LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Harta e re Gjyqësore/ Qeveria e miraton! KLGJ: Tregues i bashkëpunimit. Avokatët: Do e çojmë në Kushtetuese

• Qeveria shqiptare ka miratuar Hartën e re Gjyqësore. • Me vendimin e Qeverisë, në vend do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli. • Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, e cilësoi si hartën më të gabuar. • Haxhia paralajmëroi se avokatët do ta çojnë hartën e re gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese. • Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka përshëndetur këtë vendimmarrje duke e quajtur si tregues të mirë të bashkëpunimit mes sistemit të drejtësisë dhe institucioneve. • Avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit.

3 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Qeveria miratoi Hartën e re Gjyqësore, Maks Haxhia: Do e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

Harta e re Gjyqësore/ Qeveria e miraton! KLGJ: Tregues i
Maks Haxhia

TIRANË- Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do ta çojnë hartën e re gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese. Në një konferencë për mediat, Haxhia deklaroi se harta e miratuar nga qeveria është më e keqja e krijuar ndonjëherë. Po ashtu, ai shtobn se hapi final i tyre do të jetë deri në Gjykatën Kushtetuese, procedurë për të cilën është ngritur dhe një grup pune i cili do të përgatisë materialet. 

“Pavarësisht vendimit të marrë sot i cili miratoi hartën gjyqësore, ne prapë qëndrojmë dhe këmbëngulim se ky është vendimi më i gabuar që ka marrë KLGJ. Nuk do na bëhet qefi dhe nuk do fgëzohemi sepse jemi të bindur se pasojat do jenë të rënda nëse aplikohet sepse mundësia e aplikimit është në pamundësi. Asnjëri nuk duhet të thotë se ne dështuam. Përkundrazi ne fituam sepse shprehëm qëndrimin tonë profesional kundrejt kësaj harte. Pavarësisht se mos-dëgjimi i grupeve të interesit në këtë vend bën që pasojat të bien mbi ne dhe publikun. Ne dalim nga kjo sallë të bindur se kemi marrë vendimin e drejtë. Për të qenë korrekt, kjo mbledhje është në konform të statutit dhe çdo vendim që do merret është i ligjshëm. Pavarësisht nga vendimmarrja, hapi ynë final do të jetë gjykata Kushtetuese. Ky këshill ka ngritur edhe një grup i cili do përgatisë materiale për gjykatën Kushetuese”– u shpreh Haxhia.

Qeveria shqiptare ka miratuar Hartën e re Gjyqësore. Ashtu siç kishte paralajmëruar harta e re është miratuar, pa marrë parasysh bojkotin e avokatëve që vazhdon prej disa javësh. 

4 VITE ME PARE

Qeveria miratoi hartën e re gjyqësore, KLGJ: Synon rritjen e efikasitetit të dhënies së drejtësisë

Harta e re Gjyqësore/ Qeveria e miraton! KLGJ: Tregues i
Harta e re gjyqesore

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka përshëndetur vendimin e qeverisë për miratimin e hartës së re gjyqësore. Sipas KLGJ-së harta e re gjyqësore, synon rritjen e efikasitetit të dhënies së drejtësisë. Po ashtu, KLGJ bën të ditur se vendimi i sotëm i hap rrugën një procesi i cili synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë të gjykatave dhe dhënies së drejtësisë në mënyrë të barabartë e pa vonesa për të gjithë qytetarët.

REAGIMI:

'Sot më datë 21.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë kurorëzuan punën pothuajse 3 vjeçare të Grupit Ndër-institucional të Punës për Riorganizimin e kompetencave tokësore të gjykatave. Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e përbashkët për Hartën e re Gjyqësore, e cila synon riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave në përputhje me standardet me të mira ndërkombëtare të efiçencës gjyqësore. Harta e re gjyqësore bazohet në metodologjinë e propozuar nga Komisioni Europian për Eficencën në Drejtësi (CEPEJ) dhe është hartuar me asistencën teknike të ekspertëve të Këshillit të Europës, USAID dh Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit e Ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe Delegacionit të BE-së.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, përshëndet këtë vendimmarrje, e cila është tregues i bashkëpunimit të ndërsjelltë midis pushteteve, me qëllim garantimin e një demokracie funksionale në Shqipëri dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Vendimi i sotëm i hap rrugën një procesi i cili synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë të gjykatave dhe dhënies së drejtësisë në mënyrë të barabartë e pa vonesa për të gjithë qytetarët. Miratimi i hartës së re gjyqësore përmbush jo vetëm një detyrim ligjor, po garanton ndërhyrjen e duhur për rritjen e aksesit në drejtësi dhe siguron marrjen e shpejtë të shërbimeve gjyqësore për publikun. Qytetarët të cilët jetojnë në qytetet ku gjykatat riorganizohen do të vijojnë të marrin shërbimet si më parë nga Zyrat e shërbimeve gjyqësore.

Po ashtu, përmes zbatimit të Hartës së Re Gjyqësore synohet një shpërndarje e ekuilibruar e ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve, përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe specializimin e profilizimin e gjyqtarëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i angazhuar për të vijuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë për të siguruar një plan zbatimi të mirëmenduar që do të mundësojë jetësimin e plotë dhe me sukses te Hartës së Re Gjyqësore dhe të garantojë gjykata funksionale e shërbime e të efektshme për qytetarët. '- thuhet në njoftim.

4 VITE ME PARE

VD-Avokatët e kundërshtuan! VKM- Qeveria miraton harën e re gjyqësore

Harta e re Gjyqësore/ Qeveria e miraton! KLGJ: Tregues i
Ulsi Manja

TIRANË- Dhe pse hasi në kundërshtinë e fortë të avokatëve, Harta e re Gjyqësore është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë. Në dalje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sqaroi dhe njëherë pse sipas tij kjo Hartë është një zgjidhje për sistemin gjyqësor. Manja u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm dhe për Reformën në drejtësi teksa sqaroi dhe se si do të procedohet me implementimin e Hartës së re Gjyqësore e cila do të bëhet me hapa.

Ulsi Manja:  Në mbledhjen e sotme është miratuar harta e re gjyqësore. Shqipëria do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë së juridiksionit të përgjithshëm, 1 gjykatë apeli dhe 2 gjykata administrative të shkallës së parë. Miratimi është një hap i rëndësishëm. Harta e Re Gjyqësore është një bashkëpropozim me Këshillin e Lartë Gjyqësorem është një punë e shkëlqyer 3-vjeçare e KLGJ. Dua të bëj me dije se në Gjykatat që do të mbyllen nuk do të cënohet asnjë shërbim, implementimi i Hartës do të bëhet me faza. Harta e re ka disa risi, do të bëjë një shpërndarje të qetë të ndarjes së çështjeve te gjyqtarët, do të ketë një short real. 

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. KLGJ miratoi draftin më 10 qershor dhe i vetmi ndryshim nga propozimi i mëparshëm ishte shtimi i një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë.

Avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. Lidhur me bojkotin e avokatëve ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet