LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Harta e re gjyqësore/ "Shkrihen” 9 gjykata e prokurori, zhvendosja kundërshtohet në Kurbin

•Sot vihet në funksion harta e re gjyqësore. •Sot dalin jashtë funksionit 9 gjykata dhe 9 prokurori. •Ky plan po ndiqet në zbatim të hartës së re gjyqësore, ku pretendohet drejtësi efikase dhe në kohë për qytetarët. •Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës , Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit. •Ato që kundërshtojnë këtë sistem, janë avokatët e Kurbinit. •Sipas hartës së re gjyqësore gjykata e Kurbinit, prokuroria dhe dhoma e provës do të transferohen në një të vetme në gjykatën e Lezhës.•Sipas tyre do krijohet shumë kaos dhe vonesa. •Kujtojmë se gjatë një viti kjo gjykatë ka të paktën rreth 1800 çështje gjyqësore. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore mbyll dhe Gjykatën e Pogradecit, rreth 600 çështje i kalojnë Korçës

Harta e re gjyqësore/ "Shkrihen” 9 gjykata e prokurori,
Gjykata e Pogradecit

POGRADEC- Gjykata e Pogradecit dhe prokuroria kanë mbyllur sot dyert për shkak të hyrjes në fuqi të hartës së re gjyqësore. Më herët në Pogradec u mbyll gjykata e Apelit por edhe ajo Administrative

Tashmë qytetarët e Pogradecit duhet që t'i drejtohen Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë. Po ashtu mbyllja e gjykatës së Pogradecit ka bërë që rreth 600 dosje të transferohen në Korçë.

Sot nis faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, ku nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Prej sot, gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shkrihet Gjykata dhe Prokuroria e Kavajës, rreth 840 çështje gjyqësore i kalojnë Gjykatës së Durrësit

Harta e re gjyqësore/ "Shkrihen” 9 gjykata e prokurori,
Gjykata e Kavajes

KAVAJË- Harta e re gjyqësore në vend ka mbyllur Gjykatën e Kavajës dhe Prokurorinë pranë saj. Nga sot qytetarët e Kavajës, Rrogozhinës dhe fshtrave pranë tyre duhet që t'i drejtohen Durrësit për problemet e tyre me drejtësinë.  

Rreth 840 çështje gjyqësore të pambyllura janë dërguar në Gjykatën e Durrësit dhe prokurorinë e saj. Por përfaqësues të sistemit gjyqësor kanë propozuar se puna të vijonte po në ambientet ku ndodhej Gjykata, por të ishte në varësi të Durrësit.

Sot nis faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, ku nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Prej sot, gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Votoni kundër RAMA-FORMËS"/ Harta e re gjyqësore, Meta: Antireformë! Nuk merr parasysh largësinë gjeografike

Harta e re gjyqësore/ "Shkrihen” 9 gjykata e prokurori,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kundërshton harën e re gjyqësore. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se ky sistem po shkatërron aksesin e qytetarëve në drejtësi, duke rritur kostot e tyre. Një nga problemet kryesore sipas kreut të PL-së, është edhe largësia gjeografike që u bëhet qytetarëve. 

"Po shkatërron aksesin e qytetarëve në drejtësi, po shton zvarritjen, po i rrit kostot që ti lërë ata. Kjo hartë është një antireformë, se nuk merr parasysh largësinë gjeografike. Më 14 maj do votojmë edhe kundër Rama-formës"- tha Meta.

Sot nis faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, ku nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Prej sot, gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shkrihet gjykata e Kurbinit, dosjet transferohen në Lezhë, avokatët: Në Shqipëri ka monizëm! Do krijohet kaos dhe vonesa

Harta e re gjyqësore/ "Shkrihen” 9 gjykata e prokurori,
Avokati

TIRANË- Që nga dita e sotme, Gjykata dhe Prokuroria e Kurbinit do të jenë jashtë funksioni. Me hyrjen në fuqi të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore, këto institucione të drejtësisë janë zhvendosur në Lezhë, ku janë transferuar plot 1600 dosje.

Zbatimi i këtij vendimi nuk është pritur aspak mire nga Dhoma Vendore e Avokatisë në Lezhës, sipas të cilëve mungesa e institucioneve të drejtësisë do të paralizojë mijëra banor të Kurbinit të cilëve ju duhet të udhëtojnë drejt Lezhës për të marrë shërbime.

Avokati: Kjo tregon se në Shqipëri ka monizëm. Bashkimi i gjykatave në 1 është largimi nga llogaridhënia, nuk funksionon asnjë institucion. është platformë e falimentuar. Kjo është në dëm të qytetarëve.

Do njoftojmë qytetarët e Kurbinit se bashkë me shërbimet e provës nuk do ofrojmë më shërbim.

Me hartën e e re gjyqësore qarku i Lezhës do të ketë vetëm 1 gjykatë dhe prokurori, por ambientet e kufizuara dhe numri i ulet i gjyqtareve dhe prokurorëve pritet të krijojë kaos dhe vonesa në sistemin e drejtësisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore, KLP miraton transferimin e disa prokurorëve

Harta e re gjyqësore/ "Shkrihen” 9 gjykata e prokurori,
KLP

TIRANË- Ditën e sotme futet në fuqi harta e re gjyqësore, e cila konsiston në shkrirjen e 9 gjykatave të Shkallës së Parë. Përmes një vendimi të marrë më 24 prill KLP ka miratuar zhvendosjen e prokurorëve.

Prokurorët e emëruar/caktuar (në mënyrë të përhershëm) në Prokuroritë pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore Berat, Dibër, Elbasan Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Durrës qëndrojnë në pozicion në strukturën e Prokurorisë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm pranë së cilës kanë emërimin/caktimin e përhershëm.

Prokurorët e emëruar/caktuar (në mënyrë të përhershëm) në Prokuroritë pranë Gjykatave të rrethit gjyqësor Mat, Lushnje, Përmet, Kurbin, Pogradec, Tropojë, Pukë, Krujë dhe Kavaje të cilëve ju suprimohet pozicioni për shkak të riorganizimit/ristrukturimit, transferohen prokurorë në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm që ka në kompetencë tokësore prokurorinë pranë së cilës prokurori ka ushtruar më parë funksionin.

NJOFTIMI I KLP:

Sqarim mbi interesimin e disa mediave në lidhje me vendimin nr.82 datë 24.04.2023 të KLP-së.

Në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 495, datë 21.7.2022 “Për riorganizimin e Rretheve Gjyqësore dhe kompetencave tokësore të Gjykatave”, si dhe vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Nr. 129, 130, 131, 132, 133, 134, 135, 136, 137, 138, 139, 140 dhe 141 datë 28.03.2022, për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, përkatësisht Dibër, Durrës, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës, Shkodër, Tiranë, Berat, Elbasan, Sarandë dhe Vlorë, për fillimin e ristrukturimit të Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, si dhe Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm Nr. 54, datë 18.04.2023 “Për caktimin e strukturës organike të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallëve të Para dhe Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm” ku është përcaktuar ndarja dhe numri i prokurorëve në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallëve të Para dhe asaj të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm kanë nisur procesin e ristrukturimit të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm duke i riorganizuar ato në 13 prokurori, përkatësisht atje ku mbesin Gjykatat e shkallës së parë.

Sa më sipër, në zbatim të nenit 149/a, pika 1 germa a) të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton kompetencën e Këshillit për transferimin e prokurorëve, nenit 189 pika 1, germa “c”, të ligjit Nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar, që përcakton llojin e Aktit që këshilli nxjerr për këtë qëllim, si dhe nenit 44, pika 1 germa “b” dhe pika 2, “Transferimi pa pëlqim” të ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Këshilli ka vendosur që:

1. Prokurorët e emëruar/caktuar (në mënyrë të përhershëm) në Prokuroritë pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore Berat, Dibër, Elbasan Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Durrës qëndrojnë në pozicion në strukturën e Prokurorisë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm pranë së cilës kanë emërimin/caktimin e përhershëm.

2. Prokurorët e emëruar/caktuar (në mënyrë të përhershëm) në Prokuroritë pranë Gjykatave të rrethit gjyqësor Mat, Lushnje, Përmet, Kurbin, Pogradec, Tropojë, Pukë, Krujë dhe Kavaje të cilëve ju suprimohet pozicioni për shkak të riorganizimit/ristrukturimit, transferohen prokurorë në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm që ka në kompetencë tokësore prokurorinë pranë së cilës prokurori ka ushtruar më parë funksionin.

Gjithashtu në të njëjtën vendimmarrje, janë marrë masa për transferimin e prokurorëve pozicioni i të cilëve në strukturat e prokurorive ku ata janë caktuar në mënyrë të përhershme, është suprimuar, pasi Këshilli në bazë të germës “b” pika 1 dhe germës “b” pika 2 të nenit 44 të Ligji për Statusin ka detyrimin të transferojë këto magjistratë brenda 6 muajve nga momenti i ristrukturimi në një prokurori të të njëjtit nivel dhe të njëjtës kompetencë ligjore.

Sqarojmë se në prokuroritë e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm ka një total prej 43 vakancash të përhershme, ku për 12 nga këto vakanca në Tiranë ka nisur procedura e plotësimit nëpërmjet lëvizjes paralele, pasi nga Këshilli janë vlerësuar nevojat e sistemit si dhe moscënimi i funksionalitetit të prokurorive nga të cilat mund të vijnë kandidatët prokurorë për plotësimin e vakancave.

Për plotësimin e pozicioneve të lira të përhershme Këshilli është i detyruar të respektojë radhën sipas germave të mësipërme “a”, “b”, “c” dhe “ç” të pikës 3 të nenit 42 të Ligjit për Statusin. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se aktualisht, Këshilli nuk ka detyrimin ligjor për të transferuar prokurorë sipas pikës a) dhe pjesërisht sipas b), në kushtet kur nuk rezulton të këtë prokurorë që “kanë të drejtë të caktohen në nivel apeli” apo “që duhet të transferohen për shkak të papajtueshmërisë ambientale”, ndërsa, në vlerësimin e këtyre kategorive, sikurse u citua më sipër kishte dy prokurorë pozicioni i së cilëve në strukturat e prokurorive ku ata ishin caktuar në mënyrë të përhershme, ishte suprimuar, për pasojë pozicionet e lira të përhershme në prokuroritë e të njëjtës shkallë dhe të njëjtës lëndë, para se ti ofroheshin lëvizjes paralele nëpërmjet shpalljes u janë ofruar këtyre magjistratëve.

Këshilli, po ashtu, ka vendosur që prokurorët e caktuar/transferuar (me ose pa pëlqim) përkohësisht, në Prokuroritë pranë Gjykatave të shkallës së parë të cilat shkrihen për shkak të riorganizimit/ristrukturimit, do t’ju ndërpritet ky caktim ose transferim i përkohshëm, ndërprerje e cila do të hyjë në fuqi më datë 01.05.2023.

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore, nga sot “shkrihen” 9 gjykata e prokurori

Harta e re gjyqësore/ "Shkrihen” 9 gjykata e prokurori,
Foto ilustruese

TIRANË-Sot nis faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, ku nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Prej sot (1 Maj), gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore.

Pas kësaj faze, dosjet e gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Faza e parë u aplikua në muajin shkurt kur nga 6 apele që ishin në të gjithë vendin, u vendos reduktimi në një Apel kombëtar. Në këtë mënyrë, u shkrinë gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës Korçë dhe Gjirokastër duke bërë që të gjitha dosjet të transferohen në Tiranë.

Faza e tretë do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti kur parashikohet reduktimi i të gjitha gjykata administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 shkurti do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë./Dosja.al

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet