LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe ortakut, masë sigurie për Berishën, kryedemokrati: Privatizimin e nisi Nano, e firmosi Rama

• Aksion në familjen Berisha. • Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit ku u kthye nga një udhëtim nga Gjermania. • Ndalimi është bërë nga SPAK, Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani dhe Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. • Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. •Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. • Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje. • Sakaq, kryedemokrati ka dalë sot në një konferencë urgjente për mediat ku ka komentuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe dhëndrit. • Berisha shprehet se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë shkelje në procesin e privatizimit, ndërsa sa i takon burimeve të tij të parave, tha se ato janë transparente.  • Ai tha se se prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën. • Sipas Berishës, ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. • Për këtë arsye, ai shtoi se Malltezi po përgatiste padinë e dytëkundër Millonait. Po ashtu kryedemokrati ka deklaruar se privatizimi i kompleksit 'Partizani' ka nisur nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe se firmosja e dokumenteve është bërë nga vetë Edi Rama, kur ky i fundit ka qenë në krye të Bashkisë Tiranë. • Berisha tha se Klubi i Partizanit nuk ka dalë nga plani i përhapjes me urdhër të Berishës dhe as me firmë të Presidentit Bamit Topi, por nga presidentë më të hershëm se ai. • Sipas kryedemokratit, destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Berishës.  

19 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Sali Berisha brenda në zyrë, efektivë të Policisë së Shtetit futen në selinë e PD-së

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Policia

TIRANË- Përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë mbërritur në selinë e PD dhe më pas janë ngjitur në zyrën e Berishës. Punonjësit e policisë do i komunikojnë ish kryeministrit vendimin e GJKKO, si edhe akuzën e ngritur ndaj tij.

Sali Berisha është marrë i pandehur nga drejtësia, me akuzën e korrupsionit, në dosjen e privatizimit te kompleksit Partizani. Ndaj tij GJKKO caktoi masën e detyrimit me paraqitje, si edhe ndalimin e daljes jashtë kufijve të vendit. Lidhur me dosjen në pranga u vendos dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, me akuzën Korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me ortakun e tij Fatmir Bektashi.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i Malltezit/ Reagimi i parë nga radhët e demokratëve, Paloka: Prokurorët e diktaturës firmosin për të rikthyer diktaturën

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Edi Paloka

TIRANË- Pak pas arrestimi të dhëndrit të Sali Berishës dhe  firmosjes së masës së sigurisë për ish kryeministrin, ka ardhur dhe reagimi i parë nga radha e deputetëve demokratë. 

“Prokurorët e diktaturës për të rikthyer diktaturën!”,  shkruan Paloka në një postim në facebook.

Kryedemokrati Sali Berisha, me urdhër të Gjykatës së Posaçme është në masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv 'Partizani'. 

Ai gjithashtu është ndaluar të dalë jashtë Shqipërisë. Shkak për mos arrestimin e tij për përfshirje në këtë 'aferë', është mosha e kryedemokratit. Berisha pak ditë më parë mbushi 79 vjeç. Theksojmë se, SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist. 

2 VITE ME PARE

'Pigmenti i betonit! Pa lëre pastaj historia e tokës'/ Berisha: SPAK të hetojë vilën e Ramës, ja jap unë dokumentet

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hetojë vilën e kryeministrit Edi Rama. Në konferencën për shtyp që thirri në mënyrë urgjente, Berisha tha se ai i ka dokumentet që vërtetojnë gjithçka mbi vilën e kreut të qeverisë. Sipas Berishës, kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. 

Pjesë nga deklarata e tij: 

Ju e keni dëgjuar SPAK-un që thotë se do hetojë pasuritë. Një tallje, një cinizëm.
Po shko e heto pak vilën e Edi Ramës. Të jap unë dokumentet. Kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Në një kohë kur vetëm pigmenti special i betonit të tij, kushton të paktën 100 mijë euro. Pigmenti i betonit. Për të mos thënë staliti sipër, etj. Pa lëre pastaj historia e tokës. Është po kaq kriminale. E deklaruar toka me 2.5 dollarë dhuratë nga Linda. Në një kohë kur toka aty, me dokumente autentike, kushtonte minimumi 25 dollarë. Mbi të gjitha ajo tokë është grabitur në kundërhstim me ligjet. Dhe dosja është e gatshme. Nëse SKAP-i i partisë, për të mos hetuar procedurat, se të gjitha procedurat të çojnë te Edi Rama... pse nuk heton procedurat? Sepse çdo procedurë të çon te Edi Rama. Heto procedurën e djegësave, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Jashtë tyre nuk bëhet asgjë. Heto procedurën e check-upit. Avokat kryesor është Edi Rama. Investitor më kryesor aty me mbështetje është Edi Rama. Pra, kur e bëri këtë Edi Rama? Kur e pa se ajo nisi pardje, është pa kthim. Pse i rrëzoi Edi Rama 6 komisione, duke shkelmuar Kushtetutën? Se të gjitha shkonin te Edi Rama. Ai është person i padenjë kurrë për qeverisje, është person i denjë për të dhënë llogari para shqiptarëve për të gjitha këto afera. 

 

2 VITE ME PARE

I druheni arrestimit? Kryedemokrati: Aspak! E shumëfishon Sali Berishën në qindra mijëra

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se nuk i trembet as arrestimit dhe asgjëje, pasi sipas tij akuzat që janë ngritur janë të mirëfillta politike. Berisha shprehet se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë shkelje në procesin e privatizimit, ndërsa sa i takon burimeve të tij të parave, tha se ato janë transparente. 

Pjesë nga deklarata e tij: 

Akuzat janë të mirëfillta politike. E bindur të jesh ti. Jam i hapur për çdo gjë. Të akuzosh Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Natyrisht ata që firmosin gjëra të tilla, s’kanë as fytyrë, as karakter. Të akuzosh për korrupsion, kur nuk ka asgjë. Dhe përveç faktit se Jamarbër Malltezi, është bashkëshort i vajzës sime, është politike. S’ka lidhje me Berishën. S’kanë kapur gjë. Se tani po t’i pyesësh thonë; janë nën hetim. Por s’kanë kapur asnjë shkelje në procesin e privatizimit. Sa i përket burimeve të parave të mia, ato janë transparente. Kjo është bërë me porosi të plotë të Ramës, me insistim të tij, ndonjëherë e angazhuar dhe Linda Rama. Merrem me Edin, jo me gratë. Nuk i druhem arrestimit, e kam provuar këtë gjë. Kjo e ndihmon kauzën tonë, e motivon edhe më shumë. E shumëfishon Sali Berishën në qindra mijëra. Unë po luftoj për fitore, si të druhem unë? Kjo është një dëshmi dhe motivim shtesë për ne. Sot Malltezi është ndaluar për fajin se është dhëndër i Sali Berishës, do e faktoj këtë. Për të arritur këtë mashtrues, falsifikatorë kanë fshehur dokumenta, kanë gënjyer para gjykatësit dhe unë i kam denoncuar para jush. Kjo është”, tha ai. 

2 VITE ME PARE

'Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonai'/ Berisha: Ajo po mbron si vëllain e vet biologjik, Taulant Ballën

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën. Në një konferencë për mediat, pas arrestimit të dhëndrit të tij, Berisha tha se Millonai ka mashtruar dhe ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006. Sipas Berishës, ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Për këtë arsye, ai shtoi se Malltezi po përgatiste padinë e dytëkundër Millonait. 

Pjesë nga deklarata e tij: 

Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër prokurores Mellonai! Ajo po mbron sivëllain e vet biologjik, Taulant Ballën Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian. E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani.
Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye.
E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit.
Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt.
Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën.
Ky proces do vazhdojë, sigurisht. 

2 VITE ME PARE

U arrestua në aeroportin e Rinasit për aferën e kompleksit 'Partizani', Jamarbër Malltezi mbërrin në komisariatin e policisë

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Jamarbër mbërin në komisariatin e Policisë

TIRANË-  Jamarbër Malltezi ka mbërritur në komisariatin e policisë pas arrestimit të tij në aeroportin e Rinasit para pak orësh. Ai akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv si edhe fshehje pasurie lidhur me kompleksin Partizani. 

Malltezi është arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtunë sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Gjermania. Ndalimi është bërë nga SPAK, Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani dhe Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij janë vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale.   

2 VITE ME PARE

'Frikacakë'/ Berisha: Fikën dritat në tërë qytetin që mos ndjekin konferencën time! Akt i shëmtuar

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Teksa i ka quajtur të rreme akuzat ndaj tij dhe dhëndrit, Jamarbër Malltezi, kryedemokrati Sali Berisha u ndal një moment gjatë konferencës duke thënë se janë fikur dritat në të gjithë qytetin që të mos e ndjekin, ndërsa ata që e kanë bërë këtë veprim i ka quajtur 'frikacakë'. 

"Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit. Frikacakë! Urdhëro çfarë tmerri kanë. Akt i shëmtuar, e dënoj. Terri është kriteri i tyre," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

'Jamarbër nuk është thirrur kurrë'/ Berisha: Privatizimin e Partizanit e nisi Fatos Nano pastaj e firmosi Rama

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË-  Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se privatizimi i kompleksit 'Partizani' ka nisur nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe se firmosja e dokumenteve është bërë nga vetë Edi Rama, kur ky i fundit ka qenë në krye të Bashkisë Tiranë. Në një konferencë urgjente për mediat, pas arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe caktimit të masës së sigurisë ndaj tij, Berisha tha se Klubi i Partizanit nuk ka dalë nga plani i përhapjes me urdhër të Berishës dhe as me firmë të Presidentit Bamit Topi, por nga presidentë më të hershëm se ai. Sipas kryedemokratit, destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, ështëndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Berishës. 

Pjesë nga deklarata e tij:

Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës! Rama firmosi për kompleksin Partizani Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit, deklaroj sa vijon:
Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje.
Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë koa hetuar privatizimin e klubit Partizani.
Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime.
Klubi i Partizanit nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes i Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës dhe as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.
Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës.
Është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv nga vetë Edi Rama. Me dokumenta.
Njohja dhe kthimi te pronarët e ligjshëm të pronarëve të klubit Partizani, janë gjashtë familje dhe 64 anëtarë, është bërë nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat nga vitit 1994 deri në vitin 2006.
Privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.
Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995.
Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës.
Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë.
Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar.
Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave.
Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar.
Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë.
Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

2 VITE ME PARE

'Akuza të pabaza! Sulme politike të Ramës'/ Berisha: Dhëndrin tim e ndaluan në aeroport teksa priste Argitën

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka cilësuar si të pabaza dhe sulme politikë të Edi Ramës, akuzat e ngritura ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ai tregon se, ky i fundit kishte dalë në Rinas të priste Argitën pasi po kthehej nga Mynih i Gjermanisë ku po mjekohet vajza e tyre.

Pjesë nga deklarata e tij: 

Asnjë manipulim, asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash, kurse dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen, që kthehej nga jashtë.
Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit.
Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye: se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Rramës dhe jo vetëm atij.
Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje, dhe ndaluar familjarët e tij si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë, betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik, rikthimin e votës së lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, do mund të frenojë dhe godasë aksionin opozitar.
Me këtë rast deklaroj se asnjë manipulim, asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës deri në fitoren e plotë të saj.
Këto masa dhe ccdo masë tjetër, e karakterit strikt politik, vetëm sa shumëfishojnë motivimin e Sali Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në parlamentin shqiptar.
Në betejën kundër regjimit të Edi Ramës, ndjehem jo më pak i motivuar se 32 vite më parë, në kohën e betejës kundër etërve të tij mizore.
Dhe së shpejti, Sali Berisha, opozita shqiptare, mbështetësit e saj, do i rezervojnë Edi Ramës, fatin e etërve të tij xhelatë.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i dhëndrit, Berisha ia kthen në të njëjtën 'monedhë' Ramës, përmend gruan dhe familjarët e tij

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson aksionin e sotëm të  SPAK si një luftë politike të nisur nga kryeministri Edi Rama. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia blu, ai tha se Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër tij dhe ndaluar familjarët e tij si kundërshtar politik, ndërsa i ka përmendur edhe Ramës familjarët e tij, përfshirë edhe bashkëshorten e tij. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike!
Ai, i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera McGonigal, afera e djegësve, afera e sterilizatorëve, afera e Portit të Durrësit, afera e Butrintit.
Edi Rama, pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetuta, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, thjeshtra e tij me emrin Xhillari në kompaninë I Riu, me tenderat që ka fituar Fangu apo burri i motrës së Linda Ramës, me implikimet e kësaj të fundit në bordet e bankave, de facto në përputhje me Kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Edi Rama, pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe eliminoi pluralizmin politik në parlament, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës si vëllau i Vuçiçit, nga opozita si argat i Beogradit, nga bota si Pashiqi shqiptar, dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë, të denoncuar publikisht në këtë sallë, për fshehje dokumentesh, për manipulim dosjesh, për bashkëpunim me krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizje, nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit.
Por, duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012, që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën.
Pra, as kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, të cilët sot ndjehen më Sali berishë se kurrë.
As kufizimi im për të lëvizur në Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve parlamentare.
Por në vendin ku prokuroria është thjesht një seksion i PS, mund të merret çdo vendim. 

2 VITE ME PARE

Masa e sigurisë për aferën e 'Partizanit'/ Berisha MESAZH Ramës: E pranoj sfidën

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia blu i është drejtuar me një mesazh drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama duke u shprehur "E pranoj sfidën!", referuar ndalimit të tij për të dalë jashtë vendit. 

"Edi Rama, pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe eliminoi pluralizmin politik në parlament, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës si vëllau i Vuçiçit, nga opozita si argat i Beogradit, nga bota si Pashiqi shqiptar, dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë, të denoncuar publikisht në këtë sallë, për fshehje dokumentesh, për manipulim dosjesh, për bashkëpunim me krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizje, nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit. Por, duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012, që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën. Pra, as kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, të cilët sot ndjehen më Sali berishë se kurrë. As kufizimi im për të lëvizur në Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve parlamentare. Por në vendin ku prokuroria është thjesht një seksion i PS, mund të merret çdo vendim,"tha Sali Berisha.

2 VITE ME PARE

Afera e 'Partizanit'/ Cilat janë akuzat që rëndojnë ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij? Malltezi nesër jep llogari për Prokurorët e Posaçme

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Malltezi dhe Berisha

TIRANË- Afera e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani', çoi sot në pranga dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Sipas nenit 260 të Kodit Penal ai akuzohet për korrupsion dhe sipas nenit 287 të Kodit Penal në bashkëpunim me Fatmir Bekatshin Malltezi akuzohet edhe për pastrim parash. 

Malltezi do të shoqërohet nga Rinasi në drejtim të dhomave të izolimit të drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe nesër do të duhet të japë llogari për prokurorët e Posaçme. 

Sakaq, kryedemokrati Sali Berisha ndaj të cilit Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', dyshohet vetëm për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim
me dhëndërrin sipas neni 260 të Kodit Penal. 

Sakaq, ortaku i ndërtimit të ish-kompleksit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv neni 245 dhe neni 287 i Kodit Penal në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin.  Brenda pesë ditëve siç parashikon ligji do të bëhet verifikimi i masave të këkruara nga SPAK e të vendosura nga Gjykata. 

2 VITE ME PARE

E kërkoi SPAK, këta janë dy prokurorët që firmosën arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën e sigurisë për Sali Berishën (EMRA)

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai

TIRANË- Detaje të reja për aksionin e SPAK në familjen Berisha. Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK, ish kreu i këtij institucioni Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai e cila ka firmosur dhe për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Sakaq, mësohet se veç Malltezit dhe Sali Berishës janë firmosur dhe disa masa të tjera arresti. 

Malltezi është vënë në pranga sapo ka mbërritur në aeroportin 'Nënë Tereza', ku po kthehej nga një udhëtim në Mynih. GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të tij të cilat do t'i shërbejnë tashmë hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash.  

2 VITE ME PARE

'Furtuna' në familjen Berisha, pse i shpëtoi burgut kryedemokrati?

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, me urdhër të Gjykatës së Posaçme është në masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv 'Partizani'. 

Ai gjithashtu është ndaluar të dalë jashtë Shqipërisë. Shkak për mos arrestimin e tij për përfshirje në këtë 'aferë', është mosha e kryedemokratit. Berisha pak ditë më parë mbushi 79 vjeç. Theksojmë se, SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist. 

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Po priste kthimin e bashkëshortes nga Mynihu, Malltezi u arrestua në Rinas

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Jamarbër Malltezi

TIRANË-  Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e kësaj të shtune. Ai është vënë në pranga në aeroportin 'Nënë Tereza', ku po priste bashkëshorten e tij, pasi po kthehej nga një udhëtim në Mynih. GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të tij të cilat do t'i shërbejnë tashmë hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. 

Por cili ishte roli i tij në këtë 'aferë'?

Dosja.al ka raportuar më herët lidhur me këtë çështje e cila daton më 17 nëntor 2020, kur Taulant Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'. 

2 VITE ME PARE

'PARTIZANI'/ Arrestohet miku i dhëndrit të Berishës, ortak në ndërtimin e ish-kompleksit

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Fatmir Bektashi

TIRANË- Në vijim të aksionit për aferën e kompleksit 'Partizani', SPAK ka dhënë urdhër arrest edhe për Fatmir Bektashi, mik dhe ortak i dhëndrit të kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi i cili u vu në pranga mbrëmjen e kësaj të shtune sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit.  Bekteshi është arrestuar në banesën e tij, ndërsa pritet të përballet me akuzën për 'pastrim parash. 

Sakaq, theksojmë se, Malltezi u vu në pranga mbrëmjen e kësaj të shtunë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në momentin që sapo ka zbritur nga avioni pasi po kthehej nga Gjermania. GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'detyrim paraqitje' dhe ndalim për dalje jashtë vendir dhe për kryedemokratin Sali Berisha. Ky i fundit ka lajmëruar një konferencë urgjente për shtyp në orën 21:00. 

2 VITE ME PARE

Afera me 'Partizanin'/ Pas arrestimit të dhëndrit, GJKKO cakton detyrim paraqitje për Sali Berishën, priten ndalime të tjera

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas ndalimit të dhëndrit, Jamarbër Malltezi, mëshet se për Berishën është caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitjeje" dhe ndalim dalje nga shteti.

Kryedemokrati ka njoftuar konferencë urgjente për shtyp në orën 21:00. Masat e sigurisë lidhen me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani në Tiranë, ku dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi akuzohet korrupsion dhe pastrim parash. 

Kallëzimi në SPAK

Më 17 nëntor 2020, Taulant Balla asokohe Kreu i grupit parlamentar të PS, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'.

2 VITE ME PARE

SPAK urdhër arresti për Jamarbër Malltezin, i vihen prangat sapo mbërrin në aeroportin e Rinasit

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e kësaj të shtune. Arrestimi i tij është bërë sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe dyshohet se ka lidhje  me aferën e privatizimit të klubit Partizani. 

Më 17 nëntor 2020 Taulant Balla asokohe Kreu i grupit parlamentar të PS, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'. 

2 VITE ME PARE

Berisha njofton konferencë urgjente për shtyp, çfarë do të 'lajmërojë'?

AFERA për 'Partizanin'/ Pranga Jamarbër Malltezit dhe
Sali Berisha

TIRANË-  Kryedemokrati ka njoftuar konferencë urgjente për shtyp në orën 21:00. Ai pritet të flasë për arrestimin e Jamarbër Malltezi, dhëndrit të tij i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike.

Malltezi është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e kësaj të shtune. Arrestimi i tij është bërë sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe dyshohet se ka lidhje  me aferën e privatizimit të klubit Partizani. 

arrestohet jamarber malltezi sali berisha

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!