LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I dha mikut tenderin 3.2 mld lekësh, arrestohet kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, pranga nënkryetares e 9 zyrtarëve të tjerë

• Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe nëntë zyrtarë të tjerë të Bashkisë Bulqisë janë vënë në pranga. • Bëhet fjalë për tenderin 3.2 miliardë lekësh me afat 10 mujor që Alla në bashkëpunim me anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Nga hetimi rezultoi se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, që rezulton se ka lidhje shoqërore me kryetarin e Bashkisë. • Tenderi kishte si objekt ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi e ndërtimit të rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Kjo është nënkryetarja e Bashkisë Bulqizë që u arrestua me Lefter Allën

I dha mikut tenderin 3.2 mld lekësh, arrestohet kryebashkiaku i
Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi

BULQIZË- Personi që po shikoni në foto është Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë Bulqizë që është vënë në pranga për shkak të një abuzimi me tenderat. Në pranga janë vënë dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

I dha mikut tenderin 3.2 mld lekësh, arrestohet kryebashkiaku i
Enkeleda Lleshi

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

3 VITE ME PARE

EMRI/ Kush është i favorizuari që çoi në burg Lefter Allën, mori tenderin 3 mln euro për Ujësjellësin e Bulqizës

I dha mikut tenderin 3.2 mld lekësh, arrestohet kryebashkiaku i
Lefter Alla, kryetar i Bashkise Bulqize

TIRANE- Dosja ka mësuar se Aqif Konesha është personi që ka përfituar favor nga kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla për të bërë punimet e Ujësjellësit që do të ndërtohej për 3 milionë euro në qytet. Konesha është zgjedhur nga Alla për të bërë punimet.

Ai tashmë është në pranga bashkë me Allën dhe 12 persona të tjerë. Ata u arrestuan dje nga SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. 

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

I dha mikut tenderin 3.2 mld lekësh, arrestohet kryebashkiaku i
Bulqizë

BULQIZË- Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbardhuar në Bashkinë e Bulqizës një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Lefter Alla. Nga pamjet që shikoni duket se oficerët kanë ushtruar kontrolle në Bashkinë e Bulqizës dhe kanë sekuestruar disa dosje. Ende nuk dihet përmbajtja e materialeve që kanë marrë nga zyrat e institucionit që drejtohej nga Alla.


 

Alla është vënë në pranga bashkë me nënkryetaren Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

3 VITE ME PARE

I dha mikut tenderin 3.2 mld lekësh, arrestohet kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, pranga nënkryetares e 9 zyrtarëve të tjerë

3 VITE ME PARE

Zbardhen emrat e 13 të arrestuarve në bashkinë Bulqizë

I dha mikut tenderin 3.2 mld lekësh, arrestohet kryebashkiaku i
Lefter Alla

TIRANE- Dosja ka mësuar se bashkë me kryetarin e bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, SPAK ka arrestuar edhe nënkryetaren Enkeleda Lleshi dhe 11 zyrtarë të tjerë. Ata janë: 

Rubin Kola,

Erion Isaku,

Leonard Daci,

Arsen Gjoka,

Kujtim Zogu,

Denis Xholi,

Rasim Daci,

Dalo Gazidedja

Aqif Konesha.

Kastriot Ibrahimaj

Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Zbardhet SKEMA/ Si e 'dogji' tenderi 3.2 miliardë lekësh kryebashkiakun Lefter Alla, mes tre kompanive, zgjodhi 'mikun'

I dha mikut tenderin 3.2 mld lekësh, arrestohet kryebashkiaku i
Lefter Alla

BULQIZË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sqaruar tenderin që ka çuar pas hekurave kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 12 zyrtarë të tjerë të të njëjtës Bashki. Bëhet fjalë për tenderin 3.2 miliardë lekësh me afat 10 mujor që Alla në bashkëpunim me anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Nga hetimi rezultoi se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, që rezulton se ka lidhje shoqërore me kryetarin e Bashkisë.

Njoftimi:

Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. Kjo proçedurë prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë. Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L. A.).

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Lefter Allës, publikohet njoftimi i SPAK: Edhe 10 zyrtarë të tjerë në pranga, mes tyre nënkryetarja e Bashkisë Enkelejda Lleshi (AKUZAT)

I dha mikut tenderin 3.2 mld lekësh, arrestohet kryebashkiaku i
Lefter Alla

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Në njoftim bëhet me dije se në pranga, përveç Allës janë vënë dhe 10 zyrtarë të tjerë, përfshirë dhe nënkryetaren e Bashkisë Bulqizë, Enkelejda Lleshi. Të gjithë akuzohen për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”. Bëhet fjalë për tenderin 3.2 miliardë lekësh me afat 10 mujor që Alla në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të bashkisë ka vendosur t'ia japë kompanisë OE 2AF Albania shpk, që rezulton se ka lidhje shoqërore me kryetarin e Bashkisë. Tenderi kishte si objekt ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi e ndërtimit të rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 9  të vitit 2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”, parashikuar nga nenet 258 paragrafi i dytë,  248, 186/2,3 , 190/1 të Kodit Penal.                                                                                                                  

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim L. A., E. Ll., R. K., A. G., K. Z., D. Xh., L. D. dhe E. I., në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal, shtetasit L. A. dhe E. Ll. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detye” parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, shtetasit R. D., A. K., A. N., D. G. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal, ndërsa shtetasi K. I. ka konsumuar vperën penale “Falsifikim i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i K.Penal .

Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit  të Bashkisë.

Kjo proçedurë prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë.  Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L. A.).

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

A., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ll., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
K., si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
I., si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
D., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
Gj., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Z., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Xh., si person i dyshuar për kryerjen e veprës“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
D., si person i dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni  186/2,3  i Kodit Penal.
G., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3  të Kodit Penal.
K, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
Gjithashtu me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për shtetasit:

K. I., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i formularve”,parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
A. N., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3  të Kodit Penal.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 16.03.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.21 datë 14.03.2023. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.124 dt 15.03.2023 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Lefter Allës, kontrollohet shtëpia e kryebashkiakut dhe e të vëllait, 12 zyrtarë të shoqëruar

I dha mikut tenderin 3.2 mld lekësh, arrestohet kryebashkiaku i
Lefter Alla

BULQIZË- 12 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë janë shoqëruar në komisariat pas arrestimit të kryebashkiakut Lefter Alla. Ende nuk janë zbardhur identitetet e tyre, ndërkohë që raportohet se janë ushtruar dhe kontrolle të shumta. Më konkretisht, është kontrolluar banesa e vetë kryebashkiakut Alla dhe e të vëllait. 

Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës është vënë në prangat e Policisë së Shtetit pas një urdhër-arresti të prerë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.

Hetimet në ngarkimet të Allës kanë zgjatur të paktën 6 muaj. Arrestimi i tij vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj, por para se të bëhet zgjedhja e kreut të ri, do të duhet që fillimisht të gjendet zëvendësuesi i tij.

lefter alla enkelejda lleshi arrestohet lefter alla

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri