LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjykata lë në burg Faruk Ozer! Bosi turk i kriptomonedhave: Më rrezikohet jeta, mos më ekstradoni

• Themeluesi i "Thodex", Faruk Fatih Özer është lënë ditën e sotme në burg nga gjykata e Elbasanit. • Gjykata ka miratuar kërkesa për ekstradim e tij në Turqi. • Në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta e se e gjithë kjo që po bëhet ndaj tij është një sulm politik. • Avokatja e tij, ka kërkuar që procesi të kryhet në Shqipëri ndërsa ka deklaruar para togave të zeza se nuk e dinte që kërkohej ndërkombëtarisht por kishte ardhur për të investuar. •Özer u arrestua në jug të vendit më 30 gusht pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. • Ai dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Faruk Ozer u la në burg, avokatja: Erdhi në Shqipëri për të investuar, të dëmtuarve u ka kthyer paratë

Gjykata lë në burg Faruk Ozer! Bosi turk i kriptomonedhave: Më
Avokatja

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi të lërë në arrest me burg Faruk Ozer, të dyshuar si person që ka mashtruar shumë persona përmes kriptomonedhave. Pas përfundimit të seancës ajo u shpreh se akuzat që janë ngritur ndaj Ozer janë të rreme e se klienti i saj i ka kthyer paratë të gjithë viktimave. 

'Ai do të jetë në burg për procesin e ekstradimit. Ne do ta apelojmë vendimin. Bëhet fjalë vetëm për politikë. Në mediat shqiptare dhe ato turke thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliard dollarë sicc thuhet në media. Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve. Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike.  Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar'- është shprehur ajo. 

Turku fshihej në Shqipëri ndërsa arrestimi i tij u krye më 30 gusht në një hotel në jug të vendit. Ai jetonte më parë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në një banesë me qira. 

Turku Özer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol. Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40 vjet për 3 krime.

3 VITE ME PARE

VD-Gjykata e Elbasanit lë në 'arrest me burg' bossin turk të kriptomonedhave Faruk Ozer

Gjykata lë në burg Faruk Ozer! Bosi turk i kriptomonedhave: Më
Seanca

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit dha ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest me burg' për bossin e kriptomonedhave, Faruk Ozer. Gjatë seancës Ozer kërkoi që të mos ekstradohej pasi i rrezikohet jeta në Turqi. Po ashtu, avokatja e tij kërkoi që klienti të mos ekstradohet drejt Turqisë me arsyetimin  se atje i rrezikohet jeta.

Për dy bashkëpuntorët e tij, masa e sigurisë do të zhvillohet ditën e nesërme. 

Turku fshihej në Shqipëri ndërsa arrestimi i tij u krye më 30 gusht në një hotel në jug të vendit. Ai jetonte më parë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në një banesë me qira. 

Turku Özer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol. Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40 vjet për 3 krime.

3 VITE ME PARE

'Sulm politik'/ Bosi i monedhave virtuale, Ozer: Mos më ekstradoni në Turqi, më rrezikohet jeta

Gjykata lë në burg Faruk Ozer! Bosi turk i kriptomonedhave: Më
Faruk Ozer

ELBASAN- Ditën e sotme ka dalë para trupës gjykuese bosi i monedhave virtuale, Faruk Ozer. Ai ka kërkuar nga autoritetet vendase që të mos e ekstradojnë pasi ka frikë për jetën e tij. Duke e cilësuar të gjithë këtë si sulm politik, Ozer tha se i rrezikohet jeta në Turqi. 

“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, kështu ka thënë bosi turk i kriptomonedhave në seancën gjyqësore që po mbahet në Elbasan, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ozer dyshohet se mashtroi 400 mijë njerëz me investimet për monedhat virtuale duke përfituar 2 mld dollarë.

3 VITE ME PARE

Me të njëjtat rroba që kishte kur u arrestua, Ozer del në gjyq, avokatët i erdhën nga Turqia

Gjykata lë në burg Faruk Ozer! Bosi turk i kriptomonedhave: Më

ELBASAN- Faruk Ozer, 28-vjeçari që u vu në pranga pasi akuzohet nga Turqia për një mashtrim prej 2 miliardë dollarësh ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit. Me të njëjtat rroba që mbante kur u vu në pranga në Palasë, Ozer shihet i qetë në sallë teksa mbante pranga në duar.

Gjyqtari i seancës është Elis Dini, ndërsa avokatët kanë ardhur nga Turqia me kerkesë të vetë Ozer.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën arrest me burg për biznesmenin Ozer, i cili do të ektradohet drejt Turqisë.

3 VITE ME PARE

U kap në Palasë, del sot para gjykatës bosi turk i kriptomonedhave Faruk Fatih Özer

Gjykata lë në burg Faruk Ozer! Bosi turk i kriptomonedhave: Më
Faruk Ozer

TIRANË- Themeluesi i "Thodex", Faruk Fatih Özer do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për turkun i cili u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë.

Özer nuk ka marrë avokat, por do të caktohet kryesisht nga gjykata. Prokuroria e Elbasanit thotë se bossi i kriptomonedhave është identifikuar nga shenjat e gishtërinjve. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë. 

Turku fshihej në Shqipëri ndërsa arrestimi i tij u krye më 30 gusht në një hotel në jug të vendit. Ai jetonte më parë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në një banesë me qira. 

Turku Özer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol. Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40 vjet për 3 krime.

faruk ozer arrestohet faruk ozer

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion