LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vila, biznese dhe mjete luksi! Sekuestrohet pasuria 3.5 mln euro e tre vëllezërve në Elbasan

• Prokuroria e Elbasanit ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të 46-vjeçarit, Albert Topuzi, pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.• Prokuroria ka vënë nën sekuestro pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, të cilat janë: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit. • Topuzi, është autor i dyshuar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale", pasi më parë ka qënë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. • Disa nga pasuritë, Alberti i kishte vendosur në emër të vëllezërve të tij, Gentian dhe Bashkim Topuzit, të cilët janë vënë nën hetim.•Prokuroria po vijon punën për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që Topuzi dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Del FOTO, kush është Albert Topuzi që iu sekuestrua 3.5 milionë euro pasuri, pse është në Antwerp?

Vila, biznese dhe mjete luksi! Sekuestrohet pasuria 3.5 mln euro e tre
Albert Topuzi

ELBASAN- Albert Topuzi, pasuria e të cilit me vlerë 3.5 milionë euro është sekuestruar sot, por vetë personi në fjalë nuk ndodhet fare në Shqipëri. Sipas të dhënave më të fundit, mësohet se aktualisht Topuzi ndodhet në Antwerp të Belgjikës pasi raportohet se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e pasurive të Albert Topuzit ishin të regjistruara në emër të vëllait të tij në Shqipëri, Bashkim Topuzit, i cili kishte themeluar një kompani me emrin "Basha Trans Shpk". Dyshohet se pikërisht me këtë kompani bëhej pastrimi i parave të pista që dyshohet se vinin nga trafiku. Në bazë të akuzave të ngritura ndaj tyre, nëse ato provohen, vëllezërit mund të rrezikojnë edhe dënimin me burg që varion nga 5-15 vite burg.

 

3 VITE ME PARE

Iu sekuestruan 3.5 mln € pasuri, hetimi ndaj vëllezërve Topuzi nisi që në 2018, familja nga Pogradeci i denoncoi: Na prostituuan vajzën

Vila, biznese dhe mjete luksi! Sekuestrohet pasuria 3.5 mln euro e tre
Pamje nga aksioni

ELBASAN- Hetimi ndaj vëllezërve Albert, Bashkim e Gentian Topuzi që në 2018. Burime nga Prokuroria e Elbasanit ka nisur shumë vite më parë, fill pas një kallëzimi të marrë nga një familje nga Pogradeci, ata pretendonin se vëllezërit fshiheshin pas shfrytëzimit të vajzës së tyre në Itali.

Ata pretendonin se Topuzi e kishte shfrytëzuar për prostitucion, ndërsa hetimet për këtë vepër penale dhe pastrim parash, u kryen nga prokurorja e shkarkuar nga Vettingu, Elina Kondi. Por kjo e fundit mbylli hetimet me pretendimin se gjatë hetimeve nuk  kishte konstatuar elemente të veprës penale.

Megjithatë brenda vitit, hetimi u rihapnga prokurori Artur Ismailukaj, gjë e cila çoi edhe në sekuestrimin e pasurive mes të cilave 5 automjete, një lokal në rrugën "Visarion Xhuvani", 3 apartamente po në atë lagje në të njëjtin kat, vilë 4 katëshe, sipërfaqe toke etj. Albert dhe Gent Topuzi kanë jetuar dhe punuar kryesisht në vendet e Bashkimit Europian. Alberti është dënuar për prostitucion në Itali ndërsa në të njëjtën kohë nisi hetim edhe për drogë, por që për këtë të fundit hetimi pushoi për mosgjetje të veprës penale. 

3 VITE ME PARE

Vila, biznese dhe mjete luksi! Sekuestrohet pasuria 3.5 mln euro e tre vëllezërve në Elbasan

3 VITE ME PARE

PAMJET- Vila tre katëshe në Elbasan, ‘Porsche’, ‘Audi’ dhe ‘Benz’! Ja çfarë iu sekuestrua Topuzit

Vila, biznese dhe mjete luksi! Sekuestrohet pasuria 3.5 mln euro e tre
Vila

ELBASAN- Kjo është vila e Albert Topuzit në Elbasan, e cila është sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit. Një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit, janë vënë nën sekuestro nga Prokuroria. 

Mes pasurive të bllokuara janë dhe makinat luksoze si ‘Porsche’, ‘BMë' apo ‘Audi’.

Prokuroria e Elbasanit i ka sekuestruar pasurinë me vlerë rreth 3.5 milionë euro të 46-vjeçari Albert Topuzi pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. 

3 VITE ME PARE

EMRI- Iu sekuestrua pasuria miliona euroshe në Elbasan, zbulohet se kujt i përkasin

Vila, biznese dhe mjete luksi! Sekuestrohet pasuria 3.5 mln euro e tre
Policia

ELBASAN-46-vjeçarit nga Elbasani që iu sekuestrua një pasuri me vlerë 3.5 mln euro është Albert Topuzi. Ky person, dyshohet se ka ngritur pasurinë e tij në qytetin e Elbasanit nga paratë që vijnë nga veprimtari kriminale. 

Topuzi rezulton të jetë i arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Prokuroria, ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të 46-vjeçarit banues në Elbasan. Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qënë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.

Prokuroria po vijon punën për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që Topuzi dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Pasuria e sekuestruar

1.Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
2.Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga Albert Topuzi;
3.Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;
4.Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
5.Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga Gentian Topuzi;
6.Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2, kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;
7.Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;
8.Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;
9.Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes Gentian Topuzi dhe Albert Topuzi , përfituar nga privatizimi që disponohen nga Bashkim Topuzi;
10.Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të Bashkim Topuzi
11.Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të Gentian Topuzi.

3 VITE ME PARE

Janë përfituar nga krimi! Sekuestrohen pasuri me vlerë 3.5 milionë euro në Elbasan

Vila, biznese dhe mjete luksi! Sekuestrohet pasuria 3.5 mln euro e tre
Foto ilustruese

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasurinë me vlerë rreth 3.5 milionë euro të 46-vjeçari Albert Topuzi pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Atij i është bllokuar një vilë tre katëshe, një ndërtesë 2 kaëshe, 3 apartamente, si dhe 6 automjete, mes tyre edhe makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMW' apo ‘Audi’. Gjithashtu i janë bllokuar 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit. 

Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale", pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.

NJOFTIMI:

Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktivitete kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fasada”. Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të një 46-vjeçari. Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Fasada”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria, ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasit A. T., 46 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi A. T. është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qënë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese. Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme, me vlerë rreth 3.5 milionë euro. Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

albert topuzi sekuestrohet pasuria e albert topuzit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet