Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike-së do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. • Këtë e bëri me dije sot vetë kreu i PD-së Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë. Berisha theksoi se fillimisht do të kërkojnë përjashtimin e Sokol Sadushit nga gjykimi. • Po gjithashtu nuk përjashtoi as dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut, nëse nuk merret një vendim i drejtë nga Gjykata e Lartë. • Sipas Berishës ne jemi vendi i parë në Këshillin e Evropës që kërcënohet demokracia dhe bëhet palë ai që nuk është palë në gjyq. • Po ashtu Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim si autorë të vendimit të Gjytatës së Apelit.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, një ditë pas vendimit të Apelit për vulën e PD-së. Në fjalën e saj, nga selia e PD-së, kryedemokrati Berisha edhe njëherë nuk i kurseu akuzat ndaj ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila sipas tij bëri gjithçka për të mbajtur Lulzim Bashën në krye të PD.
"Duhet të pranojmë që përpjekje nuk pati vetëm nga McGonigal, por kaq e angazhuar në mënyrën më të papërgjegjshme ishte dhe McGonigal me fustan apo zonja Yuri Kim e cila ka heshtur nga 25 janari deri sot, nuk shqipëron një fjalë, nuk u thotë një fjalë të vetme shqiptarëve për gjëmën që McGonigal i kontraktuar nga Rama u përpoq ti bënte opozitës.
Ajo në detyrë përdori gjithë pushtetin e Ambasadës së SHBA për të mbajtur kryetar të kësaj partie Lulzim Bashën, njeriun e paguar me para ruse. Ka një enigmë të madhe në përpjekjet e kësaj zonje, si mundet që përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë të bëjë gjithçka që të vendosë në krye të opozitës si kryeministrin alternativ njeriun e financuar nga rusët? I bëj thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit dhe FBI të hetojë këtë veprimtari,"-tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të dorëzojë nesër në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dokumentat për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit. Vendimin e njoftoi në mbledhjen e grupit parlamentar, pasditen e sotme. Sipas tij, deri në momentin që nuk është bërë rekurs në fuqi për vulën mbetet vendimi i gjykatës së faktit.
"Rikthemi tek problemi i ditës, për të cilin jemi mbledhur. Në diskutimet e bëra në kryesi dhe grupe më të ngushta është arritur në përfundimin se vendimi i Apelit është një histori turpi që nuk mund të pranohet kurrë, ndaj dhe sapo të zbardhet në do të bëjmë rekurs, në Gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe në gjykatat Europiane të të drejtave të njeriut. Do të bëjë rekurs sepse që nga Roma antike e deri më sot, ku ka sunduar ligji kurrë nuk është bërë palë në një gjyq, ai që nuk ka qenë palë dhe së fundmi ai që në sallën e gjyqit deklaroi se nuk ishte palë. Palë pra ishte Edi Rama me Edlira Kokonën që e kishte përdorur si postiere për letrat dhe këto, e cila ka rekorde të vërteta mafioze, të një njeriu të korruptuar, të kapur me dosje të rënda kur ka qenë në poste të tjera, ndakj dhe ajo tregohet e prirur të kryejë çdo mision.
Vetëkuptohet, nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrim. Vendimi i gjykatës deri sa të vendosë gjykata më e lartë, sepse ky vendim është plotësisht i rikursueshëm në natyrën e tij.
Por ka një arsye tjetër po kaq të fortë. Kodi zgjedhor në nenin 64, pika 2, b; përcakton që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të Partisë, Adresa dhe gjithçka tjetër rreth tij. Në deklaratën e tij se nuk do të blejë vota, nuk ka parashikuar se kryetari është i blerë vetë. Se çfarë ndodh? Edi Rama e mban dhe Lulzim Basha në një akt vetëposhtërimi të paimagjinueshëm, pasi e detyruan deputetët të japë dorëheqjen dhe e dha dorëheqjen, që nga marsi e deri më tani, tani i thotë Edi Rama që nuk ke dhënë dorëheqjen, je kryetar dhe e ngarkon me detyrë, meqenëse banaliteti shkon gjer në qiell, po u paraqite ti si kryetar, vetëm për të emëruar Enkelejdin kryetar. Për të autorizuar Enkelejdin në emrin tënd, Alibashën në emrin e tij. Kjo është skema. Unë besoj se KQZ-ja nuk do të pranojë kurrë një gjë të tillë. Them se do ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe nuk do të lozë me një procedurë të tillë, e cila damkos zgjedhjet, institucionin e administrim të tyre, pa filluar. Ndaj dhe ne do të paraqesim të gjithë dokumentet për regjistrim në KQZ, siç na takon. Dorëzojmë edhe vendimin, i cili në kohën që nuk është bërë rekursi, është në fuqi plotësisht, vendimi i gjykatës së faktit. Normalisht duhet të jetë i vetmi vendim, nuk shqyrtohen kurrë në Apel këto vendime,"-tha Berisha.
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit mënyra më e mirë për të hyrë në zgjedhje është ajo e koalicionit. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Berisha la hapur dhe mundësinë që të hyjnë në zgjedhje me kandidatë të pavarur.
“U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin. Vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin. E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari. Sot do mbledhim grupin e deputetëve, ndërsa nesër kandidatët dhe këshilli kombëtar. Kemi besim tek Gjykata Europiane sepse janë shkelur të gjitha parimet e drejtësisë në një vend anëtar të Këshillit të Europës. Mënyra më e mirë deri tani është ajo e koalicionit. Për 14 majin propozim është kaoalicioni dhe me kandidatë të pavarur, që ka pasur pak mbështetës”, tha ai.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të ditura hapat e tjera që do të ndjekë pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Berisha tha se vendimi do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë dhe do të kërkojnë përjashtimin e Sokol Sadushit nga gjykimi. Po ashtu Berisha nuk përjashtoi dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Strasburgut, nëse nuk merr zgjidhje nga Gjykata e Lartë. Sipas Berishës ne jemi vendi i parë në Këshillin e Evropës që kërcënohet demokracia dhe bëhet palë ai që nuk është palë në gjyq.
"Vendimi i Edi Ramës për të prishur vendimin e Gjykatës së Faktit, që u firmos nga 3 gjykatës të marrë peng, do hyjë në analet e drejtësisë shqiptare dhe botërore, si njolla më e zezë e turpit. Se shkeli një parim nga Roma e lashtë gjer më sot, se në një proces nuk mund të jetë kurrë palë ai që nuk ka qenë palë. Ky është rasti i parë në historinë e botës. Por palë ishte Edi Rama. Pala e vërtetë ishte Edi Rama. Për të mos i lënë një turp historik, vetes, edhe avokati tha se nuk jemi palë. Nuk kishte rëndësi, sepse ata kishin firmosur vendimin para se të hapej procesi. Ndaj dhe mbi të gjithë qëndrimet e PD-së, do të diskutojmë gjerësisht në këtë mbledhje, do diskutojmë në forumet e saj. Por duhet t’u njoftoj se vendimi në tërësi i juristëve është që ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. E them unë, që njerëzit mund të habiten se si ta dërgojmë ne te Sadushët. Ne do e dërgojmë në Gjykatën e Lartë. Do kërkojmë përjashtimin e Sadushit nga gjykimi. Nuk presim asgjë tjetër, se urdhri është po ky, por ne do ndjekim procedurën në gjykatën ndërkombëtare. Sepse ka ndodhur një gjë që në një vend anëtar të Këshillit të Europës, në një vend të lirë në botë, nuk ndodh që të shpallet palë ajo që nuk është palë. Rregulli për ta dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen, kërkon që të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme ambasadoren Yuri Kim për vendimin e gjykatës së Apelit. Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e kryesisë Berisha theksoi se Kim donte që të mbante në krye të PD-së Lulzim Bashën të financuar nga rusët.
"Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar për situatën e krijuar. Sot pasdite mblidhet grupi parlamentar. Nesër do mblidhen kandidatët dhe në darkë Këshilli Kombëtar. Vendimet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Cilat do jenë qëndrimet tona para këtij akti të turpshëm. Akt ekstrem armiqësor ndaj nesh. Nga një mafie që nuk ka asnjë parim. Që nuk respekton asnjë ligj. McGonigalët dhe Edi Rama, me kombinacionet e tyre morën peng Lulzim Bashën. A është vetëm kjo? Jo. E ka me shkrim guvernatorja: Që do shkatërrohet PD-ja. Kur ajo bënte presione të jashtëzakonshme për të realizuar qëllimet, shkatërrimin e opozitës. Qëllimi i saj ishte të mbante Lulzim Bashën, njeriun e financuar nga rusët, në krye të PD-së. Ky ishte qëllimi! Dhe vazhdohet më tej, haptas deklaroi se nuk ka rëndësi kush voton dhe si voton, ka rëndësi kë emëron ajo kryetar. Pasi iku Lul Brava, u përqendrua te AliBasha. I cili ju siguroj se pas ditës se djeshme, nuk ka as 10 vetë pas vetes," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit ditën e djeshme për vulën e PD-së. Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se me këtë vendim, Rama tregoi se e ka kapur tmerri për zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, zgjedhjet do të tregojnë se demokratët janë të pamposhtur.
"E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Edi Ramës, për të bllokuar regjistrimin er PD në zgjedhje e pas Bravës të marrë për vete dhe Lul Bashën, vulën e kësaj partie. Ky moment, është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është dhe segmentet e mafies ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtuar, ata u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike e peng politik në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Ramës, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore politike opozitare. Ky është paradoksi më i madh, jo për Ramën, Rama ka origjinë xhelatërish ndaj pluralizmit dhe kundërshtarit politik," tha Berisha.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të mbledhë sot në orën 12:00 Kryesinë e Partisë, për të diskutuar mbi rrugën që do të ndiqen pas vendimit që dha dje gjykata e Apelit, për të mos i dhënë vulën.
"Nesër në ora 12.00 mbledhje Kryesie me rend dite: Diskutim rreth situatës politike të krijuar", thuhet në njoftimin e shpërndarë dje nga PD.
Ndërkohë që ditën e diel, demokratët do të mbledhin Këshillin Kombëtar. "Të nderuar anëtarë të Keshillit Kombetar, te dielen dt 5 mars, ora 17.00 do të mblidhemi për të diskutuar mbi situatën më të fundit politike", është njoftimi i shpërndarë për anëtarët e KK.
Dy organizimet vijnë fill pasi 3 gjyqtarët Elona Mihali, Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja zhbënë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri duke hedhur kështu poshtë njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 dhe ndryshimeve statutore që u morën në atë ditë. Tashmë çështja do të rinisë nga e para. Vula, sigla dhe logoja e Partisë Demokratike i mbeten Lulzim Bashës, si personi zyrtar i regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Të drejtën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit e ka grupi Alibeaj, ndonëse pritet që Berisha të garojë në zgjedhje me siglën e Partisë së Lirisë./Dosja.al