LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentati në Lezhë! Disa të shoqëruar për vrasjen e Entjan Nikulajt, dyshohet për 3 autorë, 'gjakmarrja' pistë hetimi!

•Policia ka shoqëruar mëngjesin e sotëm disa persona, ku do të merren në pyetje për vrasjen e 40-vjeçarit Entjan Nikulaj mbrëmjen e djeshme në Lezhë në vendin e quajtur 'Ura e trenit', ndërsa 25 gëzhoja automatiku që janë gjetur në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës. •Dyshohet se në ekzekutimin e Nikulajt kanë marrë pjesë 3 autorë, ndërsa pistë kryesore e hetimit është gjakmarrja.• 40-vjeçari rezulton kushëriri i Ardian Nikulajt, ky i fundit u vra brenda lokalit të tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. •Autorët e atentatit janë ende në kërkim. •Entjan Nikulaj ndërroi jetë në spitalin rajonal të Lezhës. •Raportohet se autorët e atentatit janë larguar nga vendngjarja me një BMW me targa të cilat ishin vjedhur në Tiranë. •Mësohet se automjeti me targa AB138HT rezulton i vjedhur më 29 nëntor në Tiranë. •Pas vrasjes, autorët i kanë vënë zjarrin automjetit në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk. •Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov.  

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Përplasjet mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj/ Mbrëmë u vra një tjetër person- Si nisi hakmarrja për 10 mijë lekë të vjetra karburant?

Atentati në Lezhë! Disa të shoqëruar për vrasjen e
Lekastaj

LEZHË- Vendi u trondit mbrëmjen e djeshmë nga një atentat me armë zjarri në Lezhë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Entjan Nikulaj. Nga dinamika e ngjarjes zbulohet se ekzekutimi i tij ka qenë i mirëorganizuar dhe autorët kanë ndjekur të njëjtën skemë për të humbur gjurmët, djegien e çdo prove që mund të zbulojë ata.

Pista kryesore e hetimit është gjakmarja, pasi kjo ngjarje i është shtuar një zinxhiri atentatesh të ndodhura ndër vite mes dy fiseve në Lezhë, Nikulajve dhe Lekstakajve. 

Entjan rezulton kushëriri i Ardian Nikulajt, ky i fundit u vra brenda lokalit të tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. Ardiani u ekzekutua nga portugezi Ruben Saraiva pasi u financua dhe u porosit nga Edmond Haxhia i cili ishte kthyer nga Britania, aty ku jetonte. Haxhia është kushëri i Lekstakajve, konkretisht djali i dajës së Elton Lekstakaj. 

Por si nisi konflikti mes fiseve?

Fisi Lekstakaj dhe fisi Nikulaj ishin në gjakmarrje që prej vitit 1996. Historia e përplasjes mes fiseve në fjalë, ka nisur që para 27 viteve, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Asokohe, vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën dhe pas kësaj, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

Në debat e sipër, drejtuesi i mjetit është larguar për pak çaste, duke u rikthyer në karburant i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Kjo ngjarje ishte dhe zanafilla e hasmërisë së fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, e cila pas disa muajsh të po atij viti, do të vijonte me vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes. Ndërkohë në vitin 1999 u vra Gjovalin Lekstakaj dhe u plagos rëndë Pjetër Lekstakaj./Dosja.al 

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Atentati në Lezhë, pas ekzekutimit të Nikulajt, autorët dogjën automjetin me 2 kallashnikovë në vendin ku u vra Admir Murataj

Atentati në Lezhë! Disa të shoqëruar për vrasjen e
Makina

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur për atentatin në Lezhë mbrëmjen e djeshme, ku u shënjestrua dhe u vra 40-vjeçari Entjan Nikulaj. Pasi kanë kryer vrasjen, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura.

Mësohet se automjeti me targa AB138HT rezulton i vjedhur më 29 nëntor në Tiranë. Pas vrasjes, autorët i kanë vënë zjarrin automjetit në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk. Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov. 

Vrasja e Admir Murataj

Admir Murataj ka pasur mbi 10 identitete por identiteti i tij i vërtetë është Admir Nikaj. Ai ishte nga Tropoja. Admir Murataj mbeti i vrarë në aeroportin e Rinasit, gjatës grabitjes spektakolare të ndodhur mesditën e 9 prillit të vitit 2019, ku u morën 4.6 milionë euro. Grabitja u krye me një furgon pa targa mbi të cilin shkruhej “Hetimi Tatimor”, por gjatë largimit me paratë, grupi u përplas me efektivët e policisë dhe Murataj mbeti i vrarë. Në këtë grabitje, Murataj kishte zgjedhur të dukej si një efektiv policie nga Fushë Kruja dhe përmes një maskimi të posaçëm, ishte shndërruar në një qeros me syze të zeza dhe mjekër katrore. Deri më tani, Gjykata e Posaçme vendosi të dënonte me 122 vite burg të 7 të pandehurit, ndërsa në kërkim vijon të mbetet Talo Çela. Paratë nuk janë gjetur ende.  

 

2 VITE ME PARE

Vrasja e Entjan Nikulajt në Lezhë, shoqërohen disa persona, sekuestrohen 25 gëzhoja automatiku

Atentati në Lezhë! Disa të shoqëruar për vrasjen e
Viktima

LEZHË- Disa persona janë shoqëruar nga policia në Lezhë ku do të merren në pyetje lidhur me vrasje e Entjan Nikulajt mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ndrësa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur 'Ura e Trenit'. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt Entjan Nikulajt, kushëririt të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra brenda lokalit të tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. Autorët e atentatit janë ende në kërkim. Entjan Nikulaj ndërroi jetë në spitalin rajonal të Lezhës. Raportohet se autorët e atentatit janë larguar nga vendngjarja me një BMë me targa të cilat ishin vjedhur në Tiranë. Një makinë e djegur është gjetur në Rinas, ku dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së 40-vjeçarit. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndonëse dyshohet se motivi është gjakmarrja. 

 

entjan nikulaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet