Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Paraditen e kësaj të premte në një zonë të populluar të Tiranës, është zhvilluar një operacion policor, i ngjashëm me filmat aksion. • Mësohet se aksioni është zhvilluar në zonën e “Medresesë” në kryeqytet, ku një 42-vjeçar pasi ka përplasur makinën e policisë është larguar. • Policia nisi operacionin për ta kapur dhe në ndjekje e sipër ai ka përplasur edhe disa makina të tjera dhe ka arritur që ta ndalojë dhe ta vërë në pranga vetëm pas një përpjekjeje intensive. • Ngjarja ka shkaktuar shumë shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e populluar. • Pasi uniformat blu e ndaluan, mësohet se e dërguan në spitalin e Neurologjisë, por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme. • Mësohet se Enis Vrapi kishte qëlluar një mjeke me pistoletë lodër në drejtim të gjymntyrëve të poshtme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas ka tentuar të largohet me një automjet. Bëhet me dije se Vrapi rrezikoi jetën e punonjësve të policisë duke përplasur tre automjete të tyrë me automjetin që ai po drejtonte. • Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor. • Sipas përgjigjes zyrtare të Spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtrua aty nga data 11 deri më 15 maj, pasi policia e kishte arrestuar po në atë datë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. • Më tej thuhet se spitali e nxorri me daë 15 maj pasi nëna e tij doli garant duke bërë shenimin në kartelë.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Një 42-vjeçar ka shkaktuar rrëmujë në rrugët e Tiranës gjatë paradites së sotme, duke përplasur disa makina të policisë, pas daljes nga spitali psikiatrik ku ishte shtruar për probleme të shëndetit mendor. Sipas përgjigjes zyrtare të Spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtrua aty nga data 11 deri më 15 maj, pasi policia e kishte arrestuar po në atë datë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. Më tej thuhet se spitali e nxorri me daë 15 maj pasi nëna e tij doli garant duke bërë shenimin në kartelë.
Përgjigja zyrtare e Spitalit Pskiatrik:
Enis Vrapi ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik që nga data 11 deri në 15 maj. Në datën 11 e ka çuar policia në spital për shkak të probleme të shëndetit mendor pasi më datë 11 policia e arrestoi në banesë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. Por më datë 15 maj spitali e ka nxjerrë, ku sipas spitalit e ka marrë nëna e vet nga aty. Sipas spitalit nëna ka dalë garant duke bërë shënimin në kartelë.

TIRANË- Është vënë në pranga 42-vjeçari që shkaktoi skenën e frikshme në Tiranë, ku përplasi tre automjete të policisë gjatë tentativës për tu larguar nga ambientet e QSUT-së. Mësohet se Enis Vrapi kishte qëlluar një mjeke me pistoletë lodër në drejtim të gjymntyrëve të poshtme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas ka tentuar të largohet me një automjet. Bëhet me dije se Vrapi rrezikoi jetën e punonjësve të policisë duke përplasur tre automjete të tyrë me automjetin që ai po drejtonte. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari. Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari.
Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.
Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
TIRANA- Paraditen e ditës së sotme ka ndodhur një situatë e pazakontë në në një zonë të populluar të Tiranës ku është zhvilluar një aksion policor, që u krahasua skenat nëpër filmat aksion. Mësohet se në pranga është vënë një person rreth 40 vjeç që vuante nga probleme të shëndetit mendor, i cili përplasi disa makina policie dhe në ndjekje nga policia aksidentoi edhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shkaktuar panik tek to.
Bëhet me dije se 40-vjeçari ishte ndaluar nga policia edhe dy javë më parë. Pasi uniformat blu e ndaluan, mësohet se e dërguan në spitalin e Neurologjisë, por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme.
Në makinën e tij Land Rover autori mbante edhe një armë zjarri lodër dhe sakaq nuk dihen ende arsyet pse ai doli nga spitali dhe sa ka qëndruar aty.
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që ngritit në këmbë policinë e kryeqytetit vetëm pak më parë, duke rrezikuar edhe jetën e këmbësorëve. Mësohet se aksioni është zhvilluar në zonën e “Medresesë” në kryeqytet, ku 40-vjeçari pasi ka përplasur makinën e policisë është larguar.
Policia ka nisur operacionin për ta kapur dhe në ndjekje e sipër ai ka përplasur edhe disa makina të tjera dhe ka arritur që ta ndalojë dhe ta vërë në pranga vetëm pas një përpjekjeje intensive. Ngjarja ka shkaktuar shumë shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e populluar.
Ndërkohë më tej mësohet personi i arrestuar në ngjarjen e ndodhur, është rreth 40 vjeç dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.