Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Tre të rinj shqiptarë që ishin nisur për në Gjermani janë dhunuar në mënyrë barbare në Mal të Zi. • Sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr, shqiptarët raportohet se janë dhunuar nga 8 persona civilë të veshur me veshje ushtarake. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të kësaj të shtune. • Ata janë goditur barbarisht me grushte e shkelma nga serb të Bosnjes. • Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kanë nxjerrë me forcë nga makina dhe dhunuar. • Të afërmit e tyre kanë kërkuar ndihmë nga policia shqiptare. • Janë bërë të ditur emrat e shqiptarëve të dhunuar si: Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi. • Për ngjarjen ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm i Malit të Zi i cili ka thënë se ngjarja po hetohet dhe se autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia.
4 artikuj për këtë temë.
MAL I ZI- Ambasada Shqiptare në Mal të Zi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rënë ku tre shqiptarë u dhunuar nga 8 serbë të Bonsjes në Herceg Novi. Autoritetet shqiptare njoftojnë se kanë dërguar një përfaqësues të ndjekë nga afër ngjarjen dhe kanë kërkuar që të zbardhen rrethanat e plota të dhunës.
Nga ana tjetër ambasada bën me dije se shqiptarët e kanë denoncuar rastin pranë policisë malazeze e cila ka nisur hetimet.
NJOFTIMI I AMBASADËS:
"Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.
Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.
Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve.
Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze."
Mal e Zi- Danilo Šaranović, Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, thotë se ngjarja ku tre të rinj nga Shqipëria u dhunuan barbarisht po hetohet me intensitet. Tre djemë e rinj u dhunuan nga disa persona të veshur me uniformë të cilët janë konfimruar se janë serbë nga Bosnja.
“Djemtë janë mirë, do t’ju informoj për gjithçka. Kolegët e mi po bëjnë gjithçka për të hetuar ngjarjen sa më shpejt të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është që djemtë janë mirë”, shkruan ai.
Gjithashtu mësohet se disa persona të dyshuar janë shoqëruar në polici.
MAL I ZI- Është zbuluar identiti i tre shqiptarëve të dhunuar nga serbët e Bosnjes në Mal të Zi ditën e sotme. Tre të rinjtë janë sulmuar nga një grup personash pas asnjë shkak, duke goditur si fillim makinës dhe më pas janë dhunuar fizikisht.
Nga ana e policise malazeze ju eshte kerkuar te benin denoncim por keta shtetas te friksuar nuk kane pranuar te bejne nje gje te tille deri ne ardhjen e nje avokati shqiptar dhe per kete po shkon ne drejtimin tuaj po shkon nje avokat nga Ulqini.
Shtetasit e demtuar janë:
1- Klodjan Meaj
2- Azem Dervishi
3-Doris Kopaci
MAL I ZI-Tre shqiptarë janë dhunuar në Mal të Zi nga një numër i madh personash duke pësuar dëmtime të shumta në trup. Aktualisht Policia e Herceg Novit po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar.
Sipas burimeve personat që kanë dhunuar 3 shqiptarët janë serb dhe mendohet të kenë qenë 8 persona me uniformë.
Dyshohet se dhunuesit kanë qenë serbë nga Bosnja. Sapo i kanë dëgjuar të flisnin shqip, ata i kanë dhunuar.