LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Beteja për VULËN vijon/ Alibeaj tërheq ankimimin, Apeli pushon çështjen për bashkimin e dy statuteve, Berisha: Pranoi 11 dhjetorin

Në Apelin e Tiranës vijon lufta për vulën e Partisë Demokratike, ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj ka bërë një hap pas. Ditën e sotme, kur po zhvillohet dhe seanca në gjyq, Alibeaj depozitoi kërkesën për pushimin e ankimimit të tij, përmes përfaqësuesit ligjir, Indrit Sefa. Alibeaj kishte kërkuar bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17-Korrikut të mbajtur nga ish-kreu i PD dhe 18-Dhjetorit të mbajtur nga kryedemokrati Sali Berisha. Tashmë mbetet për tu gjykuar vetëm vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri për vulën e Partisë Demokratike, vendim që njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zbardhet vendimi i Gjykatës: Alibeaj kërkoi pushimin e çështjes, mund të bëhet ankimim sipas ligjit

Beteja për VULËN vijon/ Alibeaj tërheq ankimimin, Apeli pushon
Gjykata

TIRANË- Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë lidhur me pushimin e çështjes pas tërheqjes së ankimimit nga deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Në njoftim thuhet se çështja është shqyrtuar pas kërkesës së njërës palë për pushimin e saj.

“Përfaqësuesi ligjor i ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë, avokat Indrit Sefa, paraqiti kërkesë me shkrim për heqjen dorë nga ankimi. Në këto kushte, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Irida Kacerja dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe z. Genti Shala, me vendimin nr. 3, datë 17.01.2023 vendosi: -Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit.-Ndaj vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar,”- thuhet ndër të tjera në vendim.

Enkelejd Alibeaj ka bërë një hap pas, ndërsa në Apelin e Tiranës vijon lufta për vulën e Partisë Demokratike. Alibeaj kishte kërkuar bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17-Korrikut të mbajtur nga ish-kreu i PD dhe 18-Dhjetorit të mbajtur nga kryedemokrati Sali Berisha. Tashmë mbetet për tu gjykuar vetëm vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri për vulën e Partisë Demokratike, vendim që njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së.

Vendimi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën, me palë:
Kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z.Gazment Bardhi, Objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.07.2021. Me vendimin Nr. 2, datë 18.03.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Domokratike e Shqipërisë.
2. Depozitimin e statutit dhe vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokartike të Shqipërisë e dates 17.07.2021.
3. Kundër ketij vendimi mund të behet ankim sipas ligjit.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në seancën gjyqësore, të zhvilluar sot me datë 17.01.2023, përfaqësuesi ligjor i ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë, avokat Indrit Sefa, paraqiti kërkesë me shkrim për heqjen dorë nga ankimi.

Në këto kushte, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Irida Kacerja dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe z. Genti Shala, me vendimin nr. 3, datë 17.01.2023 vendosi:

-Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit.
-Ndaj vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, 17.01.2023
Gjykata e Apelit Tiranë

3 VITE ME PARE

Tërheqja e Alibeajt, Berisha: Alibasha tallet me veten, me tërheqjen e tij pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit

Beteja për VULËN vijon/ Alibeaj tërheq ankimimin, Apeli pushon

Alibasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që Alibasha deklaroi se u zvarrit, në një kohë kur ishte avokati i tyre që katër seanca, ose gjykata përdorte si pretekst se nuk e di si kombinohen me Ramën, kësaj i thonë të tallesh me veten.
Kurse vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive.
Rama ka marrë peng gjykatën dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë.
Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës. Është absolutisht i pavlerë. Alibasha ka të drejtë, ai dhe çdo qytetar, të shkojë në gjykatën e faktit, dhe për çdo objeksion apo provë, të hapë një proces të ri, por jo të bëhet palë. Kjo ndodh në drejtësinë qesharake të Ramës, që vepron si në diktaturë, që pengon regjistrimin që është automatik dhe i padiskutueshëm të vendimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit.
Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë, që keqpërdoren nga një njeri që nuk ka asnjë parim, nuk respekton asnjë parim, asnjë ligj, asnjë norm

3 VITE ME PARE

Alibeaj u tërhoq, gjykata vendos pushimin e çështjes për statutin e PD-së

Beteja për VULËN vijon/ Alibeaj tërheq ankimimin, Apeli pushon
Partia Demokratike

TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendosur pushimin e çështjes për statutin e Partisë Demokratike. Vendimi u mor pas tërheqjes së deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa bëri me dije se do të paraqiste kërkesën për pushimin e çështjes në Apel.

Sefa tha gjithashtu se Apeli duhet të vendosë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, por vetëm pak minuta pas tërheqjes së Alibeajt, Gjykata pushoi çështjen. 

3 VITE ME PARE

Alibeaj tërheq ankimimin për statutin e PD, avokati: Mban peng gjykimin e vendimit të Zhukrit për vulën! Apeli të vendosë para zgjedhjeve

Beteja për VULËN vijon/ Alibeaj tërheq ankimimin, Apeli pushon
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga beteja në Gjykatën e Apelit për statutin e Partisë Demokratike. Lajmin e bëri me dije përfaqësuesi i tij ligjor, Indrit Sefa. Në një deklaratë për mediat, para nisjes së seancës gjyqësore për vulën e PD-së që po mbahet sot, Sefa tha se do të depozitojë një kërkesë përmes të cilës do të kërkojë pushimin e çështjes dhe heqjen dorë nga kërkesa për bashkimin e dy statuteve. Sefa kërkoi gjithashtu që Gjykata e Apelit të marrë një vendim para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

"Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje. Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotem per te cilin ne kerkojme pushimin e ceshtjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.  Ne kushtet kur ceshtja eshte shnderruar ne nje artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar per sot ndoshta eshte bere pengese per gjykimin e vendimit te Zhukrit. Qe eshte ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Per te pershpejtuar dhenien e vendimit per kete ceshtje ne kemi paraqitur nje kerkese per pershoejtim qe ne dt 31 maj. Zgjidhja perfundimtare nga gjykata per kete ceshtje do te sjelle dhe qartesimin e shume problematikave qe kane shoqeruar aktivitetin politik te PD gjate ketyre muajve. Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatesit, nuk mund te rri pa permendur qe per kaq muaj me radhe eshte e cuditshme ne mos e qellimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit,"- tha Sefa.

Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi para pak ditësh kërkesën e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës për të përjashtuar gjyqtaren Irida Kacerja nga gjykimi i çështjes për bashkimin e dy statuteve, atë të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit të vitit 2021. Por po ashtu, përveç rrëzimit të kërkesës, Apeli vendosi gjithashtu gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 lekë të reja. 

pd ne gjyq statuti i pd enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet