LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe avokatët! Vishaj: Të protestojmë

• Harta e re Gjyqësore ka shkaktuar kaos në sistemin e drejtësisë në vend. •Bojkoti i nisur që më 13 qershor nuk ka ndaluar. • Kreu i Avokatëve Penalistëve, Sajmir Vishaj kërkoi që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja të bëhet negociator mes Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe avokatëve. • Ndërsa në Komisionin e Ligjeve, PD kërkoi dëgjesë me ministrin e Drejtësisë Manja, KLGJ-në, KLP-në dhe avokatët. • Sipas tij, avokatët nuk duhet të shkojnë në plazh por duhet të protestojnë para KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë pasi situata është alarmante. • Por edhe pse në bojkot, sot disa avokatë kanë marrë pjesë në seancat për masat e sigurisë. • Vishaj tha se shkelësit e grevës, rrezikojnë licensën. • Fillimisht ishte vetëm Dhoma e Avokatëve, e përfaqësuar nga Maks Haxhia, ajo që ishte për bojkot, ndërsa Vishaj shfaqej optimist për zgjedhjen e situatës së krijuar. • Avokatët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

8 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Rama tha se harta gjyqësore nuk ndryshon, Maks Haxhia: Kemi kohë të flasim, por s’na dëgjojnë

Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe
maks haxhia

Pas deklaratës së kryeministrit Rama se harta e re Gjyqësore nuk do të ndryshojë ka ardhur dhe reagimi nga kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia i cili shprehet se qeveria nuk po i dëgjon ankesat e avokatëve. Haxhia shprehet se Dhoma e Avokatisë është për zgjidhje me mirëkuptim e që i përshtatet jo vetëm publikut por edhe interesit e realizimit të drejtësisë.

“Dhoma e Avokatisë i ka kontestimet për vendimin e KLGJ, qeveria s’ka të bëj me hartën 1 apo 4 apele ka vetëm faturën financiare. Dhoma e avokatisë s’është e vërtet që s’kemi kërkuar zgjidhe, jemi për zgjidhje me mirëkuptim e që i përshtatet jo vetëm publikut por edhe interesit e realizimit të drejtësisë. Kemi kohë që kërkojmë të ulemi por s’na dëgjojnë. Bojkoti s’është presion është zëri ynë të na dëgjojnë e të ulemi”, thuhet në reagimin e kryetarit të Dhomës, Maks Haxhia

4 VITE ME PARE

VD-Harta e gjyqësorit, Rama: Është ajo dhe nuk ndryshon. E dini se me qeverinë time s'zgjidhen me bojkot

Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka diskutuar lidhur me bojkotin e avokatëve për hartën e re të gjyqësorit. Në fjalën e tij, para gazetarëve, Rama tha se ajo nuk do të ndryshojë dhe se sistemi i drejtësisë nuk do të vendoset nga avokatët. Po ashtu, shtoi se nëse avokatët duan zgjidhje, do të duhet që të ulen dhe të flasin për kërkesat e tyre me qeverinë. Në të kundërt nuk ka asnjë negociatë dhe as marrëveshje. 

"Është ajo dhe nuk ndryshon. Habitem që ka akoma individe dhe grupe që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj flitet me bojkote dhe shfaqje kokëfortësie pa zë. Ne këtu jemi. Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund që të mbetet peng i vetëvetes dhe i të kaluarës. Shqipëria nuk është Kina, as SHBA. Jemi vend i vogël. Sistemi nuk do të ketë asnjë kolaps, avokatët bëjnë mirë që t'i kthehen detyrës se nuk e caktojnë ata si bëhet harta. Nuk është çështja që s'dua të tërhiqem unë, por është vendim i marrë dhe i pazëvëndësueshëm. Jam këtu që të bëhet më e mirë. Këtu nuk ka arsye që të tërhiqemi. Ku hyjnë avokatët në këtë histori? Me bojkote dhe me forcë, qeverisë unë drejtoj nuk i është marrë dhe nuk do t'i merret asgjë,"-tha Rama.

Një pyetje e dytë jashtë çështjes së negociatave, sa i përket hartës së re gjyqësore. A do ta japë miratimin Këshilli i Ministrave në kushtet kur ka një bojkot të avokatëve dhe që ka penalizuar dhe punën e proceseve gjyqësore?

Edi Rama: Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon, shumë e thjeshtë. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individësh që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi, të flasim, të dëgjohemi, por harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Le të bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë aranzhuar, “hajde ta lëmë për herën tjetër se nuk është momenti”. Shqipëria nuk është Kina, nuk është as Amerika, nuk është as Franca, nuk është as Italia. Shqipëria është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që, harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, është e dakordësuar dhe kush i bie ndesh është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është e pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme, përveçse nuk ka asnjë shans të ketë sukses. 

Dhe një pyetje të dytë për t’iu rikthyer sërish bojkotit të avokatëve dhe hartës së re gjyqësore. Deklaruat se nuk do të ndryshojë harta gjyqësore në këtë mënyrë, duke mos u tërhequr qeveria. A i druheni ju një kolapsi në sistemin gjyqësor?

Kryeministri Edi Rama: Sistemi gjyqësor nuk do të ketë asnjë kolaps, ndërkohë gjyqet kanë vazhduar sa për dijeni, me një pjesë. Avokatët bëjnë mirë t’i kthehen detyrës së tyre se nuk e caktojnë avokatët se si bëhet harta gjyqësore e Republikës dhe këtu nuk është çështja se s’dua të tërhiqem unë. Këtu çështja është që ky është një vendim i marrë mbas një procesi të gjatë konsultimesh dhe i dakordësuar me partnerët tanë, që janë të pazëvendësueshëm në të gjithë procesin e reformës në drejtësi. Nuk është çështje kokëfortësie. Unë nuk jam asnjëherë kokëfortë sepse nuk jam këtu për të dale e imja. Jam këtu që të bëhet më e mira. Dhe ju e dini shumë mirë që kur ka qenë rasti për tu tërhequr, jemi tërhequr. Po këtu s’ka arsye. Se s’duan avokatët çfarë lidhje ka kjo. Ku hyjnë avokatët në këtë histori?! Avokatët kanë punën e tyre tu shërbejnë klientëve që është e thjeshtë fare dhe tjetra pastaj që është shumë e rëndësishme, me bojkote dhe me forcë, qeverisë që unë drejtoj nuk i është marrë dhe nuk i merret dot asnjë gjë! Zero! 

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Avokatët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bojkoti nisi që me 13 Qershor 2022. Deri më tani, ministri Manja ka reaguar vetëm njëherë duke u kërkuar avokatëve durim, pasi sipas tij gjendja është e përkohëshme. Por apeli i tij nuk është marrë parasysh nga avokatët që kanë vendosur të vazhdojnë bojkotin. 

4 VITE ME PARE

Avokatët në Tiranë bojkotojnë sërish grevën, zhvillohen 10 seanca për masa sigurie

Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Disa avokatë kanë 'thyer' bojkotin duke marrë pjesë në seancat për masat e sigurisë. Sot, 10 të arrestuar kanë dalë përpara gjykatës për t'u njohur me masat e sigurisë. Seancat janë zhvilluar me avokat kryesisht, ku gjykata ka vendosur 9 masa detyrim paraqitjeje, ndërsa njëra arrest me burg, pasi personi akuzohej për ngacmim seksual.

4 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore/ PD kërkoi dëgjesë, Bushka: Është rakorduar javën e dytë të korrikut

Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe
Komisioni

TIRANË- Në javën e dytë të korrikut do të mblidhet sërish komisioni i ligjeve për të diskutuar hartën e re gjyqësore. Kështu deklaroi ditën e sotme deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka e cila tha se në 11 korrik do të mbahet dëgjesa aty ku do të dëgjohen edhe pretendimet e palëve përkatëse. 

REPLIKAT:

Dhurata Çupi: Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave.

Fatmir Xhafa: Më duket interesante shqetësimi i koleges, nuk me shqetëson çështja  e datës së seancës gjyqësore por më shumë me shqetëson greva avokatëve pasi preken qytetarët, dhe ne përfaqësojmë qytetarët. Edhe Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë gjyqësor janë në shkelje të ligjit për këtë çështje, u bënë dy jave që s’ka gjyq se njerëzit presin avokatët.

Klotilda Bushka: Sigurisht nuk mund të shtyhet dëgjesa, por ka një mori aktesh që duhen të studiohen. Është rakorduar që me 11 korrik do jetë java e dëgjesës. Sa i takon pretendimeve të avokatëve apo të tjerëve, në dëgjesa do sheshohen.

4 VITE ME PARE

VD-'Jam i lemerisur'/ Harta e re gjyqësore, Xhafaj: Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ janë në shkelje

Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj deklaroi ditën e sotme se ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje të rëndë të ligjit. Lidhur me situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë për hartën e re gjyqësore, Xhafaj tha se ka dy javë që nuk po zhvillohen gjyqe në vend pasi njerëzit janë në pritje të avokatëve. Po ashtu, ai kërkon një seancë me ministrinë për të sqaruar situatën që është krijuar në vend. 

'Prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Përtej asaj se çfarë mendon ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ne jemi këtu përfaqësues të qytetarëve. Jemi ne që duhet ti bëjmë presion. Edhe ministria edhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit. U bë dy javë që nuk ka gjyq. Njerëzit presin avokatët. Situatës që kemi ne në sistem i shtojmë edhe faktorë të kësaj natyre.

Nuk kanë lidhje momentet që bëjnë institucionet me seancën dëgjimore. Ky debat që bëjmë ne këtu mund të bëjë avokatët që të tërhiqen, mund të bëjë që KLGJ të tërhiqet. Nga kjo pikëpamje do dëshiroja ta përshpejtojmë këtë proces. Ky nuk është proces shkresash por me thelbin e dokumentit që është bërë publik. Se çfarë do thonë Ministria e Financave ne nuk e vendosim. Pastaj nëse iua kanë thënë ju kështu unë jam i lemerisur.

Ka të bëjë me projektin që është bërë publik. Pastaj se çfarë do të thonë ministria e financave, ne nuk e vendosim. Do të thotë që deri tani, në 3 vjet këta nuk paskan marrë mendimin e ministrisë së Financave. Në këtë këndvështrim, ne lamë një datë dhe thamë që do të jetë o të enjten o të premten. Është mirë që të njoftohemi”, tha Xhafaj

4 VITE ME PARE

VD-Harta e re gjyqësore, PD kërkon dëgjesë me ministrin e Drejtësisë

Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe
Dhurata Çupi

Partia Demokratike kërkoi sot dëgjesë me ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për hartën e re gjyqësore. Kërkesën e bëri deputetja Dhurata Çupi Tyli në mbledhjen e komisionit të Ligjeve.

"Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvilohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave", - tha zonja Çupi në hyrje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

Pas kërkesës së PD, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha kjo dëgjesën do të rakordohet që të zhvillohet në datën 11 ose 12 korrik.

4 VITE ME PARE

Avokatët refuzojnë të shkojnë! Inspektori dhe blegtori në Korçë presin prej 1 dite masën e sigurisë

Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe
Gjykata

KORÇË- Bojkoti i nisur nga avokatët në vend për shkak të hartës së re gjyqësore ka krijuar kaos në çështjet që janë në pritje të marrjes së vendimeve. Një prej rasteve është ai i një inspektori të AZHBR-së në Korçë, Arbri Pajo dhe blegotori Shaban Zaçe. Masa e sigurisë ka mbetur pezull, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, të cilët janë në bojkot. Seanca e djeshme është shtyrë, ndërkohë që e sotmja e parashikuar për paradite është shtyrë sërish për në 13:30.

Pajo akuzohet se në këmbim të ryshfeteve të majme favorizonte blegtorë të ndryshëm që të përfitonin pa të drejtë subvencione nga shteti dhe një blegtor.

Çfarë po ndodh me Hartën e re Gjyqësore?

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Avokatët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bojkoti nisi që me 13 Qershor 2022. Deri më tani, ministri Manja ka reaguar vetëm njëherë duke u kërkuar avokatëve durim, pasi sipas tij gjendja është e përkohëshme. Por apeli i tij nuk është marrë parasysh nga avokatët që kanë vendosur të vazhdojnë bojkotin. 

4 VITE ME PARE

HARTA gjyqësore/Vishaj: Manja të shërbejë si negociator, avokatët të protestojnë

Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe
Saimir Vishaj

TIRANË- Avokati Saimir Vishaj kërkon ndihmë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja për të ndërhyrë e për të bërë negociatorin për ngërçin që është krijuar për shkak të hartës së re gjyqësore. Për mediat, ai është shprehur se gjendja është alarmante pasi shoqata e avokatëve ka vendosur që të vijojë me bojkotin e seancave gjyqësore, duke çuar në kaos sistemin. Ai kërkon nga avokatët që të protestojnë para KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë, e jo të shkojnë në plazh pasi situatën e cilëson alarmante.

"Është një situatë shumë e rëndë, nuk mund ta toleroj por edhe Ministri i Drejtësisë që është kolegu ynë duhet të mbajë qëndrim. Nuk ka ndodhur që avokatët të bojkotojnë masat e sigurimit. Njëri duhet të ulet. Shoqata ti drejtohet ministrit për të c'tënsionuar situatat e avokatëve. Sot ne do bëjmë kërkesë që ministri të presë kryetarët e dhomave vendore. Nuk ka asnjë problem që kryetarët e dhomave të paraqesin problemet e tyre që të ketë një negocim për hartën e re gjyqësore. Ministri është profesionist dhe e kupton shumë mirë cfarë do të thotë moszhvillimi i seancave pa praninë e avokatëve, ndaj besoj se do të jetë ai faktor mes dhomës së avokatëve dhe KLGJ. Unë kam pasur mendim kundër për masat e sigurimit. Janë emergjente dhe qeveria nuk duhet të heshtë sepse gjendja është alarmante. Ka shumë në paraburgim që prezumojnë se janë të pafajshëm që një masë sigurimi do ta çonte drejt lirisë. Ne duhet të protestojmë tek KLGJ, tek Ministria e Drejtësisë, jo duke vajtur në plazh. Nëse avokatët kanë qenë në masa sigurie, përgjegjësia është individuale dhe do të shkojnë drejt heqjes së licencës", tha Vishaj.

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Avokatët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bojkoti nisi që me 13 Qershor 2022. Deri më tani, ministri Manja ka reaguar vetëm njëherë duke u kërkuar avokatëve durim, pasi sipas tij gjendja është e përkohëshme. Por apeli i tij nuk është marrë parasysh nga avokatët që kanë vendosur të vazhdojnë bojkotin. 

harta e re e gjyqesorit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet