptarëve për mbylljen e kësaj dosje të tmerrshme kriminale. Këto që ka inspektori i përgjithshëm, 100% janë në dosjen hetimore dhe në dosjen gjyqësore. Por siç e patë ju, përveç këtyre, sepse Inspektori i Përgjithshëm thotë se, McGonigal në intervistën e tij para prokurorit, para përfaqësuesve të inspektorit, pra para grupeve ka pohuar këto.

Pra këto janë në dosje, por Altin Troplini prandaj nuk hap dosjet, prandaj nuk ka kërkuar dosjen e gjykatës se kjo është punë e Uluziut. Të dalë dhe tu thotë shqiptarë me ç’datë ka kërkuar nga Uluziu dosjen, kur ja ka kërkuar ambasadës Amerikane dosjen. A e kërkoi dosjen tani që ishte. Po Amerikanët nuk e mbajnë dosje. Ja urdhëro, ja ku është dosja, publike. Inspektori i Përgjithshëm i ministrisë bëri publike, ky është dokument. Dokument zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së. Hetim i pavarur.

Hetim i pavarur administrativ që fakton të gjithë krimin e shëmtuar. Por, natyrisht ai është një peng, Troplini është një peng, Altin Troplini. Ndaj dhe ne mbi bazën e të dhënave të reja, ne jemi të vendosur të zbardhim të vërtetat para shqiptarëve. Ju e patë, dosja ka dhjetëra rreshta të fshirë. Është në praktikën e institucioneve amerikane që materialet i publikojnë të redaktuara ata. Këto i quajnë redaktim. Çfarë është aty? Thotë aty, kjo e kjo për këtë personazhin ‘B’, dhe mbrapa viza, se aty është Edi Rama.

Aty është emri i Edi Ramës. Vetëkuptohet shkon vetëvetiu të Edi Rama. Fshihen rreshtat ku është Edi Rama. Fshihen rreshtat. Por e thotë inspektori; redaktimi bëhet kur për arsye të ndryshme privatësie apo të tjera nuk duhet të publikohen, ose kur hetimi vazhdon, kur procesi i hetimit vazhdon. Ç’ka do të thotë se hetimi për Edi Ramën vazhdon, pavarësisht don apo s’don Altin Troplini. Pavarësisht do apo nuk do, nuk e shpëton dot Altin Troplini, Edi Ramën nga hetimi," tha Berisha.

10 MUAJ ME PARE

Berisha: Vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor është detyrimi më absolut i PD-së

"FBI të hetojë këtë organizatë kriminale"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se dokumentimi dhe vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor është një detyrim absolut për PD-në. Duke folur në konferencë me gazetarët, Kryedemokrati nënvizoi se opozita do ta zhvillojë betejën në të gjitha frontet, pavarësisht pengesave. 

"Isa, nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në kontroll të plotë të Ramaduros. Por kjo nuk do thotë që ne të mos ndjekim procedurën. Nga qindra vendime dhe ne do e japim shifrën, 99.9 përqind të tyre, që nga 20 marsi gjer sot, janë dhënë kundër opozitës dhe pro narkopartisë së shtetit. Ne nuk kemi iluzione, por ne, thashë, betejën do e bëjmë në të gjitha frontet.

Natyrisht e them këtu, dokumentimi, vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor, i të gjitha mekanizmave të shndërrimit të tij në një farsë, është detyrimi më absolut i PD-së para demokratëve shqiptarëve, para zgjedhësve shqiptarë. E kundërta do të ishte një bashkëpunim në krim monstruoz elektoral, do të ishte një akt i pafalshëm që do bënte këtë forcë politike bashkëfajtore në farsën elektorale të vendit", tha Berisha. 

10 MUAJ ME PARE

Afera Rama-McGonigal/ Berisha: PD fton FBI-në dhe Ministrinë e Drejtësisë në SHBA të vazhdojë hetimin ndaj kësaj organizate të tmerrshme kriminale

"FBI të hetojë këtë organizatë kriminale"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokrtike Sali Berisha, duke folur për McGonigal tha se PD do të japë çdo kontribut të mundshëm për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së një organizate që ai e cilësoi si të tmerrshme kriminale. Në një deklaratë për mediat, Berisha ftoi FBI-në dhe Ministrinë e Drejtësisë të vijojnë hetimet, duke u shprehur se PD do të vendosë në dispozicion dëshmitarë, prova dhe fakte, në mënyrë që kjo strukturë kriminale të marrë dënimin dhe njohjen e gjithanshme për veprimtarinë e saj në Shqipëri.

"Pra, duke vlerësuar, duke përshëndetur raportin e inspektorit të përgjithshëm, ftoj FBI-në, Ministrinë e Drejtësisë, të vazhdojë hetimin ndaj kësaj organizate të tmerrshme kriminale. PD është e gatshme të japë kontributin e saj me dëshmitarë, me prova dhe fakte në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale në Shqipëri të marrë dënimin e gjithanshëm. Njohjen e gjithanshme dhe dënimin e gjithanshëm," tha Berisha: 

10 MUAJ ME PARE

"Bëhet fjalë për tregti armësh"/ Berisha: Edhe Targeti 3 në dosjen McGonigal është i lidhur me Ramën!

"FBI të hetojë këtë organizatë kriminale"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për dosjen McGonigal tha edhe Targeti 3 në dosjen McGonigal është i lidhur me kryeministrin Edi Rama. Lideri i opozitës duke folur në konferencë për mediat nënvizoi se bëhet fjalë për tregti armësh. Sipas Kryedemokratit edhe një valixhe me 20 milionë euro është konfiskuar në Paris. 

"Në sfond del edhe agjenti i sa shërbimeve, Agron Neza, njeriu që rrahte gjoksin poshtë e përpjetë rrugëve të Tiranës se ne i bëmë dosjen Sali Berishës. Një llum njerëzor, në funksion të kushedi sa shërbimeve dhe që në fund do merrte porosi edhe nga FBI, por që funksiononte si ndërlidhës besnik i Edi Ramës, si kanali sekret i tij. Të gjitha këto i mbulon Altin Troplini, sikur Skapi të ishte një agjenci personale e tij. Në sfond, për të plotësuar kuadrin e një organizate të fuqishme kriminale dalin edhe dy, Targeti 3, një shtetas senegalez dhe me radhë.

Nuk dua të abuzoj, por është e vërtetë që elementë shumë të dyshimtë kanë qarkulluar tani për tregtinë e armëve në Shqipëri, dhe janë, apo nuk janë, këtë nuk mund ta them. Është ai që mori aksionet e Shotës apo nuk është, këtë nuk mund ta them. Por ne, do bëjmë gjithçka me autoritetet izraelite për të mësuar të vërtetat e këtyre mafiozëve. Njëri prej tyre është një shtetas amerikan që nuk shkel në SHBA sepse është delinkuent. Është i akuzuar.

Por ka gjëra se kush është Targeti 3 apo ai tjetri, do gjenden. Por dihet se tregtinë e armëve, Edi Rama ia dha një personi të lidhur, sipas disa burimeve, kokë e xhep me të. Nuk mund të them se ai... duhet parë nëse përfaqëson Targetin 3 apo jo. Bëhet fjalë për një hebre, izraelito-afrikan, tjetër ky. Ajo çka mund t’u them unë ju, në aeroportin e Parisit është konfiskuar valixhja diplomatike me 20 milionë euro, e nisur drejt Shqipërisë, me adresë Shqipërinë. Dhe këtë e kanë publikuar mediat franceze," tha Berisha. 

10 MUAJ ME PARE

"Altin Dumani po fsheh padinë e Opozitës"/ Berisha: McGonigal dhe Duçka ishin si burrë dhe grua

"FBI të hetojë këtë organizatë kriminale"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për dosjen hetimore “McGonigal”, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, pasi sipas Kryedemokratit opozita e ka dorëzuar me kohë padinë, por Dumani e ka mbajtur të fshehur duke mbrojtur Ramën. Duke folur në konferencë me gazetarët Lideri i opozitës theksoi se ish-agjenti i FBI-së, McGonigal, ka pasur lidhje të ngushta me Dorian Duçkën dhe se informacionet përfundonin në duart e kompanive kineze dhe ruse. 

"Pra, McGonigal nuk është aspak më shumë fajtor se sa Ramaduro i Tiranës, i cili mbrohet me fanatizëm nga Altin Troplini. Dosjen e McGonigal opozita e ka dorëzuar me kohë në Skrapin e partisë. Por në pafytyrësi dhe në bashkëfajësinë e tyre, Altin Troplini e ka mbajtur atë në sirtar. Në një kohë kur mjafton të kërkosh zyrtarisht dosjen e gjykatës së SHBA dhe gjithçka e ke të provuar dhe faktuar mbi aktivitetin kriminal të Edi Ramës.

Por ai, si skllav, si mercenar i pakarakter, i inkriminuar gjer në palcë, njëlloj siç fsheh mandatin e arrestit për Pojën e Troplinëve, fsheh padinë e opozitës për krimet e shëmtuara të Edi Ramës. Cilido që lexon këtë dosje del se Dorian Duçka ishte aq intim me McGonigalin, sikur të ishin burrë dhe grua. Por nuk kemi të bëjmë me rastin e gruas së Bilalit, por ishte një agjent i shpërfytyruar që çonte të gjitha bisedat te kompania që e paguante 50 mijë këshilltarin privat të shkëlqyer të Edi Ramës.

Lexojeni, agjenti i paregjistruar kinez McGonigal i dërgonte të gjitha të dhënat e hetimeve Patrick Ho, që ishte presidenti i fondacionit të CEFC, dhe presidentit të CEFC Kina, që ishte konglomerati energjetik kinez. Ky ishte ndërlidhësi, ky është ndërlidhësi kryesor i Edi Ramës me këtë agjent të paregjistruar kinez dhe agjent rus.
Mos harroni udhëtimet e Edi Ramës me avion personal në Hong Kong me Dorian Duçkën.

Udhëtimet e Edi Ramës me avion personal të kompanisë CEFC në Kinë. Këto nuk mund të hetohen nga Altin Troplini. Këto nuk mund të hetohet sepse ky është një peng i neveritshëm i kreut të organizatës kriminale shqiptare, Edi Rama dhe bashkëkreut të organizatës Ramaduro, McGonigal," tha Berisha. 

10 MUAJ ME PARE

"Rama ka shkelur rëndë ligjet amerikane"/ Berisha: Mediat kryesore po censurojnë në mënyrë të tmerrshme raportin e Ministrisë së Drejtësisë në SHBA për McGonigal

"FBI të hetojë këtë organizatë kriminale"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për gazetarët u ndal edhe tek dosja hetimore e McGonigal. Lideri i opozitës theksoi para gazetarëve se raporti i ministrisë së Drejtësisë amerikane po censurohet nga mediat kryesore në vendin tonë. Ndër të tjera kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi rama se ka shkelur rëndë ligjet amerikane.

Berisha tha gjithashtu se të përdorësh FBI-së kundër Opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues.

"Natyrisht, sot unë jam këtu për një ngjarje të censuruar në mënyrë të tmerrshme nga mediat kryesore të vendit, ndërkohë që ajo ushton dhe rezonon në të gjithë mediat e botës. Dje, inspektori i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë publikoi raportin për veprimtarinë kriminale të dosjes shqiptare të famëziut McGonigal dhe Edi Rama. Raporti i inspektorit të Përgjithshëm kishte dy tipare shumë të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh.

Së pari, zbulonte me terma konkrete aktivitetin e McGonigal si një agjent i paregjistruar kinez me Dorian Duçkën. Se për rus, dihej ai. Së dyti, zbulonte një dimension të papërmendur për dy shtetas izraelitë dhe një izraelito-afrikan, senegalez apo se nga ishte, të cilët sot janë enturazhi i Edi Ramës, me shumë-shumë gjasa. Së pari, inspektori i përgjithshëm fakton se McGonigal është takuar në Shqipëri dy herë dhe në Nju Jork një herë me Edi Ramën, për të cilin miqësia me McGonigal ishte publikisht një krenari.

Ka kryer një veprimtari të përbashkët kriminale me Edi Ramën, së pari në pagesat që ka marrë në luftën kundër opozitës shqiptare. Së dyti, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës kundrejt shumave të tmerrshme marramendëse. Së treti, në angazhimin e institucioneve amerikane për hetime private për llogari të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Vjenë. Pra, një veprimtari për të gjithë ata të cilët duan të paraqesin se kreu shqiptar i organizatës kriminale Ramaduro-Mcgonigal nuk ka shkelur ligjet amerikane, u them se vetëm sa diskreditoni veten.

Të korruptosh një punonjës, një zyrtar të lartë të SHBA, që ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë nga korrupsioni, kryen një krim të rëndë në ligjin amerikan, ligjin shqiptar dhe ligjin e çdo vendi. Të heqësh licencën një kompanie dhe t’ia japësh një kompanie tjetër me kërkesë të McGonigal, duke marrë Shqipëria një gjobë dhjetëra milionë dollarë nga kompania e përparshme, ke krye një krim të shëmtuar në ligjin shqiptar dhe ligjin amerikan.

Pra, të përdorësh FBI-së kundër Opozitës për hetime ndaj opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues. Ke përdorur forcën e institucionit hetues më të fuqishëm në botë kundër pluralizmit politik në Shqipëri," tha Berisha. 

10 MUAJ ME PARE

Berisha: Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë

"FBI të hetojë këtë organizatë kriminale"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se Shën Tereza i dha nder emrit shqiptar dhe çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë me sakrificën dhe veprimtarinë e saj. Duke folur në konferencë me gazetarët Lideri i opozitës u shpreh se ajo sot është frymëzim për virtytet më të larta të njeriut.

"Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Shën Terezës, nobelistes shqiptare, e cila me virtytet më të larta shpirtërore, ia doli të pushtojë mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve. Të shenjtërohet për së gjalli.
Të bëhet një hyjni, aq sa është nëna për çdo individ. Shën Tereza, apo Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, por i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë me sakrificën dhe veprimtarinë e saj. Ajo sot është frymëzim për virtytet më të larta të njeriut," tha Berisha. 

sali berisha mcgonigal

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet