LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Fushata e Veliajt...kundër mediave kritike! Nisin reagimet në rrjet: I linçoi publikisht, stil mafioz!

• Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ashpër betejën e tij elektorale për mandatin e tretë. • Veliaj denoncoi me emra dy faqe online të cilat, që sipas tijkohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. • Me emër, Veliaj përmendi Erland Dalliu dhe Anisa Caka, të cilët janë pronarët e portaleve JOQ dhe Lolita. • Veliaj, duke përdorur të dhëna nga jeta e tyre personale, i akuzoi pa prova si "gjobëvënës". • Lidhur me akuzat dhe fjalimin e Veliajt kanë nisur kritikat në rrjet. • E gjitha i është kthyer si "boomerang".

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Cilat ishin lajmet dhe denoncimet që shqetësuan Veliajn? Tenderat dhe urbanët i ka "pikë të dobët"

Fushata e Veliajt...kundër mediave kritike! Nisin reagimet në rrjet: I
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është mërzitur shumë me mediat kritike ndaj tij që nuk i thurin lavde për të gjitha ato që thotë, të cilat shumicën e kohës ndoshta dhe vetë nuk i beson. Fillimisht me mbledhjen e 1 milionë pemëve në kryeqytet, e më pas me justifikimin e aksidenteve të urbanëve në Tiranë.

Aksidentet e ndodhura sipas Veliajt kishin fajtorë të gjithë, veçse drejtuesit e urbanëve. Dje, Veliaj denoncoi me emra dy faqe online të cilat, që sipas tij kohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Me emër, Veliaj përmendi Erland Dalliu dhe Anisa Caka, të cilët janë pronarët e portaleve JOQ dhe Lolita. Duke përdorur detaje nga jeta e tyre personale, kryebashkiaku i ka akuzuar se vendosin gjoba. Por nuk mundi të justifikonte dot përshembull sjellet harbute të shumë fatorinove që janë filmuar edhe duke dhunuar pasagjerët. 

Dosja.al ka grumbulluar një pjesë nga postimet e Lolita's dhe denoncimet e tenderave që ka bërë "Jeta Osh Qejf", që ia kanë bërë jetën jo edhe aq shumë qejf numrit një të Bashkisë së Tiranës. Denoncimet e njëpasnjëshme, Veliajn e kanë "prekur" në prag fushatë kanë sjellë edhe "shpërthimin" e Veliajt, që nuk i pranon dot kritikat. 

LAJMET QË MËRZITËN VELIAJN:

3 VITE ME PARE

Në emër të Lali Erit...je "gjobaxhi"! Veliaj s'i duron dot zërat kundër, lincon pronarët e JOQ dhe Lolita

Fushata e Veliajt...kundër mediave kritike! Nisin reagimet në rrjet: I
Foto ilustruese

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ashpër, edhe pse jozyrtarisht, fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Në një kohë kur kundërshtari i tij kryesor, kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi premtoi lëvizje me urban falas për banorët e kryeqytetit, Veliaj prezantoi projektin e Linjës së Shpejtë të Autobusëve. Por më shumë se me autobusët u mor me mediat. 

Veliaj denoncoi me emra dy faqe online të cilat, që sipas tijkohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Me emër, Veliaj përmendi Erland Dalliu dhe Anisa Caka, janë pronarët e portaleve ''JOQ'' dhe ''Lolita'', duke pretenduar se ata gjobisin pronarët të autobusëve të kryeqytetit. Madje nuk u ndal me përmendjen e emrave, por përdori edhe nofka për të tentuar "degradimin" e figurës së tyre, si psh. në vend që Cakës t'i referohej me emrin e saj, e përmendi si “Anisa e Vithkuqit”. E jo vetëm kaq, por për Dalliun i ishte futur me "rrënjë e dhëmballë" pemës së tij familjarë, duke përmendur edhe muajin e Ramazanit. Ndërsa, sigurisht që Cakës i ka gjëtur pikën e dobët, i ka përmendur fëmijët, si për t'i dhënë mesazh që është informuar mirë lidhur me jetën e saj private. Pastaj lidhjen e fëmijëve dhe faktin që është nënë me kritikat që iu bëhen Bashkisë, e gjen vetë Veliaj. Në fakt nuk ka edhe pse ta gjejë, sepse thjesht e bën, përdor një gjuhë seksiste, ndërkohë që të gjithë tundin kokën duke i dhënë të drejtë. Kush ka guxim ta kapë në gabim Lalin?

Mirëpo nuk u ndal me aq, sipas tij, mediat i vendosnin gjobë pasi raportonin aksidentet që ishin bërë nga autobusët në Tiranë, që nuk kanë qenë të pakta. Të gjithë, Veliaj i justifikoi, vetëm se harroi të përmendte që është fakt që aksidentet kanë ndodhur dhe vetëm mrekullia i ka shpëtuar dhjetra qytetarë që në një prej rasteve mund të kishin përfunduar në Lanë. 

Ju që jeni drejtues të kompanive e dini fare mirë, se keni ardhur tek unë dhe më keni thënë: A ta paguaj atë Erland Dalliun e “Jeta Osh’ Qef”, vetëm që të më lërë rehat? Dhe përgjigja që keni dëgjuar nga unë është: “JO”. Për sa kohë që unë nuk i paguaj gjobat e Erland Dalliut dhe të “Jeta osh’ Qef”, nuk do t’i paguani as ju, se nuk mund të kemi një marrëdhënie ku ju paguani gjobat e atyre që janë tërë ditën me “Range Rover” dhe që s’kanë hipur ndonjëherë në autobus. Erland Dalliu është nipi i Brahim Dalliut - ta dijë gjyshi i tij, që në muajin e Ramazanit bëhet një haram i tillë dhe nipi i tij gjobit gjithë autobusët… i kam thënë edhe linjës së Kombinatit, “jo, s’ke për të paguar”, edhe linjës Green Line i kam thënë “s’ke për të paguar”, le t’iu vijnë me oferta. O do ta bëjmë këtë punë siç bëj unë punët e bashkisë, që pavarësisht gjobave vazhdojmë përpara, dhe koha na provon që kemi të drejtë, po kështu nuk bëhet të jesh nipi i një haxhiu të nderuar, një kleriku të madh si Brahim Dalliu, dhe sot Erland Dalliu u vë gjoba kompanive të autobusëve, kjo nuk pranohet, se në dallim nga ata gazetarët që të paktën dalin me emër, këta dalin edhe pa emër. Më erdhi dje dikush tjetër për atë aksidentin e fundit, më tha: ‘Anisa e Vithkuqit e “Lolitës” më ka vënë gjobë’. I thashë: “Jo, jo, Anisa e Vithkuqit le t’i rrisë dy fëmijët e saj siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba”. Nuk do paguaj asnjë gjobë dhe këtë radhë do provoj që ti mund të bësh një fushatë me vendime të rëndësishme, me vendime të drejta, me vendime të ndershme pa paguar asnjë gjobë dhe të fitosh. Po ju garantoj, ne do t’i fitojmë këto beteja, jo vetëm politike, por edhe betejat për transportin publik, pa paguar asnjë gjobë, as Anisa Vithkuqit, as Erland Dalliut, dhe as ndonjë gjobaxhiu tjetër që fshihet pas emrave që duket sikur janë gallatë dhe në fakt janë makineritë më të mëdhaja të gjobave. Se i bie që duhet të fusni në bilancin tuaj edhe këto kosto. Pra, mirë kostoja e naftës, mirë kostoja e stresit, mirë kostoja e dikujt që mund të jetë i sëmurë ose e dikujt që është me agjërim apo edhe e një aksidenti ku s’ke faj fare, por të fusësh edhe koston e Anisa Vithkuqit dhe Erland Dalliut, për të përballuar transportin publik… jam i sigurt që edhe Xhoni, edhe Kristiani [ekspertët e GIZ], teksa dëgjojnë fjalët e mia thonë: “s’e kishim dëgjuar këtë kosto të tillë!”, se sigurisht në Londër nuk ka njeri që të vë gjoba për autobus: “O paguaj këtu haraçin ose ne do të biem përditë dhe po të doli tym nga marmita do të themi që është zjarr”. Sigurisht që, Kristiani habitet dhe thotë “Ç’a janë këto muhabete!”, por këtu në Shqipëri, kush bën biznes, ka edhe një bilanc tjetër që është një bilanc në të zezë i haraçit që ti duhet të paguash nga këta që jetojnë me punë të pandershme, që nuk e nxjerrim emrin e tyre dhe nuk e thonë përballë kritikën, por fshihen pas një pseudonimi gallate, qejfi, por ndërkohë janë gjobaxhinjtë më të mëdhenj në këtë qytet,"- tha Veliaj.

Por nuk u ndal me aq, sigurisht. Fotot e Dalliut dhe Cakës, bashkë dhe me një tekst të "kopsitur" sipas dëshirave të "Lali Erit" u shpërndanë në të gjitha mediat pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e që mbështesin edhe Veliajn. Edhe pse Veliaj nuk nxorri asnjë provë nga të ashtuquajturat "gjoba" që kishin vendosur mediat në fjalë, por sigurisht që asnjë nuk e vuri në dyshim fjalën e kryebashkiakut. Mesa duket kështu ka vendosur që ta nisë fushatën, në sulm ndaj mediave që thonë disa të vërteta që Veliaj i vijnë hidhur. Veçse betejën për lincimin e tyre nuk do ta bëjë vetëm...

3 VITE ME PARE

"Marre duhet të të vijë Erion!"/ Veliaj zbuloi pronaren e 'Lolitës', reagon ashpër Buzhala: Stil mafioz! Linçoi publikisht një grua dhe nënë

Fushata e Veliajt...kundër mediave kritike! Nisin reagimet në rrjet: I
Berat Buzhala

TIRANË- Zbulimi i pronarëve të 'JOQ' dhe 'Lolitës' nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dënuar ashpër nga analisti dhe gazetari nga Kosova, Berat Buzhala. Përmes një statusi të bërë publik në profilin e tij në 'Facebook', Buzhala thotë se Veliaj përdori një stil mafioz për të treguar identitetin e një gruaje dhe nëne madje nuk la pa përmendur as fëmijët e kësaj të fundit. 

POSTIMI

Kryetari i Tiranes, Erion Veliaj, ne stil mafioz ne nje prezentim te tij ne Tirane, doli edhe e linçoi publikisht nje grua dhe nje nane qe e ai mendon qe e menaxhon faqen ne Facebook, qe quhet Lolita.

Per fatin e keq te shqiptareve te Shqiperise, pervec Lapsit dhe Lolites, te paktaaaaa jane ato faqe dhe media qe guxojne ta kritikojne njeriun e pare te Tiranes. Eshte sekret publik, qe edhe ato media qe nuk mundet me i kape Edi Rama, i kape Erion Veliaj. Pra, ne Shqiperi deri dkundddddd mundesh me i bo opozite Edi Rames, por nuk mundesh me i bo opozite Erionit. Eshte si oktapod. Tentakulat e tij shtrihen ne cdo media. Pastaj, nese dy a tri platforma te vogla i mbesin jashte, kur e kritikojne, i sulmon qe po i vejne atij gjoba.

E pashe prezentimin e Erionit ne ate konference a cka dreqin ke. E permendi adminin e Lolites, ia permendi femijte, shkollen, e targetoi, e boni te gatshme me e sulmu.

E tmerrshme qysh nje politikan i ri, me gjithe ate pushtet, merret me nje faqe ne FBV.
E ka pas vetes komplet Topin, Klanin, cdo media tjeter, por e pengon, e tmerron nje faqe e vogel ne FB, qe po guxon me shkru kunder tij. Pastaj dikush cuditet pse vritet nje roje ne nje TV.
Marre duhet me te ardhe Erion.

Një ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas "Lolita" është Anisa Caka-Metka.

erion veliaj veliaj sulmon mediat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet