Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Çmontohen kamera të tjera sigurie të vendosura nga grupet kriminale në qarqe të ndryshme. •Në 3 qarqet, Durrës, Korçë e Vlorë janë hequr në total 23 kamera. •Pas çmontimit, në qarkun Korçë janë vënë nën hetim 6 persona, në Vlorë 4 persona dhe në Durrës 3 persona. •Në total, që prej fillimit të operacionit janë çmontuar 531 kamera. •Në Korçë deri më tani janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 persona. •Në Vlorë, janë çmontuar në total 26 kamera. •Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 531 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë.
4 artikuj për këtë temë.

BILISHT- Vazhdon operacioni "Fije". Nga kontrolli i Komisariatit të Bilishtit, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan kamera në banesat e Andrea Bletës në fshatin Baban, dhe Sokol Anxhit në qytet.
Sipas informacioneve, të dy personat janë me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi mësohet se vuan masën e “arrestit të shtëpisë”. Ndërkohë që kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet. Deri më tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit, 24 orë në terren, për të goditur krimet me objekt korrupsionin, mashtrimin, kontrabandën, vjedhjet dhe narkotikët. Aksioni i rradhës i planit operacional “Fijet” sekuestroi 23 kamera të tjera që cënonin jetën private të qytetarëve në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Për këtë paligjshmëri, u iniciuan hetimet ndaj 13 shtetasve. DVP Tiranë zhvilloi gjatë këtyre 24 orëve, një betejë frontale kundër paligjshmërive. -Kundër krimeve ekonomike u finalizuan operacionet “Skaneri” dhe “Devices”. Operacioni i parë vuri në pranga 2 mjekë që u merrnin para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për shërbimin e skanerit. Operacioni i dytë vuri në pranga 5 shtetas dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë, shqiptarë dhe të huaj, për mashtrim përmes një call center-i.
-Operacioni “Procesi” goditi një rast të shpërndarjes së kanabisit dhe sekuestroi gjysmë kilogrami të kësaj lënde narkotike dhe mjete që i shërbenin këtij krimi. -Autori i një plagosjeje me mjet prerës, të ndodhur më 21 janar, në zonën e quajtur “Ish-blloku”, u vu në pranga. Operacioni “Shitjet” në Durrës vuri në pranga 1 shtetas dhe inicioi hetimet për 1 tjetër, pasi tregtonin në biznesin përkatës, një shumëllojshmëri produktesh të kontrabanduara. Raste vjedhjesh u goditën dhe u zbardhën në Elbasan dhe në Dibër. 2 aksidente me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi dhe prishjen e infrastrukturës rrugore, në Tiranë dhe në Shkodër, u zbardhën dhe u dokumentuan ligjërisht.
VLORË- Policia ka çmontuar 26 kamera të paligjshme në Vlorë dhe në Delvinë. Deri tani, janë iniciuar hetime të thelluara për 4 persona, pasi kishin montuar kamera, në mënyrë të kundërligjshme. Kamerat janë zbuluar në lagjet “Pavarësia”, “29 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, aty ku janë çmontuar 8 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit E. A., N. Zh. dhe V. P. Plani operacional ka vijuar dhe në qytetin e Delvinës, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 2 kamera dhe nisën hetimet për shtetasin E. S.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Shkon në 26 numri i kamerave të çmontuara. Në vijim të fazës së tretë të këtij plani operacional të zhvilluar në qarkun Vlorë, Policia çmontoi në Vlorë dhe në Delvinë, 10 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Deri tani, janë iniciuar hetime të thelluara për 4 shtetas, pasi kishin montuar kamera, në mënyrë të kundërligjshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Delvinë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve të Vlorës dhe të Delvinës, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë vijuar me punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. -Në vijim të fazës së tretë të këtij plani operacional, në Vlorë, në lagjet “Pavarësia”, “29 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, janë çmontuar 8 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit E. A., N. Zh. dhe V. P.
-Plani operacional ka vijuar dhe në qytetin e Delvinës, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 2 kamera dhe nisën hetimet për shtetasin E. S. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Deri më tani, operacioni "Fijet" për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga krimi është shtrirë në 12 qarqe ku janë hequr 451 kamera. Operacioni nisi në Shkodër fillimisht dhe më pas u shtri në të gjithë vendin. Në Tiranë, Policia hoqi kamerat e sigurisë të emrave më të njohur të botës së krimit të cilët monitorojnë hyrjet dhe daljet në zonat e tyre për të parë nëse rrezikohen./Dosja.al
DURRËS- Policia ka zbuluar kamera të tjera të vendosur në mënyrë të paligjshme në Durrës. Shkon në 7 numri i kamerave të çmontuara. Në vijim të fazës së katërt të këtij plani operacional të zhvilluar në qarkun Durrës. Kjo fazë u shtri në Shënavlash dhe në lagjen nr.8 Durrës. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas, nga këta, 2 persona në Xhavzotaj, dhe 1 shtetas në lagjen nr. 8, Durrës, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Qarku Durrës/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Shkon në 7 numri i kamerave të çmontuara. Në vijim të fazës së katërt të këtij plani operacional të zhvilluar në qarkun Durrës. Kjo fazë u shtri në Shënavlash dhe në lagjen nr.8 Durrës. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Xhavzotaj, dhe 1 shtetas në lagjen nr. 8, Durrës, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.
Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qyteteve në qarkun e Durrësit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.
-Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 8 janë çmontuar 3 kamera, dhe nisiën hetimin për shtetasin F. K. -Plani operacional ka vijuar dhe në fshatin Xhavzotaj, Durrës, ku janë çmontuar 4 kamera, si dhe janë nën hetim shtetasit I. B, dhe A. P. Në bashkëpunim me prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së kamerave në Nikël dhe në Krujë, si dhe për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasve që i kanë vendosur këto kamera.
Deri më tani, operacioni "Fijet" për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga krimi është shtrirë në 12 qarqe ku janë hequr 451 kamera. Operacioni nisi në Shkodër fillimisht dhe më pas u shtri në të gjithë vendin. Në Tiranë, Policia hoqi kamerat e sigurisë të emrave më të njohur të botës së krimit të cilët monitorojnë hyrjet dhe daljet në zonat e tyre për të parë nëse rrezikohen./Dosja.al
TIRANË- Vijon operacioni i koduar “Fijet“. Policia bën të ditur se janë çmontuar edhe 23 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin në qarqet Korçë, Vlorë dhe Durrës.
Në qarkun Korçë, në vijim të fazës së pestë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 6 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 persona.
Në qarkun Vlorë, në vijim të fazës së tretë, Policia ka sekuestruar 10 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Vlorë dhe në Delvinë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 4 persona. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar në total 26 kamera.
Në qarkun Durrës, në vijim të fazës së katërt, Policia ka sekuestruar 7 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 persona.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar "Fijet", i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Policia ka çmontuar dhe sekuestruar disa kamera të tjera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit, si dhe janë iniciuar hetime të thelluara për disa shtetas, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.
-Në qarkun Korçë, në vijim të fazës së pestë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 6 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 shtetas. -Në qarkun Vlorë, në vijim të fazës së tretë, Policia ka sekuestruar 10 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Vlorë dhe në Delvinë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 4 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar në total 26 kamera. -Në qarkun Durrës, në vijim të fazës së katërt, Policia ka sekuestruar 7 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas. Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit të kamerave të vendosura në kundërshtim me ligjin.