LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

GJKKO shtyn seancën paraprake për Veliajn, kryebashkiaku largon avokatin mbrojtës: Po veproni me dy standarde

• Seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt është shtyrë më 5 janar. • Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme, Veliaj ka qenë vetë prezent, duke kërkuar heqjen e masës së tij për mbajtjen në kafaz. • Ndërkohë që avokati mbrojtës ka kërkuar që të gjitha aktet e dosjes t’i vihen në dispozicion. • Për këtë Veliaj ka deklaruar se GJKKO po vepron me 2 standarde, pasi Ilir Metës iu kanë vendosur në dispozicion aktet e dosjes. • Por sot Veliaj ka larguar nga mbrojtja dhe avokatin Artan Gjermeni, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për mosqëndrim në kafaz gjatë seancave gjyqësore. • Pas largimit të Gjermenit, gjykata i ka caktuar Veliajt si avokate kryesore Valentina Teodoreskun.

4 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Largoi nga mbrojtja Artan Gjermenin pasi nuk e 'nxori' nga kafazi i qelqtë! Shtyhet gjyqi paraprak i Erion Veliajt për në 5 janar

GJKKO shtyn seancën paraprake për Veliajn, kryebashkiaku largon
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka larguar nga mbrojtja avokatin Artan Gjermeni, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzoi kërkesën e tij për mosqëndrim në kafaz gjatë seancave gjyqësore. Pas largimit të Gjermeni, gjykata i ka caktuar Veliajt si avokate kryesore Valentina Teodoreskun.

Ndërkohë, seanca paraprake për kryebashkiakun është shtyrë dhe pritet të zhvillohet më 5 janar. Veliaj ishte i pranishëm personalisht, ndërsa avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që të gjitha aktet e dosjes t’i vihen në dispozicion.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Zbardhet kërkesa e plotë e Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku: Dy standarde, Metës iu vunë në dispozicion aktet

GJKKO shtyn seancën paraprake për Veliajn, kryebashkiaku largon
Erion Veliaj

TIRANË- Kërkesa e plotë e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme është zbardhur. Mësohet se në kërkesën e Veliajt, thuhet se kërkon heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz. 

Ndërkohë që avokati mbrojtës ka kërkuar që të gjitha aktet e dosjes t’i vihen në dispozicion. Për këtë Veliaj ka deklaruar se GJKKO po vepron me 2 standarde, pasi Ilir Metës iu kanë vendosur në dispozicion aktet e dosjes. 

Kërkesa e plotë:

E nderuar Gjykatë, Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndodhet për gjykim në seancë paraprake kërkesa penale e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si atribuim kundër të pandehurit Erion Veliaj për veprat penale objekt gjykimi.

Në seancën gjyqësore paraprake të datës 02.12.2025, nga ana e të pandehurit Erion Veliaj, i pranishëm në këtë seancë, midis të tjerave është kërkuar:

1.            “Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ-së dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së, e cila e konsideron këtë praktikë si trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.

2.            Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes, në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.

3.            Shtyrjen e procedurës derisa kjo e drejtë elementare — e drejta për t’u mbrojtur — të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale.”

Kjo kërkesë e paraqitur nga i pandehuri Erion Veliaj, me vendim të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar datë 02.12.2025 është rrëzuar me argumentet e cituar në procesverbalin gjyqësor të seancës.

Konstatojmë se ka qëndrime të ndryshme pranë kësaj Gjykate në zbatimin e ligjit procedural penal, lidhur me njohjen e akteve bazuar posaçërisht në nenet 34/a dhe 327 pika 2 & 3.

Konstatohet se në shumicën e rasteve, të pandehurve të ndryshëm, u mundësohet njohja me aktet dhe marrja e kopjes së tyre.

Posaçërisht, i sjellim në vëmendje kësaj Gjykate se në procedimin penal nr.55 të vitit 2019, në seancën e datës 04.12.2025, e njëjta kërkesë për njohje dhe kopje të akteve është paraqitur nga vetë i pandehuri në seancë, dhe nga ana e Gjykatës kjo kërkesë është pranuar, duke urdhëruar organin procedues që ti mundësoj të pandehurit në paraburgim kopje të akteve të kërkuara personalisht nga ai. Rasti e sjell që edhe në procedimin penal nr. 55/2019, një nga përfaqësuesit e organit të akuzës përkon si në procedimin e relatuar dhe në procedimin ndaj të pandehurit Erion Veliaj.

Duke patur parasysh mënyrën e ndryshme të vendimmarrjes së kësaj Gjykate për procedimin kundër të pandehurit Erion Veliaj si dhe nevojën për të garantuar trajtim të barabartë të të pandehurve në zbatimin e nenit 34/a dhe 327 pika 2 dhe 3, mbi të drejtën e njohjes dhe marrjes së kopjes së akteve, personalisht nga i pandehuri, konstatojmë se qëllimi i kësaj kërkese është të vendoset i njëjti standard për mënyrën e procedimit dhe palët pjesëmarrëse në gjykimin e pranë kësaj Gjykate.

Qëllimi i kësaj kërkese nuk është zvarrijta e procesit por garantimi i të drejtës kushtetuese në bazë të nenit 31 të Kushtetutës i cili parashikon se të pandehurit në paraburgim i duhet vënë në dijeni të plotë, reale dhe efektive materiale të çështjes, të cilat në rastin konkret përbëjnë një volum prej afërsisht 60.000 faqe (në mënyrë elektronike 21 gb).

Theksojmë se kjo Gjykatë ka arsyetuar mbi rrëzimin e kërkesës për njohje me aktet me argumentin se është njohur mbrojtësi i zgjedhur nga i pandehuri Erjon Veliaj dhe është marrëdhënia e tij me të pandehurin për ta njohur atë më aktet.

Ndërkohë, neni 327, pika 2 dhe 3 të Kodit të Procedurës Penale parashikojnë se:

“2. Brenda afatit të parashikuar nga neni 324, i këtij Kodi, prokurori njofton mbi përfundimin e hetimeve paraprake të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit.

3. Njoftimi përmban përshkrimin e përmbledhur të faktit penal për të cilin procedohet, kohën dhe vendin e kryerjes, cilësimin juridik, lajmërimin për depozitimin e akteve në sekretari dhe të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje.”

Nga interpretimi literal i nenit 327, pika 2, rezulton se prokurori është i detyruar të njoftojë secilin subjekt të listuar në mënyrë të veçantë, pra “të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën”. Përdorimi i presjeve dhe renditja e pavarur e subjekteve provon se njoftimi nuk është unik, nuk është i bashkuar dhe nuk është i zëvendësueshëm midis tyre. Ligji nuk përdor shprehje si “përmes mbrojtësit” ose “njoftimi i bërë mbrojtësit vlen për të pandehurin”. Përkundrazi, formulimi gramatikor tregon qartë se çdo subjekt ka të drejtë të marrë njoftimin e të njihet me aktet personalisht, dhe jo përmes një subjekti tjetër.

Pika 3 e nenit 327 përcakton se njoftimi duhet të përmbajë edhe “të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje”. Kjo e drejtë u adresohet të gjithë subjekteve që marrin njoftim sipas pikës 2, pra edhe vetë të pandehurit. Dispozita nuk parashikon se e drejta e të pandehurit konsumohet ose shuhet nga ushtrimi i saj nga mbrojtësi. Përkundrazi, struktura gramatikore dhe logjika e dispozitës tregojnë se çdo person i njoftuar ka të drejtën autonome të njihet personalisht me aktet, pa u zëvendësuar nga një përfaqësues.

Arsyetimi i gjykatës se njohja e mbrojtësit mjafton edhe për të pandehurin bie ndesh me interpretimin literal të ligjit, pasi dispozita i drejtohet qartë dy subjekteve të dalluara: të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. Në mungesë të një formule ligjore që tregon se mbrojtësi zëvendëson të pandehurin për efekt të njoftimit, nuk mund të krijohet artificialisht një efekt i tillë. Mbrojtësi është një garantues procedural, por jo zëvendësues i të drejtave personale të të pandehurit, të cilat ligji i njeh në mënyrë të vetëqëndrueshme.

Në momentin që i pandehuri shpreh vullnet të drejtpërdrejtë për t’u njohur vetë me aktet, organi procedues ka detyrimin ligjor t’ia garantojë këtë të drejtë. Ky vullnet nuk mund të shpërfillet me arsyetimin se mbrojtësi ka pasur akses në dosje, pasi e drejta procedurale e të pandehurit është personale dhe e pavarur nga mënyra e ushtrimit të mbrojtjes nga avokati. Refuzimi i gjykatës për të vlerësuar kërkesën e drejtpërdrejtë të të pandehurit bie ndesh me strukturën dhe tekstin e dispozitës ligjore.

Nëse do të pranohej që mjafton njohja e mbrojtësit, atëherë përfshirja e të pandehurit në listën e subjekteve që duhet të njoftohen bëhet plotësisht e panevojshme.

Dispozita procedurale duhet të interpretohet në mënyrën që jep më shumë garanci për të pandehurin dhe jo që i kufizon ato. Midis dy interpretimeve – një që e njeh të drejtën e të pandehurit për të parë vetë aktet, dhe një që e mohon atë me arsyetimin se është njohur avokati – duhet të prevaloj interpretimi që garanton të drejtën efektive të mbrojtjes.

Arsyetimi i gjykatës e kthen të pandehurin në subjekt pasiv të procesit, duke kufizuar padrejtësisht një të drejtë të dhënë qartë nga ligji.

Për këto arsye bazuar në nenet 112, të Kodit të Procedurës Penale; 34/a, 327/2/3, 332/c; të Kodit të Procedurës Penale, nenet 31 e vijues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Nenet 3, 6 e vijues të KEDNJ.

KËRKOJMË

-              Revokimi i vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 02.12.2025.

Ju faleminderit.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Veliaj largon nga mbrojtja Artan Gjermenin pasi nuk e 'nxori' nga kafazi i qelqtë! Gjykata i cakton avokat tjetër

GJKKO shtyn seancën paraprake për Veliajn, kryebashkiaku largon
Erion Veliaj, GJK

TIRANA- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka larguar nga mbrojtja avokatin Artan Gjermeni, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzoi kërkesën e tij për mosqëndrim në kafaz gjatë seancave gjyqësore. Pas largimit të Gjermeni, gjykata i ka caktuar Veliajt si avokate kryesore Valentina Teodoreskun.

Ka nisur sot seanca paraprake për kryebashkiakun Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme. Veliaj ishte i pranishëm personalisht, ndërsa avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që të gjitha aktet e dosjes t’i vihen në dispozicion.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./ Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Mbahet seanca paraprake për Veliajn në GJKKO, kryebashkiaku i pranishëm, avokati: T'i vihen në dispozicion të gjitha aktet

GJKKO shtyn seancën paraprake për Veliajn, kryebashkiaku largon
Erion Veliaj

TIRANË- Seanca paraprake për Erion Veliajn në Gjykatën e Posaçme ka nisur ditën e sotme. Në seancë ka qenë i pranishëm vetë kryebashkiaku i arrestuar. Ndërkohë që avokati mbrojtës ka kërkuar që Veliajt t'i vihen në dispozicion të gjitha aktet e dosjes.   

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë