LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Harta e re Gjyqësore/ KLGJ: Mungojnë 184 gjyqtarë, shkak Vettingu. Meta: Plotësoni vakancat

Mungesa e 184 gjyqtarëve u diskutua ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve. Në raportimin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagamit, u shpjegua edhe hartimi i hartës së re gjyqësore, i cili është kthyer në paralizë të proceseve gjyqësore, pasi ka hasur kundërshti nga avokatët e vendit. Sipas kryetares së KLGJ-së, harta gjyqësore është punë serioze e tre viteve e parashtruar në 172 faqe projekt, e se e gjitha ishte pasojë e procesit të Vettingut. Grupi i punës për këtë projekt ishte i përbërë nga ekspertë të ndryshëm në disa fusha. Llagami pohoi se në vend ka mungesë gjyqtarësh mirëpo theksoi faktin se shumë prej tyre hezitojnë që të shkojnë në disa gjykata duke preferuar më shumë Tiranën. Ajo tha se një pjesë e gjykatave në Shqipëri ishin me 4 gjyqtarë, që nuk plotësonin kriterin ligjor, sepse duhen 7 gjyqtarë sipas ligjit dhe se harta e re gjyqësore do të sjellë eficencë në gjykimin e çështjeve. Anëtarët e Komisionit parashtruan pyetjet e tyre për hartën gjyqësore. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj parashtroi më shumë se 9 pyetje për hartën, duke kërkuar informacion për të dhënat, objektivat, kostot e shumë detaje të tjera që lidhen me të. Presidenti i vendit, Ilir Meta tha se në Gjykatat e Apelit dhe ato të shkallës së Parë, situata është drejt kolapsit prej ngarkesës dhe gjendjes. Ai kërkoi që të plotësohen urgjentisht vendet vakante të krijuara nga mungesa e gjyqtarëve, e se për këtë shkak është bërë mungesa e angazhimit. Sot është dita e dytë e bojkotit në Gjykata. Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore, Gjiknuri: Janë respektuar rekomandimet e Kuvendit

Harta e re Gjyqësore/ KLGJ: Mungojnë 184 gjyqtarë, shkak
Damian Gjiknuri

DEKLARATA E GJIKNURIT:

“Rregullimi i hartës, rishpërndarja e gjyqtarëve të cilët do të menaxhojmë fluksin do të sjellë më shumë eficencë, m ë shumë llogaridhënie, më shumë standardizim. Standardizimi e bën më të thjeshtë dhe për palët për të kuptuar le të themi integritetin e procesit gjyqësor dhe mbi të gjitha do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Pastaj çdo gjë tjetër patjetër ka balancë.  Unë them se ju nuk keni bërë gjë tjetër përveçse keni zbatuar ligjin dhe e keni bërë atë në kohë. KLGJ e ka kryer misionin e saj Kushtetues, ka menaxhuar procese të vështira dhe rekomandimet e Kuvendit janë marrë parasysh dhe ajo që mbetet me interes është se si do të zbatohet harta e re gjyqësore, nëse do të rrijë te varianti final që besoj i tillë do jetë. Do kemi mundësi vitin tjetër për të parë dhe mënyrën se si u hartua.

Rregullim i hartës do të sjellë më shumë eficencë dhe do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Ka avantazhe dhe disavantazhe. Problemi është se cila është më e madhe. Në përfundim dua të them që KLGJ e ka kryer misionin e saj kushtetues. Rekomandimet e kuvendit janë marrë parasysh. E rëndësishme është si do miratohet harta e re gjyqësore nëse miratohet që me shumë mundësi do të ndodhë.

Ky proces ka ndodhur edhe në vitin 2007-2008 ku u bë një hartë pa asnjë lloj kriteri. Edhe atëherë në disa rrethe ka pasur kundërshtime. Këto histori kanë qenë gjithmonë nuk ndodh për herë të parë. Mund të ketë kosto ekstra për disa por duhet t’i vëmë gjërat në balancë. Vërtet ka një akumulim të çështjeve të pashqyrtuara. Ka dhe një fluks çështjesh të reja dhe mendoj që rritja e numrit të gjyqtarëve, pra futja e tyre në sistem nga Shkolla e Magjistraturës është domosdoshmëri dhe për këtë ne duhet të vrasim mendjen, ne pjesa politikbërëse së bashku me partnerët që na kanë mbështetur në këtë proces sepse në fund të fundit kushtet patjetër që kërkojnë njerëz.

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore, Meta: KLGJ të ketë kujdes, gjendja është e papranueshme

Harta e re Gjyqësore/ KLGJ: Mungojnë 184 gjyqtarë, shkak
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në vend për shkak të Hartës së Re Gjyqësore. Përmes një deklarate publike, Meta deklaron se i ka ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet e fundit në vend që sipas tij kanë nevojë urgjente për zgjidhje. Kreu i shtetit thekson nevojën që vendi të ketë urgjentisht gjyqtarë dhe prokurorë të cilët duhet të plotësojnë numrin e madh të vendeve bosh që janë krijuar në sistemin e drejtësisë. Kjo situatë sipas Metës, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative. 

Meta ripërsërit kërkesën që vëmendja e KLGJ-së, KLP-së, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë, dhe të gjitha institucioneve të tjera përgjegjëse, të përfshira dhe/apo të lidhura me këtë çështje, duhet të jetë e shtuar për të respektuar parimet dhe detyrimet kushtetuese, duke hartuar e implementuar masa konkrete, të prekshme dhe objektive në funksion të realizimit të një shërbimi publik në gjykata.

REAGIMI I METËS:

Jam njohur me njoftimin publik të Këshillit të Lartë Gjyqësor[1], sipas të cilit Këshilli në datën 10 qershor 2022, ka miratuar aktin e Hartës së Re Gjyqësore, por dhe reagimet dhe qëndrimet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, shoqësisë civile, dhe komunitetit të biznesit, por dhe përfaqësuesve të organizimeve të tjera për profesionet e lira që janë të lidhur me sistemin e drejtësisë. E kam ndjekur këtë proces, dhe në vijimësi dhe në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje përkundrejt KLGJ-së dhe aktorëve të tjerë bashkëpunues e vendimmarës, që të tregojnë kujdes dhe objektivitet lidhur me riorganizimin e ri të rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave. Përpos faktit që pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar funksionet themelore të saj, me 2 (dy) emërimet të reja, Gjykata e Lartë ka dalë tashmë nga zona e rrezikut e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin e saj sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit, situata në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe ngarkesës së lartë është drejt kolapsit. Kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë.  Si President i Republikës, prej më shumë se 3 vitesh kam kërkuar zyrtarisht dhe kam përsëritur thirrjen në adresë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucioneve të tjera qeverisëse të sistemit të drejtësisë, por dhe aktorëve dhe institucioneve të tjerë vendimmarrës se, duhet të angazhohen me seriozitet dhe me ritme më të shpejta për të plotësuar të gjitha vakancat e krijuara në sistemin gjyqësor. Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie të pavarur, por dhe plotësisht funksional dhe efiçent. Qytetarët presin drejtësi dhe e meritojnë atë që të jepet, brenda afateve të arsyeshme. Funksionimi me trupat e nevojshme gjyqësore të Gjykatave të Apelit dhe Gjykatave të Shkallës së Parë dhe plotësimi i vakancave të shumta të krijuara në këto gjykata është me rëndësi jetike për vendin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Edhe pse kjo pjesë e sistemit të drejtësisë (Gjykatat e Apelit) prej kohësh është pranuar nga KLGJ dhe aktorët e tjerë se po shkon drejt kolapsit të plotë, sërish nuk konstatohet një angazhim i plotë, objektiv dhe gjithëpërfshirës për të marrë masat e duhura, legjislative, vendimmarrëse, apo organizative për mënyrën e plotësimit sa më të shpejt dhe me cilësi të të gjitha vakancave që janë krijuar dhe po krijohen në vijimësi në këto gjykata.  Gjykatat e Apelit, civile, penale apo administrative, si dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, aktualisht janë tejet të mbingarkuara, ndërkohë që nuk ka ende një strategji me terma të qartë kohore dhe plan-veprimi se kur kjo çështje do të zgjidhet përfundimisht në respekt të standardeve europiane të ngarkesës për një gjyqtar dhe kur do të përfundojë shqyrtimi i çështjeve të mbartura që presin shqyrtimin në Gjykatat e Apelit, prej më shumë se 5-vitesh.

Në 8 mars 2022[2], i kam rikërkuar publikisht Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe institucioneve të tjera të përfshira për të realizuar një proces të plotë dhe transparent konsultimi të draftit të parë të hartës së re gjyqësore; për të vlerësuar me shumë kujdes dhe mbajtur në vëmendje përpara miratimit përfundimtar, të gjitha komentet, sugjerimet, vërejtjet dhe çdo propozim që vjen nga pjesët e tjera të sistemit të drejtësisë, sidomos të atyre që janë përdoruesit realë dhe të përditshëm të sistemit të drejtësisë. I njëjti shqetësim është përsëritur dhe nga Parlamenti Europian në datën 19 maj 2022, i cili përmes Rezolutës së miratuar për Shqipërinë[3], përveç se ka mirëpritur rikthimin në funksionalitet të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, ka bërë thirrje duke theksuar se, reforma e sistemit gjyqësor sipas hartës së re të gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë opinionet e palëve të interesuara dhe kushtet socio-ekonomike të grupeve vulnerabël, dhe të përmirësojë aksesin në drejtësi dhe procesin rregull ligjor (shiko pikën 37, e në vijim të kësaj Rezolute).

Konstatoj me keqardhje të thellë, se as kërkesat dhe thirrjet e përsëritura të Presidentit të Republikës, por as të Parlamentit Europian, nuk janë marrë në konsideratë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces. Në datë 10 qershor 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publik[4] se,  ka miratuar aktin mbi “Hartën e Re Gjyqësore”, ku sipas njoftimit të Këshillit, ky akt është produkt i konsultimeve, sugjerimeve dhe opinionet e adresuara gjatë procesit të konsultimeve publike të organizuara në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nga përfaqësues të dhomave vendore të avokatisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit. Vet fakti që, prej datës 14 qershor 2022, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka nisur një proces të bojkotimit të të gjithë seancave gjyqësore deri në datë 17 qershor 2022, në shenjë proteste ndaj draftit të hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ, tregon qartësisht se sugjerimet e Avokatëve Shqiptarë, vetëm janë administruar, por nuk janë marrë në konsideratë.

Kësaj strukture të rëndësishme për sistemin e drejtësisë (Dhomës Kombëtare të Avokatisë), mund t`i jetë marrë mendimi, por duket qartë se komentet e dhëna prej saj, nuk janë shqyrtuar sinqerisht dhe objektivisht. Është e qartë se Këshilli i Lartë Gjyqësor, në draftimin dhe miratimin e Hartës së re Gjyqësore, është udhëhequr më shumë nga tensioni dhe/apo ngutja që kanë krijuar vakancat e mëdha në sistemin gjyqësor, pra mungesa e gjyqtarëve, dhe jo nga garantimi i një drejtësie sa më efiçente, që jepet në kohë, për qytetarët dhe e prekshme për ta dhe mbrojtësit e tyre. Shkrirja e një numri kaq të madh të Gjykatave të Shkallës së Parë në Rrethe (13 gjykata) dhe Gjykatave të Apeleve (5 Gjykata), me justifikimin se nuk ka gjyqtarë, nuk është zgjidhja as më e mirë, as më e përshtatshme, dhe kurrësesi nuk mundet të jetë në përputhje me standardet europiane.

Grumbullimi i gjyqtarëve në një godinë, as nuk përshpejton proceset gjyqësore, as nuk zgjidh problematikën tepër shqetësuese të stokut të çështjeve të mbartura prej vitit 2016-2017, dhe as e ul mbingarkesës e gjyqtarëve, aq më pak, as nuk plotëson vendet bosh të krijuara në sistem. Komiteti Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka konstatuar dhe bërë prezent për gjithë opinionin publik[5] se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta, si dhe me keqardhje konstaton se ky vendim është në përkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.

Nisur nga këto zhvillime evidentoj edhe një herë se, vendi ynë ka nevojë urgjente për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët të plotësojnë numrin e madh të vendeve bosh të krijuara në sistemin e drejtësisë.Kjo situatë nuk zgjidhet me shkrirje drastike të disa gjykatave në vend, pasi një riorganizim i tillë, cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative.  Nisur nga numri i vogël i gjyqtarëve në sistem sot, por dhe nga numri i lartë i çështjeve gjyqësore stok (të mbartura dhe të pashqyrtuara), nëse harta e re gjyqësore, do të miratohet përfundimisht sipas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, atëherë natyrshëm do të kemi:

shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta. Kufizim/cenim të aksesit në sistemin e drejtësisë; Rritjen e kostove për qytetarin dhe përdoruesit real të gjykatave, si dhe gjithë profesionet e lira të lidhura me sistemin gjyqësor;tronditje të sistemit gjyqësor në tërësi përgjatë fazës tranzitore; Përqendrim të vendimmarrjes së formës së prerë, vetëm në disa gjyqtarë në Tiranë;  Përmes vështirësive, kohës së gjatë të pritjes për një vendim, si dhe rritjes së kostove të ndjekjes së rrugës gjyqësor, do të rritet ndjeshëm humbja e interesit të qytetarit për të ndjekur rrugën ligjore, dhe kjo natyrshëm përligj shqetësimin se mund të sjellë rritjen e fenomenit të vetëgjyqësisë.

Duke mirëkuptuar shqetësimet e Komitetit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, dhe profesionistëve të tjerë të ligjit, si dhe për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ku thelbësor është aksesi në drejtësi dhe realizimi i një të drejte përmes një gjykate të paanshme, të caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm, i bëj thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, dhe organeve të ekzekutivit, të rishqyrtojnë me vëmendje këtë çështje, sepse qytetarët kanë nevojë për një sistem drejtësie, jo vetëm të pavarur, por dhe plotësisht funksional, eficient, në funksion të qytetarëve, dhe sa më afër tyre, dhe jo riorganizimin e tij të përqendruar që e largon drejtësinë nga qytetari.

Ky riorganizim i ekstremisht i përqendruar sipas draftit të hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ në datë 10 qershor 2022, përpiqet t’i fsheh problematikat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë sot, por nuk e zgjidh problemin e vakancave tepër të mëdha, mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe as përshpejtimin e proceseve gjyqësore dhe evadimin e stokut të çështjeve gjyqësore të mbartura dhe të patrajtuara që datojnë që prej vitit 2016-2017.

Mungesa e një strategjie dhe një plani veprimi me terma të qartë kohore se kur do të plotësohen vakancat e krijuara në sistemin e drejtësisë, për të dhënë një afat se kur kjo çështje do adresohet përfundimisht në respekt të standardeve evropiane të ngarkesës për një gjyqtar, nuk mund të rëndojë sërish mbi  qytetarët, duke i kufizuar atyre aksesin në drejtësi, deri në ato nivele sa të pamundësojnë dhe vet marrjen e drejtësisë, në atë moment kur ai ka nevojë për të. Edhe pse Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë po vuajnë shumë nga mbingarkesa e sistemit, dhe mungesës së gjyqtarëve, kjo nuk zgjidhet me përqendrimin e dhënies së drejtësisë vetëm në Tiranë. Vetëm pas plotësimin të vakancave të krijuara me numrin e nevojshëm të gjyqtarëve, sipas standardeve evropiane, mund të kishim një hartë të re gjyqësore, që objektivisht mund të trajtonte rishpërndarjen e burimeve njerëzore, sipas kërkesave të kohës,  zhvillimeve ekonomike dhe sociale, por gjithëmonë sipas standardeve të BE-së. Të gjitha këto çështje kërkojnë angazhim serioz të të gjithëve, të sinqertë, masa konkrete dhe të prekshme, veçanërisht kur kjo situatë është e lidhur drejtpërdrejtë me procesin e integrimit evropian dhe kërkesat e organeve më të larta evropiane (Parlamenti i BE-së), stabilitetin e Shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pjesë thelbësore të të cilave është dhe aksesi i plotë në sistemin e drejtësisë dhe dhënia e drejtësisë nga një gjykatë e paanshme, e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm. Ndaj përsëris kërkesën që vëmendja e KLGJ-së, KLP-së, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë, dhe të gjitha institucioneve të tjera përgjegjëse, të përfshira dhe/apo të lidhura me këtë çështje, duhet të jetë e shtuar në këtë drejtim, për të respektuar parimet dhe detyrimet kushtetuese, duke hartuar e implementuar masa konkrete, të prekshme dhe objektive në funksion të realizimit të një shërbimi publik në gjykata, sa më cilësor, sa më pranë qytetarit, dhe përmes një kostoje të pranueshme në përputhje me zhvillimin dhe gjendjen ekonomike, duke rishikuar draftin që KLGj propozon për riorganizimin e sistemit gjyqësor.

Sot është dita e dytë e bojkotit në Gjykata. Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Për të shprehur kundërshtinë e tyre, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë për personat që kanë marrë në mbrojtje ligjore. Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia u shpreh bojkoti po funksionon në të gjitha gjykatat në rang vendi, ndërsa shtoi se dërgimi i çështjes në Gjykatë Kushtetuese nuk është vendosur, pasi ka bindjen se qeveria do të reflektojë në kërkesat e tyre.

SI DO JETË HARTA E RE?

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend, ndërsa i vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

3 VITE ME PARE

Llagami: S'ka gjyqtarë! Disa ende në proces vettingu, të tjerët nuk aplikojnë, duan Tiranën

Harta e re Gjyqësore/ KLGJ: Mungojnë 184 gjyqtarë, shkak
Llagami

TIRANË- Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, deklaroi ditën e sotme se gjyqtarët duan që të shkojnë në Tiranë. Ditën e sotme, në raportimin në komisionin e ligjeve, Llagami tha se në vend ka mungesë gjyqtarësh pasi disa janë në proces vettingu e të tjerë duan që të shkojnë vetëm në Tiranë. 

"Tek harta gjyqësore kemi parë mundësinë e vakancave dhe riorganzimin e dekretit aktual për numrin total. Kemi një cështje nga Strasburgu për zgjatjen e rekursit në Gjykatën e Lartë. Kjo nuk është situatë normale, po përpiqemi maksimalisht, ka vonesa për procedura që po aplikohen për herë të parë si vettingu. Ne kemi shqetësim se s'kemi prurje. Nuk aplikojnë gjyqtarë, përveç Apelit Tiranë se nuk marrin riskun të përfshihen në procedura se kemi standardin që po nuk kalove vettingun me formë të prerë, nuk fillon procesi i vlerësimit. E dyta nuk kanë interes se duan një gjykatë më të mirë. Në Gjykatën e Apelit Shkodër hapëm 4 herë procedurat dhe nuk aplikoi askush, e njëjta për Korçën, pra ka interes të ulët. Nga një analizë në trupën gjykuese në shkallë të parë 166, vetëm 16-17 mund të përmbushin kushtet që të shkojnë në apel dhe kalojnë vettingun në formë të prerë. Këto i kemi adresuar për hartën gjyqësore dhe situatës në gjyqësor", tha Llagami.

3 VITE ME PARE

Raporti i KLGJ, Xhafaj: Duhet përgëzuar! S'mjaftojnë të dhënat, duhet edhe transparencë

Harta e re Gjyqësore/ KLGJ: Mungojnë 184 gjyqtarë, shkak
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj komplimentoi raportin vjetor të KLGJ-së. Gjatë komisionit të ligjeve, Xhafaj tha se prezantimi i raportit është shumë i mirë mirëpo nuk është e mjaftueshme pasi duhet shërbim, cilësi dhe shpejtësi në sistemin e drejtësisë.

'Kam dëgjuar në mbledhjen tuaj të datës 20 prill, ku u miratua raporti, jam i habitur që raporti i hartuar me një numër shumë të madh nënpunësish, është prezantuar 15 minuta dhe nuk pati asnjë koment e diskutim nga anëtarët e këshillit. Kjo ka të bëjë me Këshillin, me qasjen që ka në këtë proçes, se çfarë quan themelore çdo anëtar me përgjegjësitë e tij. Në vlerësimin tim, kjo paraqitje është standart i mirë, duhet përgëzuar se duhet të jetë standart që duhet t'ia imponojmë prokurorisë. Prezantimi i të dhënave është bazë e mire, komplimenta, nuk është e mjaftueshme, duhet shërbimi, cilësia dhe shpejtësia në drejtësi, se këto i duhen qytetarët se ky është dhe qëllimi i sistemit të drejtësisë. Cilat janë problemet e zgjidhjet, cfarë kërkon nga pushtete e tjera. KLGJ ka 3 vite që raporton, pritshmëritë janë të larta.'- tha Xhafaj.

3 VITE ME PARE

VD-PARALAJMËRIMI/ Bylykbashi: 80% e gjyqtarëve do largohen nga sistemi i drejtësisë

Harta e re Gjyqësore/ KLGJ: Mungojnë 184 gjyqtarë, shkak
Oerd Bylykbashi

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi paralajmëroi ditën e sotme se së shpejti rreth 80% e gjyqtarëve do të largohen nga sistemi i drejtësisë. Në komisionin e Ligjeve, deputeti u shpreh se harta e re gjyqësore është një dështim, pasi në Tiranë ka më shumë çështje mirëpo nuk ka mjaftueshëm gjyqtarë. Po ashtu, ai sygjeroi që në Gjykatat që ka më pak çështje, të ketë më pak gjyqtarë. 

'Nuk keni gjyqtarë dhe nuk iu del llogaria. Rastet e thjeshta tregojnë se sa punon sistemi i drejtësisë. Drejtësia jepet në çdo cep, ta mbajmë se kemi akoma punë nuk është standart. Nëse në Tiranë ka më shumë çështje, merrni masa që të keni më shumë gjyqtarë. Kjo do dështojë, nuk e keni vetëm ju fajin, themeli është 6 vite para. Sot keni vetëm 55% të gjyqtarëve, 80% e gjyqtarëve do të ikin nga sistemi deri në fund të procesit të vettingut, këtë do ta vuajnë qytetarët. Ai që ka më pak çështje të ketë më pak gjyqtarë.'- tha Bylykbashi.

3 VITE ME PARE

VD-Korreshi: Të mendohen mirë kush do martohet, në Tiranë do 2 vjet të divorcohesh

Harta e re Gjyqësore/ KLGJ: Mungojnë 184 gjyqtarë, shkak
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ironizoi hartën e re gjyqësore, duke bërë krahasimin se si veprohet në zona të ndryshme. Gjatë komisionit të Ligjeve, në të cilën u paraqit raporti vjetor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Korreshi tha se diferenca e procesit të divorcit në Tiranë e në Lushnje është shumë ndryshe, pasi ata që duan ndarjen, duhet të presin 2 vite në kryeqytet e 30 ditë në Gjykatën e Lushnjes. 

'Me nismën për hartën e re gjyqësore ka mosakordancë të asaj çfarë ndodh dhe asaj që veprohet në terren. Një zgjidhje martese në Gjykatën e Tiranës sot do dy vjet, një zgjidhje martese në Lushnje do 30 ditë. Po deshën le të mendohen mirë po duan të martohen. Për të mos folur për Apelet. Të gjitha Apelet kanë ngarkesë të jashtëzakonshme… Kjo është shqetësuese se drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar. Duhet t’i dini dhe këto kur vendosni që të shkrini një gjykatë. Ose 6 Apele ti ktheni në 1. Përveçse mungesës së gjyqtarëve. Numri që mungon këtu do nja 40 vjet që ju t’i plotësoni magjistratët me këta të rinjtë. Se aty në Shkollën e Magjistraturës shkojnë 15-20 në vit dhe ata dalin në treg për 3 vjet. Cila është zgjidhja juaj për të zgjedhur gjyqtarë të rinj. Përse nuk keni bërë një propozim ligjor. Mund të merrnin profesorë të së drejtës… Pse nuk jeni konsultuar me profesorë të të drejtës. Mund t’i jepni një zgjidhje atyre. Magjistrati i ri që del gjyqtar në moshën 25 vjeç, nuk ka eksperiencë në administratë. S’mund të presim 40 vjet sa të dalë magjistrati i ri… Dhe për të dalë te harta territoriale kam parë diku se i jeni referuar sistemit italian. Inshallah nuk është e vërtetë se hiqi vendimmarrjen atij sistemi, gjithë të tjerat janë të gabuara. Atje vdes pa le të marrësh të drejtën”, tha Korreshi.

3 VITE ME PARE

VD-Harta e re gjyqësore, Llagami: Është punë 3-vjeçare, raporti i detajuar në 172 faqe

Harta e re Gjyqësore/ KLGJ: Mungojnë 184 gjyqtarë, shkak
Naureda Llagami

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaroi ditën e sotme se harta e re gjyqësore është punë tre vjeçare. Në komisionin e Ligjeve, Llagami u shpreh se në formulimin e hartës gjyqësore morën pjesë një grup ekspertësh të cilët formuluan raport të detajuar me 172 faqe. 

'I kemi paraqitur online arsyet, grupi i punës ka qënë me përfaqësues të ndryshëm, me ekspertë më të mirë. është punë grupi 3 vjeçare, është punë e bërë për herë të parë, është bërë në mënyrë serioze, kemi material shumë voluminoz. Sot standarti është efiçensa, që gjykimi të jetë më i shpejtë. Janë 172 faqe vetëm projek. Ajo që unë dua të siguroj, është që KLGJ është organ përgjegjës për eficensën, ne sot për shumë faktorë të tjerë, e kemi gjykatën afër shtpisë por nuk marrim shërbim. Meraku që kemi pasur dhe për njerëzit në nevojë, i kam marrë përdore e i kam cuar në gjykatë, për ata kemi arritur që së bashku me shërbimet që do jepen, do përforcohen për këtë kategori njerëzish.'- u shpreh Llagami.

 

3 VITE ME PARE

VD-Harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ-së: Na detyroi situata, mungojnë 184 gjyqtarë

Harta e re Gjyqësore/ KLGJ: Mungojnë 184 gjyqtarë, shkak
Naureda Llagami

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaroi ditën e sotme se harta e re gjyqësore u hartua pasi ishte e nevojshme. Gjatë Komisionit të Ligjeve, Llagami tha se thelbi i krijimit të hartës ka lidhje me çështjet e reja që vijnë në çdo gjykatë e se sa prurje ka. Ajo vuri theksin edhe te mungesa e gjyqtarëve, duke thënë se mungojnë 184 gjyqtarë, mirëpo me hartën e re nuk do të ketë të tilla mungesa. 

DEKLARATA E LLAGANIT:

"Ne arritëm në përfundim për hartën e re gjyqësore dhe pas tryezës së rrumbullakët. Për të filluar, është çështje teknike që ligji për pushtetin gjyqësor, por të shkojmë në nenet 14/15, ka definicion për madhësinë e gjykatës, për KLGJ që duhet të ketë seksione. Kush është parashikimi ligjor? Një ligj me 3/5. Ata që kanë punë me gjykatat e dinë se disa gjykata ishin me 4 gjyqtar, që nuk kapnin kriterin ligjor. Edhe ato me 5 nuk e kapnin se duhen 7 gjyqtarë në Shkallën e Parë. Ligji thonte që përveç këtij kriteri duhet të mbaje parayssh edhe indikatorët. Shqetësimi për gjykatën e Apelit Administrativ e kemi të gjithë. Kemi kërkuar rritje të numrit të gjyqtarëve. Që kur filloi ligji për implementimin tregoi se u kalua një çështje që nuk ishte e kësaj gjykate. Thelbi i krijimit të gjykatave ka lidhje me çështjet e reja që vijnë me çdo gjykatë, jo sa backlogu ka, por sa prurje ka. Po të shohim statistikat e Tiranës që është më e madhja, është një nga gjykatat më efektive. Edhe gjykimi i specializuar nuk dështon. Nuk mund të specializojmë gjyqtarë në gjykata të vogla. Nuk mund të jetë efektiv.

Sa i përket prurjeve dhe a ka menduar KLGJ për prurje të reja në sistem. Pa diskutim, kemi bërë studim dhe i kemi rritur në mënyrë graduale. Thuhej se do ishte 20%. Ne kemi qenë dhe ka qenë një deklaratë që kemi bërë vazhdimisht që studimet tona janë të matura dhe me hapa të vegjël. Sot kemi arritur që në 2028, duke nisur nga ky vit, parashikohet të hyjnë në sistem 144 kandidatë magjistratë. Këtë vit hyjnë 24, vitin tjetër 35 dhe më pas 45. KLGJ ka propozuar që viti i tretë i magjistratëve të jetë praktikë. Ne mund ti çojmë në gjykata të mëdha për çështje të thjeshta. Kandidatët duhet të kenë 3 vite eksperiencë, qe do të thotë nuk dalin 25 vjeç, por 28 vjeç. Sa i përket angazhimit të stafit administrativ, kemi angazhuar shumë. Pra sekretarët gjyqësorë të ndihmojnë gjyqtarët për çështje të thjeshta si urdhra ekzekutimi, kthim padie etj. Nëse kemi këtë lloj ritmi, jemi 224 gjyqtarë në sistem nga 408 që duhet të kishim dhe punojnë me ritme prej mbështetjes që ka dhënë Kuvendi", tha Llagami.

3 VITE ME PARE

VD-Harta e re gjyqësore/ Alibeaj ia 'rreshton' pyetjet kryetares së KLGJ: Me sa grupe interesi u konsultuat?

Harta e re Gjyqësore/ KLGJ: Mungojnë 184 gjyqtarë, shkak
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj parashtroi disa pyetje drejtueses së KLGJ-së, në komisionin e ligjeve. Alibeaj u ndal më shumë në hartën e re gjyqësore, duke kërkuar informacion se sa ka zgjatur procesi i diskutimit, me sa grupe interesi u konsultuan. Po ashtu, Alibeaj kërkoi të dijë se cilat janë objektivat e hartës apo kostot.

'A keni kryer një studim ku të propozoni zgjidhje se si të eleminohet mungesa organike në sistemin gjyqësor. Nëse keni kryer këtë analizë a mund ta kemi ne në posedim. Cilat janë rekomandimet që i keni kaluar Kuvendit, apo dikujt tjetër për të eleminuar këtë mungesë të organikës në sistemin gjyqësor. GJL e ka filluar punën në dhjetor të 2018, ishin funksional dhe në ngarkesë. Mund të jetë përshtypje ime, po a vëreni se keni mungesë në shpejtësi të veprimtarisë tuaj, për të bërë emërimet përkatëse. Më rezulton se nisur nga stoku dhe nr i dosjeve që janë të prapambetura, se në Gjykatën e Lartë duhet pritur 4.2 vite për të marrë vendimin e rekursit. A ju duket si kohë e papërshtatshme që thyen limitet e procesit ligjor. Duhen 16 vite në Gjykatën e Apelit, duhen 20 vite nga e Apelit në Gjykatën e Lartë, s'po fus kohën në Gjykatën e Shkallës së parë, a është situtatë alarmante? Cfarë masash keni marrë për të ardhmen. 

Lidhur me hartën gjyqësore: Sa kohë ka zgjatur procesi i diskutimit? Sa grupe interesi keni konsultuar juve? Jo vetëm ato që i merr të detyrueshme ligji, por dhe të tjerat. Së treti, a kanë dhënë kontribute konkrete secili prej grupeve të interesit, nëse është e mundur a mund të kemi ne një kopje lidhur me konsultimin e kryer? Cilat janë të dhënat që keni marrë ju lidhur me zhvillimin demografik të popullsisë dhe cili ka qënë konkluzioni përkatës për hartën e re gjyqësore. Cilat të dhëna keni marrë ju? 

Harta e re gjyqësore do duhet të synojë disa objektiva, janë të përcaktuara në nenin 12. Si e garantoni aksesin në drejtësi që lidhet me afërsinë e individit me gjykatë. Tashmë është bërë fakt që ju e keni bërë që individi duhet të shkojë te gjykata. Çështjet e kostove, rrit apo ul kostot? Pse mendoni se koncentrimi i gjyqtarëve rrit shërbimin?- tha Alibeaj.

harta e re gjyqesore komisioni i ligjeve 15 qershor 2022

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje