LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ramaduro është njëlloj si Maduro"/ Foltorja e opozitës para kryeministrisë, Berisha: Nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, do zbarkojnë Deltat tona

•Partia Demokratike zhvilloi sot foltoren e gjashtë në bulevardin para Kryeministrisë. •Në këtë protestë nuk kanë munguar edhe mesazhet nga qytetarët, të cilët janë shfaqur edhe me pankarta me mesazhe pikante. •Sipas mesazheve nga pankartat, qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës, pas skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë e tij. • Në foltore foli edhe Kryedemokrati Sali Berisha, i cili fillimisht uroi 35-vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike (RD), duke e cilësuar atë si simbol të fjalës së lirë dhe të rezistencës kundër censurës në Shqipëri. • Në mesazhin e tij, Berisha theksoi se RD ka qenë dhe mbetet një institucion i rëndësishëm i pluralizmit politik dhe i medias së pavarur, ndërsa garantoi gazetarët se programi politik i Partisë Demokratike vendos në themel lirinë e shprehjes, mbrojtjen e profesionit dhe dinjitetin e gazetarëve. • Më pas Lideri i opozitës u shpreh se, Ramaduro i Venezuelës ka dalë sot para gjyqit, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment historik në betejën globale kundër diktaturave moderne. • Ai e krahasoi vitin 2026 me periudhën e rrëzimit zinxhir të diktaturave komuniste, duke theksuar se sot rreziku më i madh për demokracinë nuk janë më regjimet ideologjike klasike, por narko-diktaturat dhe autokracitë elektorale, të cilat, sipas tij, minojnë sovranitetin e kombeve përmes farsave zgjedhore dhe shtypjes së vullnetit të qytetarëve. • Në fund, Berisha nënvizoi se nuk presin që në Surrel të zbarkojnë forcat ‘Delta’ të SHBA, sepse aty do të zbresin ‘Deltat’ e qytetarëve sapo të marrin urdhrin. •Ndërkohë, deputeti  Luçiano Boçi deklaroi se Edi Rama ka ndërtuar mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe ferrin e qytetarëve dhe shtoi se SHBA-ja në vend të urimit i kujtuan kryeministrit se ka ndërtuar në mes të Evropës një narkoshtet.

7 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Berisha: Ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, do zbarkojnë Deltat tona

"Ramaduro është njëlloj si Maduro"/ Foltorja e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk pret që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, pasi do të zbarkojë Deltat e saj. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se ky është viti ku populli opzitar do të triumfojë. Ai tha se shqiptarët do përmbysin diktaturën e shëmtuar dhe të urryer, që u instalua mbi ta dhe përsëri do jenë një popull i lirë. 

Miq, a e kuptoni pra pse thoshte ky dje në artikull mos kujtoni se jam Maduro. Jo, jo, je Ramaduro. Natyrisht do t’i them këtu se ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë Deltat tona. Ja ku i kemi Deltat që do zbarkojnë në Surrel. Ja ku i ke Deltat. Këta Delta që i ke këtu para, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Atje do i kesh. Po, por një gjë, njëlloj si Maduron, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh bashkë me Lindat, Lubitë dhe të gjithë suitën tënde.

Për këtë e siguroj. Pra, ky është një vit i madh për ne. Ky është viti në të cilin do triumfojmë. Populli opozitar do triumfojë. Shqiptarët me dinjitet do përmbysin diktaturën e shëmtuar, të urryer që u instalua mbi ta dhe përsëri do jenë një popull i lirë. Me energjitë e tyre do ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Edhe njëherë u uroj gëzuar Vitin e Ri. U garantoj se beteja jonë ndalet vetëm me fitoren e opozitës." tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Ja pse Ramaduro është njëlloj si Maduro"/ Berisha bën krahasimin: Akti i presidentit Trump ka sjellë terror dhe ngricë në Surrel

"Ramaduro është njëlloj si Maduro"/ Foltorja e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama është njësoj si Maduro. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. Ai tha se mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin.

Sipas Berishës, Rama është i lidhur direkt me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë, njëlloj si Maduro. Në fund, Berisha tha se në qoftë se Maduro ka përzënë nga vendi i tij 20 përqind të popullatës me varfëri dhe mjerim, Rama ka përzënë nga Shqipëria 40 përqind të popullatës.

"Presidenti Trump, nga dje gjer sot, ka përsëritur se ti Maduro je i pari, të tjerë do vijnë pas teje dhe u ka dërguar mesazhe njëri pas tjetrit. E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr, terror dhe ferr në Surrel. Edi Rama ngriu, e kyçi dje podkastin e tij ‘Mashtrojmë’, s’e çeli një fjalë goje. Publikoi një artikull me emrin e dy mashtruesve ordinerë të tij, Endri Kajsiu, në të cilin thoshte jo, jo, mos kujtoni se jam Maduro, se Shqipëria nuk ka naftë sa Venezuela. Sepse Shqipëria kështu e ashtu.

Tani u them unë se pse ky është Ramaduro. Sepse ky njëlloj si Ramaduro ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. Mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin. Ka marrë mandatet e opozitës. Ky është njëlloj si Maduro sepse ky është i lidhur direkt me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë. Ky kontrollon me Franc Çopjat e tij çmimin e kokainës në tregun e saj në Europë. Ky është sa Maduro për shqiptarët, se në qoftë se Maduro ka përzënëq nga vendi i tij 20 përqind të popullatës me varfëri dhe mjerim, Ramaduro ka përzënë nga Shqipëria 40 përqind të popullatës.

Ky është më keq se Maduro sepse në qoftë se Maduro preferonte edhe ai pijet e forta, ky preferon verat 33 mijë euro shishen. Imagjinoni ju se ç’është ky. Dhe me Lindat e tij vjedh qindra e qindra milionë euro nga AKSHI. I zhduk ato në drejtime krejt të paditura. Në qoftë se Sesilia e Maduros merrte taksa për avionët e drogës, Olsi i Ramaduros instalonte fabrikën e parë të drogës në Xibrakë."/Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Ramaduro i Venezuelës doli sot para gjyqit"/ Berisha: Rrëzimi i diktatorëve është respekti më i madh për ligjin ndërkombëtar

"Ramaduro është njëlloj si Maduro"/ Foltorja e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se viti 2026 ngjason shumë në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste njëra pas tjetrës. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryemionistrisë, Berisha u shpreh se ushtria amerikane në një operacion më të përsosurin në histori, arrestuan dhe nxorën sot para gjyqit Maduron e Venezuelës.

Ai tha se mediat e majta, të kontrolluara nga qeveria bien borive se u shkel sovraniteti, se kjo shkeli ligjin ndërkombëtar. Në lidhje me këtë, Berisha tha se dhunuesit më të mëdhenj të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar janë diktatorët dhe diktaturat. Lideri i opozitës tha se diktatori që shndërron zgjedhjet në farsë shkelmon dhe asgjëson sovranitetin e kombit të tij.

“Miq, viti 2026 ngjason shumë në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste njëra pas tjetrës. Sot diktaturat më të përhapura janë narko-diktaturat dhe autokracitë elektorale. Lavdi Zotit, ushtria amerikane, qeveria e SHBA, në një operacion më të përsosurin në histori, arrestuan dhe nxorën sot para gjyqit Ramaduron e Venezuelës, apo Maduron e Venezuelës. Mediat e majta, të kontrolluara nga qeveria në Shqipëri, nga mëngjesi gjer në darkë u bien borive se u shkel sovraniteti, se kjo shkeli ligjin ndërkombëtar.

Miq, dhunuesit më të mëdhenj të sovranitetit të kombeve, dhunuesit më të mëdhenj të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar janë diktatorët dhe diktaturat. Rrëzimi i tyre është respekti më i madh për ligjin ndërkombëtar, ligjin kombëtar, për qytetarët e vendeve të shtypura. Nuk ka sovranitet vendi në të cilin zgjedhjet zëvendësohen me farsë elektorale. Narko-diktatori apo diktatori që shndërron zgjedhjet në farsë shkelmon dhe asgjëson sovranitetin e kombit të tij. Ai nuk meriton një ditë të qëndrojë në pushtet.” tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Berisha uron 35-vjetorin e gazetës RD: I garantoj gazetarët se programi i PD ka në themel lirinë e fjalës dhe dinjitetin e tyre

"Ramaduro është njëlloj si Maduro"/ Foltorja e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali berisha ka deklaruar se programi i PD ka në themel lirinë e fjalës dhe dinjitetin e gazerëve. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se mediat e kontrolluara nga qeveria janë shndërruar në instrumente të fjalës së lirë, të plaçkitjes e të mashtrimit të qytetarëve. 

Ai tha se këto media shpërndajnë me portalet, shkrimet, ekranet dhe studiot e tyre, mashtrime, manipulime dhe trillime për qytetarët shqiptarë. Lideri i opozitës tha se përsëri në panoramën mediatike shqiptare ka gazetare dhe gazetarë trima dhe guximtarë, të cilët bëjnë gjithçka në kushte tmerrësisht të vështira, të paguar dhe të papaguar, t’u thonë ju të vërtetën.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, urimet nga zemra për secilin prej jush, për të gjithë opozitarët dhe të gjithë shqiptarët, për një vit të mbarë, viti i lirisë, viti i rikthimit dhe triumfit të vlerave që ne besojmë, të vlerave themelore të njeriut në këtë vend, në këtë tokë, të grabitura, të shkelmuara, të përzëna në mënyrën më të egër nga njeriu që është bërë simbol i diktatorit të Venezuelës dhe që quhet tashmë në të gjitha kontinentet Ramaduro.

Miq, në trashëgiminë tonë të lirisë, sot ne kremtojmë një datë ndër më të shënuarat, 35-vjetorin e botimit të gazetës së parë opozitare pas 45 vitesh monizëm total. Kjo në të vërtetë është festa jo e një gazete, është festa e pluralizmit të mendimit, është festa e fjalës së lirë, është festa e jetës, e cila pa fjalën e lirë është një jetë shkretëtirë, një jetë pa dinjitet. Ndaj dhe unë duhet të shpreh nderimin tim më të madh, respektin më të thellë për të gjithë ata të cilët 35 vite më parë, natën e 5 janarit bënë të mundur publikimin e gazetës Rilindja Demokratike si zëdhënëse e fjalës së lirë, si gazetë e interesit kombëtar, e vokacionit perëndimor të kombit tonë.

Të dashur miq, sot ne kremtojmë këtë datë në kushte kur fjala e lirë, mendimi i lirë janë më të dhunuara se kurrë në 35 vite. Në një kohë kur mediat e kontrolluara nga qeveria janë shndërruar në instrumente të fjalës së lirë, të plaçkitjes tuaj, të mashtrimit të qytetarëve. Janë shndërruar në zëdhënëse të krimit qeveritar dhe organizatave kriminale qeveritare, karteleve të drogës, organizatave kriminale shqiptare. Kurrë ndonjëherë kartelet e drogës, organizatat kriminale, nuk kanë pasur në dorë sa ç’kanë në dorë sot në Shqipëri serialin e medieve të kontrolluara prej tyre.

Këto media çdo ditë shpërndajnë me valët, me portalet, me shkrimet, me ekranet, me studiot, mashtrime, manipulime dhe trillime për qytetarët shqiptarë. Njëlloj si në diktaturat e zeza, direkt apo indirekt, glorifikojnë të keqen, justifikojnë të keqen, zulmojnë të keqe. Por sot, përsëri në panoramën mediatike shqiptare ka gazetare dhe gazetarë trima dhe guximtarë, të cilët bëjnë gjithçka në kushte tmerrësisht të vështira, të paguar dhe të papaguar, t’u thonë ju të vërtetën.

Bëjnë çdo gjë të hetojnë krimet e shëmtuara të qeverisë dhe organizatave të saj. Ndaj dhe le t’u shprehim ne nderimin më të madh atyre për punën që bëjnë, për të gjithë ata gazetarë, ata analistë, që me sakrifica, me guxim, shprehin të vërtetat e hidhura të këtij regjimi. I garantoj ata sot në këtë ditë se programi i PD ka në themel lirinë e fjalës, dinjitetin e tyre, lirinë e mendimit.”tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Foltorja e opozitës para kryeministrisë! Parullat ‘pikante’ nga qytetarët: Jepni dorëheqjen derëzinj

"Ramaduro është njëlloj si Maduro"/ Foltorja e

TIRANË- Partia Demokratike po zhvillon sot foltoren e gjashtë në bulevardin para Kryeministrisë. Në këtë protestë nuk kanë munguar edhe mesazhet nga qytetarët, të cilët janë shfaqur edhe me pankarta me mesazhe pikante. Sipas mesazheve nga pankartat, qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës, pas skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë e tij.

Disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar janë: “Bela Ciao”, “Bela hap krahun”, “zgjedhje pa Ramën” dhe “Dorëheqje, o derëzinj”. Opozita ka zhvilluar protesta të njëpasnjëshme, ku së fundmi kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Rama./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Foltorja e opozitës/ Luçiano Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros

"Ramaduro është njëlloj si Maduro"/ Foltorja e
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar ditën e sotme se Rama ka ndërtuar një narkoshtet dhe se meriton fatin e Maduros. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës të vendosur para Kryeministrisë, Boçi tha se Rama ka ndërtuar mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe ferrin e qytetarëve. Ai tha se SHBA-ja në vend të urimit i kujtuan kryeministrit se ka ndërtuar në mes të Evropës një narkoshtet.

“Të dashur qytetar, nuk jemi këtu për spektakël politik, as numrash e as fjalimesh. Jemi këtu për të kërkuar llogaridhënie, për të transmetuar dhe mbrojtur të vërtetat tona se janë të vërtetat e atyre qytetarëve që ndjejnë thikën e mjerimit t’i ngulet çdo ditë e më thellë nga kjo qeverisje dhe për këtë shkak 46% janë në rrezik varfërie apo përjashtimi social dhe të atyre që mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve nga Llogara deri te porti i Durrësit, nga inceneratorët e laboratorët, nga pjesa e unazës deri te Qafë Plloça.

Është e vërteta e atyre qytetarëve që shohin para syve të tyre me grushta të mbledhur talljen që i bën Rama me shpurën e tij, që bën me pensione qesharake, me tigra, me satelitë orbitalë dhe parlament banal. E vërteta e atyre që deri tani degdisën të afërmit ndërsa sot kërkojnë të shkatërrojnë familjet. Ky Rama ka ndërtuar këtu atje mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe ferrin e qytetarëve. Ai dhe shpura e tij, Ballukët e Agasët hedhin vallen e vdekjes mbi fatet e shqiptarëve, ndërsa vet notojnë në luks të shfrenuar. Të vërtetat tona janë të Berishës, e vilët i mbrojti dhe i përballoi me durim, vullnet e qëndresë. Shba në vend të urimit i kujtuan kryeministrit se ka ndërtuar në mes të evropës një narkoshtet”, tha ai./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Nis foltorja e 6-të e opozitës/ Berisha i bashkohet protestuesve në sheshin para Kryeministrisë

"Ramaduro është njëlloj si Maduro"/ Foltorja e
Foto ilustruse

TIRANË- Foltorja e 6-të e opozitës ka nisur ditën e sotme. Protestës së PD-së i është bashkuar edhe lideri i opozitës, Sali Berisha. Qëllimi i protestave është largimin i Edi Ramës nga pushteti./Dosja.al

 

foltorja e partise demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet