LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Guri mbetet gur'/ Kryeministrja Meloni i jep fund martesës 10 vjeçare me gazetarin, Andrea zbuloi 'TRADHTINË' live në emision

•Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i jep fund martesës 10 vjeçare me gazetarin Andrea Giambruno. •Ky ishte padyshim një nga lajmet e ditës së sotme. •Pak rreshta, shoqëruar me një foto të të dyve me vajzën e tyre Ginevra (lindur në vitin 2016), kështu e lajmëroi Meloni fundin e historisë së dashurisë që zgjati prej gati 10 vitesh. •Siç bëjnë me dije mediat italiane, shkak është bërë një lidhje jashtë martesore e Giambruno e zbuluar në një emision live në televizionin italian ‘Stiscia la notizia’. •Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre. 

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kërkoj marrëdhënie treshe/ Ish-bashkëshorti i Melonit gati të pushohet nga Mediaset

'Guri mbetet gur'/ Kryeministrja Meloni i jep fund martesës 10
Giorgia Meloni dhe ish-bashkeshorti

ITALI-Gazetari Andrea Giambruno, pasi u largua nga partnerja e tij Giorgia Meloni, tashmë është në rrezik për shkak të videove të sikletshme të publikuara nga ‘Striscia’. 

Andrea Giambruno me shumë mundësi sipas burimeve do të jetë jashtë Mediaset. Sipas Dagospia, vendimi erdhi në dritën e polemikave që shpërthyen pas videove të turpshme të publikuara nga Striscia la Notizia.

Procedura e largimit nga puna

Sipas disa burimeve, gazetari tashmë është jashtë kompanisë. Burimet e Mediaset thonë se në këtë rast procedurat që duhen ndjekur janë të gjata dhe të mundimshme: veçanërisht, punonjësi duhet të marrë fillimisht letrën me ankesat për shkeljen e kodit të etikës së kompanisë. Ajo që duket e sigurt për momentin është se gazetari do të duhet të largohet përfundimisht nga pritja e programit Diario del giorno në Rete4 . Ndërkohë, ai nuk do të jetë drejtues i emisionit për pjesën e mbetur të javës së ardhshme.

Lamtumira e Giorgia Melonit

Mëngjesin e sotëm Giorgia Meloni me një postim ka zyrtarizuar lamtumirën me partnerin e saj pas rreth 10 vitesh histori. “Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika të shpresojë të gërmojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.

2 VITE ME PARE

PROFIL/ I njohur për shpërthimet e tij 'seksiste', kush është Andrea Giambruno, gazetar dhe tashmë ish-partneri i Melonit

'Guri mbetet gur'/ Kryeministrja Meloni i jep fund martesës 10
Andrea Giambruno

ITALI- Lajmi i ditës sot ishte ndarja e kryeministres italiane Giorgia Meloni nga partneri i saj Andrea Giambruno. Pak rreshta, shoqëruar me një foto të të dyve me vajzën e tyre Ginevra (lindur në vitin 2016), kështu e lajmëroi Meloni fundin e historisë së dashurisë që zgjati prej gati 10 vitesh. 

Por kush është Andrea Giambruno? 

Andrea Giambruno ka lindur më 7 maj 1981 në Milano. Ai është një gazetar, autor dhe prezantues i njohur televiziv (sidomos pas emërimit të ish-partneres së tij tashmë, Giorgia Meloni, kryeministër). Për momentin ai drejton rubrikën e aktualitetit "Tg4 – Diario del giorno" dhe është gjithashtu një nga drejtuesit e Studio Aperto që nga viti 2020, programi i lajmeve Italia 1. Ai u bë gazetar pasi ndoqi shkollën e mesme shkencore Frisi në Monza dhe më pas Universiteti Katolik i Milanos, i diplomuar në Filozofi. 

Pas diplomimit u specializua në shkrimin e programeve televizive. Karriera e tij në TV, si gazetar, filloi në Telenova, derisa në vitin 2009 mori një telefonatë nga Gigliola Barbieri, autore e Kalispera, e cila i tha të paraqitej në Mediaset të nesërmen.

Nga atje filloi karriera e tij në Mediset. CV-ja e tij (siç ka shkruar ai vetë në rrjetet sociale) përfshin disa pjesëmarrje në: Quinta Colonna, Matrix, Mattino 5, Stasera Italia. Më pas ai u bë imazh i Tgcom24, dhe më pas drejtues i Studio Aperto. Menjëherë pas zgjedhjes së Giorgia Melonit si kryeministre ai pezulloi aktivitetin e tij, për ta rifilluar një tjetër më të suksesshëm. 

Historia me Giorgia Melonin

Në fakt, të dy janë takuar në një studio televizive Mediaset. Giorgia Meloni, në atë kohë një militante e partisë së qendrës së djathtë, supozohej të merrte pjesë në një transmetim politik në rrjet. Para transmetimit, gazetari tha në disa intervista se Meloni po hante një banane. Ka qenë vetë Giambruno ai që e ka ndërprerë duke e ftuar të hyjë në studio për fillimin e transmetimit. Shkëndija filloi atje.  Që atëherë filloi një histori e cila në vitin 2016 solli në jetë vajzën e tyre Ginevra.

Fjalë dhe polemika

Pas emërimit si kryetar i bordit të Melonit, veprimtaria e Giambrunos si gazetar u ndoq me kujdes nga opinioni publik pikërisht për shkak të rolit të tij. Në veçanti, fjalët e tij pas përdhunimit në Palermo dhe shpërthimet e fundit  "seksiste" bënë bujë të madhe në media. 

Si përfundoi lidhja me Giorgia Melonin? 

Siç bëjnë me dije mediat italiane, shkak është bërë një lidhje jashtë martesore e Giambruno e zbuluar në një emision live në televizionin italian ‘Stiscia la notizia’.  Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:

Bashkëshorti Melonit- Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

Vajza- Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea

Bashkëshorti i Melonit- Po si quhesh, a jemi njohur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta...

2 VITE ME PARE

Meloni njoftoi ndarjen, bashkëshorti i saj zbuloi 'TRADHTINË' live në emision

'Guri mbetet gur'/ Kryeministrja Meloni i jep fund martesës 10
Giorgia Meloni

ITALI- Sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni njoftoi se së shpejti do të nisë procedurat e divorcit me Andrea Giambruno. Por siç bëjnë me dije mediat italiane, shkak është bërë një lidhje jashtë martesore e Giambruno e zbuluar në një emision live në televizionin italian ‘Stiscia la notizia’.  Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:

Bashkëshorti Melonit- Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

Vajza- Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea

Bashkëshorti i Melonit- Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta...

Lajmin e ndarjes ka dhënë vetë Meloni me një postim në rrjetet sociale. Ajo thotë se prej disa kohësh, ajo dhe partneri i saj kanë marrë drejtime të ndryshme në jetë, ç'ka solli edhe ndarjen e tyre. 

"Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”, shkruan kryeministrja italiane Meloni. 

2 VITE ME PARE

“Marrëdhënia ime 10-vjeçare përfundon këtu”/ Meloni i jep fund martesës së saj, mesazhi: Guri mbetet gur

'Guri mbetet gur'/ Kryeministrja Meloni i jep fund martesës 10
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambruno. Lajmin ka dhënë vetë Meloni me një postim në rrjetet sociale. Ajo thotë se prej disa kohësh, ajo dhe partneri i saj kanë marrë drejtime të ndryshme në jetë, ç'ka solli edhe ndarjen e tyre.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë.

Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”-shkruan kryeministrja italiane Meloni.

'Guri mbetet gur'/ Kryeministrja Meloni i jep fund martesës 10

 

andrea giambruno giorgia meloni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet