LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rreth 1 milionë protestues në rrugë/ ‘Digjet’ Parisi, fishekzjarre dhe gazlotsjellës, përplasje me policinë! ÇFARË po ndodh në Francë? (VIDEO)

• Protestat në Francë kanë dalë jashtë kontrollit. • Ashtu siç u paralajmërua rreth 1 milionë njerëz kanë protestuar sot në Paris, duke shënuar numrin më të lartë deri më tani të pjesëmarrësve në këtë revoltë të organizuar kundër reformës së pensioneve, por këtë herë jo në mënyrë paqësore. • Sindikatat franceze kanë bërë thirrje për një një tjetër aksion më 28 mars që do të përkonte me ditën e fundit të vizitës shtetërore të mbretit Charles III në vend. • Rreth 123 oficerë policie jkanë mbetur të plagosur në të gjithë vendin. • Ndërsa rreth 80 persona janë vënë në pranga. • Ndërhyrja e policisë ka sjellë përshkallëzim të situatës dhe pëleshje me protestuesit të cilët kanë hedhur drejt tyre lëndë plasëse teksa në duar mbanin edhe flakadanë. • Policia është përpjekur të shpërndajë turmën duke hedhur gaz lotsjellës por pa rezultat, numri i tyre është shtuar. • Qindra biznese janë shkatërruar, disa makinave u është vënë flaka në mes të rrugës. • Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik. • E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në 'Place de l'Opera'. • Duke shmangur trazirat në vend, sot Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”. • Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përleshja me protestuesit në Francë/ Plagosen mbi 100 policë, arrestohen 80 persona

Rreth 1 milionë protestues në rrugë/ ‘Digjet’ Parisi,
Pamje nga protesta në Francë

FRANCË-  Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka zbuluar se 123 oficerë policie janë plagosur në të gjithë vendin. Në një postim në Twitter, ai tha gjithashtu se më shumë se 80 persona ishin arrestuar në vazhdën e protestave të sotme.

Rreth 1 milionë njerëz protestuan sot në Paris, duke shënuar numrin më të lartë deri më tani të pjesëmarrësve në këtë revoltë të organizuar kundër reformës së pensioneve. Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik.  E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në 'Place de l'Opera'. Duke shmangur trazirat në vend, sot Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”. Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Protestuesit i vënë flakën Bashkisë Bordeaux në Francë, shihni momentin kur digjet dera e institucionit, qytetarët e ndjekin si SPEKTATORË

Rreth 1 milionë protestues në rrugë/ ‘Digjet’ Parisi,
Protesta në Francë

FRANCË- Disa foto dhe video po qarkullojnë në mediat ku shihet se dera e përparme e bashkisë së Bordeaux është përfshirë nga flakët. Siç duket edhe nga pamjet më poshtë përmasat e flakëve duket se kanë shkuar përtej derës së institucionit ndërsa nuk dihen ende përgjëgjësit e kësaj ngjarjeje. Nga ana tjetër protestuesit në këtë zonë dëgjohen duke brohoritur dhe duke filmuar me telefonat e tyre gjithë skenën. 

Rreth 1 milionë njerëz protestuan sot në Paris, duke shënuar numrin më të lartë deri më tani të pjesëmarrësve në këtë revoltë të organizuar kundër reformës së pensioneve. Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik.  E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në 'Place de l'Opera'. Duke shmangur trazirat në vend, sot Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”. Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

3 VITE ME PARE

PROTESTA në Paris/ U sulmuan me lëndë plasëse, POLICI humb ndjenjat, momenti kur tërhiqet zvarrë nga kolegët

Rreth 1 milionë protestues në rrugë/ ‘Digjet’ Parisi,
Lëndohet polici në protestën në Francë

FRANCË- Një oficer policie në Paris aty ku po zhvillohen përplasjet e dhunshme me protestuesit, ka humbur ndjenjat dhe është tërhequr zvarrë nga kolegët e tij të cilët janë përpjekur ta vendosin në një vend të sigurt. Mediat e huaja raportojnë se polici është sulmuar me fishekzjarrë dhe lëndë plasëse dhe ka marrë lëndime në kokë. Raportohet gjithashtu se edhe disa policë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi i protestuesëve.

Mëngjesin e sotëm në qytetin verior të Rouen një grua e re u pa e shtrirë në tokë pasi kishte pësuar një dëmtim të rëndë në dorë. Dëshmitarët thanë se ajo humbi gishtin e madh pasi u godit nga një granatë e ashtuquajtur "flash-ball" e gjuajtur nga policia për të shpërndarë demonstruesit. Incidenti në Ruen ka ngjallur zemërim në vend. Deputeti lokal Damien Adam, i cili është pjesë e partisë në pushtet të Rilindjes, thotë se ndërhyrja e dhunshme e policisë është e papranueshme dhe ai kërkon një hetim për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

3 VITE ME PARE

Nuk kanë të ndalur protestat në Francë, qytetarët paralajmërojnë AKSION ditën e martë

Rreth 1 milionë protestues në rrugë/ ‘Digjet’ Parisi,
Protesta në Francë

FRANCË- Sindikatat franceze kanë paralajmëruar ditën e 10-të të protestave kundër reformës së pensioneve e cila do të organizohet të martën e ardhshme. Kjo do të përkonte me ditën e fundit të vizitës shtetërore të mbretit Charles III në vend, shkruan BBC. 

Rreth 1 milionë njerëz protestuan sot në Paris, duke shënuar numrin më të lartë deri më tani të pjesëmarrësve në këtë revoltë të organizuar kundër reformës së pensioneve. Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik.  E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në 'Place de l'Opera'. Duke shmangur trazirat në vend, sot Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”. Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Del jashtë kontrollit protesta në Paris, zjarr dhe fishekzjarre nëpër rrugë, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Rreth 1 milionë protestues në rrugë/ ‘Digjet’ Parisi,
Pamje nga protesta në Francë

FRANCË- Makina e kosha të djegura në mes të rrugës, biznese të shkatërruara, fishekzjarre nga ajri dhe toka, këto janë pamjet që vijnë nga protesta në Francë e cila mesa duket ka dalë jashtë kontrollit. Forcat e policisë janë përpjekur të shpërndajnë turmat duke hedhur gaz lotsjellës por situata është përshkallëzuar në përdorimin e flakadanëve dhe fishekzjarreve nga ana e protestuesëve. Aktualisht e gjithë ngjarja është duke u zhvilluar në kryeqytet ku sot raportohet se janë mbeldhur më shumë se 800 mijë njerëz, numri më i lartë deri më tani, në shenjë revolte kundër reformës së qeverisë për rritjen e moshës për daljen në pension. 

Sot Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”. Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

3 VITE ME PARE

Pëshkallëzohet protesta në Paris/ Me kapuç e maska, qytetarët përleshen me policinë, hidhen flakadanë e gaz lotsjellës, shkatërrohen disa biznese

Rreth 1 milionë protestues në rrugë/ ‘Digjet’ Parisi,
Protesta në Francë

FRANCË- Vijon protesta kundër reformës së pensioneve në Paris. Mediat e huaja raportojnë se rreth 800 mijë njerëz janë mbledhur në kryeqytet, numri më i lartë deri më tani, ku situata duket se është përshkallëzuar pas ndërhyrjes së forcave të policisë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Të veshur me rroba të zeza, kapuç dhe maskë ata kanë nisur përleshjen me policinë duke hedhur flakadanë dhe lëndë plasëse. Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik, ku raportohet se dhjetëra kosha janë djegur, ndërsa në disa biznese janë thyer xhamat dhe janë shkatërruar karriget.  E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në 'Place de l'Opera'. 

Deri në 5000 punonjës sigurie janë vënë në detyrë sot. “Është shumë e tensionuar... Nuk e prisnim të dilte kaq shpejt nga kontrolli”, raportoi një gazetar nga momenti i protestës. 

3 VITE ME PARE

Nisin protestat në Francë, mijëra njerëz dalin në rrugë kundër reformës së pensioneve

Rreth 1 milionë protestues në rrugë/ ‘Digjet’ Parisi,
Protestuesit

FRANCË- Qindra mijëra njerëz u vendosën në grevë dhe demonstratë në Francë të enjten pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të vazhdojë me një reformë thellësisht jopopullore të pensioneve, pavarësisht nga përshkallëzimi i zemërimit në të gjithë vendin. Protestat kundër legjislacionit, i cili rrit moshën e daljes në pension me dy vjet në 64, kanë tërhequr turma të mëdha në mitingje të organizuara nga sindikatat që nga janari.

Sindikatat e punëtorëve thanë se dita e nëntë e veprimit mbarëkombëtar të së enjtes do të tërheqë turma të mëdha kundër asaj që ata e përshkruan si "përbuzje" dhe "gënjeshtra" të Macron. Macron mori një përgjigje të zemëruar nga sindikatat dhe partitë opozitare të mërkurën kur refuzoi thirrjet e tyre që ai të merrte parasysh zemërimin në rritje popullor.

"Përgjigja më e mirë që mund t'i japim presidentit është se ka miliona njerëz në grevë dhe në rrugë," tha Philippe Martinez, i cili drejton sindikatat e linjës së ashpër CGT.

Shumica e protestave kanë qenë paqësore, por zemërimi është rritur që kur qeveria e shtyu projektligjin në parlament pa votim javën e kaluar. Tetë netët e fundit janë parë demonstrata spontane në Paris dhe qytete të tjera ku kazanët e mbeturinave janë djegur dhe ka pasur përleshje me policinë.

france ligji per pensionet ne france

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet