LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vazhdon revolta kundër reformës së pensioneve/ 1 mln qytetarë protestojnë në rrugët e Francës, përplasje me policinë, Macron: Nuk i dorëzohem dhunës!

• Zhvillime të reja nga protestat masive në Francë kundër reformës së pensioneve. • Pas episodeve të dhunshme që u raportuan mbrëmjen e djeshme në disa qytete, ku qytetarët janë përplasur me lëndë plasëse dhe gaz lotsjellës me forcat policore, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri i vendit Emmanuel Macron i cili është shprehur se nuk do t’i dorëzohet dhunës. • Rreth 1 milion francezë dolën në rrugë për të protestuar kundër rritjes së moshës së pensionit dhe një grup protestuesish i vunë zjarrin bashkisë së Bordosë. • Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, rreth 119 mijë qytetarë kanë demonstruar dje, ndërsa pretendohet se ka pasur edhe përplasje të dhunshme me forcat e Policisë. • Sindikatat, nga ana e tyre, pretenduan se dje kishin në total 3.5 milionë demonstrues në rrugë, 800.000 prej tyre vetëm në Paris. • Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytetin francez ndërsa autoritetet kryen 80 arrestime në të gjithë vendin. • Francezët janë kundër rritjes së moshës së pensionit me dy vjet, që do i bëjë të lënë punën në moshën 64-vjeçare, ndaj dhe miliona njerëz protestuan ditët e fundit për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj planit të Emmanuel Macron. • Sindikatat kanë bërë thirrje për demonstrata të reja të martën e ardhshme, kur Mbreti Charles III do të mbërrinte në Francë për të zhvilluar një vizitë zyrtare. • Por vizita e Mbretit Chalres III është shtyrë për një moment të dytë. • Deri më tani nuk dihet se kush është përgjegjës për zjarrin, por fatmirësisht u vu shpejt nën kontroll. • Francezët janë shprehur të zemëruar në një sondazh kundër presidentit Emmanuel Macron të cilin e konsiderojnë përgjegjës për përleshjet e dhunshme në shumë qytete të vendit të tyre gjatë protestave masive.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEOJA që po bëhet virale/ Po fliste për pensionet, Macron ul duart poshtë tavolinës dhe heq orën 80 mijë euroshe, 'MASAKROHET' nga rrjeti

Vazhdon revolta kundër reformës së pensioneve/ 1 mln
Emmanuel Macron

FRANCË- Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një video ku presidenti i Francës Emmanuel Macron shfaqet duke folur për reformën e pensioneve, teksa në dorë mban një orë që kap shifrën e çmendur prej 80 mijë eurosh. Siç shihet edhe në videon më poshtë, në një moment teksa ishte duke folur ai ul duart heq orën dhe më pas vijon deklaratën e tij. 

Gjesti ka ndodhur brenda pak sekondash gjatë intervistës, e cila ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Duke shmangur trazirat në vend, dje Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”. Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

3 VITE ME PARE

Protestat masive në Francë/ Macron: Nuk i dorëzohem dhunës së tyre

Vazhdon revolta kundër reformës së pensioneve/ 1 mln
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi ashpër dhunën që shpërtheu në demonstratat e së enjtes kundër rritjes së moshës së pensionit dhe tha se nuk do t'i dorëzohej asaj.

"Ne nuk do t'i japim asgjë dhunës, unë e dënoj dhunën me forcën më të madhe," tha Macron në një konferencë shtypi, pas një Samiti të BE-së në Bruksel. 

Grevat kanë shkaktuar përçarje të gjerë në Francë, megjithatë Macron u zotua se qeveria do të vazhdojë me procesin demokratik për të legalizuar reformën, e cila tani po shqyrtohet nga autoriteti më i lartë kushtetues i Francës, shkruajnë mediat franceze. 

Rreth 1 milionë njerëz protestuan dje në Paris, duke shënuar numrin më të lartë deri më tani të pjesëmarrësve në këtë revoltë të organizuar kundër reformës së pensioneve. Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik.  E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në 'Place de l'Opera'. Duke shmangur trazirat në vend, Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”. Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

3 VITE ME PARE

Protestat e dhunshme në Francë, shtyhet vizita e Mbretit Charles III në Paris

Vazhdon revolta kundër reformës së pensioneve/ 1 mln
Mbreti Charles III

FRANCË- Vizita e parë shtetërore e Charles III si Mbret është shtyrë, pasi Franca përballet me protesta të vazhdueshme kundër reformave të pensioneve të qeverisë. Pallati Elysée ka njoftuar se udhëtimi në Paris dhe Bordeaux do të fillonte të dielën, por është shtyrë në një datë të dytë. 

Zyrtarët kishin këmbëngulur më parë se nuk kishte kërcënime për udhëtimin, por këto u hodhën poshtë. Në kryeqytet, u hodh gaz lotsjellës dhe Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se 903 zjarre u ndezën, në një qytet ku mbeturinat janë lënë të pambledhura që nga 6 marsi.

“Ky vendim u mor nga qeveritë franceze dhe britanike dhe pas një telefonate mes presidentit francez dhe mbretit këtë mëngjes. Në mënyrë që madhëria e tij të mirëpritet në kushte që korrespondojnë me marrëdhëniet tona miqësore... kjo vizitë shtetërore do të ricaktohet sa më shpejt që të jetë e mundur," tha Pallati Elysée.

3 VITE ME PARE

“Në pikëpyetje” prej demonstruesve, vizita e mbretit Charles III rrezikon të mos bëhet prej zemërimit popullor

Vazhdon revolta kundër reformës së pensioneve/ 1 mln
Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Zemërimi i publikut për pensionet në Francë kërcënon të ndërpresë një vizitë javën e ardhshme të monarkut të Britanisë Charles III, të cilin sindikalistët duket se e kanë "shënjestruar".

"Është pothuajse e sigurt që mbreti nuk do të jetë në gjendje të marrë tramvajin për në Bordeaux siç kishte planifikuar,"-parashikoi gjithashtu Pascal Mesguenot, përfaqësuesi i sindikatës CFTC në autoritetin e transportit Transports Bordeaux Métropole (TBM). Megjithatë, siç tha sot ministri i brendshëm i vendit, Géral Darmanen, Franca është e gatshme të mirëpresë monarkun britanik pavarësisht protestave.

"Ne jemi jashtëzakonisht të fokusuar. Jemi gati ta mirëpresim në kushte të shkëlqyera,"- tha ministri për rrjetin televiziv CNews.

Një burim i Pallatit Buckingham tha në fillim të javës se protestat ka të ngjarë të ndikojnë në çështjet logjistike për vizitën mbretërore, megjithëse shefi i policisë së Parisit Laurent Nine tha për BFMTV se ishte "shumë i qetë" përpara vizitës.

Charles po bën vizitën e tij të parë zyrtare si mbret jashtë vendit nga 26 deri më 29 mars, kjo para kurorëzimit të tij në maj. 

ligji per pensionet ne france

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet