LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Grabitet e moshuara në Maliq! 67-vjeçarja tregon horrorin dhe shenjat e dhunës: Fiku dritat, më lidhi duart e më dhunoi! Mori 10 mijë euro

• Një grabitje e ndodhur në Maliq të Korçës. • Më 29 dhjetor, një 67-vjeçare ka rënë pre e grabitjes në Pirg të Maliqit, ku pretendon se i kanë marrë 10 mijë euro. • 67-vjeçarja, Luljeta Hoxha ndodhet ende në spital, nga ku ka treguar edhe shenjat e dhunës dhe momentet e tmerrit. •Një prej fqinjëve, ka folur për grabitjen e 67-vjeçares në Maliq, duke u shprehur se ka shkuar tek 67-vjeçarja menjëherë pasi ajo e lajmëroi për grabitjen. • Edhe pse grabitja ka ndodhur më shumë se një javë më parë, sërish nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Korçës. • Lajmi sot u bë me dije nga kryedemokrati Sali Berisha.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Grabitja e 67-vjeçares, flet fqinja: Jeton e vetme, ishte nxirë në fytyrë nga dhuna e grabitësit, erdhi me vrap e na lajmëroi ne

Grabitet e moshuara në Maliq! 67-vjeçarja tregon horrorin dhe
Erjona Bakollari

MALIQ- Një prej fqinjëve, ka folur për grabitjen e 67-vjeçares në Maliq, duke treguar edhe detajet e para nga grabitja e ndodhur më 29 dhjetor të vitit që lamë pas. Fqinja e të moshuarës, Erjona Bakollari thotë se ka shkuar tek 67-vjeçarja menjëherë pasi ajo e lajmëroi për grabitjen. Ajo thotë se 67-vjeçarja Luljeta Hoxha ishte nxirë në fytyrë për shkak të dhunës që kishte ushtruar grabitësi, por sipas asaj që i kanë thënë mjekët, e moshuara ka shembje por jo probleme të rënda që mund t'i kushtojnë veten. 

"Kur na lajmëroi ne ishte e nxirë nga fytyra siç e kishte zënë ai. Ishte me një fjalë...me zor merrte frymë. Na trokiti në ashef (kuzhinë) ne dolëm se thamë çfarë ka ndodhur dhe kur dalim jashtë ishte në gjendje shumë të rëndë na tha lajmëroni Policinë dhe ambulancën se nga goditja që kishte marrë ishte në gjendje shumë të rëndë. Pastaj erdhi Policia, e dërguam në spital edhe.. Kur na ka lajmëruar ne ka qenë ora rreth 2 e 30 e natës. Më erdhën tha, ishin hedhur nga avllia a diçka e tillë, ulën dritat tha, unë e dija se ikën dritat vetëm kur shkallmohet dera jashtë e ballkonit dhe hynë brenda me dritë në dorë dhe mu hodh direkt, tha më zuri gojën. Nuk na tha ndonjë gjë vetëm tha na kanë marrë lekë diçka e tillë. Ajo jeton vetë, kur sëmuret, kur.. se ka një mbesë që kujdeset për të. Por mbesa është në Pogradec, ne na lajmëron, për ndonjë gjë të vogël, për të marrë pensionin ose ilaçet, ne. Bashkëshorti i ka vdekur ka 2 vite. Tani rri vetëm. Ishte shumë e rënduar, tani ndodhet në spital, është një pak më ndryshe por prapë ka dhimbje. Ka shembje nga brenda, por nuk ka probleme të rënda. Isha sot tek ajo,"-tregoi fqinja Erjona Bakollari.

3 VITE ME PARE

Grabitja në Pirg të Maliqit, Luljeta Hoxha: Më goditi dhe më mori rreth 10 mijë euro. Jam e nxirë, edhe vitin e ri e kalova në spital

Grabitet e moshuara në Maliq! 67-vjeçarja tregon horrorin dhe
Luljeta Hoxha

KORÇË- Një 67-vjeçare ka rënë pre e grabitjes në Pirg të Maliqit 8 ditë më parë. Një person i maskuar i është futur në shtëpi dhe i ka grabitur 10 mijë euro, të cilat e moshuara pretendon se i ka mbledhur nga shitja e tokave pasi fëmijë nuk ka. Luljeta Hoxha ka dhënë detaje teksa është intervistuar për mediat, duke shtuar se nuk dyshon tek asnjë. Ndërsa me detaje tregon sesi autori i grabitjes e lidhi, e dhunoi derisa i ra të fikët. E më pas, me t'i marrë paratë, ishte larguar nga banesa e saj. Me të ardhur në vete, ishte ajo që kishte shkuar tek fqinjët për të kërkuar ndihmë. 

"Si u zgjova, u lirova dhe u zgjidha vetë se isha edhe me shami të lidhura buzët e kam gojën pleh. E kisha të zezë gojën. Pastaj siç isha vajta lajmërova komshien dhe u thashë më vranë më morën lekët, erdhën këta, lajmëruan policinë, erdhi Policia më morën për këmbe për dorë më mbështollën me çarçaf me hodhën në barrelë dhe më sollën këtu. Policia më pyeti. Unë nuk dyshoj te asnjë, nuk ja ve gishtin asnjërit apo në fshat apo në vëllazëri se kemi shkuar shumë, nuk di çfarë të them por që u torturova shumë e kam gjoksin...Nuk di çfarë të them. U prenë dritat u hap porta thashë me veten time çfarë u bë. Ishte djalë i ri, 30-35, nuk e dallova dot,"-tregoi ajo ndër të tjera. 

RRËFIMI I PLOTË:

Në 21:40 unë shkova në banjë mbarova aty dhe rashë në rrobe (në krevat), sa rashë në këtë pozicion, pa më zënë gjumi erdhi një djalë i gjatë i veshur dhe i maskuar, me kapuç me maskë, vetëm një pashë. Ai telefonin në dorë, unë telefonin më dorë, ma mori telefonin dhe ma hodhi. Lekët tha se të vrava dhe nxori një thikë. I thashë nuk kam lekë. Lekët e pensionit dhe kartat e bankës, kam ca lekë në bankë. Lekët tha se të vrava dhe e vuri edhe njëherë kapuçin të mos i shihja hundën. Më hipi sipër dhe më lidhi duart me litar, ja ku i kam shenjat akoma, po bëj 8 ditë me duar të zeza. Më mori 10 mijë euro. Si mbaroi kjo; bam këtu, bam këtu, më lidhi duart më lidhi edhe këmbët, lekët se të vrava. Nuk kam lekë mor bir, prapë unë u mundova të rezistoja. Pastaj më mori zvarrë si ata hajvanët e ngordhur dhe më shpuri nga dhoma tjetër, i themi dhomë pritje. Lekët, nuk kam. Lekët, nuk kam. Pastaj po shkumëzosha, mu pre takati, humba ndjenjat fare. Unë nuk fola më unë, lekët i gjeti vetë. Kam shitur 2 toka një në 2001 një në 2012. Një e kam shitur 13 milion, një e kam shitur 4 milion e 250 mijë. Unë jetoj vetë, burri ka 2 vite që më ka vdekur.

Si u zgjova, u lirova dhe u zgjidha vetë se isha edhe me shami të lidhura buzët e kam gojën pleh. E kisha të zezë gojën. Pastaj siç isha vajta lajmërova komshien dhe u thashë më vranë më morën lekët, erdhën këta, lajmëruan policinë, erdhi Policia më morën për këmbe për dorë më mbështollën me çarçaf me hodhën në barrelë dhe më sollën këtu. Policia më pyeti. Unë nuk dyshoj te asnjë, nuk ja ve gishtin asnjërit apo në fshat apo në vëllazëri se kemi shkuar shumë, nuk di çfarë të them por që u torturova shumë e kam gjoksin...Nuk di çfarë të them. U prenë dritat u hap porta thashë me veten time çfarë u bë. Ishte djalë i ri, 30-35, nuk e dallova dot, thërriste lekët dhe nxori një thikë dhe litarin që më lidhi. O lekët o të thera më thoshte mua. Jetoj vetëm me pension. Mbledh ndonjë lek dhe le mënjanë vetëm këto nuk i gjetën dot, nuk kishin rrëmuar (kërkuar) aq. Kishin hapur divanët, se unë aty i mbaj, kishte bërë rrëmujë. Kam shumë frikë të kthehem në shtëpi, shumë, po them mos marr ndonjë urdhër mbrojtje nga polici i zonës. Nuk kam besim se do gjendet këtë pyetje ma ka bërë dhe policia. Burri më ka vdekur, fëmijë nuk kam, mbesat kujdesen për mua hynë dalin, mblodha dy lekë, i hoqa mënjanë, i hoqa për të tjerët... Më dhembin brinjët, nuk më kanë thënë akoma kur do dalë, jam shumë e rënduar më është mpiksur gjaku, kam bërë skaner, grafi, skopi. Tani vijnë mbesat, komshija mu ndodh. Nuk kam të tjerë. Vëllai i madh është 70 vjeç. Vitin e ri e kalova këtu. Të bëhem mirë, pa kush po pyet për vitin e ri.

3 VITE ME PARE

'Policia e ka lënë në heshtje'/ Denoncimi te Berisha: Dhunohet e moshuara në Maliq, autorët i vjedhin 10 mijë €

Grabitet e moshuara në Maliq! 67-vjeçarja tregon horrorin dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili deklaron se një e moshuar është grabitur dhe rrahur barbarisht në vigjilje të Vitit të Ri, teksa nga organet e rendit nuk është bërë asgjë. Sipas denoncimit të mbërritur te Berisha, e moshuara në fjalë quhet Luljeta Hoxha. Pensionistja e cila banon në fshatin Pirg të bashkisë së Maliqit, ra pre e grabitjes. Persona të maskuar, i kanë hyrë në banesë me datë 29 dhjetor, e kanë rrahur, lidhur e më pas vjedhur shumën prej 10 mijë eurosh që ajo kishte në banesë. 

Hoxha ndodhet e shtruar në spital, aty ku po merr ndihmën e duhur mjekësore. Ndërsa sipas personit që ka bërë denoncimin, edhe pse kanë kaluar kaq ditë, policia ende nuk ka bërë asnjë prononcim për ngjarjen në fjalë.

POSTIMI I BERISHËS:

Te moshuares I vjedhin 10000 € dhe e bejne per spital. Per policine nuk ka ndodhur gje! Bashkepunim me krimin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!Fillimisht me lejoni t'ju uroj Ju dhe familjes Suaj nje vit te ri plot shendet dhe miresi.

Po ju informoj per nje grabitje qe ka ndodhur ne fshatin Pirg pjese e bashkise Maliq ku persona te maskuar i kane hyre ne banese dhe kane dhunuar , rrahur barbarisht dhe e lidhur kur e kane gjetur, shtetasen Luljeta Hoxha pensioniste e cila jeton e vetme , ne dt 29 dhjetor rreth ores dy pas mesnate ku ajo pretendon se i kish grabitur nje sasi prej 10 000 euro. Shtetasja ne fjale ndodhet e shtruar ne spitalin e Korces. Nga organet e rendit e kane lene ne heshtje dhe nuk kane bere asnje prononcim deri me sot.

grabitet luljeta hoxha luljeta hoxha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet