LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Më ngacmoi gruan"/ 35-vjeçari në Durrës hedh nga ura shokun e tij, vihet në pranga! Trupi i viktimës gjendet tre ditë pasi u raportua i humbur (EMRAT)

• Një 33-vjeçar i shpallur i humbur prej një jave nga familja e tij është gjetur i pajetë në Durrës. • Sipas informacioneve policore, trupi i pajetë i 33-vjeçarit, Branko Shkoza është gjetur para 5 ditësh. • Viktima ishte zhdukur që me datë 2 dhjetor ndërsa familjarët kanë denoncuar rastin dy ditë më vonë, me datë 4 dhjetor. • Autori 35-vjeçar, Majlind Habibi e ka fshehur krimin ndërsa ditën e sotme, 8 ditë pas ngjarjes është vënë në pranga. • Policia më tej bën me dije se një ditë pas denoncimit nga familjarët është gjetur trupi i pajetë i të riut, më 5 dhjetor. • Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, u zbulua se viktima ishte shtyrë me qëllim nga ura në një kanal ujërash të zeza nga shoku i tij. • Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy shokëve për shkaqe xhelozie. • Sipas raporimeve dyshohet se viktima i kishte ngacmuar gruan autorit. • Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Durrës/ "Më kishte ngacmuar gruan", zbardhet dëshmia e autorit: Nuk mendova se kishte vdekur, shkova ditën tjetër te vendi dhe pash se trupi ...

"Më ngacmoi gruan"/ 35-vjeçari në Durrës hedh
pamje nga arrestimi

DURRËS- Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 33-vjeçarit në Durrës. Majlind Habibi ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur pasi Branko Shkoza i kishte ngacmuar gruan dhe e kishte ofenduar. 

Ai ka thënë se e kishte shtyrë në kanal dhe më pas ishte larguar nga aty. Habibi ka thënë më tej se pasi ka marrë vesh se shoku i tij nuk kishte shkuar në shpi, ka shkuar sërish në vendin e ngjarjes dhe ka parë trupin e spostuar nga aty ku kishte rënë. Ai ka deklaruar se ishte penduar për krimin e kryer. 

“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Me tha “shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote”. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur, thash me vete se do ngrihet prap se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi. Shkova sërish ditën e dytë te vendi ku u përleshëm dhe pash që trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi. Nuk kisha guxim të tregoja se çfarë kishte ndodhur. Më kapi paniku. Kur e gjetën trupin e tij dhe e mori policia dhe ambulanca thash nuk kanë për ta kuptuar, por do mendojnë se ka rënë vetë se edhe pinte alkool. Jam penduar shumë, por nuk i kisha asnjë borxh. Më kishte rënë në qafë.”, raportohet se ka deklaruar autori para hetuesve. 

1 VITE ME PARE

Hodhi shokun e tij nga ura në kanalin e ujërave të zeza dhe fshehu krimin, zbardhen emrat e viktimës dhe autorit

"Më ngacmoi gruan"/ 35-vjeçari në Durrës hedh
foto nga arrestimi

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një javë më parë në Durrës, ku një 35-vjeçar ka hedhur nga ura shokun e tij dhe më pas ka fshehur krimin.  Autori i ngjarjes, Majlind Habibi është vënë sot në pranga, pasi u zbulua se kishte vrarë 33-vjeçarin Branko Shkoza. Ky i fundit ishte denoncuar si i humbur nga familja e tij më 4 dhjetor.

Një ditë më pas policia ka gjetur trupin e tij të pajetë. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pas marrjes së provave në vendngjarje u zbulua se viktima ishte hedhur qëllimisht nga ura. Sipas raportimeve, viktima dhe autori kanë qenë të dehur momentin e sherrit mes tyre, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima.

 

1 VITE ME PARE

Vrasja e 33-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet e arrestimit të autorit (VIDEO)

"Më ngacmoi gruan"/ 35-vjeçari në Durrës hedh
Arrestimi

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në Durrës. Pas kontrolleve intensive është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari. Policia bën me dije se autor i vrasjes është shoku i tij i cili e ka hedhur nga një urë. Autori 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Gjithashtu janë publikuar pamje nga momenti i shoqërimit të tij në polici.

Viktima ishte zhdukur që me datë 2 dhjetor ndërsa familjarët kanë denoncuar rastin dy ditë më vonë me datë 4 dhjetor. Autori e ka fshehur krimin ndërsa 8 ditë pas ngjarjes është vënë në pranga. Policia më tej bën me dije se një ditë pas denoncimit nga familjarët është gjetur trupi i pajetë i të riut.

 

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku 35-vjeçari ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shokun e tij i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

1 VITE ME PARE

Krimi në Durrës/ 35-vjeçari hodhi nga ura shokun e tij pas një konflikti për motive të dobëta, viktima ishte shpallur i humbur prej disa ditësh

"Më ngacmoi gruan"/ 35-vjeçari në Durrës hedh

DURRËS- Një 33-vjeçar në Durrës i shpallur i humbur prej një jave nga familja e tij është gjetur i pajetë. Sipas informacioneve policore, trupi i pajetë i 33-vjeçarit është gjetur para 5 ditësh. 

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, u zbulua se viktima ishte shtyrë me qëllim nga ura në një kanal ujërash të zeza nga shoku i tij. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa autori i ngjarjes është vënë në pranga.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Durrës

Hodhi nga ura për motive të dobëta shokun e tij dhe fshehu krimin, pas kontrolle intensive shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.

Policia vuri në pranga autorin e dyshuar një 35-vjeçar, që dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit H.B.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një pune intensive hetimore të bëra në lidhje me denoncimin bërë nga një shtetas se nga u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit B. Sh., 33 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

1 VITE ME PARE

Konflikti mes dy personave në Durrës përfundon në vrasje

"Më ngacmoi gruan"/ 35-vjeçari në Durrës hedh
foto ilustruese

DURRËS- Një person ka humbur jetënnë Durrës, pas një sherri mes dy personash.

Sipas raportimeve dyshja dyshohet në gjendje të dehur janë zënë dhe njëri ka qëlluar me grusht për motive të dobëta tjetrin. Ky i fundit ka përfunduar në kanal të ujërave të zeza.

Dyshohet se sherri ka nisur për ngacmimin e gruas së autorit nga viktima. 

vrasja e 33-vjeçarit ne durres

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet