Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një pikë këmbimi valutor dhe transferimi parash është grabitur mëngjesin e së shtunës në Tiranë në rrugën “Tom Plezha” në Unazën e Re. • Sipas të dhënave paraprake, grabitësi ka hyrë me armë zjarri në një pikë këmbimi vaultor dhe ka marrë rreth 40 mijë euro dhe është larguar me një biçikletë. •Policia ka njoftuar se autori, ende i paidentifikuar mbante në dorë një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në pikën në fjalë dhe pasi ka marrë një shumë parash është larguar me biçikletë. • Por ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, madje dhe ofrojnë 5000 euro për këdo që jep informacion për kapjen e grabitësit.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pamje të reja kanë dalë nga grabitja e këmbimit valutor në Tiranë. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, autoti hynë në dyqan me maskë dhe i veshur me të zeza.
Nën kërcënimin e armës, autori ka arritur që të grabisë 40 mijë euro. Pas grabitjes ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që policia ka ofruar 5 mijë euro në këmbim të informacioneve për kapjen e tij.
TIRANË- Policia e Shtetit ofron 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion në lidhje me autorin e grabtijes së ndodhur mëngjesin e sotëm, në një biznes të transfertave të parave në zonën e Astirit në Tiranë.
Po ashtu, Policia garanton anonimat të plotë për të gjithë qytetarët që do të ofrojnë informacion për grabitësin, i cili kujtojmë se u largua nga vendngjarja me një biçikletë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike të ngjarjes. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
TIRANË- Ky është momenti kur grabitësi i armatosur ka hyrë në exchange dhe ka gabitur një shumë parash.
Në pamjet e siguruar shihet kur autori i veshur me të zeza hyn në pikën e këmbimit valutor qetësisht dhe i drejton armën dy punonjëseve që kishin lënë derën hapur.
TIRANË- Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në Tiranë në zonën e Astirit, në një Exchange.
Autori ka kërcënuar dy punëtoret e Exchange dhe pasi ka marrë një shumë të madhe parash është larguar me biçikletë nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:
Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën "Tom Plezha" në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.