LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjykata Ndërkombëtare e do në pranga/ Biden: Vendim i justifikuar! Putin s'e 'vret mendjen', xhiro në Krime: Festojmë ankesimin (REAGIMET)

• Urdhër-arresti i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare ndaj liderit rus me akuzën për krime lufte në Ukrainë dhe dëbimin me forcë të mijëra fëmijëve nga Ukraina në Rusi, ka ngjallur reagime të shumta nga ndërkombëtarët. • Një reagim ka ardhur sot edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i cili është shprehur se vendimi i Gjykatës në Hagë është i justifikuar pasi Putin ka kryer krime luftë në Ukrainë. • Gjatë ditës priten reagime të tjera. Sakaq, theksojmë se një urdhër-arresti u lëshua gjithashtu edhe për Maria Alekseyevna Lvova-Belova, komisionerja e Rusisë për fëmijët, me akuza të ngjashme për krime lufte. • Sipas burimeve nga gjykata në Hagë, nëse Putin dhe komisionerja shkelin në një nga 123 shtetet anëtare të GJPN-së, atëherë autoritetet në ato vende do të jenë të detyruara t'i arrestojnë dhe transferojnë në Hagë. Kremlini tha se Rusia, e cila nuk e njeh GJPN-në, i konsideroi akuzat e ngritura nga gjykata të papranueshme. • Megjithëse Rusia dhe SHBA dikur ishin nënshkruese të Statutit të Romës traktati që themeloi GJPN SHBA nuk e ka ratifikuar kurrë marrëveshjen, ndërsa Rusia u tërhoq pas kritikave të gjykatës për aneksimin e Krimesë në vitin 2014. Krahas urdhër-arrestit të GJPN-së, SHBA-ja veçmas ka arritur në përfundimin se forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Lituania mesazh presidentit rus: Putin, Haga po të pret!

Gjykata Ndërkombëtare e do në pranga/ Biden: Vendim i
Parrulla

VILNIUS- Lituania i ka dërguar një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin pasi u lëshua një urdhër arresti për të dyshuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme e vendit ka postuar një foto të një pankarte në një rrokaqiell në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku shkruhet: Putin, Haga po të pret.

POSTIMI ME FOTO: 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Putin nuk është mirë! Shfaqet sërish duke çaluar...

Gjykata Ndërkombëtare e do në pranga/ Biden: Vendim i
Vladimir Putin

KRIME- Vladimir Putin u pa duke çaluar teksa bëri një vizitë të papritur në Krime në "kulmin" e pretendimeve se po vuante nga probleme shëndetësore. Vizitën e bëri një ditë pasi u lëshua urdhërarresti nga Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës për liderin rus. 

70-vjeçari sfidoi Perëndimin dhe shkoi sot në Krimenë e aneksuar.

Pamjet duket se tregojnë Putinin në portin detar të Sevastopolit, i cili është shënjestruar nga sulmet e përsëritura të Ukrainës në muajt e fundit. Por u vu re se gjatë gjithë kohës çalonte.  Putini u pa me zëvendësin e tij Mikhail Razvozhayev, guvernator i Sevastopolit të pushtuar, i rrethuar nga gjashtë truproja të mëdha, të veshur me xhaketa të papërshkueshme nga plumbat.

Sot shënohet përvjetori i nëntë i aneksimit të paligjshëm të Krimesë.

3 VITE ME PARE

Hakëmarrje ndaj urdhër arrestit? Britania ngre alarmin: Putin ka dhënë urdhrin për mobilizim më të gjerë ushtarak

Gjykata Ndërkombëtare e do në pranga/ Biden: Vendim i
Vladimir Putin

RUSI- Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se Rusia po përgatitet për një rekrutim më të gjerë ushtarak, pasi lufta e saj kundër Ukrainës po kalon në vitin e dytë. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se ligji mund të kalojë dhe të hyjë në fuqi në janar, shkruajnë mediat e huaja. 

Po ashtu mediat e huaja raportojnë se projektligji do të rriste moshën maksimale për rekrutim në 30 dhe gradualisht do të rriste moshën minimale në 21 deri në vitin 2026. Autorët e projektligjit vunë në dukje se ai do të garantonte arsim të lartë për rekrutët dhe do të kursente para nga buxheti për provimet mjekësore për rekrutët më të rinj që kanë më pak gjasa të shërbejnë në një fushë beteje. 

3 VITE ME PARE

VIDEO- Dalja e parë publike pas urdhër-arrestit, Putin shfaqet dhe provokon në Krime, "feston" përvjetorin e aneksimit

Gjykata Ndërkombëtare e do në pranga/ Biden: Vendim i
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Sevastopol të Krimesë për të "festuar" 9-vjetorin e aneksimit të këtij rajoni nga Ukraina. Presidenti rus do të marrë pjesë në hapjen e shkollës artistike dhe qendrës "Korsun". Kjo është hera e parë që Vladimir Putin është parë në publik që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë. 

Tani e tutje Putin nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në asnjë nga 123 vendet që janë pjesë në ICC, por presidenti rus mund të udhëtojë në SHBA dhe Kiev pa pasur nevojë të shqetësohet për ndalimin dhe dorëzimin në autoritetet publike. Po ashtu Edhe Kina, India, Irani dhe Siria janë në fakt ndër vendet që nuk kanë nënshkruar Statutin e Romës të vitit 2002, dokumenti formal që sanksionoi lindjen e ICC-së.

3 VITE ME PARE

Putin viziton Krimenë në 9 vjetorin e aneksimit nga Ukraina

Gjykata Ndërkombëtare e do në pranga/ Biden: Vendim i
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar gadishullin e aneksuar të Krimesë për të shënuar nëntë vjetorin që Rusia e pushtoi atë, shkruan The Guardian. 

Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014, tetë vjet përpara se të fillonte pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Ukraina thotë se do të luftojë për të dëbuar Rusinë nga Krimea dhe të gjithë territoret e tjera që Rusia ka pushtuar në luftën njëvjeçare.

Pavarësisht thirrjeve nga Volodymyr Zelenskyy që trupat ruse të tërhiqen nga rajoni, Putin nuk ka treguar asnjë qëllim për të hequr dorë nga arritjet e Kremlinit. Në vend të kësaj, ai ka theksuar rëndësinë e Krimesë.

3 VITE ME PARE

Akuzat për krime lufte ndaj Putin/ Reagon Scholz: Askush nuk është mbi ligjin

 

Gjykata Ndërkombëtare e do në pranga/ Biden: Vendim i
Olaf Scholz

 

GJERMANI-  Kancelari gjerman Olaf Scholz përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Ai deklaroi se ky vendim dëshmon më së miri faktin se askush nuk është mbi ligjin. 

"Gjykata Ndërkombëtare Penale është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës... Fakti është se askush nuk është mbi ligjin dhe kjo është ajo që po bëhet e qartë tani," tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida.

Një urdhër-arresti u lëshua gjithashtu edhe për Maria Alekseyevna Lvova-Belova, komisionerja e Rusisë për fëmijët, me akuza të ngjashme për krime lufte. Sipas burimeve nga gjykata në Hagë, nëse Putin dhe komisionerja shkelin në një nga 123 shtetet anëtare të GJPN-së, atëherë autoritetet në ato vende do të jenë të detyruara t'i arrestojnë dhe transferojnë në Hagë. Kremlini tha se Rusia, e cila nuk e njeh GJPN-në, i konsideroi akuzat e ngritura nga gjykata të papranueshme. Megjithëse Rusia dhe SHBA dikur ishin nënshkruese të Statutit të Romës traktati që themeloi GJPN SHBA nuk e ka ratifikuar kurrë marrëveshjen, ndërsa Rusia u tërhoq pas kritikave të gjykatës për aneksimin e Krimesë në vitin 2014. Krahas urdhër-arrestit të GJPN-së, SHBA-ja veçmas ka arritur në përfundimin se forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

3 VITE ME PARE

Urdhër arresti ndaj Putin/ Reagon Biden: Vendim i justifikuar! Lideri rus ka kryer krime lufte

Gjykata Ndërkombëtare e do në pranga/ Biden: Vendim i
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar për herë të parë lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ndaj presidentit rus Vladimir Putin me akuzën për krime luftë në Ukrainë. Ai është shprehur se vendimi nga GJNP është i justifikuar, pasi sipas tij, lideri rus ka kryer vërtetë krime luftë në Ukrainë. 

"Unë mendoj se është i justifikuar [urdhri]", tha ai. 

Një urdhër-arresti u lëshua gjithashtu për Maria Alekseyevna Lvova-Belova, komisionerja e Rusisë për fëmijët, me akuza të ngjashme për krime lufte. Nëse ata shkelin në një nga 123 shtetet anëtare të GJNP-së, atëherë autoritetet në ato vende do të jenë të detyruara t'i arrestojnë dhe transferojnë në Hagë. Kremlini tha se Rusia, e cila nuk e njeh GJNP-në, i konsideroi akuzat e ngritura nga gjykata të papranueshme, shkruan Skyneës. 

Megjithëse Rusia dhe SHBA dikur ishin nënshkruese të Statutit të Romës - traktati që themeloi GJNP - SHBA nuk e ka ratifikuar kurrë marrëveshjen, ndërsa Rusia u tërhoq pas kritikave të gjykatës për aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Krahas urdhër-arrestit të GJNP-së, SHBA-ja veçmas ka arritur në përfundimin se forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

“Nuk ka dyshim se Rusia po kryen krime lufte dhe mizori (në) Ukrainë, dhe ne kemi qenë të qartë se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Rusia tha se urdhrat e GJNP ishin të pavlefshme pasi nuk e njeh gjykatën.

gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet