LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen miliona banorë! Biden thirrje qytetarëve: Ndiqni udhëzimet e sigurisë, është çështje jetë a vdekje

• Uragani "Milton" ka goditur brigjet jugore të Floridas në SHBA. • Milton është një nga stuhitë më të fuqishme të krijuara në Atlantikun e Veriut në vitet e fundit. • Uragani vjen vetëm dy javë pasi “Helene” shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë SHBA.  • Autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive kanë lëshuar një listë dhe hartë të urdhrave të evakuimit. • Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) pret që Milton të arrijë në tokë si një uragan i madh jashtëzakonisht i rrezikshëm vonë të mërkurën mbrëma ose herët të enjten në mëngjes, sipas kohës lokale. • Deanne Criswell nga Agjencia Federale e SHBA-së për Menaxhim të Emergjencave (Fema) ka thënë se uragani “Milton” do të sjellë stuhi katastrofike. • Ajo ka thënë se do të udhëtojë në Florida sot dhe do të qëndrojë atje për të parë ndikimin e uraganit. • Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të ndjekin të gjitha udhëzimet e sigurisë, pasi uraganin Millton po afrohet në Florida. • Gjithashtu Biden thotë se ekipi i tij ka bërë çdo gjë që mundet për t’u përgatitur për këtë stuhi javën e fundit. • Biden thotë se askush nuk duhet ta bëjë popullin amerikan të pyesë nëse qeveria e tyre do të jetë atje. • Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, u ka kërkuar banorëve që të marrin parasysh paralajmërimet e evakuimit përpara uraganit Milton, duke thënë se ai pritet të jetë shkatërrues dhe vdekjeprurës. • Gjithashtu Harris tha se kjo stuhi është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë më parë.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Vendi më i sigurt është këtu!" Amerikani refuzoi të evakuohet nga Florida: Zoti më tha merr një varkë dhe.. (VIDEO)

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen
“Togeri Dan”

FLORIDA- Një burrë në SHBA i njohur me pseudonimin “Togeri Dan” ka vendosur të mos evakuohet teksa uragani Millton po afrohet. Gjithashtu një video e tij u bë virale në rrjete sociale, ku ai thotë që nuk do të largohet dhe do qëndrojë në varkë pasi mendon se është më i sigur në varkë. “Togeri Dan” ka rrefuzuar edhe forcat e policisë, duke thënë se i kishte mbijetuar më parë uraganit Helene.

@terrenceconcannon

He will be evacuated tomorrow ????

♬ original sound - Tampa Terrence

"Uji do të hyjë, do të rritet. Nëse jeni në tokë, do të përmbytet. Ju rrezikoni të mbyteni. Unë jam në një varkë, kështu që varka ngjitet me ujë ... është me të vërtetë vendi më i sigurt për të qenë, në varkën time”, tha ai.

Në një video tjetër ai thotë se Zoti i tha të merrte një varkë dhe të jetonte në të.

"Ai më mbron. Unë jam në formë të mirë. Nuk po djersitem”, shtoi ai.

Uragani Milton konsiderohet si një prej stuhive më të rrezikshme të shekullit të fundit, me erëra deri në 230 kilometra në orë dhe reshje që pritet të shkaktojnë përmbytje katastrofike.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Uragani "Milton" mbërrin në brigjet e Floridas, ja pamjet LIVE nga erërat e fuqishme

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen
Foto nga vendi i ngjarjes

FLORIDA- Uragani 'Milton' po godet në këto momente bregun e Gjirit të Floridës në SHBA duke shkaktuar tornado me shi dhe erë. Sipas mediave të huaja, pas disa orësh ai pritet të mbërrijë në tokë pranë Gjirit Tampa, ku mund të sjellë me vete një valë kërcënuese për jetëtë e njerëzve.

Miliona njerëz në një shtrirje prej më shumë se 483 km të vijës bregdetare kanë marrë urdhrin për t’u evakuuar. Ngjarja vjen vetëm 2 javë pasi uragani Helene shkatërroi një pjesë të madhe të kësaj zone.

Stuhia pritet të sjellë dallgë nga 10 deri në 15 metra të larta. Erërat janë me një shpejtësi të lartë deri në 233 km/h. Stuhia u dobësua pak të mërkurën në mëngjes, por mbeti në kategorinë 4, niveli i dytë më i lartë.

 

1 VITE ME PARE

"Urdhri i evakuimit duhet të merret parasysh"/ Kamala Harris: Uragani Milton është ndryshe nga ata që kemi parë

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen
Kamala Harris

SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, u ka kërkuar banorëve që të marrin parasysh paralajmërimet e evakuimit përpara uraganit Milton, duke thënë se ai pritet të jetë shkatërrues dhe vdekjeprurës. Gjithashtu Harris tha se kjo stuhi është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë më parë. 

“Ne kemi njerëz të fortë në Florida, të cilët kanë kaluar nëpër shumë uragane, tornado, por kjo është ndryshe nga çdo gjë me të cilën ata kanë trajtuar më parë. Urdhri i evakuimit duhet të merret parasysh," shtoi Harris.

1 VITE ME PARE

Shoqërohet nga erëra me shpejtësi maksimale, uragani i fuqishëm i kategorisë 4 godet në jug të Floridës

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen
Uragani Milton

SHBA- Uragani Milton është stuhia e tretë me shpejtësinë më të madhe regjistruar në oqeanin Atlantik që po i drejtohet bregut perëndimor të Floridës, duke kërcënuar jetë njerëzish e të zhysë nën ujë zonat e ulëta.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve Miltoni ka lëvizur drejt verilindjes përgjatë Gjirit të Meksikës dhe pritet që të arrijë në tokë rreth Gjirit të Tampës në Florida, të mërkurën vonë në mbrëmje ose të enjten herët në mëngjes.

Prej mëngjesit të së mërkurës, Milton ka lëvizur shoqëruar nga erëra me shpejtësi maksimale e të qëndrueshme prej rreth 249 km/h.

Pse është aq i fuqishëm Milton?

Ujërat jashtëzakonisht të ngrohta në Gjirin e Meksikës këtë vit kanë nxitur rritjen e shpejtë të Miltonit. Ujërat në sipërfaqen e oqeanit kanë arritur temperatura rekord prej rreth 32 gradë Celsius gjatë dy sezoneve të fundit verore, sipas Administratës Kombëtare mbi Oqeanet dhe Atmosferën.

Autoritetet kanë lëshuar urdhra evakuimi të detyrueshme për të paktën një pjesë të banorëve, që ndodhen në 15 nga 67 qarqet e Floridës, ose përgjatë pjesës më të madhe të bregut perëndimor.

Kjo përfshin shumë prej 3.1 milionë banorëve që jetojnë në zonën metropolitane të Tampës, një grup i dendur komunitetesh përgjatë bregdetit dhe në ishujt e Gjirit të Tampës, i cili nuk ka qenë në gjurmët e një uragani prej më shumë se një shekulli.

Edhe pse banorët e Floridës janë mësuar me uraganet, shumë zyrtarë shtetërorë dhe lokalë i kanë paralajmëruar ata se Miltoni mund të jetë uragani më i fuqishëm që ata kanë parë.

Kryebashkiakja e Tampës, Jane Castor, e ka thënë hapur se "kushdo që nuk evakuohet nga zonat e ulëta, do të vdesë".

Ekspertët parashikojnë erëra shkatërruese e reshje të dendura që mund të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në pjesën më të madhe të Floridës qendrore.

Krahasimi mes Miltonit dhe uraganit Helen?

Shumë nga komunitetet që do të preken nga Miltoni u goditën muajin e kaluar nga uragani Helene dhe ende nuk e kanë marrë veten nga pasojat e tij. Uragani shkaktoi vdekjen e më shumë se 200 personave e përmbytje katastrofike kryesisht në pjesën perëndimore të Karolinës së Veriut dhe në lindje të Tenesit.

Në momentin më intensive të tij, uragani Helene ishte një stuhi e kategorisë 4, me erëra të qëndrueshme prej rreth 220 km/h. Milton e kapërceu me shpejtësi atë, duke u bërë një stuhi e kategorisë 5 brenda disa orësh me erëra të qëndrueshme prej 285 km/h. Të mërkurën Milton u dobësua disi, duke u ulur në një uragan të kategorisë 4.

Pesë uragët më të fuqishëm të Atlantikut?

Milton është tashmë uragani i pestë më i fuqishëm i regjistruar në Atlantik. Uragani më intensiv i regjistruar para tij ishte Wilma në vitin 2005, ndjekur nga Gilbert në vitin 1988, ai që njihet si uragani i Festës së Punës, i vitit 1935 si dhe Rita në vitin 2005./VOA

1 VITE ME PARE

Florida përgatitet për uraganin shkatërrues/ Biden thirrje qytetarëve: Ndiqni udhëzimet e sigurisë, është çështje jetë a vdekje

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të ndjekin të gjitha udhëzimet e sigurisë, pasi uraganin Millton po afrohet në Florida. Gjithashtu Biden thotë se ekipi i tij ka bërë çdo gjë që mundet për t’u përgatitur për këtë stuhi javën e fundit. Biden thotë se askush nuk duhet ta bëjë popullin amerikan të pyesë nëse qeveria e tyre do të jetë atje.

"Të ndjekin të gjitha udhëzimet e sigurisë, është një çështje jete dhe vdekjeje. Dua të jem i qartë për diçka. Gjatë javëve të fundit ka pasur promovim të papërgjegjshëm të dezinformatave dhe gënjeshtrave të hapura që shqetësojnë njerëzit. Po minon punën e shpëtimit dhe rikuperimit që po ndërmerret dhe do të vazhdojë të merret. Nuk ka vend që kjo të ndodhë.

Ish-presidenti Trump ka udhëhequr sulmin e gënjeshtrave. Janë bërë pohime për konfiskimin e pronave, kjo nuk është e vërtetë. Ata thonë se njerëzit e prekur nga stuhitë do të marrin 750 dollarë në para dhe jo më shumë, kjo nuk është e vërtetë. Ata po thonë se paratë e nevojshme për këtë krizë po u drejtohen emigrantëve, çfarë gjëje qesharake të thuhet”, tha presidenti amerikan.

1 VITE ME PARE

Shërbimet e emergjencës në SHBA: Uragani “Milton” do të jetë katastrofik

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen
foto ilustruese

SHBA- Deanne Criswell nga Agjencia Federale e SHBA-së për Menaxhim të Emergjencave (Fema) ka thënë se uragani “Milton” do të sjellë stuhi katastrofike. Ajo ka thënë se do të udhëtojë në Florida sot dhe do të qëndrojë atje për të parë ndikimin e uraganit.

Criswell ka thënë se zyrtarët po shohin ndikime të stuhisë në Florida. Disa njerëz mund të jenë ende në gjendje të evakuohen në mënyrë të sigurt, por ata që vendosin të qëndrojnë duhet t’i lajmërohen autoriteteve lokale për t’u këshilluar.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka thënë se uragani “Milton” do të godasë të mërkurën mbrëma. Ai ka thënë se janë të përgatitur për goditje të madhe dhe janë të bindur se do t’ia dalin.

1 VITE ME PARE

Argjentina mbetet e bllokuar në Miami, uragani Milton pritet të 'pushtojë' Florida-n

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen

SHBA - Alarmi maksimal në Florida për kalimin e pritshëm të uraganit Milton, i cili është ngjitur në kategorinë 5, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare e Uraganeve, i cili, siç raporton CNN, do të rritet në intensitet në orët e ardhshme, duke ekspozuar disa qytete ndaj rrezikut të tornadove.

E në ankth janë edhe lojtarët e kampiones së botës, Argjentinës, të cilët ndodhen në Miami në prag të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, e planifikuar për nesër në Venezuelë.

Trajneri Lionel Scaloni foli kështu për peripecitë e përjetuara: "Nuk kemi bërë asnjë stërvitje në fushë. Shpresojmë që në orët e ardhshme ta bëjmë këtë, nëse moti e lejon, përndryshe do të jetë e vështirë të arrijmë në kohë për ndeshjen.

Kjo sepse do të duhet të bëjmë edhe një ndalesë në Kolumbi, duke qenë se nuk lejojnë zbarkimin nga toka amerikane direkt në Venezuelë”,- nënvizon ANSA.

Pra është një odise e vërtetë për grupin ‘Albiceleste’. Të freskët nga humbja në Kolumbi, në Venezuelë, Argjentina nuk do të ketë në dispozicion portierin 'Dibu' Martinez dhe ish-lojtarin e Atalantas, Romero, të dy të skualifikuar.

Lionel Messi, megjithatë, është rikuperuar: "Ai është mirë, - tha Scaloni në konferencë - ai është në gjendje të mirë dhe do të jetë pjesë e ekipit".

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët për evakuim/ Kur do të godasë uragani Milton Florida-n?

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen
fotot ilustruese

FLORIDA- Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë për ndikimet potencialisht kërcënuese për jetën që mund të shkaktojë uragani Milton, ndërsa ai po shkon drejt bregut të Floridës. Milton është një nga stuhitë më të fuqishme të krijuara në Atlantikun e Veriut në vitet e fundit. Uragani vjen vetëm dy javë pasi “Helene” shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë SHBA.

Kur do të godasë uragani Milton Florida?

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) pret që Milton të arrijë në tokë si një uragan i madh jashtëzakonisht i rrezikshëm vonë të mërkurën mbrëma ose herët të enjten në mëngjes, sipas kohës lokale.

Mund të godasë Florida rreth orës 02:00 EDT (07:00 BST) të enjten, sipas një parashikuesi nga CBS News, partneri amerikan i BBC-së. Milton mund të godasë afër qytetit të Tampa, zona më e gjerë metropolitane e të cilit ka një popullsi prej më shumë se tre milionë njerëz.

Sinoptikanët paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm, përmbytje të shpejta, erëra të forta dhe stuhi të mundshme të cilat ndodhin kur uji lëviz në brendësi nga bregu. Ata thonë se Milton mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur zonën në rreth një shekull – me një rritje prej 10-15ft (3-4.5m) të mundshme dhe reshje të lokalizuara deri në 1.5ft.

Ku janë zonat e evakuimit nga Uragani Milton?

Floridianëve u është thënë të përgatiten për përpjekjen më të madhe të evakuimit të shtetit në vite, me guvernatorin Ron DeSantis duke paralajmëruar se një "përbindësh" është në rrugë.

Shumica e qarqeve janë në gjendje zyrtare të jashtëzakonshme dhe janë urdhëruar evakuime lart e poshtë bregut perëndimor të Floridës. Autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive kanë lëshuar një listë dhe hartë të urdhrave të evakuimit.

Disa strehimore të mëdha janë përgatitur gjithashtu si mjeti i fundit për të bllokuarit. Aeroportet në rrugën e pritshme të Miltonit kanë njoftuar mbyllje dhe radhët e trafikut janë vërejtur ndërsa njerëzit fillojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Uragani Milton është ulur në kategorinë e katërt

Uragani Milton është ulur në kategorinë e katërt, thotë Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC), pasi paralajmëroi se stuhia do të jetë ende jashtëzakonisht e rrezikshme kur të godasë Florida. NHC thotë se uragani ka erëra prej 155 mph (250 km/h) vetëm 2 mph nën pragun e kategorisë së pestë.

“Në rrugën e parashikimit, qendra e Miltonit do të lëvizë sot nëpër Gjirin lindor të Meksikës, do të zbresë në tokë përgjatë bregut perëndimor-qendror të Floridës sonte vonë ose të enjten herët në mëngjes dhe do të lëvizë nga bregu lindor i Floridës mbi Oqeanin Atlantik perëndimor. Të enjten pasdite”, njofton NHC.

1 VITE ME PARE

"Uragani Milton po afrohet me shpejtësi!" A po përdoret fenomeni natyror nga Trump dhe Harris për fushatën elektorale?

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen
Florida

SHBA- Presidenti Joe Biden anuloi dje një udhëtim të planifikuar në Gjermani dhe Angola, për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara dhe mbikëqyrur reagimin ndaj uraganit ‘Milton’. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, stuhia e fuqishme po godet shtetin e Floridës disa ditë pasi uragani ‘Helene’ shkaktoi viktima dhe dëme të shumta në juglindje të Shteteve të Bashkuara. Banorët e Floridës po marrin masa për uraganin ‘Milton’, më pak se dy javë pasi shteti juglindor amerikan u godit nga uragani ‘Helene’.

"Jam e frikësuar. Është keq. Po evakuohemi në një hotel shumë larg”, thotë Angela Rivera, banore e Floridës.

"Është shumë e frikshme. Në gjithë jetën time, ky është uragani më i frikshëm që kemi pasur ndonjëherë”, thotë Matthew Betta, banor i Floridës.

Uragani ‘Milton’ parashikohet të arrijë në tokë të mërkurën në mbrëmje me erëra më të fuqishme se të uraganit ‘Helene’.

Presidenti Joe Biden shtyu udhëtimin e tij në Gjermani dhe Angola, që ishte planifikuar për të entjen, për të mbikëqyrur reagimin ndaj uraganit.

“Guvernatori i Floridës ka qenë bashkëpunues. Ai tha se ka marrë gjithë masat. Bisedova përsëri me të dhe i thashë se po bëni një punë të shkëlqyer. E falenderova dhe i dhashë numrin tim personal të telefonit”, tha Presidenti Biden.

Me më pak se një muaj para zgjedhjeve, ish-Presidenti Donald Trump ka deklaruar se qeveria federale po bën pak për të ndihmuar viktimat e uraganit.

Kandidati republikan u përpoq të fitonte pikë politike duke i lidhur pretendimet e tij me rivalen demokrate, Nënpresidenten Kamala Harris.

“Ai dhe ajo po dërgojnë qindra miliarda dollarë në vende të huaja. A e dini se çfarë po u japin njerëzve tanë? 750 dollarë”, tha Trump.

Zonja Harris e ka akuzuar rivalin Trump për përhapje të dezinformatave.

“Është jashtëzakonisht e papërgjegjshme. Ai e ka për vete, jo për ju. Realiteti është se Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave ka shumë burime në dispozicion për njerëzit në nevojë”, tha zonja Harris.

Ndërsa politikanët shkëmbenin sulme, banorët e Floridës po zbatojnë urdhrat e evakuimit të lëshuara nga guvernatori i tyre, Ron DeSantis.

“Kemi aktivizuar 8 mijë trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar. Kemi në dispozicion 34 avionë kërkim-shpëtimi. Kurrë nuk kemi pasur kaq shumë burime para një stuhie”, tha ai.

Pavarësisht tensioneve të raportuara më herët, republikani DeSantis tha se ka marrë mbështetjen e nevojshme nga administra e Presidentit Biden Uragani Milton po i afrohet me shpejtësi brigjeve perëndimore të Floridës./ VOA

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Astronauti i NASA-s kap imazhe mahnitëse nga hapsira të uraganit "Milton"

Florida goditet nga uragani shkatërrues "Milton", evakuohen
Pamja nga hapsira

SHBA- Pamje mbresëlënëse të uraganit "Milton" nga hapësira janë publikuar nga NASA. Videoja me timelapse është marrë mbi uraganit masiv dhe tregon stuhinë që shkon nga Gjiri i Meksikës drejt Floridas.


Videoja u postua edhe në llogarinë personale X të astronautit të NASA-s, Matthew Dominique , i cili ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe premtoi se do të bënte disa imazhe nga kjo dritare e veçantë.

 

uragani milton

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë