LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Rama do të shkatërrojë Komisionin

• Ditën e sotme do të mbahej mbledhja e radhës e Komisionit për Reformën Zgjedhore. • Kjo mbledhje në fakt nuk nisi për shkak të kundërshtisë dhe bllokadës që deputetët e opozitë krijuan në hyrje të sallës. • Si fillim, Garda me urdhër nuk lejoi që deputetët e opozitës të hyjnë në mbledhje, duke formuar kordon te dera. • Përveç deputetëve, garda nuk ka lejuar as gazetarët që të futën në sallë. • Deputeti Flamur Noka deklaroi se sot kanë sjellë vajza nga garda, për t'i futur në sherr. • Deputeti Flamur Noka dhe Damian Gjiknuri janë përplasur ditën e sotme në komisionin e Reformës Zgjedhore. • Deputeti Oerd Bylykbashi në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit u shpreh se Rama po përpiqet që të shkatërrojë Komisionin e Reformës Zgjedhore. 

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore të premten online/ Alibeaj: Nuk kam dhënë pëlqimin, mbledhja të mbahet sot

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në
Alibeaj

TIRANË- Pas bllokimit të mbledhjes fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore për shkak të kaosit të deputetëve të opozitës u njoftua se mbledhja të mbahet online ditën e premte, datë 09.02.2024 në orën 10.00. Pas shpërndarjes së njoftimit nga sekretarja e Komisionit ka reaguar bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj. 

Aliebaj përmes një komunikimi në grupin e Whatsp të Komisionit ka mohuar që mbledhja e së mpremtes online të jetë e dakordësuar siç është njoftuar në këtë grup nga sekretarja e komisionit. Sipas Alibeaj, për këtë mbledhje nuk ka pas asnjë dakordësi mes dy bashkëkryetarëve siç pretendohet në njoftim.

"Përshëndetje Vijola. Këtë njoftim e ke të pasaktë! Nuk kam dhënë pelqimin për mbledhje online ditën e premte. Kërkesa ime është për mbledhje, te komisionit, edhe online, ditën e sotme. Ndaj përcillja bashkekryetarit si kërkese, për të ribërë njoftimin për mbledhje ditën e sotme. Jam në pritje," shkruan Alibeaj.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të mbahet të premten online

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në
Foto ilustruese

TIRANA- Pas bllokimit të mbledhjes fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore, për shkak të kaosit të deputetëve të opozitës, është vendosur që mbledhja të mbahet online. Njoftohet se me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024, në orën 10.00.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Gardisti dhunon gazetarin, reagon Berisha: Dënoj ashpër sjelljen e dhunshme

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha për mes një postimi në Facebook ka dënuar sjelljen e gardistëve ditën e sotme gjatë seancës së komisionit të Reformës Zgjedhore. Berisha ka dënuar sjelljen e dhunshme ndaj gazetarit Ardit Hoxha. Hoxha nuk u lejua të futej në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke u penguar dhe dhunuar. Berisha më tej ka shprëndarë pamje nga dhuna ndaj gazetarit.

"Sjellja brutale e gardianit ndaj gazetarit Ardit Hoxha në krye të detyrës. Dënoj ashpër këtë sjellje të dhunshme ndaj gazetarit Ardit Hoxha," shkuan Berisha. 

2 VITE ME PARE

VIDEO-SKANDALI/ Gardisti dhunon gazetarin Ardit Hoxha, nuk e lejon të raportojë në sallën e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në

TIRANË- Gazetari i Euronews Ardit Hoxha është dhunuar ditën e sotme nga një gardist në Kuvend. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, gazetari po tentonte që të futej në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, në momentin që një prej gardistëve e ka shtyrë.  

Deputetët e Opozitës nuk janë lejuar sot që të hyjnë në sallën ku do të zhvillohej Komisioni i Reformës Zgjedhore. Garda me urdhër nuk po lejon që deputetët të hyjnë në mbledhje, duke formuar kordon te dera. Por në sallë nuk janë lejuar as gazetarët që të futen dhe të marrin pamje. 

2 VITE ME PARE

E shkarkoi Rama, se mbrojti Ahmetajn? Damian Gjiknuri: Kur të dal në pension politik do shkruaj kujtimet e mija

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në

TIRANË- Deputeti Damian Gjinkuri refuzoi që t'i përgjigjej pyetjes së gazetarës në lidhje deklaratën e Arben Ahmetajt se ai u hoq nga detyra si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste pasi i kishte dalë në mbrojtje atij. Gjiknuri u rezervua ta komentonte por tha se në momentin që të dali në pension politik do të shkruaj kujtimet e tij.

“Shpjegimet e mija i kam dhënë atëherë në sekretarin. Kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mija,” tha Gjiknuri.

2 VITE ME PARE

"Rama do që Komisionin e Reformës Zgjedhore ta shkatërrojë"/ Bylykbashi: Nuk mund ta përcaktojë ai kush është Opozita

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashi në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit u shpreh se Rama po përpiqet që të shkatërrojë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se deputetët e opozitës po luftojnë për të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zjedhore. Po ashtu ai theksoi se nuk mund të përcaktojë Rama se kush është Opozita dhe se kush janë përfaqësuesit e saj.

"Duket vendimi i qartë që ka marrë Edi Rama që Komisionin e Reformës ta shkatërrojë. Të shkatërrojë çdo mundësi që parlamenti të bëjë një reformë zgjedhore me konsensus. E ka deklaruar në dhjetor se do të kërkojë numra, Pazar, por jo konsensus, vetëm që të miratojë rregullat që do ai për zgjedhjet që ato të jenë si të 14 Majit,  të mëparshmet. Ajo që kërkon opozita është vendosja e rregullta të drejta e të barabarta, të mjaftueshme, jo të pamjaftueshme,  që të pengojë shtetin të futet në zgjedhje, që shteti të ndahet nga partia në pushtet, që të ndalohen kriminelët të blejnë vota, që të ndalohet sistemi kriminal i patronazhimit, të shtrëngojmë rregulla më të forta që SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm mos t’i shmangen detyrave që kanë. Të gjitha këto Edi Rama nuk i do sepse kërkon një reformë zgjedhore që ta mbyllë me atë që ka bërë pazar, me Lulzim Bashën. Nuk mundet në Komisionin e Reformës Zgjedhore që ta përcaktojë Edi Rama se kush është opozita," tha Bylykbashi.

2 VITE ME PARE

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Noka përplaset me Gjiknurin: Harroje opozitën e emëruar

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në
Debati

TIRANË- Deputeti Flamur Noka dhe Damian Gjiknuri janë përplasur ditën e sotme në komisionin e Reformës Zgjedhore. Noka i është drejtuar Gjiknurit se me opozitë të emëruar nuk kanë për të bërë asgjë. Ndërkohë që theksoi se Opozita e vërtetë është votuar nga shqiptarët dhe kjo reformë do të bëhet vetëm me praninë e saj.

"Harroje opozitën e emëruar. Nuk e zhbëni dot. Me opozitë të emëruar nuk bën dot asgjë. Bashkëkryetarin ta solli Rama. E emërove ti. Ja ku e keni bashkëkryetarin, ku ka vullnetin e opozitës. Të tjerëve jepuni tendera, punësojeni bashkëshortet, kulla jepuni, kate jepuni, por opozitë nuk bëhen. Emrin opozitë nuk ua jepni dot, emrin opozitë ua kanë dhënë shqiptarët. Opozita nuk emërohet, këtu ka një opozitë reale. Shqiptarët do ju kërrejnë,” tha Noka.

2 VITE ME PARE

Reforma Zgjedhore/ Noka: Po gocat pse i kanë sjellë këtu, shtet horrash, ju kanë lënë pa bukë

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në
Salla

TIRANË- Deputetët e Opozitës janë përplasur ditën e sotme me gardën, të cilët nuk i kanë lejuar që të futën në sallën që do të mbahet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputeti Flamur Noka ka deklaruar se sot kanë sjellë vajza nga garda, për t'i futur në sherr. Po ashtu Noka ka theksuar se ky është shtet horrash dhe se garda po mbron shefat e tyre që po i lënë pa bukë 

Pjesë nga diskutimet:

Bylykbashi-Gardës: T’ju bëj një pyetje, ku e keni parë në rregulloren e parlamentit që ky është komision që funksionon në mënyrë partizane.

Garda: Unë nuk di gjë!

Bylykbashi: Ja ta shpjegoj unë. Nëse unë nuk jam aty brenda prishet kuorumi. Tani ti e merr përsipër këtë gjë. Unë jam anëtar i Komisionit, nuk ke drejtë ti të më zëvëndësosh me dikë tjetër.

Garda: Të lutem!

Bylykbashi: Mua më kanë zgjedhur deputetë, kur mos të më zgjedhin bëjmë muhabet tjetër.

Garda: Të lutem!

Noka: Përjashta, dil përjashta! Këtu është Republika e Gardës! Po gocat pse i kanë sjellë këtu, me na fut në sherr!

Bardhi: Pasi i dhunuam gratë dje, sot kanë sjellë goca. Ku i kishin dje, apo…

Noka: Turp, pse shtet është ky?! Shtet horrash, mbroni shtetin e horrave. Ju kanë lënë pa bukë, as rrogën s’jua rrisin dhe ju rrini luftoni për ta. Ju kanë vjedhur. Inceneratorët, keni ndonjë të ardhur ju nga inceneratorët. T’ju vijë turp. Ty i pari dhe do ta paguash ti dhe shefat e tu.

2 VITE ME PARE

Deputetët e Opozitës bllokuan sallën e mbledhjes, komisioni i Reformës Zgjedhore do të mbahet online

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në
Tensionet

TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore do të mbahet online. Mësohet se ky vendim është marrë, pasi salla ku pritej që të zhvillohej kjo mbledhje është bllokuar nga deputetët e Opozitës.

Fillimisht Garda nuk i lejoj deputetët që të merrnin pjesë në mbledhje dhe të hynin në sallë, por pas disa tensionesh dhe përplasjes, deputetët opozitarë mundën që të hyjnë në sallë. Përveç deputetëve, garda nuk ka lejuar as gazetarët që të futën në sallë.

2 VITE ME PARE

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Garda nuk lejon deputetët demokratë të futën në sallë (VIDEO)

Garda nuk lejon deputetët opozitarë/ Vijon ngërçi në
Pamje nga salla

TIRANË- Deputetët e Opozitës nuk po lejohen që të hyjnë në sallën ku do të zhvillohet ditën e sotme Komisioni i Reformës Zgjedhore. Siç shihet në videon e mëposhtme, Garda me urdhër nuk po lejon që deputetët të hyjnë në mbledhje, duke formuar kordon te dera.

Por në sallë nuk janë lejuar as gazetarët që të futen dhe të marrin pamje. 

komisioni per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet