All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni territorialen, s’ju japim ju llogari. Manja: Seanca online

• Harta e Re Gjyqësore ka shkaktuar debat në Komisionin e Ligjeve. Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia tha se procesi për Hartën e Re Gjyqësore duhet të pezullohet deri në momentin që të finalizohet reforma territoriale. • Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se Harta e Re Gjyqësore duhet tu shërbejë qytetarëve dhe jo të zbatohet si një projekt i dalë me urdhër nga kryeministri Edi Rama. Ai pyeti nëse është zbatuar ligji për mbylljen e Apeleve, pasi sipas tij, Kruja, Kurbini e Kavaja kanë më shumë ngarkesë se Saranda. • Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se se harta e re gjyqësore është produkt i grupit të punës. Ajo shtoi se është gjithashtu përfundimtare e se në mbledhje ishin për të sqaruar publikun. • Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se shumë shpejt disa seanca gjyqësore do të zhvillohen online, nisur nga stoku në Gjykata. • Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

18 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

BIRN: KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë bëjnë një vesh shurdh ndaj protestave për hartën gjyqësore

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Ulsi Manja dhe Naureda Llagami
All - Paragraf - 1

TIRANË- Harta e re gjyqësore që parashikon reduktimin e numrit të gjykatave nuk pritet të rishikohet edhe pas protestave të avokatëve dhe kritikave nga organizatat për të drejtat e njeriut për cënimin e aksesit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, e thirrur në një dëgjesë publike nga Komisioni i Ligjeve e konsideroi atë “të përfunduar”, ndërsa shtoi se pritej vetëm miratimi nga qeveria që të nisë zbatimi i saj.

E pyetur nga deputeti demokrat, Gazmend Bardhi se çfarë do të bënte KLGJ me shqetësimet e ngritura në Komisionin e Ligjeve, kundërshtimin e Dhomës së Avokatisë dhe kritikat e tjera, Llagami tha se miratimi i saj në mbledhjen e datës 10 qershor ishte qëndrimi zyrtar dhe përfundimtar i KLGJ-së”.

“Ky vendim përfundimtar i është dërguar ministrisë së Drejtësisë,” tha ajo, duke bërë një detajim të etapave të hartimit të saj dhe konsultimit me grupet e interesit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi gjithashtu se harta nuk do të rikthehej për ndryshime dhe se pritej vetëm miratimi nga ministria e Financave e faturës financiare që e shoqëron, para se të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave.

Harta e re gjyqësore veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë. Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun. Debati për hartën filloi që pas disa takime konsultative, në të cilat ajo u kundërshtua ashpër nga avokatët, për shkak se sipas tyre pengon aksesin e qytetarëve të drejtësia.

Gjatë dëgjesës në Kuvend që zgjati disa orë, Llagami u përball me kritika dhe pyetje për problematikat që reduktimi i gjykatave do të sjellë në reduktimin e aksesit të qyterarëve në sistemin e drejtësisë.

Deputetët e opozitës këmbëngulën se reduktimi i gjykatave të shkallës së parë dhe të atyre të apelit krijonte vështirësi për qytetarët që jetonin larg këtyre gjykatave.

Deputetja Dhurata Çupi citoi ligjin “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, që sipas saj “përcakton se harta e re gjyqësore duhet të përmbushë tre objektiva: (i) garantimi i aksesit në drejtësi, që lidhet me afërsinë e individit me gjykatën; (ii) uljen e kostove, me qëllim përdorimin me efektshmëri të burimeve publike; dhe (iii) rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara”. Sipas Çupit,  projekti ka probleme me të tre kriteret, “pasi cënon afërsinë e individit me gjykatën, rrit kostot në kohë dhe para për qytetarët, si dhe cënon efektivisht cilësinë e shërbimit për qytetarët nisur nga vonesat e shumta që të prodhohen për gjykimin e një çështjeje”.

Llagami këmbënguli se KLGJ dhe grupi i punës i ngritur për këtë qëllim kishte pasur parasysh vetëm zbatimin e këtij ligji dhe një metodologjie objektive në hartimin e hartës së re, madje duke u drejtuar gishtin deputetëve se ata i kishin vendosur kriteret mbi të cilat kishte punuar ky grup pune.

“Ligji ka vënë kritere, një gjykatë duhet të ketë 7 gjyqtarë. Gjysma e gjykatave ka rënë, kur ju zotërinj të dashur keni ngritur dorën e keni miratuar ligjin me 3/5 –at,” u tha ajo deputetëve.

Po ashtu, Llagami përmendi dhe procesin e vetingut si faktor që kishte ndikuar në reduktimin e gjyqtarëve dhe numrin e dosjeve për gjyqtar si kriter matës.

Por për Fatmir Xhafajn, që ka drejtuar komisionin e reformës në drejtësi, ligji nuk i kishte vendosur numër gjykatash, por vetëm disa kritere mbi të cilat duhej të bazohej hartimi i hartës.

“Prevalon aksesi në drejtësi, jo numri i dosjeve,” i tha ai Llagamit, duke shtuar se çdo qytetar që do t’i cënohej kjo e drejtë mund të ankohej me të drejtë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Cënimi i të drejtave të njeriut dhe mungesa e transparencës ishin shqetësimet që ngriti edhe Erinda Skëndaj, kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Metodologjia për vlerësimin nuk merr në konsideratë ligjin që ka të bëjë me aksesin në drejtësi. Gjatë diskutimeve me përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe KiE, na është thënë se Këshilli i Europës nuk e konsideron largësinë fizike nga gjykatat si pengesë të aksesit. Po kjo ndikon tek njerëzit e varfër, ata në nevojë, personat që jetojnë në zonat rurale dhe gratë,” u shpreh Skëndaj.

Po ashtu, ajo tha se mbledhjet e grupit të punës nuk kishin qenë transparente dhe se kur u hodh projekti në konsultim, këto konsultime nuk ishin të mjaftueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Llagami këmbënguli se aksesi në drejtësi nuk u mohohej qytetarëve, pavarësisht nga problematikat e largësisë fizike, pasi aksesin e mundësonte më mirë një gjykatë efiçente dhe pse larg vendbanimit.

“KLGJ nuk merret me kostot familjare, ne garantojmë akses në drejtësi,” u përgjigj ajo pyetjeve të përsëritura të deputetëve të opozitës lidhur me kostot  financiare që do t’i shkaktonte qytetarëve shqiptarë dhe kryesisht atyre të zonave rurale largimi i gjykatave në qytete të tjera.

Ndërsa Manja tha se godinat ekzistuese të gjykatave që dalin jashtë funksionit, sipas hartës së re, nuk do të mbylleshin, por do të ofronin shërbime juridike të ndryshme për qytetarët.

Në tryezë ishte i pranishëm dhe kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i cili kërkoi pezullimin e hartës gjyqësore deri në miratimin e hartës së re territoriale nga Kuvendi. Haxhia u përball me kritika të forta nga socialistët për vendimin e bojkotit të seancave nga avokatët.

Manja e paralajmëroi atë se do të kërkonte ndryshime ligjore për të bllokuar këtë grevë të avokatëve, pasi sipas tij, ishte antikushtetuese.

“Nuk funksionon procesi pa avokatin. Avokatët e kanë të kufizuar të drejtën e grevës, çka më bën që shumë shpejt do i drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë,” tha Manja.

Marrë nga Reporter.al

3 VITE ME PARE

Harta/ Alibeaj ngre tonet: Njerëzit do marrin pushkën për drejtësi. Bushka: Mos na flisni për hënën dhe yjet

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin për shpenzimet që do tu shtohen qytetarëve me hartën e re gjyqësore. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj tha se qytetarët që nuk kanë mundësi të përballojnë ato shpenzime do të bëjnë vetëgjyqësi. Ai u ndërpre nga kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka. Kjo e fundit i tha se nuk mund të bënte çdo pyetje që i vjen në mendje në Komision, ndërsa Alibeaj tha se e kanë për detyrë t'i përgjigjen.

Pjesë nga biseda:

Alibeaj: Një qytetari që shkon në gjykatën e Pukës, shkon të zgjidhë konfliktin  e vet, sot harxhon X lekë. Nesër me hartën e re, do niset nga Puka çalë çalë, do shkojë në Shkodër, do marrë një avokat të shtrenjtë, po do hajë, do flejë…Kjo është llogari që nuk ka të bëjë me buxhetin familjar, por me aksesin në drejtësi. Nëse është një shumë e papërballueshme, nuk do bëjë padi, por do marrë pushkën për të bërë drejtësi.

Llagami: 15 qytetarë janë sot në Pukë dhe KLGJ nuk ka pse të bëjë sot analizë, sepse kjo është detyrë e ekzekutivit. Ajo që duhet të bëjmë ne, është aksesi tek sistemi në drejtësi. Tek gjykata e Pukës do të hapet një zyrë e ndihmës juridike.

Bushka: Nuk mund ta ndërprisni kur zonja flet. Pyetjet i bëtë.

Alibeaj: E ka për detyrim të përgjigjet

Bushka: Jo për gjithë hënën dhe yjet që bëni ju këtu

Alibeaj: Kur thashë një qytetar të Pukës, është vetëm për një. Më llogarit të gjithë qytetarët e nën gjykatave që do të harxhojnë lekët.

Llagami: KLGJ nuk merret me kostot familjare. Palët do kenë avokat, do ofrohen shpenzime sipas ligjit.

3 VITE ME PARE

Haxhia i prerë: Për hartën e re do ndjekim rrugën gjyqësore, do zoti të bëjë një përmbysje mendore

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni

Maks Haxhia: Komuniteti i avokatëve, mori një vendim. Nuk gabojmë në vendimmarrje, por jemi bazuar në ligjin për profesionin e avokatëve. Ne e dimë që do kalojë, pasi është vulosur. Do ndjekim rrugën ligjore, do i drejtohemi gjykatës sipas kompentencës për ta rrëzuar këtë vendim të qeverisë që i jep formën e prerë. Dua të siguroj, pa dashur të bëj polemikë me ministrin, nuk jemi nga ata që i bëjmë gjërat nga emiocionet e momentit. Kemi debatuar me shumë kulturë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk e prek dot avokatinë me çfarë do ligji të bëni. Jemi njerëz me integritet dhe kulturë qytetare. Në fund do i drtejtohemi gjykatës. Nuk i jemi drejtuar pasi shpresojmë, do zoti që të bëjë një përmbysje mendore, për të gjetur atë rrugë për të mirën e publikut.

3 VITE ME PARE

Stoku në Gjykata, Manja: Shumë seanca do zhvillohen online

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se disa seanca gjyqësore do të zhvillohen online. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Manja tha se nisur nga stoku i dosjeve në Gjykata, kanë marrë eksperienca nga vendet europiane që palët t’i drejtohen seancave gjyqësore pa qenë të pranishëm fizikisht. Për rrjedhojë, ai tha se shumë seanca do të zhvillohen online.

"Stoku është problem. Marrim kontakte për ditë me kolegë në Europë. Edhe në vende të BE ka probleme me stokun. I kanë paraprirë stokut përmes mekanizmave ligjore me drejtësi alternative. Modeli italian, gjykata e Firenzes, me 35% e ka lehtësuar ishte ndërmjetësimi. Këtu në këtë parlament është votuar, por nuk i kemi dhënë shtysën e duhur. Të shohim edhe drejtësinë alternative por edhe përmirësim, ndërhyrjet e duhura në kode. Shumë vende po na japin eksperiencën e drejtësisë digjitale. Në një të ardhme shumë të afërt palët jo domosdoshmërish do shkojnë në gjykatë se do iu jepen mundësi që ti drejtohen gjykatës pa qenë të pranishëm,”- tha Manja. 

3 VITE ME PARE

"Pa principe"/ Haxhia-Felajt: S'ju japim ju llogari për bojkotin

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Maks Haxhia

TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia është shprehur se nuk do tu japë llogari deputetëve për bojkotin që kanë nisur. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Haxhia i tha socialistes Ermonela Felaj se nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve për të dhënë llogari për bojkotin. Haxhia tha se ka kundërshtuar me forcë që dy anëtarët e KLGJ nga avokatia të bëheshin me short.

“E para, ne s’kemi ardhur të japim llogari për qëndrimin tonë për bojkot. Kam qenë anëtar i komisionit për Reformën në Drejtësi. Kam kundërshtuar me forcë, që dy anëtarët e KLGJ nga avokatia të bëheshin me short, gogla. Ne kërkuam t’i zgjidhnim ne. Por mënyra e zgjedhjes me gogla, ato s’janë përfaqësues tonët. Ne ku ta gjenim që të përcillej zëri i dhomës! Nuk i kemi propozuar, s’japin asnjë llogari,”- tha Haxhia ndër të tjera.

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore, Sula: Ku fut duart politika ka probleme. Manja: I kemi marrë masat

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Ulsi Manja

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se situata e krijuar në çështjet gjyqësore ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes politike. Gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve, Sula theksoi se harta e re gjyqësore do të dështojë njësojë si reforma në drejtësi. 

Ndërkohë që Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se ministria që ai drejton ka marrë të gjitha masat. Po ashtu ai ka theksuar se kjo nuk ka asnjë kosto.

Debati në Komisionin e Ligjeve:

Sula: Ku fut duart politika, do ketë probleme, njësoj sikurse po ndodh në sistemin e drejtësisë. Në duam t’i shërbejmë qytetarëve. Sicc janë zgjidhur problemet në këto 30 vite në Shqipëri, ne jemi raste specifike dhe nuk jemi mësuar dhe kemi gabuar, reforma në drejtësi është e dështuar për mënyrën si ka funksionuar. Ne po e bëjmë hartën e re gjyqësore, për shkak të mungesës së numrit të gjyqtarëve. Kjo është produkt I politikës. Politika artikulon që ne Shqipërinë e kemi në katër rajone. Janë investuar miliarda lekë në vitet e fundit për gjykatat, psh. në Shkodër godina ka mbetur bosh. Nëse do lindi nevoja, do jemi të gatshëm të hapim degët, t’i themi gjerat troç. Duhet të mos gabojmë. Kam 6 pyetje për KLP, KLGJ dhe ministrisë së Drejtësisë. KLGJ kryen një vlerësim çdo 5 vite. Ju si KLGJ supozohet se keni kryer një vlerësim, por mbyllja e 18 gjykatave i përmbush me mirë objektivat? Sa do jenë kostot e mbylljes së këtyre 18 gjykatave. Sa lek do duhen për të transferuar të gjitha këto çështjet. E dini sa do të jenë kostot për prokurorët? Sa do jenë kostot shtesë për drejtoritë e burgjeve, distancat do të jenë të konsiderueshme. Cilat janë këto masa që do merren.

Manja: Ne administrojmë sistemin e burgjeve kemi bërë përllogaritjet tona. Nuk ka kosto. I kemi marrë masat. Ne do të respektojmë çdo kërkesë të gjykatës dhe i kemi marrë masat që tani. Nuk ka kosto për Ministrinë e Drejtësisë.

Skëndo: Kur u hodh në diskutim në dhjetor të kaluar, Komuniteti Shqiptar i Helsinkit tërhoqi vëmendjen dhe paraqiti një oponencë ligjore ku vumë theksin në disa rezerva. Shqetësimi ynë, mungesa e transparencës dhe mungesa e një procesi gjithëpërfshirës dhe mungesa e një studimi dhe objektive me pluset me dhe minusit.

3 VITE ME PARE

Ulsi Manja: IEVP-ja në Fushë Krujë do të shërbejë si paraburgim për Tiranën

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Ulsi Manja

Ulsi Manja: IEVP-ja në Fushë Krujë do të shërbejë si paraburgim për Tiranën.

Vijon….

3 VITE ME PARE

SHERR tek Ligjet/ Bardhi ngrihet në këmbë, Bushka: Do mbyll mbledhjen. Çupi: Çfarë do ndërpresësh ti moj

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka paralajmëruar ndërprerjen e mbledhjes. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u ngrit në këmbë dhe kreu i KLP-së Alfred Balla nuk po dëgjohej. Për pasojë Bushka paralajmëroi ndërprerjen e mbledhjes. Pas saj ndërhyri edhe Dhurata Çupi, e cila tha se Bushka nuk mund të mbyllte dot asgjë. 

Pjesë nga debati:

Klotilda Bushka: Zoti Bardhi, e keni shumë keq këtë mungesë educate, mos i ndërprisni njerëzit. Nuk jemi në kafe këtu, nuk jemi në kor, silluni sikur nuk jeni në kafe. Me qetësi ju lutem

Gazment Bardhi: Po lëre kushtetutën, po na tregon kushtetutën tip o ulu aty

Klotilda Bushka: Nëse kolegët nuk kanë interes t’ju dëgjojnë e ngrihen në këmbë, do ndërpres dëgjesën

Gazment Bardhi: Boll moj ti aty, jepi fjalën

Klotilda Bushka: Do pushosh o Bardhi, do mbyll mbledhjen

Dhurata Çupi: Çfarë do ndërpresësh ti moj, çfarë do mbyllësh.

Klotilda Bushka: Ma lejon rregullorja, nëse situata vijon, ndërpres mbledhjen

3 VITE ME PARE

Manja: Unë jam këtu për t’ju shërbyer qytetarëve, por edhe klientëve, pse jo

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se harta e re gjyqësore është produkt i dalë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe se ai është aty vetëm për ligjistikën dhe buxhetimin. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Manja tha se avokatët nuk mbrojnë qytetarët, por klientët sepse termi qytetar e publik, sipas tij ka një kuptim më të gjerë. Manja shtoi se edhe ai u shërben qytetarëve, por edhe klientëve gjithashtu.

“Harta është atribut i kësaj zonjës këtu, është pushtet i pavarur kjo. Është diskutuar shumë për praninë e Ministrit të Drejtësisë, është aty për buxhetimin e ligjistikën e këtij projekti. Një gjë për zonjën Felaj, avoaktët nuk janë për qytetarët, por për klietët. Koncepti qytetar dhe public është pak më i gjerë, edhe unë jam këtu për qytetarët, por edhe për klientët se pse jo, edhe ata qytetarë janë,”- tha Manja.

3 VITE ME PARE

Bojkoti i avokatëve, Felaj: Pa principe, njësoj si të lënë punën mjekët e policët, ku ishit më herët?

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Maks Haxhia

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka kritikuar bojkotin e bërë nga avokatët për Hartën e re Gjyqësore. E pranishme në Komisionin e Ligjeve, Felaj tha se sjellja e avokatëve është pa principe sepse nuk mund të braktisin qytetarët. Ajo tha se kjo është njësoj si të bojkotojnë mjekët dhe policët.

“Po të ishte ashtu, do të thonim që pushteti politik ka përfituar dhe nga kjo gjë. Por ia kemi lënë KLGJ këtë gjë, sjellja e avokatëve është paproncip, është sikur të bojkotojnë mjekët, të bojkotojnë politcët, sjellje pa princip. Kur u miratua ishin aty, nuk mund të bëjnë sikur kjo gjë ra papritur. A është marrë mendimi i Prokurorit të përgjithshëm? Mendimi i Financave? Këtu duhet të zgjedhim se kush janë palët e interesuara dhe me kë ia vlen të diskutosh hartën e rë gjyqësore. Kjo nuk është puna e një dite, është punë vitesh, punë e një sistemi të tërë, nuk janë populistë ata që dua gjykatë e prokurori në vendin ku jam deputet dhe s’më duhet fare si dalin,”- tha Felaj.

3 VITE ME PARE

HARTA/ Llagami: S’ka modele copy-paste, merre nga Italia sille në Shqipëri. Manja: Godinat ekzistuese nuk mbyllen

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Naureda Llagami

TIRANË- Naureda Llagami, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor ka shpjeguar arsyet që i kanë shtyrë të marrin një vendim për ndërtimin e hartës së re gjyqësore. E pranishme në Komisionin e Ligjeve, ajo iu përgjigj deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi për modelin e ndjekur. Llagami tha se gjithçka përllogaritet nga narkesa për qark dhe prandaj është vendosur që Tirana të mbulojë një zinë më të madhe si dhe të ketë juridiskion në Kavajë e Krujë. Ajo tha gjithashtu se askund nuk veprohet me modele ‘copy-paste’, por varet nga situata e një vendi. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se gjithsesi, godinat do të vijojnë të qëndrojnë hapur në rast se KLGJ e konsideron të arsyeshme për të shtuar një degë.

Pjesë nga biseda:

Nureda Llagami: Unë i kam shpjeguar njëherë, bëhet fjalë jo për ngarkesën e gjyqtarëve, por për prurjet

Ulsi Manja: Diçka për të shtuar nëse më lejohet në funksionet e degëve, në gjykatat mëmë le të themi, nuk do të mbyllim asnjë godinë ekzistuese, gjithmonë në funksion të asaj që tha kryetarja. Në një moment KLGJ mund ta konsideroj të arsyeshme hapjen e njëdege.

Klotilda Bushka: Ishte dhe një pyetje për Apelet

Nureda Llagami: Lidhur me modelet, flasim për modele eficense dhe jo strukturore, asnjë shtet nuk krahasohet me Shqipërinë sepse kemi tjetër popullsi, tjetër model. Nga vlerësimi që kemi bërë, kemi dalë në këtë përfundim për zonën që mbulon juridiksioni i Tiranës

Klotilda Bushka: Edhe një pyetje që kishte zoti Bardhi

Nureda Llagami: Modelet, po jua shpejgoj dhe njëherë, nuk merren copy paste dhe të sillen në Shqipëri, varët nga shumë faktorë. Të gjitha këto janë pjesë përbërëse, jo e ka Italia dhe ne e marrim e vëmë në zbatim.

3 VITE ME PARE

Bardhi kërkon llogari për Apelet: S’më vë dot kufizime kohe! Bushka: Të flet Sula në vesh

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar llogari në Komisionin e Ligjeve për Hartën e re Gjyqësore. I pranishëm në sallë, Bardhi tha se harta është vendosur dhe se këto mbledhje vetëm sa paralajmërojnë qytetarët për ngërçin që i pret. Ai pyeti se përse ishte vendosur që të shkriheshin Apelet kur në fakt Kavaja, Kurbini dhe Kruja kanë ngarkesë, por nuk mori përgjigje. Në ato momente, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i foli kryetares së Komisionit Klotilda Bushka dhe debati kaloi në këtë gjë. Bardhi kërkoi që Manja të mos e 'ndihmonte' Bushkën, por kjo e fundit i kërkoi të mos merrej me komente, por të vijonte me pyetjet.

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Duam të dëgjojmë opinionin e tyre, e ndoqa më vëmendje fjalën e Llagamit, pot ë bëj të qartë që Opozita nuk e ka votuar atë ligj. Nuk ndjejmë asnjë kompleks kur ju përmendi këto gjëra. Së dyti, ju përmendët disa….ligji nuk lexohet i shkëputur, janë parashikuar edhe degët e gjykatave dhe kjo gjë duhet të ishte marrë parasysh. Për KLGJ, vendimi që ka marrë për miratimin e hartës së re gjyqësore është përfundimtar, apo një vendim i hapur për të dëgjuar zërat e hapura. Nëse ngrihen çështje thelbësore që janë të pranishme, institucionet duhet të jenë të hapur për të dëgjuar ligjvënësit, komunitetet janë kundër, avokati i Popullit është kundër, ndërkohë që edhe ne si deputetë jemi këtu për qytetarët, jo për të mbuluar gropat e dështimit që ka pasur reforma në drejtësi. Për çfarë të diskutoj nëse më thotë që ne e kemi mbyllur si çështje?

Klotilda Bushka: Ju lutem bëni të gjitha pyetjet

Gazment Bardhi: Po një sekond se kjo është pyetje thelbësore, kjo është një çështje që është në vëmendje të opinionit public, sa më shumë grupe interesi të dëgjohen, aq më shumë problematika ka. Këshilli i lartë gjyqësor….patjetër do t’i hyj një nga një sipas analizës që ju keni bërë, sigurisht që edhe ajo analizë është e mangut.

Naureda Llagami: Ne kemi vepruar siç thotë ligji, kemi ngritur grup punë që në 2019, pasi grupi mbaroi punëne tij, ia kemi përcjellë ministrit të Drejtësisë dhe më pas kemi diskutuar për çështje sensitive, më pas në dhjetor të 2021 kemi lançuar produktin, u është përcjellë të gjithë aktorëve që ne mendonim se kishte interes për hartën. Në këto tryeza të rrumbullakta ishin të përfshirë shoqëri civile, qytetarë, prokurori dhe zyra të ndihmës juridike, gjithë ky konsultim shërbeu për pjesën e ballafaqimit të produktit. Çfarë ndodhi? Duke parë sensitivitetin, zhvillua dy takime ekstra me biznesin e shoqërinë civile. Pasi morëm të gjitha këto komente dhe sugjerime, si në çdo iniciativë ligjore, KLGJ dhe MD u ul dhe vlerësoi të gjitha komentet e aktorëve. Më pas u bënë dy ndryshimet për gjykatën e shkallës së parë Krujë e Sarandë, këto ishin pjesë e reflektimit të procedurës. Është një analizë që ka mundësuar që të shkojmë deri tek pjesa e shërbimit për qytetarin, të mos u kufizonin aksesin për qytetarët. Pasi pamë të gjitha këto dhe ramë dakort, u bë mbledhja penale dhe u miratua. Ky është qëndrimi përfundimtar i KLGJ. Unë nuk e di si nuk e kemi pyetur ministrinë kur ka qenë aty ministria.

Gazment Bardhi: Pra ju e konsideroni të përfunduar

Po

Gazment Bardhi: Faleminderit kryetare, mora përgjigjen që prisja. Siç e prisja, domethënë ky diskutim është vetëm për të vënë në dijeni qytetarët për dëmet që u shkaktohen nga kjo hartë, avokati kishte të drejtë. Nisur nga momenti që flasim, kjo është periudha më e keqe që po kalon sistemi i drejtësisë, të projektosh organizimin e sistemit të drejtësisë, do të thotë të thellosh destabilizimin, analiza e ngarkesës së gjyqtarëve, nga 408 gjyqtarë, sot sistemi ka më pak. Analiza është bërë me të dhënat që ka aktualisht, por sistemi nuk është me të dhënat e plota. Si mundet që ta organizoni sistemin e 30 viteve të ardhshme bazuar në këto të dhëna të magëta. Mungojnë gjyqtarë, por pjesa që është aty janë të destabilizuar, sepse mendojnë, a do ta kalojmë apo jo Vettingut, nuk janë në kapacitetin e tyre të plotë. Është gjëja më normale. Pyetjen e bëra, tani po sqaroj kontekstin e pyetjes. S’kemi punë tjetër sonte, këtë punë kemi.

Klotilda Bushka: Pyetjet të gjitha ju lutem zoti Bardhi, 5 minuta kohë

Gazment Bardhi: Të lutem me këtë kohën se s’më intereson ç’keni vendosur

Klotilda Bushka: Nëse ju nuk ju intereson, as rregullores nuk i intereson.

Gazment Bardhi: S’ka regullore që më kufizon kohën. A ka mundësi, janë katër gjykata Apeli që e justifikojnë ekzistencën, pyetja ime ka të bëjë me të gjithë gjykatat e Apelit dhe klasifikimin e një të vemti, ma gjeni një vend që ka një model të tillë. Sa ndihmon vijimi i eksperimenteve, asnjë vend nuk e ka një model të tillë, Shqipëria merr flamurin për të bërë modele. Ju keni vendosur të mbyllni Gjykatën e Kavajës, Kurbinit, Krujës, që sot kanë më shumë ngarkesë se Saranda.

Flet Manja

Dashnor Sula: Mos e ndihmo zoti ministër, mos e ndihmo

Gazment Bardhi: Mos ma shpërqëndro të lutem, se i flet në vesh

Të lutem, më shumë që shpërqëndron zoti Sula që e ke në vesh

Gazment Bardhi: Atëherë siç po thoja, kanë më shumë ngarkesë këto se sa Dibra, Kukësi e Saranda bashkë me bashkimet që u janë bërë. Sa është respketuar kriteri për këtë vendimmarrje?

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore tek 'Ligjet'/ Çupi debat me kryetaren e KLGJ: Po na kërkoni llogari. Llagami: Çuam shërbim atje ku ka lëndë

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Naureda Llagami

TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve mes kryetares së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami dhe deputetes së Partisë Demokratike, Dhurata Çupi. Në bisedën e sotme në Komision, Llagami sqaroi lidhur me hartën e re gjyqësore se kishin çuar shërbim atje ku kishte më shumë dosje dhe nevojë për magjistratë. 

PJESË NGA DEBATI:

Çupi: Duhet sikur po na kërkoni llogari ne...

Llagami: Për ta përfunduar përgjigjen dhe ndoshta prezantimin që kisha për hartën. Duke marrë parasysh propozimet për hartën, sot kemi një gjyqtar apeli në Gjirokastër, që duhet të evadojë 2000 çështja. Mënyra është që ta përqëndrojmë dhe të rriten çështjet që gjykohen. I gjithë projekti është i mirëmenduar. Kemi shqetësim që çdo ditë që vonojmë projektin krijohet më shumë kaos. Kemi problematika se cilat Gjykata plotësojmë. Gjithë kjo ka të bëjë me një shpërndarje të burimeve njerëzore. Kjo quhet eviçenca. Kemi bërë tryeza, e respektimi që kemi pasur ka qenë me Gjykatën e Sarandës. Por nuk ka qenë një reflektim politik, por në statistika. Po të shohim statistikat, kanë qenë në rritje numri i mosmarrëveshjeve. Nuk mund të çojmë shërbim atje nuk ka lëndë.

3 VITE ME PARE

Harta e re Gjyqësore: Çupi: Nuk duhet politizuar

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Dhurata Çupi

TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet një seancë dëgjimore për hartën e re Gjyqësore. Gjatë fjalës së saj deputetja e Partisë Demokratike Dhura Çupi Partisë Demokratike, u shpreh se kjo çështje nuk duhet politizuar dhe ngriti problemin se kjo hartë e lë vendin vetëm me një Gjykatë Apeli.

Dhurata Çupi: Asnjë nuk ka gjykatë Apeli, nuk duhet ta politiziojmë, deputetët e majtë kanë të njëjtin shqetësim, por nuk e shprehin në media. Rama ka thënë që kjo hartë, do miratohet siç është, ashtu edhe Manja, ky i fundit është i tepër të dëgjohet se e ka thënë që nuk heq dorë nga kjo, institucionet e pavarura që kanë marrë këto vendime, nuk kanë pasur asnjë deklaratë që të kundërshtojnë këtë çështje".

Kujtojmë se, aktualisht në vend janë 6 gjykata Apeli dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa, 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

3 VITE ME PARE

Kryetarja e KLGJ: Harta është fryt i grupit të punës jo i Ramës, mos i jepni ngjyra politike

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Naureda Llagami

TIRANË-Komisioni Parlamentar i Ligjeve po zhvillon një diskutim në lidhje me hartënb e re Gjyqësore. Në Komision është e pranishme dhe kryetarja e KLGJ Naureda Llagami, e cila gjatë fjalës së saj iu përgjigj dhe akuzave të deputetit demokrat Gazment Bardhi teksa u shpreh se kjo hartë është fryt i grupit të punës dhe jo i Edi Ramës.

Llagami: "Është analizuar çdo indikator, në grup pine ka qenë, KLGJ, ministria e Drejtësisë, kemi marrë iniciativë e Këshillit të Europës, edhe të projektit të USAID, të OSBE, të EURALIUS, dhe puna u mbyll brenda afatit, pavarësisht problemeve e pandemisë, dhe produkti i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, nuk ka qenë një produkt i Ramës dhe Llagamit, por i grupit të punës".

Kujtojmë se, aktualisht në vend janë 6 gjykata Apeli dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa, 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

3 VITE ME PARE

Seanca për hartën gjyqësore, avokat Maks Haxhia: Pezullojeni, bëni njëherë atë territorialen, Bushka: Jini serioz

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Maks Haxhia

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet seanca dëgjimore për hartën e re gjyqësore ku pjesë e saj do të jenë kryetarja e KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë në Komisionin e Ligjeve.

Në fjalën e tij avokati Maks Haxhia paraqiti argumentet në emër të Dhomës së Avokatëve ku shprehu argumentet kundër hartës së re gjyqësore dhe përmendi problematikat konkrete të saj. 

Ndërkohë drejtuesja e Komisionit Klotilda Bushka i ka kërkuar avokatit Haxhia të jetë serioz dhe ti lërë paragjykimet.

REPLIKA:

MAKS HAXHIA: "Jam bërë pesimist se dëgjova që u mblodhëm këtu për ti treguar publikut se kemi. Ne duam të bëjmë me dije qëndrimin e Dhomës së avokatisë së Shqipërisë, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për reformën në drejtësi dhe asgjë që ka të bëjë me hartën e re gjyqësore askush s’duhet ta interpretojë si qëndrim kundër reformës në drejtësi. Vendimet tona mund t’I gjykoni si qëndrime politike, por ne nuk I përkasim asnjë krahu politik dhe vendimet tona janë të pastra të ndërmarrë vetëm si Dhomë Avokatie.Harta e re e gjyqësorit nuk është vetë reforma në drejtësi, por është një hartë për të pasur drejtësi sa më kualitative dhe për ta afruara më pranë publikut,. Ne përfaqësojmë publikun dhe e kemi bërë shumë të qartë. Ne nuk kemi hallin sesi do të paguhemi por që drejtësia të jetë efiçente dhe me këtë hartë të re gjyqësore drejtësia nuk është eficente. Ne i kemi paraqitur arguemntet tona të pakundërshtuara dhe të krahasuara me rajonin.KLGJ na solli krahasimin me hartën suedeze, por vetëm me Suedinë nuk mund të krahasohet Shqipëria, por na krahasoni me këto vendet e tjera që kanë male, fushe gropa ne ju. Se me këtë hartë nuk vete shërbimi plotësisht te qytetari, por i largon më shumë. Me këtë hartë do fillojë vetëgjyqësia, hakmarrja, dhuna në familje,. Se një grua që dhunohet në Frashër të Përmetit, sa të vejë 6 orë të bëjë denoncimin i ka ikur dhe inati dhe presion i ka bërë kryefamiljari.

S’na erdhi mirë që kjo hartë gjyqësore nuk ishte diktuar për arsyet që ne thamë por për mungesë gjyqtarësh. Mungonin gjyqtarët për disa arsye, ndoshta edhe prej dështimit të reformës por unë nuk gjykoj. Ne gjithsesi i kërkuam KLGJ që avokatët t’i bëjnë këshilltarë me status të posaçëm nëse nuk duan t’i bëjnë gjyqtarë.Kërkuam mos të kalojmë nga 6 Apele në 1 Apel se është hapmi madh. Këtu huk pati as studim financiar fare, e dini ju që Shqipëria nuk ka godina. Në asnjë mënyrë, ne pranuam vetëm për Sarandën dhe ishte zgjidhje politike jo teknike, që Saranda të ketë një Gjykatë të Shkallës së Parë. Kërkuam që Lushnja me 200 mijë banorë të ketë Gjykatë të Shkallës së Parë, jo Administrative. Edhe Kurbini kërkuam të ketë Gjykatë të Shkallës së Parë. Ne bëmë kundërshtimet tona, jo për ta kundërshtuar por për t’u bashkuar me qëllimin që do qeveria për të përmirësuar drejtësinë.Unë kam edhe një gjë të fundit fare: Ne nuk besojmë se ju e keni seriozisht, ne erdhëm këtu dhe do ua them të dy palëve. Unë jam një qytetar që e kam familjen në Shqipëri, ju po bëni hartën territoriale, ju se keni me seriozitet. Se ne do ju thonim pezullojeni këtë hartë gjyqësore se proceset ecin paralel. Mos të bëjmë themelet, ngremë katet dhe pastaj i prishim prapë katet. Ju sugjeroj se ne nuk e kemi bërë gjithë këtë lëvizje për xhepin tonë"

KLODILDA BUSHKA: "Do ju lutesha të lini paragjykimet se jemi ne apo jo serioz".

MAKS HAXHIA: "Është e drejta ime kjo".

KLOTILDA BUSHKA: "Në lidhje me hartën territoriale dhe gjyqësore. Harta gjyqësore është detyrim ligjor, por si ndërlidhet me çështjet e tjera nuk i takon këtij Komisioni".

 

3 VITE ME PARE

Harta e re Gjyqësore/ Bardhi: KLGJ, të na bindë që s’është vendimi i Edi Ramës

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Gazment Bardhi

TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet një seancë dëgjimore për hartën e re Gjyqësore. Gjatë fjalës së tij deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se sot sistemi Gjyqësor është në një kolaps ndërkohë që KLGJ nuk ka reaguar ende publikisht për këtë fakt. Bardhi hodhi akuza për vendimarrjen e KLGJ teksa akuzoi se ky mund të jetë një vendim politik i Edi Rames

Gazment Bardhi: Diskutimi që bëri zoti Xhafaj është një diskutimi i mbyllur pasi unë e ngrita dje si çështje prandaj sot mu duk sikur dëgjova veten. Ju dje e përmbyllet diskutimin mbi veprimtarinë e KLGJ dhe sot kjo është një seancë e posaçme dëgjimore e kërkuar nga opozita. Ka 1 muaj që sistemi është në kolaps dhe KLGJ nuk bën asnjë reagim publik, e gjithë vcendimarrja e Këshillit bie poshtë dhe do të thotë se këtë vendim e ka marrë qeveria. Duhet një reagim i KLGJ, vë në pikëpyetje seriozitetin e pavarësisë së KLGJ, kur nuk reagon kur kryeministri politizon vendimmarrjen e tij, e kur ka avokatë në protestë e KLGJ nuk e shqetëson kolapsin gjyqësor, bie në përfundimin që qeveria ka bërë këtë vendim dhe KLGj thjesht ka certifikuar vendimin e tyre. Fillimisht KLGJ të na bindë që ky nuk është vendim i Edi Rames dhe të na tegojë që është një analizë e tyre dhe jo një vullnet politik i Edi Rames.

Kujtojmë se, aktualisht në vend janë 6 gjykata Apeli dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa, 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

3 VITE ME PARE

Harta e re gjyqësore, "replika" për rradhën e folësve, Xhafaj: Do të ishte mirë që të dëgjonim KLGj dhe jo dhomën e avokatisë

Harta te Ligjet/ Llagami: Është përfundimtare! Haxhia: Bëni
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Ka filluar pak më parë seanca dëgjimore me kryetaren e KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë në Komisionin e Ligjeve.

Në fillim të kësaj mbledhje nuk kanë munguar dhe debatet për çështje proceduriale, ku Fatmir Xhafaj kishte disa sugjerime në lidhje me rradhën e folësve ku sipas tij e para që do të duhet të merrte fjalën ishte kryetarja e Klgj, dhe jo kreu i dhomës së avokatisë Maks Haxhia.

Ne nuk jemi sot këtu vetëm se e ka kërkuar opozita, nëse ju kujtohet kur zonja kryetare e KLGJ-së paraqiti raportin vjetor, ne i tham që për hartën e re gjyqësore do të flasim në një moment të dytë. Nuk duhet trajtuar vetëm si një rrjedhojë e kërkesës së opozitës. Nëse nisemi nga ky kontekst, ne do të ishte mirë që të dëgjonim KLGj dhe jo dhomën e avokatisë, që në këtë rast është palë e interesuar. Krahas KLGJ ne duhet të dëgjojmë edhe ministrin, sepse harta është bashkëpropozim, ne do të duhet të dëgjojmë këndvështrimin e qeverisë, që nuk janë atribute të KLGJ-së”, -tha Xhafaj.

harta e re gjyqesore ligjet 13 korrik 2022

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë