LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Forumi Strategjik i Bled-it/ Rama: Plani i rritjes për Ballkanin është në rrugën e duhur! Von der Leyen: Do të emërojmë një komisioner të dedikuar për zgjerimin e BE-së

• Ka nisur sot Forumi Strategjik i Bled-it në Slloveni, ku i pranishëm ështb edhe kryeministri Edi Rama. • Forumi do të zgjasë dy ditë teksa mësohet se Rama shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. • Në këtë Forum, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. • Ky Forum mbledh liderë dhe ekspertë nga rajoni për të diskutuar çështje të ndryshme dhe zhvillohet çdo vit në qytetin malor të Bledit në Slloveni. • Forumi është një platformë për dialog dhe këmbim idesh mbi sfidat më të rëndësishme që përballen kombet dhe rajonet. • Ngjarja ka për qëllim të ofrojë një mundësi për liderët politikë, akademikë dhe ekspertë të diskutojnë dhe të gjejnë zgjidhje për çështje strategjike dhe globale. • Gjatë fjalës së tij, Rama ka shkëmbyer batuta me moderatorin e panelit, ku ashtu si në Pragë përsëriti frazën se njerëzve nga Ballkani nuk duhet t'ju vihet kronometër kur flasin. • Më tej Rama po ashtu solli në vëmendje konfliktin në Ukrainë ku tha se Putin ishte ai që bëri BE të kuptojë se i duhet Ballkani Perëndimor, gjë të cilën e tha edhe lideri kroat. • Kryeministri në forumin e Bled-it në Slloveni ka shprehur sërish qëndrimin e tij krah Ukrainës në luftën e saj me Rusinë. • Ai tha se është jashtë realitetit që një vend në Europë të ndryshojë kufijtë me forcë. • Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në fjalën e saj gjatë Forumit Strategjik të Bled-it, foli lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. • Von der Leyen u shpreh se zgjerimi duhet të jetë punë me kohë të plotë, që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur. • Ajo gjithashtu vuri në dijeni se do të emërojë një komisioner të dedikuar për integrimin.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Të rinjtë sot nuk kanë besim te politika,kjo është gabim", Rama: Nëse politika nuk është në pozitën e duhur ndodh e njëjta gjë si në Ukrainë

Forumi Strategjik i Bled-it/ Rama: Plani i rritjes për Ballkanin
edi rama

SLLOVENI- Në panelin e diskutimit në Forumin Strategjik të Bled-it, kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatori edhe për një mesazh për të rinjtë që ndodhenin në sallë. 

Rama u shpreh se kur ishte i ri e urrente të merrte mesazhe nga më të vjetrit, ndërsa fjalia e tij shkaktoi të qeshura në sallë. Gjithashtu ai shtoi se nëse do i ndiqte ato mesazhe nuk do isha këtu ku është sot. Kryeministri tha se sot të rinjtë nuk kanë besim nga politika, gjë të cilën e cilësoi si gabim, pasi sipas tij politika të ndjek nga pas gjithmonë.

Edi Rama: Më duhet të them se kur isha i ri e urreja që të vjetrit më thonin se ky është mesazhi im. Ndërsa kujtohem vendimet më të mira i kam marrë kur nuk kam ndjekur ato që ishin më të mëdhenj se unë. Nuk do isha këtu ku jam sot nëse do i dëgjoja. Të rinjtë nuk kanë besim te politika dhe kjo është gabim. Nuk i shpëton dot politikës, sepse të ndjek nga pas gjithmonë. Një prej dëmeve të mëdha është diskreditosh poltikën dhe të krijosh idenë se ka jetë më të mirë jashtë politikës. Kur politika nuk është në pozitën e duhur, ndodh ajo që po ndodh në Ukrainë. Ne duhet të fitojmë, Ukraina duhet të fitojë. Politika jep plumbat raketat dhe thonë duhet ta hidhni kaq metra larg. Është njësoj sikur je përballë një ekipi të fortë në futboll dhe të japin ca atlete e ca atlete nuk t’i japin. Kur jepet mbështetja, duhet e plotë. Duhet mbështetje e plotë për Ukrainën që lufta të fitohet.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama: Jemi tërësisht krah Ukrainës, është surreale që sot një vend në Europë kërkon të ndryshojë kufinjtë me forcë

Forumi Strategjik i Bled-it/ Rama: Plani i rritjes për Ballkanin
edi rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama në panelin e diskutimit në forumin e Bled-it në Slloveni ka shprehur sërish qëndrimin e tij krah Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Rama tha se është jashtë realitetit që një vend në Europë të ndryshojë kufijtë me forcë. Kryeministri deklaroi më tej se Shqipëria është krenare që është aleate me SHBA-të dhe NATO-n.

Rama: Nga historia jonë kemi mësuar se muzika në Rusi nuk ndryshon kurrë.  E mësuam në kurriz se ishim tërësisht të izoluar. Ishim Koreja e Veriut e Europës. Ishim të qartë edhe për Stalinin. Jemi tërësisht përkrah Ukrainës, sepse duket surreale që në kohë tona një vend në Europë të ndryshojë kufinjtë e tij me forcë. Jemi të vetëdijshem se jemi të vegjël për të ndryshuar gjëra të mëdha. Jemi krenar që jemi plotësisht përkrah vendeve aleate si SHBA dhe NATO. Nuk ka asgjë gri, është bardhë e zi. Rusët po tentojnë të hyjnë kudo duke shkatërruar ndjenjën e komunitetit, ndjenjën e vetë demokracisë, nuk e kuptoj më se çfarë duhet të ndodhë, për të kuptuar se media sociale është aseti më i madh që rusët e iranianët kanë. Për ne varianti kinez i TikTok është ferri në tokë.

 

1 VITE ME PARE

Von der Leyen për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE: Do të emëroj një komisioner të posaçëm

Forumi Strategjik i Bled-it/ Rama: Plani i rritjes për Ballkanin
Ursula Von der Leyen

SLLOVENI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në fjalën e saj gjatë Forumit Strategjik të Bled-it, foli lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Von der Leyen u shpreh se zgjerimi duhet të jetë punë me kohë të plotë, që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur. Ajo gjithashtu vuri në dijeni se do të emërojë një komisioner të dedikuar për integrimin.

Fjala e plotë:

Një vit më parë, ne prezantuam planin e i ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor. Puna ka dhënë rezultatet e para. Tirana është aeroporti me rritjen me të shpejtë në Europë. Kompanitë evropianë po vendosen në Serbi dhe Bosnje me një hap të shpejt. Kosova, reformat ekonomike të saj janë lëvduar nga FMN dhe po sjellin përfitime ekonomike. Investimet dhe infrastruktura në RMV janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit të kreditimit. Deri në fund të vitit, tri prej jush mund të bëhen pjesë e hapësirë së përbashkët të pagesave. Do të çoje në kursim mbi 500 milionë euro çdo vit. Nuk është bërë asnjë vit që kur kemi formuluar këtë objektiv dhe tashmë është rezultat që po na shfaqet dhe duhet të jeni krenarë.

Reformat lidhen me investime. Cdo reformë do të shkyçë investime të reja. Kur të gjitha reformat të jenë kryer, secili do të marrë aq ndihmë për person, aq sa do të merrte BP në kuadër të politikë së kohezionit të BE. Është kaq hap i rëndësishëm sepse BE është në proces të rikrijimit të vetes në kontekstin e ri gjeopolitike dhe duan që BP të jetë aktiv. Zgjerimi duhet të jetë punë me kohë të plotë, që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur. Do të emëroj një komisionar të dedikuar për integrimin.

 

1 VITE ME PARE

Forumi i Bled-it në Slloveni, Rama: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është në rrugën e duhur

Forumi Strategjik i Bled-it/ Rama: Plani i rritjes për Ballkanin
edi rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama së bashku me homologët e tij nga vendet e rajonit po marrin pjesë në forumin Strategjik të Bled-it që po zhvillohet në Slloveni. Gjatë fjalës së tij, Rama ka shkëmbyer batuta me moderatorin e panelit, ku ashtu si në Pragë e përsëriti frazën se njerëzve nga Ballkani nuk duhet t'ju vihet koronometër kur flasin. 

Më tej Rama po ashtu solli në vëmendje konfliktin në Ukrainë ku tha se Putin ishte ai që bëri BE të kuptojë se i duhet Ballkani Perëndimor, gje të cilën e tha edhe lideri kroat. Më tej kryeministri shtoi se Plani i Rritjes për Ballkanin ndodhet në rrugën e duhur. 

Rama: Ju kam thënë në Pragë, kur ftoni njerëz nga Ballkani, mos vini kronometër në kohën e të folurit. U ndjeva i inkurajuar, se me në fund dëgjova një emër nga një shtet që tashmë është në BE, të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Atij iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që po jeton në një botë paralele. Një vit më parë, këtu në Bled, von der Leyen, premtoi planin e ri të rritjes që tani është vënë në rrugën e duhur. Duhet të bëjmë të gjithë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Të marrim më shumë instrumente e të hyjmë në më shumë hapësira të BE-së. Është një moment,  ku ndihem ku ndihem pozitiv për BE-në”.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Nis sot Forumi Strategjik i Bled-it, Rama mbërrin në Slloveni

Forumi Strategjik i Bled-it/ Rama: Plani i rritjes për Ballkanin
Edi Rama

SLLOVENIA- Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Forumi do të zgjasë dy ditë teksa mësohet se Rama do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Gjithashtu mësohet se në këtë Forum, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Forumi Strategjik i Bled-it/ Rama: Plani i rritjes për Ballkanin

Ky Forum mbledh liderë dhe ekspertë nga rajoni për të diskutuar çështje të ndryshme dhe zhvillohet çdo vit në qytetin malor të Bledit në Slloveni. Forumi është një platformë për dialog dhe këmbim idesh mbi sfidat më të rëndësishme që përballin kombet dhe rajonet. Ngjarja ka për qëllim të ofrojë një mundësi për liderët politikë, akademikë dhe ekspertë të diskutojnë dhe të gjejnë zgjidhje për çështje strategjike dhe globale.

 

forumi strategjik i bledit në slloveni edi rama bled-it

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet