All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Diskutuam për luftën kundër organizatës FETO! Rama: Turqia na ka bërë dhuratë dronë kamikazë! Ndahemi për Izraelin

• Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan po zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për mediat, pasi delegacionet përkatëse kanë firmosur tre marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve. • Erdogan ka mbajtur fjalën i pari para gazetarëve dhe zyrtarëve të vendeve. • Ai tha se vitin e kaluar Shqipëria dhe Turqia festuan 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ndërsa shtoi se sot partneriteti strategjik u thellua edhe më tej. • Erdogan tha se gjatë takimit me Ramën ka diskutuar edhe për organizatën FETO, ku tha se shpreson ta vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste përmes vendimeve që janë marrë sot. • Erdogan në deklaratën e tij për mediat tha ka folur edhe për luftën në Lindjen e Mesme. • Ai tha se gjenocidi që vazhdon prej më shumë se 1 viti në Gazë është "turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit". • Erdogan tha se duhet bërë çmos për të siguruar armëpushim të përhershëm, ofruar ndihmë humanitare dhe për të bërë presion mbi Izraelin, ndërsa tha se Shqipëria do të bëjë pjesë e saj në këtë drejtim. • Lidhur me hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, tha se ajo ishte dhuratë e Turqisë për vëllezërit dhe motrat besimtare myslimane. • Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet që të arrijnë në tavanin e 2 miliardë eurove. • Ai bëri me dije se Turqia i ka dhuruar vendit tonë dronë kamikazë dhe se kjo forcon industrinë ushtarake të Shqipërisë. • Lidhur me luftë Izrael-Hamas, Rama tha se Shqipëria është pro armëpushimit në Lindjen e Mesme. • Ai shtoi më tej se Hamasi dhe çdo burim i terrorit është i patolerueshëm për vendin tonë. • Rama ka deklaruar se pas vizitës së sotme në Shqipëri, presidenti turk do të vizitojë Serbinë, por është mik i padiskutueshëm i Kosovës.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Diskutuam për luftën
Erdogan dhe Rama
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme do të jetë përkrah presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të inaguruar xhaminë e Namasgjasë. Duke folur në konferencën për mediat, Rama ka treguar dhe një bisedë që ka pasur disa vite më parë me Erdogan në lidhje me projektin e xhamisë. 

"Pjesa e mërzitshme e ditës mbaroi për ju, tani fillon një pjesë tjetër që do të jetë gëzim i posaçëm, jo vetëm që ishit zëri i komunitetit mysliman shqiptar përpara komunitetit mysliman turk duke garantuar mbledhjen e mjete për ndërtimin e xhamisë, por në çdo rast që jemi takuar ke qenë i vëmendshëm, për këtë parë këtë ditë të sotme.

Ju në Turqi keni xhami të bukura, por ajo xhami që do të shikoni sot do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët modern. Kjo është merita juaj, kur u takuam për herë të parë ju bëtë dorën nga dera dhe erdhi projekti, më thatë ky është projekti i vëllazërisë shqiptaro turke.

Unë kisha vërejtje për projektin, por më thatë që projektin po ta lë ty se si do të duket, dhe xhaminë dua të vij ta hap me ty. Pas pak do ju shoqëroj me kënaqësi dhe i nderuar, të gjitha ikin por shtëpitë e besimit, edhe kur emrat tanë përveç tuajit harrohen," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Diskutuam për luftën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas vizitës së sotme në Shqipëri, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Serbinë. Në konferencën e përbashkët me Erdogan, Rama tha se presidenti turk është mik i padiskutueshëm i Kosovës. 

"Pas kësaj vizite, presidenti do të niset në Beograd. E sjell këtë në vëmendje për një fakt historik. Kur Erdogani ka qenë kryeministër, Turqia e ka njohur e para Kosovën. Ka qenë një njohje në kohë reale, në sinkron me parlamentin e Kosovës. Një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe presidenti, republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkundi," tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama për herë të parë kundër Erdogan: Hamasi duhet të ndalohet 

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Diskutuam për luftën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është pro armëpushimit në Lindjen e Mesme. Në konferencën e përbashkët me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Rama tha se Hamasi dhe çdo burim i terrorit është i patolerueshëm për vendin tonë. Po ashtu ai ka theksuar se Izraeli dhe Palestina duhet të jetojnë të sigurtë në vendet e tyre. 

"Ukraina është një temë tjetër që kam pasur me presidentin e Turqisë. Sot përveç konfliktit të tmerrshëm në Ukrainë, me një popull që është në të drejtën e vetë për të jetuar i lirë dhe e zgjedh vetë se ku do të pozicionohet, edhe ajo që ndodh në Gaza është një tragjedi. Ne bashkëndajmë me presidentin Erdogan pikëpamje të njëjta me popullin ukrainas dhe popullin palestinez për të jetuar i qetë në vendin e tij. Në një vendim jemi të ndryshëm, po flas për këtë marrëdhënie kundër terrorit. Për ne terrori në çdo formë, është i patolerueshëm. Ne jemi absolutisht dhe kemi votuar për një armëpushim, që nënkupton dhe lirimin e pengjeve. Për ne Hamasi dhe çdo burim i terrorit është i patolerueshëm. Izraeli dhe Palestina duhet të jetojnë të sigurtë dhe askush nuk duhet të vërë në pikëpyetje ekzistencën e tyre," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Diskutuam për luftën

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Tueqia i ka dhuruar Shqipërisë dronë kamikazë. Në konferencën e përbashkët me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Rama ka theksuar se me këtë dhuratë vendi ynë fuqizon industrinë ushtarake. Po ashtu ai ka theksuar se kjo dhuratë nuk duhet të shqëtësojë askënd, pasi Shqipëria nuk do të godasë njeri. 

“Nga ana tjetër, ne jemi shumë të interesuar dhe të përmbushur sot pas konfirimit të një etape të re, në fuqizimin e industrisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe në fuqizimin e kësaj marrëdhënie, ku dihet botërisht që Turqia ka arritur një nivel shumë të lartë kapacitetesh për prodhimin e industrisë ushtarake dhe ku ne kemi identifikuar investime në këtë fushë. Unë e çmoj dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të rëndësishëm dronë kamikazë. Kjo dhuratë, nuk duhet të shqetësojë askënd se kë duhet të godasë Shqipëria, por mbart një mesazh të Turqisë, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Diskutuam për luftën

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet që të arrijnë në tavanin e 2 miliardë eurove. Në konferencën e përbashkët me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Rama tha se ka ndarë gjithashtu me Erdogan zhvillimin e turizmit në Shqipëri. 

"Së pari dua të përsëris edhe një herë për të disatën herë, qysh kur presidenti ka ngjitur shkallët e kësaj godine, falënderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë, së bashku me një pjesë të konsiderueshme të ekipit të tij të qeveritar. Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të bashkëpunimit, ku jo vetëm konfirmuar vendosmërinë ku përforcuam karakterin e këtij bashkëpunimi, por dhe mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënieve. Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi, që niveli i marrëveshjes tregtare nuk e pasqyron sa duhet marrëveshjen mes dy vendeve. Sa më shpejtë të arrijmë 2 miliardë eurove për të shkuar në një fazë të dytë të këtyre shkëmbimeve. Ndava me presidentin të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, një numër i lartë i turistëve turq që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti është rritur me 85%. Duk parë dhe interesimin në rritje të operatorët turistikë të vendit mik, ne jemi besimplotë që numri i qytetarëve turq që do të vizitojnë Shqipërinë do të jetë më i lartë," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan: Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit, Izraeli duhet të ndalet

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Diskutuam për luftën
erdogan

TIRANË- Presidenti turk, Erdogan në deklaratën e tij për mediat tha ka folur edhe për luftën në Lindjen e Mesme. Ai tha se gjenocidi që vazhdon prej më shumë se 1 viti në Gazë është "turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit".

Erdogan tha se duhet bërë çmos për të siguruar armëpushim të përhershëm, ofruar ndihmë humanitare dhe për të bërë presion mbi Izraelin, ndërsa tha se Shqipëria do të bëjë pjesë e saj në këtë drejtim.

 

"Gjenocidi që vazhdon prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit, duhet të bëjmë çmos për të siguruar armëpushim të përhershëm, ofruar ndihmë humanitare dhe për të bërë presion mbi Izraelin. Besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim.", tha Erdogan.

1 VITE ME PARE

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Diskutuam për luftën
erdogan, rama

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka folur për hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, inagurimi i së cilës do të bëhet pas dy orësh. 

Erdogan tha se xhamia ishte një dhuratë e Turqisë për motrat dhe vellëzërit tanë muslimanë shqiptarë. Ai shtoi se xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend ku do të mbizotërojë paqja. 

"Përsëri sot me mikun tim Edi Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë, një dhuratë e Turqisë, e cila është dhuratë për motrat dhe vellëzërit tanë muslimanë në Shqipëri. Falënderojmë ata që kontribuuan. Xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend ku do të mbizotërojë paqja. Falënderoj mikun tim Rama për mikpritjen e sinqertë," tha Erdogan.

1 VITE ME PARE

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Diskutuam për luftën
Erdogan dhe Rama

TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Edi Rama ka diskutuar dhe për organizatat terroriste. Në deklaratën e përbashkët për mediat, Erdogan theksoi se ata do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit dhe kundër FETO-s. 

"Ne diskutuam edhe luftën kundër terrorizmit në veçanti kundër Fetos. Me mikun tim, zotin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste përmes vendimeve që kemi marrë sot”, tha Erdgoan.

1 VITE ME PARE

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Konferenca e përbashkët/ Erdogan: Diskutuam për luftën
Erdogan

TIRANË- Pas firmosjes së tre marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve, kryeministri Edi Rama dhe presidenti  i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët për mediata.  I pari që ka mbajtur fjalën para gazetarëve dhe zyrtarëve të dy vendeve, ishte presidenti Erdogan.

Ai tha se vitin e kaluar Shqipëria dhe Turqia festuan 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ndërsa shtoi se sot partneriteti strategjik u thellua edhe më tej. Lideri turk lajmëroi se do të vijohet me bashkëpunimin në shëndetësi dhe njoftoi se do të ofrojë mbështetje edhe për Forcat e Armatosura të Shqipërisë. 

"Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror Shqipërinë. Siç e dini vitin e kaluar ne festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore në fakt shtrihen përtej shekullit. Me konsultimet tona të sotme ne e thelluam partneritetin tonë strategjik, që ndërtuam në 2021 mbi këtë themel historik. Ne kemi theksuar vendosmërinë tonë për të thelluar bashkëpunimin ne fusha të ndryshme. Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisni mirëqenien e popullit tonë. Ne do të rrisim nivelin tregtar. Ne ramë dakord që të intesifikojmë investime të ndërsjellta. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në shëndetësi, me spitalin e miqësisë në Fier që e ndërtuam në kohë rekord. Do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura, në fushën e pajisjeve ushtarake," tha Erdogan.

rexhep tajip erdogan ne tirane edi rama

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën