Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Vijon fushata elektorale. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndodhet sot në Kavajë. Ai prezantoi kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja, për të cilin thotë se do të kthejë llogaridhënien në duart e qytetarëve më 14 maj. • Kryedemokrati Sali Berisha shkoi sot në Berat dhe në Fier. • Ndërsa kryeministri Edi Rama, ka shkuar në Kurbin, por edhe në Lezhë. • Edhe Belind Këlliçi shkoi edhe tek fabrika e asfaltit në zonën e regjistruar si pyll. Pas tij, shkoi edhe Policia.
23 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Kreu i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi duket se është shumë aktiv në zgjedhjet lokale për qarkun e Shkodrës. Në ditë të ndryshme, Tom Doshi ka kërkuar nga qytetarë të Bashkive të ndryshme që të votojnë kandidatët e Partisë Socialiste.
Dje, Doshi doli në mbështetje për një fitore të thellë për konfirmimin e Fran Tuci në krye të Bashkisë së Fushë Arrëzit. Madje dhe ka ndarë video nga fushata për Tucin duke dalë hapur në krahun e Partisë Socialiste.
"Sali Berisha më sulmoi tha shtron dreka darka. Buroj nga një familje malësore, që nuk e tjetërson dot Berisha. Tha Berisha hija ime shihet edhe në Fushë Arrëz. Unë kam ardhur prezent, nuk kam çuar hijen time këtu. Kam ardhur për t'i uruar fitoren Franit sot. Kërkojmë një fushatë të qetë sepse Fani ka 8 vjet që është në krye të Bashkisë. Ata njerëz që pretendojnë se bëjnë presion, sepse malësorët bëhen më të egërt kur i cënon. I bëj thirrje kundërshtarëve tanë politikë që të bëjnë një fushatë të qetë. Sepse humbjen e shohin edhe sot mes jush. Ju kërkoj mbështetjen dhe burrat kur e japin fjalën, duhet me e mbajt,"-tha Tom Doshi.
Por në një intervistë të mëparshme gjithashtu shtoi se PSD është në gara për këto bashki vetëm për Këshillat Bashkiakë.
"Jemi në garë vetëm për këshillat bashkiak, por PSD mbështet kandidatin e PS në Shkodër dhe të gjithë Shqipërinë,"-shtoi ai, duke i ftuar qytetarët që të votojnë numrin 8, që ai ka në fletën e votimit.
TIRANË- Posterave të Partisë Demokrate i është vendosur një shirit. Në të gjitha vendet e reklamimeve janë vendosur shirita nëpër posterat që kanë shpërndarë në qytete të ndryshme për kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.
Në shirit shkruhet: Prodhuar nga Partia Socialiste.
Pas vendosjes së ngjitësave, një reagim ka ardhur nga deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili pretendon se po i shkatërrohen posterat nga Sali Berisha, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.
“Siç shihet qartë në këtë video, nongratat në bashkëpunim me Edi Ramën, kanë ngjitur shpifjen e rradhës në posterat e PD. Është për të ardhur keq që sulmeve të orkestruara ndaj PD i shtohet dhe një adeziv i zi, si damka që kanë regjimi i Ramës dhe fosilet që e mbajnë ende me oksigjen,”-shkroi ai në rrjetet sociale.
Megjithatë nga ana e PD nuk ka asnjë reagim lidhur me ngjarjen dhe vendosjen e shiritave.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Lezhë, ku ka kërkuar nga qytetarët që në zgjedhjet e 14 majit të votojnë kandidatin e Partisë Socialiste, e kryetarin aktual të Bashkisë, Pjerin Ndreun.
Edhe në këtë takim, Rama nuk ka kursyer ironinë ndaj opozitës, ku është shprehur se dikur kishin njerëz akademikë, të cilët sot janë tërhequr, ndërsa me emër tha se e kishte fjalën për Mark Markun dhe Agron Gjekmarkajn. Sipas tij, të dy u tërhoqën pasi e kishin kuptuar se ishin në “vathën” e gabuar.
"Ju i dini vetë të tjerat, shihni e bëni vetëm aman, mos na krijoni probleme kot pa lidhje dhe të gjthë të djathtëve që kanë dy pare mend dhe ka plot që kanë dy pare mend, se më e bukura me ta është edhe kjo, që ata kanë plot njerëz të zotë, por nuk i vjen rradha kurrë.
Edhe kur i vjen radha përfundojnë si Agron Gjekmarkaj me Mark Markun. Kështu që ju them mbani në mend Agronin me Markun, mbani në mend stërgjyshërit tuaj dhe nëse e keni komplet të pamundur që të vini të votoni në 14 maj për Pjerinin, rrini në shtëpi, futjani gjumit si Luli, mos bëni turpin e madh t’i pështyni varrit të atyre që u vranë e u sakatuan për Amerikën e për Perëndimin, duke shkuar e duke votuar Like Floririn,"-tha Rama, ndër të tjera në fjalën e tij.
DIMAL– Kryetarja e Bashkisë Dimal (gjithashtu i njohur si Ura Vajgurore), Juliana Mema po vazhdon me fushatën e saj për një tjetër mandat. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, një i moshuar siç është nga rruga vjen edhe fton kryebashkiaken në një kërcim.
Ndërsa drejtuesi politik i qarkut të Beratit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i shihte nga vendi i dhe duartrokiste.
Derisa i moshuari i shkoi para dhe e përqafoi edhe puthi ministrin, ndërsa ende vazhdonte kërcente.
LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Lezhë ku ka mbajtur një takim me qytetarët, duke i kërkuar votën për Pjerin Ndreun. Por një detaj në pamjen e kryeministrit ka marrë vëmendjen.
Në hundën e kryeministrit ka një plagë, ku mesa duket është vrarë.
Megjithatë duket se është diçka sipërfaqësore, pa shumë dëme.
VELIPOJË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar që qytetarët të votojnë të zgjedhurit nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ më 14 maj. I pranishëm në Velipojë. Meta tha se përfshirja e grave vajzave si edhe nënave të reja është të shumë i rëndësishme. Kreu i PL-së shtoi se me gratë e përfshira më shumë, pushteti vendor do të jetë më i prekshëm.
“Sot e shohim se familja është në një krizë shumë të madhe. Situata ekonomike është shumë e rënduar për shkak edhe të korrupsionit të frikshëm të Rilindjes. Asgjësimi i shtresës së mesme ka sjellë një problem shumë të madh,”- tha Meta.
Kreu i PL-së komentoi dhe premtimet e qeverisë dhe tha se janë të gjitha për propagandë. Këtu, ai përmendi rritjen e pagave për të cilat kryeministri Edi Rama u zotua prag zgjedhjeve.
“Premtimi për pagat u shua pa ardhur zgjedhjet,”- tha më tej kreu i PL.
FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Fieri i ka përcjellë një mesazh kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufit, e cila ka kërcënuar 2 persona për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij, Berisha i premtoi se ajo do të paguajë për kërcënimet e saj ndaj qytetarëve dhe do të përfundojë në burg.
"Të mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, një person, kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokurorët e partisë në 2 gram, sepse kishte natyrisht për shefe Majlindën. Majlinda kërcënon zgjedhësit si një kapobandë dhe i them asaj këtu para jush; ki parasysh se krimi elektoral nuk do të të falet kurrë. Se kërcënimi që i ke bërë atyre punonjësve ti, do të përgjigjesh gjer ditën e fundit të jetës tënde. Ti je për të shkuar brenda për ato akte që ke kryer 2-3 ditë më parë,"-tha Berisha.
Në emisionin "Piranjat" janë shfaqur 2 audio-përgjime ku Bufi kërcënon një sanitare dhe një qytetar pasi nuk e kanë mbështetur atë në fushatë, por kanë shkuar në mitingun e kryedemokratit Sali Berisha.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Çfarë është Subashi i Fierit. Është një nga hajdutët më të pamëshirë të Fierit dhe Shqipërisë. Çfarë është kandidati i Edi Ramës në Patos. Një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje. Po, po. E shoqja e tij ka punuar në kadastrën e Sarandës, është me mandat arresti nga ky shtet. Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe i emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit. A ka fyerje më të madhe se kjo. A ka krim më të shëmtuar se kjo. Ajo është një kriminele, që nuk vjen të paraqitet para drejtësisë, që shpërblehet duke i emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patos. Po pse? Patosi nuk paska një socialist, pa marrë një njeri nga laboratorët e mafias. Të mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, një person, kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokurorët e partisë në 2 gram, sepse kishte natyrisht për shefe Majlindën. Majlinda kërcënon zgjedhësit si një kapobandë dhe i them asaj këtu para jush; ki parasysh se krimi elektoral nuk do të të falet kurrë. Se kërcënimi që i ke bërë atyre punonjësve ti, do të përgjigjesh gjer ditën e fundit të jetës tënde. Ti je për të shkuar brenda për ato akte që ke kryer 2-3 ditë më parë. Po në Mallakastër? Përfaqësuesi i Edi Ramës i cili u shiti uzinën për skrap naftëtarëve të Mallakastrës, pasi e vodhi e moli me mafian e vet. Por këtu në rrethin e Fierit, Edi Rama i dridhur nga frika, i bindur se qytetarët e këtij qarku do ti presin faturën ka vendosur edhe kandidaturat e Alibravës dhe Alibashës. Ajo është një turp i madh. Ata janë turpe politike sepse kanë kandiduar vetëm e vete për të mbështetur Edi Ramën, për shkak të lidhjeve në krim që Lulbrava dhe Alibasha kanë dhe me të cilat Edi Rama i mban peng. Unë i bëj thirrje qytetarëve, demokratëve; të gjitha votat për Edvar Kodhelin, Sofije Allushajn, Resmi Shanajn, Endrit Hazizaj. Sepse duke votuar për këta kandidatë ju keni votuar më së pari për veten tuaj. Ju keni votuar ndryshimin dhe ndryshimi në këtë rast do të thotë, rivendosje e pluralizmit, do të thotë me votën tuaj i rrëmbeni nga duart e zeza, një pjesë të pushtetit të grabitur, Edi Ramës. Duke votuar ndryshimin, votoni për liritë dhe të drejtat tuaja, para së gjithash, sepse duke kontrolluar çdo pushtet, asnjë shqiptar nuk ka më të drejta me këtë drejtësi të paralizuar. Por nesër rivendosja e pluralizmit do të krijojë krejt kushte të tjera për një funksionim të drejtësisë sipas ligjit, dhe funksionim i drejtësisë sipas ligjit do të thotë, liri dhe të drejta të garantuara për ju.
KAVAJË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Golem ku përuroi një vepër me emrin ‘Meteor’, e instaluar në qendër të zonës turistike. E pranishme ishte dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti e kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali. Veliaj tha se vepra ‘Meteor’ do të shndërrohet shumë shpejt në një destinacion për Golemin dhe Kavajën.
“Më vjen mirë që Golemi është bërë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve, sidomos tani që hapet sezoni turistik. Lajmi i mirë është se, edhe pa u hapur tamam sezoni turistik, bregdeti i Kavajës është i rezervuar 100%, deri në fund të tetorit. Kjo është mirë për ekonominë, është mirë për familjet, mirë për vlerën e pronës dhe kjo është mirë për reputacionin e Golemit dhe gjithë Kavajës. Jemi vërtet mirënjohës kur falë punës së Redit, Golemi është më i pastër, më i ndriçuar, Golemit i është rritur vlera e pronës. Nëse e krahasojmë me vetëm katër vite më parë, kemi dyfishim të vlerës së pronës dhe kjo është meritë e stafit të Bashkisë së Kavajës, e Redit dhe e gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të Golemit, që punojnë gjithë vitin, gjithë verën janë aty për të shërbyer ndaj turizmit, ndërkohë në dimër kryejnë mirëmbajtjen, që të sigurohemi që çdo sezon na gjen më mirë,”- tha Veliaj.
Nga ana tjetër, ai theksoi se qytetarët e Kavajës, në 14 Maj, duhet të votojnë për familjen e tyre, për më shumë çerdhe, kopshte e shkolla.
“Kishim dy dasma në plan këtë vit. Dasmën e parë, atë të Luizit dhe Kiarës e kryem. Tani kemi dasmën e Redit, në fund të javës tjetër. Jeni të gjithë të ftuar! Dhëndrin e kemi, nusen e kemi, është Kavaja jonë dhe ne duam që të shkojmë aty, tamam si në gëzim, si në festë, si në një bashkim të madh. Ju falenderoj me gjithë zemër! Do të doja shumë që këtë fundjavë, më shumë se të interesohemi për partitë, të interesohemi për vogëlushët tanë. Nëse këta vogëlushë e kanë qytetin më të pastër, atëherë e dimë si do shkojë 14 maji! Nëse këta vogëlushë kanë më shumë hapësira si ‘Meteor’ për të luajtur dhe sheshe pa makina, atëherë e dimë cili është drejtimi i duhur. Nëse këta vogëlushë, falë punës së Redit dhe skuadrës së Bashkisë së Kavajës, kanë çerdhe, kopshte, shkolla, më shumë gjelbërim, më shumë hapësira, më shumë pemë e kënde lodrash, atëherë ju them të gjithëve: Votoni për fëmijët tuaj, jo për partitë! Votoni për familjet tuaja, që ta çojmë gjithnjë e më përpara Kavajën dhe Golemin tonë! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra,”- shtoi Veliaj.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranë të cilëve u ka kërkuar që ta votojnë për një tjetër mandat. Bashkë me Veliaj, në takimet me banorët e njësive 5, 10 dhe 13 në kryeqytet, ishte dhe deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj e ministret Delina Ibrahimaj dhe Elva Margariti. Veliaj theksoi se në Shqipëri ka vetëm një forcë politike që çon vendin përpara dhe se sipas tij, ajo është Partia Socialiste.
Pjesë nga fjala e Veliajt:
Fakti që sot na bashkohen me dhjetra qytetarë, është meritë e Partisë Socialiste. Nuk ka rëndësi nëse gjyshi, gjyshja kanë qenë të majtë apo të djathtë, por çdo njeri me mend në kokë thotë: ‘Nëse fëmija im shkon në një çerdhe më të mirë - dhe në Njësitë 5, 10 dhe 13 institucionet arsimore janë më të mira - atëherë familja ime është partia që e çon vendin vetëm përpara’. Nëse shkollat dhe kopshtet janë më të mira, dhe djali dhe vajza ime shkojnë në një shkollë e kopsht më të mirë - këtu afër kemi shkollën e re të Selitës “Murat Toptani”, po ashtu shkollat që kemi bërë në Pezë, në Daias, në Mangull, në Dajt, e deri në Dritas në periferi me Fushë Krujën, janë më të mira, janë ndërtuar me standardin e shkollës ‘Kosova’ - atëherë pavarësisht si kanë votuar gjyshet dhe gjyshërit, këta njerëz kanë vendosur të votojnë për familjen e tyre, që është partia më e rëndësishme për ta çuar Tiranën përpara. Nëse prindërit e tu kanë një park më të gjelbër, dhe me këtë parkun e Liqenit të dyfishuar ka më shumë hapësirë dhe gjelbërim, dhe me parkun e Farkës, që sapo kemi hapur, i kemi dhënë Tiranës një tjetër polmon, atëherë voto për këtë, jo për partinë. Nëse sot kemi mbaruar gjysmën e Unazës, dhe kemi vazhduar nga sheshi ‘Shqiponja’ deri në Farkë të Madhe, atëherë është shumë e rëndësishme që të votosh që t’i vetë të çlirohesh nga trafiku me 7 lotet e tjera që po bëjmë nga Farka e Madhe te ‘Kokonozët’, nga ‘Kokonozët’ te Kodra e Priftit, nga Kodra Priftit në Tufinë, nga Tufina në Paskuqan dhe nga Paskuqani sërish në Laprakë, te sheshi Shqiponja. Voto për këto! Sot nuk duam të shpërndajmë testera partie, nuk duam të bëjmë mbledhje partie, nuk duam të shtojmë anëtarësinë, por sot duam të shtojmë zemrat që rrahin për Tiranën, mendjet që mendojnë për Tiranën dhe mëngët e përveshura që punojnë për Tiranën, që shkon vetëm përpara.
RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Opozitën gjatë takimit që zhvilloi në Rrëshen. Kreu i qeverisë tha se të gjithë ata që përfaqësojnë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thjesht do marrin fondet dhe nuk do të bëjnë asnjë lloj investimi në zonë. Ai ironizoi dhe thirrjet e tyre ‘Rama ik’ dhe tha se sa herë opozitarët kanë ngritur dy gishtat dhe kanë bërë këto thirrje, ai ka qëndruar shumë më tepër. Këtu kujtoi dhe ish-kreun e Partisë Demokratëve, Lulzim Basha. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se nuk mund të presin qytetarët transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe Meta që sipas tij ka llogari të fshehta në banka.
Pjesë nga fjala e Ramës:
E di ç’do bëjnë ata? Do futen aty brenda, siç e kanë bërë gjithmonë, marrin mbledhin gjithë atë tarafin e vet, e fusin brenda në bashki, mbyllin derën dhe thonë, “shëndet tani se kemi ca punë’’, i marrin fondet nga taksat këtu se nga qeveria...Jo se s’duam t’i japim ne po se si marrin dot. Nuk dinë të bëjnë projekte, s’dinë dhe i ndajnë mes njëri-tjetrit , pastaj lënë dhe ca veç e shkojnë marrin autobusa dhe ata 10 veta që ka Ndreca këtu për pastrim dhe ca të tjerë për gjelbërimin, ndriçimin e ku di unë, me kanalizime dhe 30 të tjerë, kapin dhe dy autobusa, i fusin 50 e 50 në dy autobusë dhe i nisin në Tiranë që te thonë “Rama ik’’ me dy gishta. Tani unë s’kam hallin tim se mos kujtojë njeri se do them aman mos i votoni ata se kam hall se do më vinë me autobusë me dy gishta, se sa më shumë vijnë ata me dy gishta tek unë, aq më shumë vij unë këtu me dy këmbë, kështu që ata ik e unë hajde.
E mbani mend që thonin, “Rama ik, Rama ik” ? E iku Luli. Mbani mend fjalën time, do bëhen zgjedhjet në 14 maj, është punë orësh, po hajde dhe punë 2-3 ditësh kur të thonë “ i vodhi, çohuni, Rama ik’’. Po këtë herë do të ikin ata të dy përfundimisht. Ata të dy do ikin po me një ndryshim se Luli iku, po Luli është rehat, shkoi të flerë, Lulin e keni në gjumë tani. Luli pret tani ta zgjojnë e t’i thonë “hajde o Lul tani se paske qenë ti në rregull po ne s’kuptuam gjë’’. Këta nuk do ikin me fjet, këta s’flenë dot se këta kanë punë të tjera, kanë hesape të tjera dhe këto hesape të tjera do t’i lajnë në këtë botë, nuk i lajnë dot në botën tjetër, të jeni të sigurtë.
Drejtësia vonon, thotë populli, por nuk harron. Unë po ju them, drejtësia këtu në Shqipëri ka vonuar sa ia ka plasur shpirtin të gjithëve, por çdo ditë që kalon e ka një shans më pak të harrojë, kështu që të jeni të sigurt për këtë. Dhe të gjitha këto besoj vlejnë për të kuptuar, që mirë, çfarë do dalin të votojmë për ata? Se duhet të më japin një arsye. Një të vetme. “Do luftoj korrupsionin”, thotë Likja. Ore jeni në vete apo jo? A e kuptoni kur thotë Like Floriri do luftojë korrupsionin apo jo? A jeni në vete apo jo? Kjo tregon që ruani ujësjellësit se erdhi ua mori tubat këtu. Se ujin harroje që e devijuan komplet. Do bëjnë transparencë, thotë Likja. Ça transparence? Likja do të shkojë të bëjë transparencë për ato kontot sa lart poshtë nëpër ato bankat e huaja të fshehta. Mbani mend kur thoshin për mua “Edi Rama me konto offshore. Ka 200 milionë euro, ka 500 milionë euro, ka 1 miliardë, i ka në Qipro, i ka në Spanjë, i ka këtu’’? Gjithë adresat e veta! Se unë e kam thënë, njeriu normal nuk të akuzon kot pa prova, po qe se nuk e ka bërë vetë atë që të akuzon. Se duhet ta kesh bërë vetë. Se mua s’më shkon mendja t’i them njeriu ‘’ore ti ke konto offshore’’. Sa më shumë ma thonin, i thoja këtyre, ore më duket se kanë konto këta.
RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar vitën e qytetarëve në Rrëshen për kandidatin e PS-së për Bashkinë, Bdrec Dedaj. Ai e krahasoi me të zgjedhurin nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ për të cilin tha se e lavdërojnë se është ‘djalë i mirë’. Sipas kreut të qeverisë, kjo gjë nuk duhet vënë re pasi të gjithë janë djem të mirë, por duhen parë nga puna që bëjnë. Me humor, kryeministri tha se madje kandidati duhet parë nëse ëhstë ‘kalë i mirë’ dhe a mban ngarkesë sepse djem të mirë janë të gjithë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Nëse do kishim pasur një rrugë më të lehtë, nëse ne nuk do ta kishim pasur imponimin e këtyre forcave të paparashikuara të natyrës që na dolën përballë dhe që do kishin gjunjëzuar edhe një elefant e jo një Shqipëri të vogël dhe ende jo aq të fortë sa për të përballuar goditje të kësaj natyre njëra pas tjetrës, sigurisht ne do kishim bërë shumë më tepër e megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre, ne sot e kemi sjellë ekonominë shqiptare në pikën që mundet të bëjmë rritjen më të madhe historike të pagës, duke bërë që paga mesatare në sektorin publik nga 530 euro që ishte përpara se të fillonte rritja që ka filluar tani në fund të prillit dhe në fillim të majit, deri në prillin e ardhshëm të bëhet 900 euro dhe patjetër kjo do të shoqërohet edhe me rritjen e pagës në sektorin privat, ku ne e kemi çuar pagën minimale në 40 mijë lekë, përtej parashikimit tone, por edhe më programin e atyre të tjerëve që ju e dini shumë mirë si i shkruajnë programet, tamam si ky këtu që thotë “Jam djalë i mire”. Muhabet kot domethënë, djalë i mirë, ne nuk kemi ardhur këtu për të dhënë nuse, ne kemi ardhur këtu për të thënë që në 14 maj nuk po shkojmë në dasëm dhe nuk po kërkojmë dhëndër, por po kërkojmë njeriun që do të marrim në punë për katër vite që do vazhdojë të punojë për Mirditën. Çdo gjë e kisha dëgjuar por një kandidat që thotë “Jam djalë i mirë, më jepni votën” kjo është hera e parë që e dëgjoj dhe kur mua më thonë “Ky është djalë i mirë” them “Nuk kam motër për të martuar, kështu që është i zoti apo nuk është i zoti” se djalë i mirë është për veten e vet, është për familjen e vet, bukuri shumë por a është i zoti, a mban ngarkesë, a e tërheq karrocën, a është “kalë” i mirë se djalë i mirë... por mësa shoh unë, ai i paska gjunjët copë. Unë natyrisht nuk dua të merrem sepse nuk e njoh fare kush është por kam qeshur shumë tani që po vija dhe më thanë “Është njëri që thotë jam djalë i mirë” por përtej djalit të mirë unë mendoj që ky djali, si dhe të gjithë ata djemtë e tjerë që kanë dalë rrugëve për të kërkuar vota për t’u bërë kryetarë bashkie nuk janë mirë këtu (në mendje) mund të jenë këtu (në zemër) ose me ndonjë vend tjetër, por këtu nuk janë mirë sepse të marrësh përsipër t’i japësh fytyrën, t’i japësh emrin, t’i japësh zërin një gërdalle nongrata dhe një tjetri që i madh dhe i vogël e njeh që është i pakorrigjueshëm do të thotë që të mos jesh mirë, që të mos kesh aftësi të arsyetosh se çfarë është mirë dhe çfarë është keq për vendin tënd, në radhë të parë.
LAÇ- Kryeministri Edi Rama ka mbështetur Majlinda Carën, kryetaren aktuale të Bashkisë së Kurbinit, e cila rikandidon në zgjedhjet lokale të 14 majit. Sot, kryeministri Edi Rama ishte në Kurbin për të kërkuar mbështetje për të ndërsa nuk la pa përmendur sjelljen e saj duke thënë se bërtet por bën punën. Por nuk ngurroi edhe të ironizonte kundërshtarin e saj në këto zgjedhje.
"Majlinda s’është ëngjëll. Të hidhet në fyt ndonjëherë kur i thua mirëmëngjes. E di, po çfarë të bëjë Majlinda? Grua po, apo jeni të kollajshëm ju, se mos jeni tolerant ju. I kam thënë butë, butë. O kryeministër. Butë, butë. Mirëpo duhet me e pa produktin kudo ta kthesh kokën sheh që e ka bërë Majlinda me mua sigurisht, me qeverinë qeverinë. Le të bërtasë, por të bëjë punën. Me Beharin ju vjen dimri që në maj e s’shihni më verë me sy këtu. Votojeni. Dilni me flamuj, gjuani me armë e rrini pa ujë pastaj. Pijani Beharin ujit. O Zot, Behar,”- tha Rama.
RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Rrëshen ku ka kërkuar votën e qytetarëve më 14 maj për kandidatin për bashkinë, Ndrec Dedaj. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kushdo që voton për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ turpërosh të gjithë Shqipërinë. Referuar kryedemokratit Sali Berisha, Rama tha se ai është i padëshirueshëm si për Amerikën ashtu edhe të gjithë shqiptarëve.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Jemi një vend i vogël me problemet e veta, që forcohet çdo ditë, që ka shumë akoma për të bërë, por një vend që i kemi bërë vend vetes dhe ku në çdo tryezë ulemi si të barabartë, trajtohemi si të barabartë. Tani më falni, po kur këta miq të mëdhenj që na i hoqën nga duart e na i hoqën nga sytë për gjysmë shekulli kur na mbyllën brenda të gjithëve në një bunker të madh dhe këta miq, këta aleatë të mëdhenj, Amerika në radhë të parë që ka qenë ylli polar i të gjithë atyre në Mirditë që i kanë thënë vetes patriot dhe anti komunist, që janë paraardhësit e atyre që këtu në Mirditë sot i thonë vetes të djathtë. Pra kur këta na i bëjnë me shkrim, jo mua, s’ma bëjnë mua, nuk ia bëjnë as atij gërdallës, ia bëjnë shqiptarëve të gjithëve se po të ishte puna për një person s’kishim pse e bënim me shkrim. Sa njerëz dënohen, sa njerëz ndëshkohen, sa njerëz ekstradohen, sa njerëz përjashtohen nga mundësia për të kapërcyer pragun e Amerikës, por kur e bëjnë me shkrim, e thonë me zë, dalin me figurë dhe e përsërisin që ky individ që ju e keni pasur në krye me vite dhe që vjen vërdallë akoma dhe kërkon votën tuaj është i padëshirueshëm për ne ose shqip: nuk e shohim dot me sy prandaj na i hiqni nga sytë, dhe këta të djathtët të vazhdojnë e t’i shkojnë mbrapa e të vazhdojnë e të thotë do ta votojmë, e të nisen në 14 maj e të dalin nga shtëpia e të shkojnë te qendra e votimit, e të futen në radhe e të mbajnë radhën e kur tu vijë fleta e votimit aty të shënojnë me laps “Bashkë fitojmë me Like Floririn”, këta nuk janë të djathtë, këta nuk kanë lidhje me të djathtën dhe më e keqja akoma, këta s’kanë lidhje fare me ata stërgjyshërit e gjyshërit që u sakatuan, u pushkatuan, u burgosën, u syrgjynosën nga komunizmi pikërisht sepse donin perëndimin. Se për çfarë ishin kundër ata? Ku ishte kundërshtia e atyre që i pati halë në sy komunizmi këtu në Mirditë. Kundërshtia ishte se nuk donin me Moskën, donin me Perëndimin, donin me Amerikën dhe ata sot nuk jetojnë më, janë nderi i Mirditës, i historisë së saj për qëndrimet dhe për rezistencën e tyre. Përjashtoj këtu kë ka bashkëpunuar drejtpërdrejtë me fashizmin kuptohet, po flas për nacionalistët dhe ata do rrotullohen 7 herë në varr kur t’iu shkojë fjala që ata stërnipërit e stërmbesat, apo nipërit dhe mbesat e tyre kanë vajtur dhe votën e lirë për të cilën ata u vranë e kanë përdorur për Like Floririn dhe e kanë përdorur për SaLiken që është një individ i padëshirueshëm për SHBA dhe për BE, se BE nuk e ka mekanizmin ashtu, por derën ia ka mbyllur dhe nuk ka shans të takojë asnjeri, e keni parë të takojë njeri? I takon njeri këta?
LEZHË- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka denoncuar në rrjetet sociale se si urdhërohet punonjësit e administratës që të marrin pjesë në fushatën elektorale të PS-së në Lezhë. Me anë të një postimi në Facebook, Metaliaj shkruan se këtoi mesazhe janë dërguar nga një patronazhsit që është drejtor i Pallatit të Kulturës në Lezhë. Metaliaj i cilësoi këto mesazhe si tallje dhe arrogancë të rilindjes ndaj qytetarëve që sipas saj trajtohen si dele në këtë mënyrë.
Postimi i i Metaliajt:
Miq,lexoni sms e meposhtem sesi patronazhisti drejtor i Pallatit te Kultures Lezhe ja dergon administrates. Turp se si i urdherojne sikur te ishin dele … Kjo eshte tallja dhe arroganca e rilindjes
TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka biseduar me një efektiv policie pas denoncimit që bëri LIVE për një kompani që prodhon asfalt. Pas telefonatës së bërë nga Këlliçi, në vendin ku ai ndodhej mbërriti një polic i vetëm që kallëzimin e mori 'me gojë'. Efektivi nuk kishte asnjë bllok shënimesh me vete dhe asnjë pajisje ku të shënonte zyrtarisht denoncimin e bërë nga Këlliçi. Ky i fundit këmbënguli të kishte një letër që i vërtetonte se kishte bërë një denoncim, por polici tha se akt-eksspertimi është bërë prej tyre, gjë që e konsideron një përmbushje të detyrës.
Pjesë nga biseda:
Belind Këlliçi: Përshëndetje, si jeni, unë jam Belind Këlliçi, unë jam vënë në dijeni që kjo fabrikë që ndodhet këtu është e ndërtuar pa leje. Këtu ngarkohet çdo ditë asfalt që shitet çdo ditë nga menaxherët e kësaj kompanie që menaxhhet nga vetë Bashkia Tiranë. Jam vënë në dijeni që kjo fabrikë nuk ka leje ndërtimi, as mjedisore dhe këtu ngarkohen dhjetra kamionë çdo ditë me asfalt që shiten në të zezë. Kam ardhur këtu të denoncoj këtë ndërtim pa leje, këtë aferë korruptive. Nuk ka patur reagim as nga SPAK, po bëj unë detyrën e tyre. Kam kërkuar të denoncoj LIVE në flagrancë këtë shkelje. Jeni i respektuar në detyrën tuaj pa asnjë paragjykim, unë po bëj detyrën time si qytetar dhe kandidat për të bërë denoncimin. Vetë Bashkia e Tiranës ka ngritur një monument korrupsioni, një ndërtesë pa leje. Unë do t'ju kërkoja ta merrni me shumë seriozitet, këtu nuk ka pasur asnjë hetim nga ana e prokurorisë.
Efektivi: Ne detyrën e bëmë, erdhëm. Akt-ekspertimi është bërë. Tani, pjesa tjetër...
Belind Këlliçi: Ju e keni për detyrë të mbani një procesverbal për këtë gjë. Unë jam personi që kam bërë denoncimin, mund të kem një kopje?
Efektivi: E kemi bërë detyrën, kemi bërë akt-ekspertimin.
Denoncimi për asfaltin elektoral është bërë nga emisioni 'Piranjat'. Emisioni denoncoi se Bashkia e Tiranës po shtron asfalt në rrugët e kryeqytetit dhe se fabrika e asfaltit ndodhet në Kërrabë, por nuk disponon leje ndërtimi. Investigimet tregojnë se parcela ku është ndërtuar fabrika është regjistruar si pyll, madje referuar planit vendor të Bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë parashikim për ndërtimin e një fabrike në këtë truall
TIRANË- Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, zbuloi sot para mediave dhe publikut një fabrikë të paligjshme të prodhimit te asfaltit elektoral, në zonën e Krrabës. Fabrika nuk ka leje, as mjedisore as ndërtimi, dhe as për zhvillimin e aktivitetit. Kelliçi e ka quajtur shkelje të rëndë te ligjit dhe ka lajmëruar policinë e Tiranës. Po ashtu, ekipi i tij ka bërë gati kallezimin penal që do të dorëzohet në Prokurori.
Kandidati i Opozitës tha se përveçse pa leje, fabrika po ashtu kryen evazion fiskal. Kelliçi u shpreh se do të mbajnë përgjegjesi para ligjit për këtë shkelje nga Veliaj e deri tek specialisti i fundit përgjegjës. Ai tha se kjo fabrikë po ashtu ka demtuar shumë ambjentin dhe ajrin duke prodhuar një ndotje alarmante..
"Ndodhemi në kryeqytetin europian të rinisë. Kemi ardhur me të rinjtë e forumit rinor, kemi ardhur ti themi ndal korrupsionit. Po presim patrullën e policisë e cila nuk po vjen. I bëj thirrje SPAK ti bëjë një vizitë kompanive që kanë shtruar rruigët e Tiranës këto 3 muaj, të verifikojnë faturat. Kjo është një aferë e kapur sërish në flagrancë. Ndertimi, pa leje ndërtimi dhe pa leje mjedisore. Ju lutem sic denoncohen ndertimet pa leje ne Tiranë po e bëj edhe unë një denoncim. Ne do te qëndrojmë këtu. Kam prishur gjithë axhendën ditore elektorale. Do të qëndroj këtu me këta të rinj te forumit rinor. Edhe këta nuk kanë kod etike kur vjen puna në luftën kundër korrupsionit. Jemi të vendosur të mbrojmë taksat e qytetarëve. Për skeptikët do tna duhet të presim pak të shohim sjelljen e policisë së shtetit me ne. Jam cdo dite ne zona te ndryshme te qytetit. Na Zallbastar, nje zoteri ishte arrestuar per 5 ditë, sepse kishte hapur dritaren e shtëpisë së tij në Zall Bastar. Ndërkohë ja ku jemi këtu të presim policinë e shtetit, apo bashkinë Tiranë se çfarë përgjigjje do të japin për këtë rast flagrant. Në janar kur denoncova ndërtimin e rrugës ‘Xhon Belushi” ku e kemi dërguar edhe në SPAK, kanë kaluar 4 muaj ende asnjë informacion nga SPAK. Kemi informacion që i gjithë ky proces monitorohet nga një prej drejtorëve të bashkisë, Herion Rrapaj, i cili është përgjegjësi kryesor për këtë proces që ndodh. Do i japim fund kësaj vjedhje që po ndodh në mes të qytetit," tha Këlliçi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar spotin elektoral të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ata janë alternativa e vetme që të shpëtojnë Shqipërinë kundër shpopullimit.
Postimi i Plotë:
Alternativa është 1. Ne jemi Koalicioni i Ndryshimit. Kundër shpopullimit dhe për Prosperitet ekonomik. Bashkë Fitojmë!
BERAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral me mbështetësit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Beratit, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Berisha duke folur me banorët ka deklaruar se rilindasit në parlament vetëm gënjejnë duke thënë gjëra e premtime të pambajtura. Po ashtu Berisha ka prekur dhe gjendjen e energjisë elektike në vend, duke theksuar se strategjia e ndërtimit të HEC-eve që ka ndjekur kjo qeveri ka përmbysur situatën energjitike.
"Para disa ditësh, ish-kreu i bashkisë Nasufi ngrihet në parlament dhe thotë, ja ne e bëmë Beratin me ujë 24 orë. Dhe unë u rikujtova se në vitin 2012 kisha inauguruar bashkë me ministrin gjerman të bashkëpunimit ekonomik, Nibel, ujësjellësin e Beratit, që do të siguronte ujë 24 orë. Epo thashë të paktën paskan ndërtuar fazat e tjera dhe e paskan zgjidhur. Aspak, Berati nuk ka ujë 24 orë, por është një gënjeshtër parlamentare. Unë kam kërkuar që gjejmë një barometër të gënjeshtrave e ta varim aty në parlament se ju nga mëngjesi deri në darkë në sesionet e parlamentit dëgjoni rilindësit që nxjerrin vetëm gënjeshtra ndaj ju.
Në fshatrat e Beratit as nuk bëhet fjalë për furnizim me ujë. Fshatarët e Beratit janë më të braktisur se kurrë. Atëherë u bëj thirrje të votojnë për veten e tyre. Nëse ndjehen mirë, dakord, por nëse konstatojnë se janë braktisur, se fermat e tyre nuk kanë sukses, se prodhimet e tyre nuk rrisin mirëqënien e tyre, atëherë i ftoj të votojnë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja, votoni Zija Ismailin. Po kështu bizneset, Zija Ismaili u zotua këtu për ulje të ndjeshme të tarifave dhe taksave vendore. Unë i garantoj bizneset se programi ynë i taksave të ulëta, mbetet linjë themelore e jona dhe se energjia që është shndërruar sot në një kamxhik për to, do të zbresë nga 220 në 6 lekë kilovatin, ashtu siç e kanë pasur përpara. E bazoj këtë sepse ajo strategji e ndërtimit të HEC-eve e ka përmbysur situatën e energjisë. Shqipëria prej 2 vitesh prodhon 2 miliardë kilovat orë më shumë se konsumi," tha Berisha.
BERAT- Kryedemokrati Sali berisha ka deklaruar se Edi Rama ka vendosur qytetarët në tiraninë e varfërisë. Nga Berati, Berisha ka deklaruar se vota e qytetarëve për Zija Ismailin është vota për ndryshimin e vendit. Po ashtu ai ka theksuar se Rama është fajtori i vetëm që shqiptarët kanë braktisur vendin.
"Nga jugu në veri, po fryn flladi i fitores, po fryn era e ndryshimit, po fryn rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit. Ndaj dhe unë sot këtu nga Berati ftoj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë, me 14 maj të votojnë për veten e tyre. Vota për veten e tyre në bindjen time më absolute është ajo për ndryshimin e Beratit dhe Shqipërisë. Është për ju ajo votë, është për qytetarin ajo votë, sepse votoni për rivendosjen e pluralizmit, votoni kundër pushtetit të të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili edhe engjëll po të jetë, shndërrohet në djall, pa le kur ka rastisur djall imagjinoni se çfarë bëhet, siç është Edi Rama. Vota për Zija Ismailin është votë për dinjitetin tuaj, për liritë tuaja. Sot ne jetojmë në një regjim ku çdo pushtet është përqendruar në dorën e një njeriu. Ky është tipari më thelbësor i të gjitha diktaturave. Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi, skuadra pushkatimi, por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve, duke i vjedhur ata dhe duke i përzënë çdo natë, ditë, javë e muaj nga vendi i tyre. Ky njeri ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë dhe tirania e varfërisë është nga format më të egra të tiranisë. John Kenedi thotë; se njëri nga 3 armiqtë më kryesorë të njeriut është vafëria. I bën thirrje çdo qytetari të Beratit dhe Shqipërisë, a është sot më shumë se 10 vite më parë. Të pyesë veten, pse në këto 8 vite ikën mbi 1 mln shqiptarë nga Shqipëria, pse po boshatisen fshatrat dhe qytetet tona. Me arsyetim të shëndoshë, kryesorë dhe mbi të gjitha është varfëria, e cila nuk vjen nga Zoti, nga natyra, por vjen nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë," tha Berisha.
BERAT- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Edi rama është arkitekt i shkaërrimit. Meta nga Berati është shprehur se Rama para 10 vitesh premtoi ishullin e Beratit, një premtim i pambajtur. Meta bëri thirrje që qytetarët të votojnë Zija Ismailin, në mënyrë që nga korrupsioni të kalojnë te transparenca.
“Edi Rama, arkitekti i shkatërrimit të Durrësit, me Velierën atje 10 mld lekë, që ka goditur zemrën e atij qyteti. Edi Rama, arkitekti i asaj kulle në Korçë. Rama, arkitekti i prishjes së Sheshit të Flamurit. Ka ardhur koha, dhe jam i bindur, që të japë llogari. Ai premtoi para 10 vitesh ishullin e Beratit. Votoni Zija Ismailin, pasi ai do t’ju hapë dyert e bashkisë për të gjithë. Do të kalojmë nga korrupsioni tek transparenca”, tha Meta.

KAVAJË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar takim me strukturat dhe banorë në qytetin e Kavajës. Meta deklaroi se qeveria Rama edhe tërmetin e përdori për të vjedhur pronat e qytetarëve. Meta gjithashtu shtoi se Rama po tenton që të zëvendësojë kavajasit me bangladeshas.
“Edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur dhe për të marrë pronat e qytetarëve. E dini historinë e banorëve në Kombinat. I piketuan që të marrin pronat e tyre për oligarkët. Një shtet anëtare e NATO-s, që aspiron për BE. Si mund të kërkojë ky votat e qytetarëve të Kavajës, ku me kukullat e tij pranuan falimentimin e ujësjellës-kanalizimit të Kavajës. A nuk e falimentuan këta Kavajën? Se vodhën dhe keqmenaxhuan qytetin”, tha Meta.
SARANDË- Kandidati socialist në Sarandë Oltion Çaçi gjatë takimit elektoral me kryeministrin Edi Rama në bashkinë e Sarandës, në mënyrë që të mos harronte fjalimin e tij dhe premtimet elektorale, i kishte shkruar në një letër. Deri këtu çdo gjë është normale, deri tek momenti që Çaçi po shpaloste premtimet e tij. Kjo pasi në momentin që ai premtoi ndërtimin e 4 parkingjeve publike, pasi dy fjalëve të fundit u hoqi shkronjën k dhe e zëvendësoi me shkronjën q.
'Do të ndërtojmë 4 parqingje publiqe', tha Oltion Çaçi.
@artensi saranda do behet perl me 4 parqingje publiqe rsp????????????????. propaganda na fal????. #vetemperpara #ps #edirama #propaganda #patronazhistet #fyp #saranda #albania ♬ original sound - A