All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, arrestohet në Abu Dhabi Amar Shkëmbi, ‘Badi’ përgjoi ‘Rrumin’, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë

• Arrestohet Amar (Dritan) Shkëmbi. 39-vjeçari është kapur në Abu Dhabi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, u plagos vetë Ndoji dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si ‘Rrumi’. • Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit, homologët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Abu Dhabi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i Shkëmbit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë . • GJKKO i ka caktuar 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”. • Cili ishte roli i Shkëmbit? Ai njihej me nofkën ‘Badi’ dhe në përgjimet e grupit rezulton se ka koordinuar veprimet me anëatrët e tjerë për të bërë të mundur përgjimin e Rrumit në ambientet e jashtme, pasi ky i fundit i ndërronte shumë shpesh makinat.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Njihej si ‘Badi’, cili ishte roli i Amar Shkëmbit në atentatin ndaj prokurorit Ndoji, përgjoi Rrumin bashkë me Julian Meçajn

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, arrestohet në Abu Dhabi Amar Shkëmbi,
Amar (Dritan) Shkëmbi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Amar (Dritan) Shkëmbi akuzohet se është përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, si dhe u plagos vetë prokurori e miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’. Roli i Shkëmbit në atentatin e realizuar më 1 nëntor të vitit 2019 u zbardh pasi dolën bisedat e zhvilluara mes anëtarëve të grupit në aplikacionin 'Sky'. 

Organizatorët nisën të përdorin aplikacionin 'Sky' me qëllim që të mos përgjoheshin nga organet ligjzbatuese. Grupi kriminal i Plaurent Dervishaj, e cilësonte të padepërtueshëm aplikacionin në telefon, por nuk mendonin kështu hetuesit francezë dhe ekspertët e tyre të specializuar në ç’kodimin e aplikacioneve të tilla, sado të sofistikuara që ato mund të jenë.

Dhe dosja e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” tregonte se si plani për asgjësimin e Rrumit nisi disa muaj para se skenari të vihej në jetë. Sipas dosjes, njeriu kyç që ishte i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj dhe në biseda mban pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’.

Të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje ky e afërt me Amar Shkëmbin. Biseda e përgjuar tregonte edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës. Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’.

Në përgjime evidentohen edhe takimet që pjesëtarë të grupit kanë kryer kohë pas kohe me Redjan Rrajën, siç janë edhe ato që ky i fundit realizonte në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, me Amar Shkëmbin. Përgjimet hedhin dritë edhe në ndjekjen për katër ditë me radhë që grupi i përcaktuar, i kishte bërë makinës së prokurorit Ndoji, deri ditën e goditjes finale.

Biseda e 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçajt, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati”, ka zbuluar edhe kodin me të cilin thirrjet Shkëmbi, “Badi”. Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili sipas bisedave të zhvilluara mes tyre, i ndryshonte shpesh makinat.

3 VITE ME PARE

ME FOTO/ U arrestua në Abu Dhabi për atentatin ndaj prokurorit Ndoji, kush është i shumëkërkuari me dy emra

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, arrestohet në Abu Dhabi Amar Shkëmbi,
Amar Dritan Shkëmbi

TIRANË- Amar (Dritan) Shkëmbi është 39-vjeçari i arrestuar në Abu Dhabi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. Dosja.al ju sjell dhe foton e të shumëkërkuarit me dy emra. Shkëmbi akuzohet se është përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, si dhe u plagos vetë prokurori e miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’. Roli i Shkëmbit në atentatin e realizuar më 1 nëntor të vitit 2019 u zbardh pasi dolën bisedat e zhvilluara mes anëtarëve të grupit në aplikacionin 'Sky'. 

Organizatorët nisën të përdorin aplikacionin 'Sky' me qëllim që të mos përgjoheshin nga organet ligjzbatuese. Grupi kriminal i Plaurent Dervishaj, e cilësonte të padepërtueshëm aplikacionin në telefon, por nuk mendonin kështu hetuesit francezë dhe ekspertët e tyre të specializuar në ç’kodimin e aplikacioneve të tilla, sado të sofistikuara që ato mund të jenë.

Dhe dosja e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” tregonte se si plani për asgjësimin e Rrumit nisi disa muaj para se skenari të vihej në jetë. Sipas dosjes, njeriu kyç që ishte i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj dhe në biseda mban pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’.

Të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje ky e afërt me Amar Shkëmbin. Biseda e përgjuar tregonte edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës. Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’.

Në përgjime evidentohen edhe takimet që pjesëtarë të grupit kanë kryer kohë pas kohe me Redjan Rrajën, siç janë edhe ato që ky i fundit realizonte në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, me Amar Shkëmbin. Përgjimet hedhin dritë edhe në ndjekjen për katër ditë me radhë që grupi i përcaktuar, i kishte bërë makinës së prokurorit Ndoji, deri ditën e goditjes finale.

Biseda e 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçajt, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati”, ka zbuluar edhe kodin me të cilin thirrjet Shkëmbi, “Badi”. Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili sipas bisedave të zhvilluara mes tyre, i ndryshonte shpesh makinat.

 

3 VITE ME PARE

2 EMRAT- I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës, kapet i shumëkërkuari në Abu Dhabi, Policia: Shkëmbyem informacione me Interpolin

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, arrestohet në Abu Dhabi Amar Shkëmbi,
Foto ilustruese

DUBAI- Një prej autorëve të dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. I prangosuri është identifikuar si Dritan (Amar) Shkëmbi, 39-vjeç. I shumëkërkuari, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, i cili akuzohet se është i përfshirë në atentatin e planifikuar ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Sipas SPAK, Plarent Dervishaj, Julian Meçe dhe Amar Shkëmbi kanë qenë bashkëpunëtorë të të pandehurve Redian Rraja dhe Ariol Halilaj, pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se kanë marrë pjesë në atentatin që që në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është tentuar të vritet me armë zjarri prokurori Arjan Ndoj, ndërsa në mjet ishte me shoferin dhe me Aleksandër Lahon, i njohur si Rrumi i Shijakut. Si pasojë e të shtënave është plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital shoferi i prokurorit, Andi Maloku. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Operacione policore ndërkombëtare të njëpasnjëshme, si rezultat i inteligjencës policore dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët. Finalizohet operacioni policor i koduar “Abu Dhabi”. Operacioni, nga Policia e Shtetit, SPAK-u dhe Interpol Abu Dhabi, në koordinim nga Qendra e Interpolit në Lyon, Francë. Kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, 39-vjeçari i shumëkërkuar, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve përmes inteligjencës informative, me qëllim lokalizimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët, për kapjen dhe arrestimin e këtyre personave, me qëllim ekstradimin, Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi/Emiratet e Bashkuara Arabe, në koordinim nga Qendra e Interpolit në Lyon, Francë, kanë shkëmbyer informacione për një shtetas shumë të kërkuar nga SPAK-u, i cili ndodhej në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit, homologët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Abu Dhabi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit: A.(D.) Sh., 39 vjeç. GJKKO i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”. Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi A. N., me detyrë prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, i cili qarkullonte me automjet, së bashku me 2 shtetas të tjerë. Si pasojë e të shtënave është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi A. M. (shoferi i prokurorit) dhe ka mbetur i plagosur prokurori, shtetasi A. N. Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me të gjithë partnerët, për të bërë të mundur kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, kudo ku ata tentojnë të largohen për t’iu fshehur drejtësisë.

amar shkembi arrestohet amar shkembi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet