Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron. • Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u pyet se nëse ka pasur meritë për paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, teksa me humor ai u përgjigj se me këtë pyetje do zemërohet presidenti Macron, dhe jo ai vetë. • Rama kritikoi sot Bashkimin Europian për planin e e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë duke theksuar se deri ëm tani Europa duhet të kishte planin e saj të paqes. • Sakaq kryeministri nuk ka lënë pas humorin dhe batutat drejtuar homologes italiane, Giorgia Meloni, dhe shtetasve italianë. • Ai deklaroi se nuk është “orbanist”, duke theksuar se kryeministri hungarez Viktor Orbán është thjesht një miku i tij, por jo një figurë me të cilën ndan të njëjtat qëndrime politike. • Më tej Edi Rama theksoi se Kosova është problem sepse është një shtet në të drejtën e vet e sipas tij, ky fakt mund të mos jetë i tillë për Serbinë apo për vende të tjera.
8 artikuj për këtë temë.
PARIS- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Kosova është problemi që vendi ynë ka pasur me Serbinë për shumë vite. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, Rama theksoi se ky fakt mund të mos jetë i tillë për Serbinë apo për vende të tjera.
Rama në fjalën e tij i ka dalë në mbrojtje Ballkanit të Hapur, duke theksuar se nuk mund të qëndronin me kokën pas dhe me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por të vazhdonin para.
Sa realist është integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor pa ardhur më parë, pajtimi rajonal.
Rama: Dëgjoni, ne jemi të patundur në bindjen tonë, që jo vetëm paqja është më mirë se gjithçka tjetër, por “që sa më i lumtur komshiu, aq më e lumtur shtëpia”, pra, “komshi i lumtur, shtëpi e lumtur”, diçka që ma ka mësuar gjyshja ime. Kështu që mos u kujdes vetëm për veten, por mendo edhe për fqinjin dhe nëse po, gëzon vetë, po feston vetë, atëherë sigurohu që fqinji të mos jetë duke vdekur urie, sepse pastaj i gjithë ky gëzim shkon për dreq. Ne kemi politika, bashkëpunimi, dialogu, bashkëpunimi me të gjithë në rajon. Ne me Serbinë, ndoshta nuk e dini, ose tjerët e dinë, 68 vjet pas vizitës së fundit, kemi shkuar. Dhe natyrisht, kemi një problem me Serbinë, një problem të madh që është Kosova, apo Kosovo, siç i thonë këtu. Kosova është një problem, sepse për ne është një shtet në të drejtën e vet, jo vetëm për ne, por për shumicën e vendeve të BE-së, për Serbinë e për ndonjë vend tjetër, nuk është dhe është një problem i madh, por ose do të vazhdonim të rrinim me kokën pas, e të ndiznim pakënaqësi, të ndiznim tensione, të ndiznim energji negative dhe të dëmtonim veten, ekonominë tonë, të ardhmen tonë, sepse jemi tregje shumë të vogla, kemi nevojë që të jemi të gjithë bashkë, ose alternativa tjetër ishte të thoje, dëgjoni, nuk biem dakord për këtë, por kjo nuk mund të na parandalojë dhe të punojmë së bashku për shumë gjëra që biem dakord. Biem dakord që njerëzit, qytetarët tanë duhet të kenë lirinë e lëvizjes, që mallrat tona duhet të kenë lirinë e lëvizjes, e kështu me radhë. Unë jam dakord me ju që bashkëpunimi rajonal nuk është alternativ, është e vetmja rrugë për ne që duam të bëhemi dhe anëtarë të Bashkimit Europian, e me katër liritë e Europës, lëvizja e mallrave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve të jenë njësoj edhe në rajonin tonë, se s'mund të jemi europianë në Europë dhe ballkanas në Ballkan. Edhe pse gjatë vitit të fundit kam parë që Europa është ballkanizuar shumë, kështu që nuk jemi më vetëm. Nuk jemi më të vetmit që krijojnë probleme, shihni Francën, harroni Britaninë./Dosja.al
FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka futur në siklet moderatorin Gilles Gressani gjatë forumit të Paqes në Paris. Teksa po kryenin një intervistë, Rama ka dalë nga kostumi i zyrtarit dhe ka pyetur në mënyrë intime moderatorin për statusin e tij. Moderatori i sikletosur ngurroi të përgjigjej fillimisht, por pas këmbënguljes së Ramës deklaroi se ishte beqar.
Pjesë nga intervista:
Kryeministri Edi Rama: Po pse shkon tek skenarët katastrofikë gjithmonë?
Kjo është puna ime.
Kryeministri Edi Rama: Je i martuar apo ende beqar?
Mendoj që kjo marrëdhënie me ju po ecën shumë shpejt.
Kryeministri Edi Rama: Po mund të ma thuash, mund të ma thuash.
Jo, nuk jam i martuar.
Kryeministri Edi Rama: Nuk je i martuar. Po të duash një martesë të lumtur, mos shko tek skenarët katastrofikë përpara se të martohesh, se do mbetesh beqar për jetë. Dhe do të ishte katastrofike. Kështu që unë nuk do të shkoja aty fare. Ata po takohen për një marrëveshje tregtare, mesa kuptoj, dhe pas asaj çfarë ka ndodhur, është shumë e qartë që të dy duhet të arrijnë një marrëveshje. Sepse e dini atë thënien; ‘’kur Amerika teshtin, bota kollitet; kur Kina teshtin, bota futet në karantinë’’, kështu që duhet të bëhen bashkë për të mirën e botës sepse teshtinë dhe mund ta përballojnë, por ne se përballojmë dot as të kollemi e as të futemi në karantinë për shkak të tyre./Dosja.al
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Europa është ballkanizuar shumë. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, Rama ka deklaruar se Franca është ballkanizuar pasi nuk po miraton dot as një buxhet.
Rama theksoi se nëse bota do të marrë fund, atëherë do të jetë për shkak se BE-ja dhe vendet e saj nuk kanë dëgjuar fjalën e tij dhe shteteve të Ballkanit.
Mendoni që Franca është ballkanizuar?
Rama: Tërësisht. Shiheni, akoma nuk miratojnë dot një buxhet. Ça është kjo? Ballkan! Shihni Britaninë, shihni janë edhe më keq. Kështu që është një ballkanizim i tërë i Europës. Tani ne jemi të mirët, është për të qeshur dhe ju themi pastaj bëni paqe, mos kërcënoni, komunikoni, bashkëpunoni, sepse kjo është gjëja më e mirë për t'u bërë, sepse vijmë nga ferri dhe jemi lajmëtarët. Tani, nëse duan të na dëgjojnë, na dëgjojnë, në qoftë se nuk duan të na dëgjojnë, mos na dëgjojnë, ne jemi në rregull me të dyja. Në fund të fundit kur bota të shpërthejë, nuk do të jetë faji i Shqipërisë, kjo është e rëndësishme. Nëse bota do të bëhet më e mirë, ne do të themi, bëmë pjesën tonë. Kështu që në të dyja mënyrat në fund të fundit kur t'i shkojmë Shën Pjetrit përpara, sigurisht do të na jepet një vend në parajsë si shqiptar. Për britanikët dhe francezët, nuk jam i sigurt.
PARIS-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë Forumit të Paqes në Paris se nuk është “orbanist”, duke theksuar se kryeministri hungarez Viktor Orbán është thjesht një miku i tij, por jo një figurë me të cilën ndan të njëjtat qëndrime politike. Më tej, kryeministri theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një bekim, duke shtuar se nëse BE nuk do të ishte pranë nesh, sot do të kishim fatin e Afganistanit.
“Më quajtët orbanist, ai është miku im, si të gjithë miqtë e mi pasi u bëra kohë në detyrë, por nuk jam orbanist. Kam një mendim shumë ndryshe nga Viktori për BE, është projekti më i jashtëzakonshëm politik. Besoj që BE është bekimi që kemi, të gjithë ne, qoftë edhe francezët. Shqipëria në BE mund të quhet bekim sepse po të ishim ajo ishim pas 50 vitesh izolim dhe diktaturë gjakatare varfërie, nëse BE nuk do ishte pranë nesh do të kishin fatin e Afganistanit”, tha Rama./ Dosja.al
PARIS- Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas humorin gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris, ku nuk munguan batutat drejtuar homologes italiane, Giorgia Meloni, dhe shtetasve italianë. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te Meloni, duke thënë me shaka se kur flet, bëhet më e gjatë se ai. Ai vijoi me një tjetër batutë që shkaktoi të qeshura, duke shtuar se italianët janë shqiptarë të veshur me Versace.
Moderatori: Jam nga Italia, presidenti im nuk është saktësisht ai që po i referoheni.
Rama: Jeni nga një Shqipëri e madhe. Georgia Meloni do të ishte dakord. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Keni një kryeministre, një grua, siç do të thoshte Trump, të mrekullueshme. Ajo nuk është e gjatë, por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. Unë jam vetë socialist.
PARIS- Kreu i Qeverisë, Edi Rama kritikoi sot Bashkimin Europian për planin e e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë duke theksuar se deri ëm tani Europa duhet të kishte planin e saj të paqes. Gjate fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, Rama deklaroi se Putini do luftë dhe është e qartë sipas tij. Më tej Rama shtoi se BE duhet të ketë komunikimin me Rusinë dhe me këdo tjetër që gjendet në këtë mes për t'i dhënë fund luftës.
Rama: Në shumë përpjekje që po bëhen nga Presidentja e Komisionit, nga udhëheqësit që duan ti çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë për të ndryshuar qëndrimin në idenë e mbrojtjes, sipas mendimit tim kjo është mjaft e fragmentarizuar dhe mund të behet e rrezikshme. E rrezikshme që për mua është mjaft shqetësuese që ende sot edhe pas asaj çfarë ka ndodhur me jashtë kontraktimin e politikës së jashtme të BE tek SHBA dhe me BE që ka qëndruar në autopilotin e SHBA, ende nuk ka një plan europian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të gjeneruar në diçka katastrofike. BE duhet të ketë planin e paqes dhe duhet të ketë komunikimin me Rusinë dhe me këdo tjetër që gjendet në mes. A donte Hamasi paqe? Nuk e besoj për një sekondë që të jetë e vërtetë një gjë e tillë. Që Putini do luftë është e qartë çdo ditë.
PARIS- Kreu i Qeverisë, Edi Rama theksoi sot nevojën që ka Evropa të marrë një rol më aktiv në nismat për paqen në Ukrainë. Gjate fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, një nismë e presidentit francez Emmanuel Macron, Rama u shpreh se Evropa duhet të zgjohet, duke theksuar se ka ardhur momenti që Bashkimi Europian të hartojë planin e vet të paqes dhe të zhvillojë komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë.
Rama: Në këtë pjesë tonë të botës ne të bëjmë një dush përulësie, sepse edhe sot edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midisi vendeve dhe qasjen përkundrejt gjerave themelore, ne vazhdojmë të mendojmë , që ka diçka që nuk shkon me botën, dhe që është një moment në kohë dhe gjërat do të kthen siç ishin, dhe ne, dhe kur them ne nuk flas për Shqipërinë, flas për perëndimin, dhe sidomos për Evropën, mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnor dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës së si duhet të të jetë bota dhe kjo është thellësisht e gabuar.
Kjo është e gabuar, nuk është e vërtetë, Është një lloj vetëkënaqjeje, që sipas mendimin tim mjaft modest ka nisur të bëhet gjithmonë më i dëmshëm si këndvështrim dhe gjithmonë më pak i dobishëm për atë vetëbesimin qe kemi nevojë të gjithë. Ajo çfarë ka ndodhur ën SHBA në krye të këtij viti, atë që Trump e përshkroi si planin preciz i Zotit për ta shpëtuar, në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Është sipas meje, është diçka që nëse zoti kishte vërtet një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte Evropën.
PARIS- Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat pas një lapsusi që bëri dirigjuesi i Forumit të Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, ku ka edhe këtë vit personalitete nga e gjithë bota. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u pyet se nëse ka pasur meritë pë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, teksa me humor ai u përgjigj se me këtë pyetje do zemërohet presidenti Macron.
Pyetje: Ju keni një meritë për vendosjen e paqes mes Azerbajxhan-Armeni.
Rama: E kishit fjalën për Azerbajxhan-Shqipëri se këtu se do të zemërosh presidentit tënd. Jo mua. Sepse është përpjekur për kaq shumë kohë, por nuk ia doli.