Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen "5D". • Ditën e sotme dëshmoi para prokurorëve, ish-pronari i kompanisë "IGOR Electric", Eduard Meta. • Ky i fundit ka dhënë arsyet se përse shiti kompaninë e tij e cila sillte miliarda euro fitim për 75 lekë. • Meta ka treguar edhe për njohjet e tij me të pandehurit në dosjen 5D, mes tyre Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Nestor Muhametllarin. • Ai është shprehur se me ta nuk kishte pasur marrëdhënie të ngushta profesionale. Jona Bejko, punonjësja e kompanisë '5D Konstruktion' ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. • Gjatë fjalës së saj, Bejko, e cila ka dalë në përgjime duke përmendur kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliajn, ka sqaruar këto mesazhe. • E pyetur nga prokurori, Bejko ka theksuar se e ka përmendur Veliajn për shkak se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki. • Ndërkohë që për hotelin në Durrës, Bejko ka theksuar se duke qenë se pronar trualli është Redi Molla, i referohet atij. Pronari i "VAS KONSTRUKSION", Petrit Muhameti ka dëshmuar në seancën e sotme në GJKKO për dosjen “5D”. • Muhameti gjatë dëshmisë së tij u shpreh se i është ofruar që të jetë pronar i kësaj kompanie nga Alfred Qato. • Ai është dhëndër i tij. Muhameti shtoi se ai ka në pronësi një furrë buke dhe se te firma VAS Konstruksion vetëm firmoste siç i kishte thënë dhëndri. • Ai theksoi se Eduard Metën nuk e njeh dhe se thjesht kishte dëgjuar se ai ka një kompani me emrin IGOR.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Jona Bejko, punonjësja e kompanisë '5D Konstruktion' ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. Gjatë fjalës së saj, Bejko, e cila ka dalë në përgjime duke përmendur kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliajn, ka sqaruar këto mesazhe.
E pyetur nga prokurori, Bejko ka theksuar se e ka përmendur Veliajn për shkak se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki. Ndërkohë që për hotelin në Durrës, Bejko ka theksuar se duke qenë se pronar trualli është Redi Molla, i referohet atij.
Jona Bejko: Jam inxhiniere. Kam qenë e punësuar tek subjekti “5D”. Llogarisja kostot e objekteve. Kam aplikuar online, jam marrë në telefon, pastaj intervistë nga administratori, i takon periudhës 2020. Paga mujore ka qenë 60 mijë lekë të reja. I merrja në bankë, merrja edhe lekë në dorë për orët shtesë. Redi Mollën nuk e njoh personalisht, nuk e kam parë asnjëherë. Mariglen Qaton nuk e njoh dhe as nuk e kam parë. Kam pasur marrëdhënie me Jonida Hoxhajn, e cila ka qenë shefe finance në kompani. E kam pasur shumë shoqe. Gjatë komunikimeve që kisha me Jonidën ne i referoheshim Redit me emrin “R”, dhe sa i takon Mariglen Qatos, i thonin “M”.
Prokurori: Në lidhje me hotelin që thua që është pronar “Lali Eri” për kë e keni?
Jona Bejko: Janë në lidhje me faktin që isha e pakënaqur me punën. Në lidhje me hotelin po ndërtohej në Durrës. Në lidhje me fjalën që them është pronari jonë, i referohem Redi Mollës, duke qenë se ishte pronar trualli.
Prokurori: Tek fjalia që thoni “Lali Eri pronari”, kujt i referoheni?
Jona Bejko: Është e shëmtuar që keni nxjerrë këto biseda, nuk kam asnjë lloj interesi të dëshmoj. Kjo fjalë më ka përndjekur. Bëhet fjalë për Erjon Veliajn. Duke qenë se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki, kam dashur të them që kjo që mund të ketë ardhur nga influenca e kryetarit të bashkisë. Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa në këtë hotel. Nuk kam dijeni që kompania të ketë hotel në Dhërmi apo më gjerë. Sa i takon hotelit në Durrës, kam dëgjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam dëgjuar se në atë pronë po ndërtohej hoteli.
TIRANË- Pronari i "VAS KONSTRUKSION", Petrit Muhameti ka dëshmuar në seancën e sotme në GJKKO për dosjen “5D”. Muhameti gjatë dëshmisë së tij u shpreh se i është ofruar që të jetë pronar i kësaj kompanie nga Alfred Qato. Ai është dhëndër i tij.
Muhameti shtoi se ai ka në pronësi një furrë buke dhe se te firma VAS Konstruksion vetëm firmoste siç i kishte thënë dhëndri. Ai theksoi se Eduard Metën nuk e njeh dhe se thjesht kishte dëgjuar se ai ka një kompani me emrin IGOR.
“Kam në pronësi një furrë buke. Ka afërsisht, 16-17 vjet që e kam. Një firmë VAS Konstruksion, mu ofrua të bëhesha pronar, nga viti 2016-2017. Ma ofroi dhëndri im, Alfred Qato. Është një firmë e mirë më tha, do jesh pronar i kësaj kompanie.
Nuk do bësh asgjë, ke staf për punën, vetëm do firmosësh. Hapa një llogari në bankë për të tërhequr lekët. Hapa një numër llogarie. Banka më niste njoftim, të tërheq shumën, 40 milionë lekë të vjetra. I merrja lekët, ia jepja Fredit, e shkonin në arkën e vogël të shoqërisë. Dy herë shkova në bankë.
Pas një viti e shita, se pata një operacion zemre. Doktori më tha duhet t’u largohem streseve. I kërkova Alfredit të hiqja dorë. Kur e bleva nuk mora lekë, edhe kur e shita me 10 milionë lekë, nuk mora lekë. Nestori nuk më ka kaluar shumë monetare. Kur unë isha ortak, nuk njihja asnjë nga punonjësit. Kam shkuar një herë të kompania. Eduard Metën nuk e njoh. Mora vesh se ky kishte kompaninë IGOR para meje, por tani e kam marrë vesh.
Më tha Fredi që hap një numër llogarie. Fitimin e kompanisë do e procesonim nga banka. Më pëlqeu se thashë është punë me bankë. Puna ishte 25 minuta, ia jepja Fredit. Nga 32 milionë lekë të vjetra, pasi ndërruam bankën, ia dhashë Nestorit, 4 herë.
Shumat ishin: 42 milionë më e madhja, 32, 37, 38, 40, 18 milionë ishte më e vogla. Me Mariglen Qaton, kemi marrëdhënie krushqie. Në vitin 2006 erdhi se më vdiq babai. Në 2011, te dasma e vajzës dhe për ditëlindjen e nipit 10 vjet më pas. Tre herë e kam takuar. Për Redi Mollën e dëgjova për herë të parë në televizor, kur u arrestua për grupin 5D”, tha ai.
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen "5D". Ditën e sotme po dëshmon para prokurorëve, ish-pronari i kompanisë "IGOR Electric", Eduard Meta. Ky i fundit ka dhënë arsyet se përse shiti kompaninë e tij e cila sillte miliarda euro fitim për 75 lekë.
Meta ka treguar edhe për njohjet e tij me të pandehurit në dosjen 5D, mes tyre Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Nestor Muhametllarin. Ai është shprehur se me ta nuk kishte pasur marrëdhënie të ngushta profesionale.
PJESË NGA DËSHMIA:
Meta: Nuk kam profesion, menaxhoj biznes privat. Punësimi im nga 2015 e më vonë, ka qenë në pozicion privat, në një firmë elektrike në Tiranë. Kam qenë i regjistruar si person tregtar, Igor Electric në 2013. Themelimin e kompanisë Igor Electric e kam bërë vetë, nga person fizik në person juridik. Nuk më kujtohet mirë si i bëra letrat, i bëra vet. Kapitali fillestar ishte 1 mijë lekë. Kam blerë mjete dhe asete gradualisht.
Në 2016-2018, IGOR bënte instalime, kontrata private me nënkontraktim. S’mbaj mend konkretisht cilat. Kam bërë pune publike me OSHEE, bashkinë Tiranë, Tirana Parking te Pazari i Ri. Kam bërë një depo uji, një kolektor ujërash të zeza, saktë s’më kujtohet. Administrator i kompanisë isha vetëm, kur kam ikur unë erdhi Nestor Muhametllari. Ortak i shoqërisë IGOR ELECTRIC kam qenë 2 vjet, 2016-2018.
SPAK: E njeh Alfred Qaton?
Meta: E njoh, e kam pasur në lagje, në 2010 a 2008, nuk e kujtoj dot mirë. Kam marrëdhënie shoqërore. Ka punuar në kompani. Nuk m’u kujtua kur më pyete për të punësuarit, ndaj nuk ta thashë që ka punuar. Ekonomiste ishin Anxhela Meta, nusja ime dhe Pranvera Mema.
SPAK: Pranvera Shahinasin e njeh?
Meta: S’më kujtohet fare.
SPAK: Në 2016, në ujësjellës janë bërë dy procedura, te ujësjellës – kanalizime dhe rikonstruksioni i kolektorit. I gjeta online procedurat te Prokurimet Publike.
Meta: Kompania në 2016 ka dalë me fitim. Nuk ka ndarë fitime, nuk ka pasur ortakë. Kam tërhequr shuma të ndryshme nga llogaria e IGOR. Por nuk i mbaj mend sa.
SPAK: 114 milionë lekë të reja ke tërhequr në 2016, ku i ke çuar? E kupton sa lekë janë?
Meta: Pjesa dërrmuese ka shkuar nëpër objekte, rërë, naftë, fadromat. I kemi paguar nën dorë se ashtu ishte atëherë.
SPAK: Keni bërë shitjen e 75% të aksioneve në 2017. Pse i shitët?
Meta: Doja të hiqja kompaninë, nuk e doja më. Ia dhashë Muhametit (Petrit Muhameti, pronari i VAS konstruksion). Shkuam te noteri, i dhashë kuotat sipas ligjit. U mor avokati me atë punë.
SPAK: 2 milionë 172 mijë lekë, vlera e kompanisë në atë moment.
Meta: Doja të hapja një biznes, një palestër, ndaj e hoqa. Nestorin e kam njohur në lokal duke pa ndonjë ndeshje, vinte me Redin, e dija që ishte inxhinier.
SPAK: Përmendët Redi Mollën, nuk të pyeta për të, ç’lidhje ka?
Meta: E kam njohur Redin, ishim grup, rrinim te lagjja, pinim ndonjë birrë, ndonjë ndeshje shikonim. Mariglenin e kam njohur të parin, e kam njohur në 2006-2005. Nuk kam pasur marrëdhënie të ngushta. Te lokali vinte Redi, Nestori. Shumë mirë ishin marrëdhëniet. Mariglenin dhe Fredin (Alfred Qato, vëllai) kisha shokë. Unë kam qenë administrator deri në fund.
SPAK: Po pse, a e shite kompaninë?
Meta: Mos më pyet mua.
SPAK: Redi Molla, a kishte kontakte me të punësuarit tuaj?
Meta: Jo. Taulant Tushën e njoh, rrinim te lokali. Nuk kam folur për IGOR Electric me ta. Ndoshta ndonjë bisedë e përditshme si ka shkuar puna, por jo biseda konkrete.
Avokati Ardian Leka pyet dëshmitarin nëse ka pasur borxhe kompania
Meta: Kompania ka pasur borxhe, fatura të pashlyera. Kredi nuk ka pasur. I kam mbyll rregullisht në fund të vitit, pozitiv dilte.
Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.
Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion".