All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit godasin kufirin me Sirinë, rritet numri i viktimave, shemben pallate, njerëzit në panik

• Zhvillime të reja nga situata e tërmetit në Turqi. Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndjerë edhe pasditen e sotme në Hatay që ndodhet në kufi me Sirinë. Numri I viktimave është rritur sërish. Nga tërmeti i ri janë shënuar deri më tani 213 të plagosur dhe 3 vikitma. • Raportohet se lëkundja ka qenë e magnitudës 6.4, ndërsa sipas institutit Gjeologjik është konfirmuar se tërmeti i kësaj pasditeje ka patur edhe pasgoditje të cilat janë ndjerë në Izrael pak pas orës 19:00. • Banorët e zonës të cilët kanë braktisur menjëherë banesat e tyre kanë treguar frikën dhe ankthin që përjetuan në momentin kur toka u lëkund, duke menduar se do të përsëritej e njëjta ngjarje si ajo e 6 shkurtit që la më shumë se 46 mijë persona të vdekur. • Ritheksojmë se tërmeti i pasdites së sotme u regjistrua në provincën jugore të Hatay, më i godituri nga tërmeti i 6 shkurtit. • Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi 100 milionë dollarë të tjera ndihmë pasi vizitoi rajonin e goditur nga katastrofa.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Shkundet' toka/ ME VIDEO, momenti kur makinat lëvizin nga toka pas tërmetit të ri në Turqi

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Tërmeti në Turqi
All - Paragraf - 1

TURQI- Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga Hatay, zona turke në kufi me Sirinë, e cila pasditen e sotme u godit sërish nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë duke shkaktuar sërish panik te qytetarët. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, lëkundja ka qenë aq e fortë sa ka bërë që toka të lëkundet majtas-djathtas, teksa vihet re edhe shkëptuje e energjisë elektrike. 

Sipas raportimeve nga mediat turke, dy lëkundjet ndodhën ndërkohë që vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupave dhe heqjen e mbeturinave nga dy tërmetet shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë, të cilët më 6 shkurt shkatërruan 11 provinca turke ku u goditën 72 qytete dhe fshatra në Turqi dhe Sirinë fqinje.

“Fatkeqësisht disa shtëpi janë shembur. Njerëzit kanë mbetur nën rrënoja”, – tha guvernatori i Hatay, Lutfu Savas, duke shtuar se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për t’i ndihmuar. NMediat truke raportuan se, një foshnjë 1-vjeçare ka mbetur nën rrënoja. Guvernatori i Adanas tha se në qytetin e tij nuk raportohet për dëme pas lëkundjeve të fundit.

3 VITE ME PARE

Po raportonte LIVE/ Gazetarja shpërthen në lot pas tërmetit të ri në Turqi: Njerëzit po vraponin të frikësuar nga tendat (VIDEO)

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Gazetarja duke raportuar për tërmetin në Turqi

TURQI-  Turqia u trondit pasditen e sotme nga dy lëkundje të forta tërmeti me magnituda 6.4 dhe 5.8 ballë Rihter në provincën Hatay të Turqisë, pranë kufirit sirian. Gazetarja turke e CNN-it, Buse Deviren, e cila po transmetonte drejtpërdrejt nga një kamp ku ndodheshin të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit shpërtheu në lot pas tërmeteve që tronditën vendin sot. Ajo tregoi se njerëzit po largoheshin të frikësuar nga tendat e tyre pasi toka po lëkundej sërish. Ndërsa theksoi se tërmeti i pasdites së sotme ishte shumë i fuqishëm duke risjellë frikë te qytetarët. 

Mësohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërsa banorët që ndodhen pranë zonës bregdetare duhet të largohen sa më parë, pasi niveli i ujët pritet të rritet me 50 centimetra. 

3 VITE ME PARE

Familja e tij 'u shua' nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, australiani shet të gjithë koleksionin e tij 'Star Wars' për të ndihmuar njerëzit

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Koleksionisti i Star Wars

TURQI- Njerëz nga e gjithë bota janë solidarizuar me personat të cilët janë prekur nga tërmeti i fuqishëm i Turqisë, më datë 6 shkurt të këtij viti. Në përpjekje për të bërë diçka apo për të mbledhur disa fonde për të ndihmuar familjet e prekura nga fatkeqësia, një burrë po shet koleksionin e tij të gjerë 'Star Wars'.

Nick Ibrahimoglu, nga Queensland, Australi, ka humbur 11 anëtarë të familjes së tij si pasojë e tërmetit, me dhjetëra të tjerë të pastrehë. Ndërsa ai ka shpenzuar vite duke krijuar një bollëk artikujsh të rrallë që lidhen me serialet e suksesshme fantastiko-shkencore, ai tha se është koha që të heqë dorë prej tyre.

Koleksioni i tij vlerësohet të jetë me vlerë mbi 16,000 dollarë AUD (23,255 dollarë) dhe përfshin një lodër të rrallë Greedo të vitit 1978.

"Unë thjesht nuk mund ta imagjinoj dhimbjen nëpër të cilën po kalojnë këta njerëz. Nuk mund ta kuptosh. Duke parë një baba duke mbajtur dorën e vajzës së tij 15-vjeçare, ndërsa ajo ishte nën beton dhe ajo kishte ndërruar jetë. Ai ende po e mbante për dore. Kjo më theu mua", tha ai. 

Pasi babai i tij, Harry, i kërkoi atij të ndihmonte në mbledhjen e disa parave për të ndihmuar familjen e tyre në Turqi, Nick tha se nuk u mendua dy herë.

3 VITE ME PARE

Nderohen me medalje pjesëtarët e FSK-së që ndihmuan në misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)

KOSOVË- Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmeteve të 6 shkurtit, janë nderuar të hënën me medalje, pak minuta pas kthimit të tyre në Kosovë. Medaljet, për të cilat ka dhënë urdhër komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, janë ndarë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se medaljet janë “dëshmi e mirënjohjes tonë për guximin e treguar në Turqi”.

“Është obligimi ynë humanitar, por në të njëjtën kohë është edhe detyra jonë si partnerë, e aleatë, dhe si shtet e popull mik i Republikës së Turqisë që t’iu gjendemi atyre në këto ditë të vështira dhe kjo u realizua pikërisht përmes jush, të cilët pa humbur kohë u nisët për në Turqi dhe u përpoqët me krejt çka dini dhe mundeni që të shpëtoni jetë”, u ka thënë Kurti pjesëtarëve të FSK-së, duke i përgëzuar për punën e bërë.

Ekipi i FSK-së - i përbërë nga 39 persona - është nisur në Turqi dy javë më parë, pas tërmeteve mbi 7 shkallë që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë në orët e hershme të 6 shkurtit.

Pjesëtarët e FSK-së kanë arritur të shpëtojnë katër persona që kanë mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmeteve, si dhe kanë nxjerrë rreth 50 persona të vdekur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, ka thënë se nga tërmetet në Turqi nuk ka vdekur asnjë shtetas i Kosovës.

Si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 47.000 njerëz dhe mijëra ndërtesa janë shkatërruar.

Për një tërmet të ri 6.3 shkallë të Rihterit në kufirin turko-sirian është raportuar edhe më 20 shkurt.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Thellohet sërish bilanci/ Tërmeti i fundit me magnitudë 6.4, 3 viktima dhe 213 të plagosur

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
pamje nga tërmeti në Turqi

TURQI- Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu ka njoftuar se tre persona u vranë dhe 213 u plagosën në tërmetin e ri me magnitudë 6.4 që goditi Turqinë dhe Sirinë pasditen e sotme.  Siç raportojnë mediat e huaja, grupet e kërkim-shpëtimit ishin duke zhvilluar aksionin në tre ndërtesa të shembura, ku gjithsej pesë persona u raportuan të bllokuar. 

Zyrtarët thanë se më shumë ndërtesa u shembën, duke bllokuar banorët dhe disa njerëz u plagosën në të dy vendet, por nuk kishte raporte të menjëhershme për viktima. Tërmeti i së hënës ishte me qendër në qytetin Defne, në provincën Hatay të Turqisë, një nga rajonet më të goditura në tërmetin me magnitudë 7.8 që goditi më 6 shkurt. Ai u ndje në Siri, Jordani, Qipro, Izrael dhe deri në Egjipt dhe u pasua nga një tërmet i dytë, me magnitudë 5.8 ballë. Në Hatay, ekipet e kërkimit të policisë shpëtuan një person i cili ishte bllokuar brenda një ndërtese 3-katëshe dhe po përpiqej të arrinte tre të tjerë brenda, njoftoi televizioni HaberTurk.

3 VITE ME PARE

'Niveli i ujit mund të rritet në 50 cm'/ Agjencia turke e fatkeqësive lajmëron banorët: Qëndroni sa më larg brigjeve të Mesdheut

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Tërmet në Turqi

TURQI- Agjencia turke e fatkeqësive AFAD u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg brigjeve të Mesdheut, pasi parashikohet një rritje prej 50 centimetrash të ujërave për shkak të tërmetit të shënuar pasditen e sotme në Hatay me magnitudë 6.4.  Videot e postuara në mediat sociale, tregonin pasagjerët në aeroportin e Antakias duke u mbuluar nga paniku ndërsa tërmeti tronditi ndërtesën e xhamit, raportojnë mediat e huaja. 

Një nga tërmetet ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri tre minuta më vonë, me magnitudë 5.8 ballë. Tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 16.7 kilometrash (10.4 milje), ndërsa i dyti në një thellësi prej 7 km (4.3 milje). Të dy janë ndjerë në zonat përreth.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Momenti kur turqit vrapojnë duke ulëritur në rrugë për t'i shpëtuar shembjes së pallatit

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Video

TURQI- Sërish frikë në Turqi pas tërmetit tjetër që pasoi pasditen e sotme në Hatay, vendi i cili ndodhet në kuf me Sirinë dhe është nëj nga më të prekurit nga tërmeti i fuqishëm dhe shkatërrues i 6 shkurtit. Në media po qarkullojnë disa video ku shihet sesi njerëzit, ende pa marrë veten nga tërmetet e para janë tronditur nga dy lëkundje të njëpasnjëshme të tokës. Në video dëgjohen njerëz të cilët të frikësuar ulërasin dhe qajnë, ndërsa vrapojnë për të shpëtuar nga shembja e pallateve.

Një nga tërmetet ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri tre minuta më vonë, me magnitudë 5.8 ballë. Tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 16.7 kilometrash (10.4 milje), ndërsa i dyti në një thellësi prej 7 km (4.3 milje). Të dy janë ndjerë në zonat përreth.

3 VITE ME PARE

Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.4/ Turqia vazhdon të 'dridhet', pasgoditjet ndihen deri në Izrael

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Tërmet në Turqi

TURQI- Banorët në komunitetet anembanë Izraelit thonë se kanë ndjerë lëkundje, pasi pak minuta më parë u raportua për një tjetër tërmet me magnitudë 6.4 përgjatë kufirit sirian-turk. c

Agjencia turke për reagim ndaj fatkeqësive AFAD thotë se tërmeti u regjistrua të hënën në provincën jugore të Hatay, më i godituri nga tërmeti i 6 shkurtit që la më shumë se 41,000 të vdekur në vend. Tërmeti goditi qytetin e Defne dhe u ndje fuqishëm nga ekipet e AFP-së në Antakia dhe Adana, 200 kilometra (300 milje) në veri.

3 VITE ME PARE

'Mendova se toka do të çahej në dysh'/ Banorët tregojnë tmerrin e tërmetit të fundit 6.4, në ankth nga pasgoditjet

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Tërmet në Turqi

TURQI- Banorët në Turqi janë tronditur sërish nga tërmeti i fundit që u shënua në vend vetëm pak minuta më parë me magnitudë 6.4 rihter në kufi me Sirinë, në Hatay. Muna al-Omar, një banore e zonës ka thënë se ishte në një tendë në një park në Antakia qendrore kur ra tërmeti, teksa përshkroi ndjesitë e frikës dhe ankthit se toka do të çahej sërish në dysh, shkruajnë mediat e huaja. 

"Mendova se toka do të çahej nën këmbët e mia," tha ajo, duke qarë ndërsa mbante në krahë djalin e saj 7-vjeçar.

"A do të ketë një tjetër pasgoditje?", pyeti ajo. 

Dy javë nga tërmeti në Turqi e Siri, numri i viktimave kap shifrën e 47 mijë viktimave. Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi 100 milionë dollarë të tjera ndihmë pasi vizitoi rajonin e goditur nga katastrofa.

3 VITE ME PARE

Tërmeti shkatërrues/ Erdogan premton të ndërtojë 200,000 shtëpi për të prekurit

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia do të ndërtojë pothuajse 200,000 shtëpi të reja në rajonin juglindor të vendit, të shkatërruar nga një tërmet masiv dy javë më parë. Erdogan ka deklaruar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për të prekurit pasi ai po përballet me testin e tij më të madh politik në zgjedhjet e planifikuara për në maj. Ai tha se rreth 118,000 ndërtesa ose u shembën, ose kërkuan prishje urgjente ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti. Siç raportojnë mediat e huaja, Erdogan gjithashtu premtoi se puna e rindërtimit do të fillonte në mars për të ndërtuar 199,739 shtëpi, duke përfshirë më shumë se 130,000 në provincat më të prekura të Hatay, Kahramanmaras dhe Malatya.

"Asnjë nga këto ndërtesa nuk do të jetë më shumë se tre ose katër kate," premtoi ai, pasi tërmeti shkaktoi shembjen e disa ndërtesave të larta.

Ekspertët thonë se ndërsa Turqia ka rregulloret e duhura, kompanitë e ndërtimit shpesh ndërtojnë shtëpi me cilësi të dobët që nuk janë në gjendje të përballojnë lëkundjet e forta.

"Ndërtesat do të ndërtohen... në tokë të fortë dhe duke përdorur metodat e duhura," u zotua Erdogan.

Ai tha se shtëpitë e reja do të ndërtohen larg linjave të prishjes, më afër maleve, të cilat do të mbronin nga problemet që shkaktohen nga toka e butë.

"Ne do të fillojmë t'i zhvendosim qytetarët tanë që jetojnë në tenda dhe qytete me kontejnerë në shtëpitë e tyre të forta, të sigurta dhe të rehatshme brenda një viti," shtoi Erdogan.

Shteti po ofronte strehim për rreth 1.6 milionë njerëz në rajon, sipas Erdogan, duke folur pas një vizite në zonat e prekura në provincën Hatay. Erdogan tha se ekipet e shpëtimit kishin shpëtuar 114,834 njerëz nga rrënojat. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në nëntë provinca, por që nga e diela vazhduan në Hatay dhe Kahramanmaras.

3 VITE ME PARE

Turqia nuk gjen qetësi, sërish lëkundje të forta tërmeti në kufi me Sirinë

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
termet

TURQI- Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë. Raportohet se lëkundja me magnitudë 6.4 ka rënë në zonën më të goditur nga tërmetet e dy javëve më parë, në Hatay që ndodhet në kufi me Sirinë.

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
tërmeti

Dy javë nga tërmeti në Turqi e Siri, numri i viktimave kap shifrën e 47 mijë viktimave. Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi 100 milionë dollarë të tjera ndihmë pasi vizitoi rajonin e goditur nga katastrofa.

3 VITE ME PARE

Paralajmërimi i Zelenskyy-t: Nëse Kina mban anën e Putinit në Ukrainë, mund të plasë Lufta e Tretë Botërore

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se nëse Kina mban anën e Vladimir Putinit në Ukrainë, mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore. Pekini mohoi sot pretendimet se po shqyrton dhënien e ndihmës për Rusinë, pasi sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të shtunën paralajmëroi diplomatin e lartë kinez Wang Yi për pasojat nëse vendi i tij hyn në konfliktin në vazhdim, shkruan The Guardian. 

Blinken tha në një intervistë pas takimit të të dyve se Uashingtoni ishte i shqetësuar se Pekini po shqyrtonte furnizimin me armë në Moskë, përpara një takimi të planifikuar midis Yi dhe presidentit rus të hënën.

Për ne është e rëndësishme që Kina të mos e mbështesë Federatën Ruse në këtë luftë.Në fakt, do të doja që të ishte në anën tonë. Për momentin, megjithatë, nuk mendoj se është e mundur. Por unë shoh një mundësi që Kina të bëjë një vlerësim pragmatik të asaj që po ndodh këtu. Sepse nëse Kina bëhet aleate me Rusinë, do të ketë një luftë botërore dhe unë mendoj se Kina është e vetëdijshme për këtë", tha Zelenskyy për të përditshmen gjermane Die ëelt. 

Zelenskyy gjithashtu tha se Ukraina i kishte kaluar presidentes moldave Maia Sandu inteligjencës duke sugjeruar se Rusia po komplotonte një grusht shteti në Moldavi. Kremlini tha të hënën se marrëdhëniet e Rusisë me Moldavinë ishin shumë të tensionuara dhe akuzoi liderët moldavë për ndjekjen e një axhende anti-ruse, një javë pasi Kishinau tha se kishte penguar një përpjekje ruse për grusht shtet.

3 VITE ME PARE

'Varrosëm miqtë tanë'/ 11 gazetarë humbën jetën nga tërmeti në Turqi, homazhet: Shtypi ra në heshtje

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
pamje nga tërmeti në Turqi

TURQI- Zeki Diskaya, President i Shoqatës së Gazetarëve Adıyaman njoftoi se 11 gazetarë që punonin në qytet humbën jetën dhe shumë kolegë të tyre u larguan nga qyteti. Siç raportojnë mediat e huaja, Adiyaman është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti. Në qytetin ku mijëra qytetarë mbetën nën rrënoja, zërat e shtypit lokal të Adiyamanit Burak Alkush, Hidayet Ozdemir, İskender Korkut, Kemal Oner, Muhammed Akan, Ruhi Akan, Yunus, humbën jetën. Mes tyre edhe Emre Dogan, Barısh Can Tabakçı, Zubeyr Pektash, Ismail Hakkı Koçak dhe Fatih Bayın.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Adiyamanit, Zeki Dishkaya tha se tërmetet pothuajse e shkatërruan qytetin, teksa kujtoi kolegët e tij të ndjerë.

“Ne varrosëm miqtë tanë, pjesa tjetër e anëtarëve tanë të medias lokale janë të gjithë në një rrëmujë, të gjithë po përpiqen të strehohen te një i afërm ose të mbrojnë fëmijën dhe familjen e tyre. Në Adiyaman, zëri i shtypit vendas u ndërpre, shtypi vendas ra në heshtje. Të gjithë kemi kujtime për miqtë tanë të humbur. Të jeni të sigurt, ne nuk jemi ende vetvetja. Zoti mos i shkaktoftë askujt dhimbje të tilla", tha ai. 

Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, që ndodhën në Kahramanmarash më 6 shkurt dhe prekën 10 provinca, ka kaluar 46 mijë. Numri i të plagosurve është mbi 100 mijë. Dhjetëra mijëra ndërtesa u shndërruan në rrënoja.

3 VITE ME PARE

“Mos qaj babi, ai do të na shpëtojë”/ Momenti emocionues kur babai ribashkohet me vajzën e tij 4- vjeçare pas tërmetit (VIDEO)

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Babai bashkohet me vajzën pas tërmetit

TURQI- Baba e bijë që u shpëtuan nga rrënojat, por të ndarë në kaos, përqafohen fort me njëri-tjetrin dhe qajnë në momentin e ribashkimit. Një video prekëse e një burri nga Turqia duke u ribashkuar me vajzën e tij 4-vjeçare të humbur nga tërmeti është bërë së fundmi virale në rrjet. 

Më 18 (me orën lokale), mediat e huaja raportuan historinë e vajzës 4-vjeçare Gada Ayyan dhe babait të saj Ahmet Ayyan, të cilët i mbijetuan tërmetit, por u ndanë në kaos dhe më pas u ribashkuan. 

Unë mora vajzën time dhe e gjithë familja ime nxitoi jashtë, por ndërtesa u shemb mbi familjen time”, tha babai. 

Fatkeqësisht, gruaja dhe djali i Ahmetit nuk i mbijetuan rrënojave. Ahmeti tha se ishte i bllokuar në rrënoja dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dëgjonte klithmat e djalit të tij. Fatmirësisht, vajza e tyre Gada shpëtoi, e shtrirë në këmbën e Ahmetit, por të dy u kapën në një hendek të ngushtë dhe nuk mund të lëviznin. Në ditën e katërt në rrënoja, Ahmet tha se pothuajse po e humbiste shpresën. Këmba e tij ishte lënduar rëndë dhe dhimbja sa vinte e shtohej.

Por vajza e saj katërvjeçare, Gada, nuk e la të atin të dorëzohej.

“Babi, mos qaj. qetësohu. Ekipet e shpëtimit po vijnë për të na shpëtuar”, tha ajo, duke i dhënë shpresë.

Gada u shpëtua fillimisht me gërvishtje të vogla. I shpëtuar 30 minuta më vonë, Ahmeti u dërgua menjëherë në spital, ku u kujdes nga një agjenci sociale. I ndarë nga Gada në konfuzion, Ahmeti nuk e dinte se ku i ishte besuar vajza e tij. Ai postoi një fotografi të vajzës së saj në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram dhe bëri thirrje për ndihmë për të gjetur vajzën e saj. Drejtori i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive në Turkiye (AFAD) Yunus Seser tha në një konferencë se numri i personave të vrarë nga tërmeti në Turqi deri tani është 40,689. Në Sirinë veriperëndimore, numri i të vdekurve nga qeveria dhe rebelët është ndalur në 5,814 për disa ditë, duke e çuar numrin total të vdekjeve në të dy vendet në 46,503.

3 VITE ME PARE

'Në rast se më ndodh diçka'/ Ndërroi jetë nën rrënojat e Turqisë, amaneti i vajzës për të ëmën: Gjithçka kam në çantë është e nënës time

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Ajshegyl Çin

TURQI- Një vajzë e identifikuar me emrin Ajshegyl Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë. Mediat e huaja raportojnë se bashkë me të, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe një letër, ku ajo shkruante se ia linte gjithçka kishte nënës së saj.

Në rast se më ndodh diçka, e gjithë përmbajtja në çantë është e nënës sime”, shkruhej në letër. 

Fatkeqësisht nëna e të resë ndërroi jetë gjithashtu nën rrënojat e tërmetit. I gjithë floriri që gjendej në çantën e Ajshegyl Çin i është dhënë më pas vëllait të saj, i cili për fat të mirë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat. 

3 VITE ME PARE

ECDC: Paralajmëron për përhapjen e sëmundjeve infektive në Turqi dhe Siri - Frika nga kolera

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Foto ilustruese

TURQI- Nevojat e menjëhershme shëndetësore pas tërmeteve në Turqi dhe Siri lidhen kryesisht me lëndimet dhe ndërprerjen e kujdesit shëndetësor, megjithatë, kërcënimet e sëmundjeve infektive mund të jenë shqetësuese në dy deri në katër javët e ardhshme. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një valë e rasteve të kolerës në zonat e prekura është një mundësi e rëndësishme në javët e ardhshme.

Kolera është një shqetësim në Sirinë veriperëndimore të shkatërruar nga lufta, ku autoritetet kanë raportuar mijëra raste ndërsa vendi përpiqet të kontrollojë një shpërthim që nga shtatori 2022.

"Një fushatë e planifikuar vaksinimi e ndërprerë nga tërmetet duhet të përshpejtohet,"- tha ai.

ECDC vëren se sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi dhe uji, infeksionet e frymëmarrjes dhe infeksionet e parandalueshme nga vaksinat janë një rrezik në periudhën e ardhshme, me potencial për të shkaktuar shpërthime, veçanërisht kur të mbijetuarit lëvizin në strehimore të përkohshme.

Infrastruktura e dëmtuar e shërbimeve , që çon në akses të kufizuar në ujë të pastër, kanalizime joadekuate, sisteme joadekuate të ftohjes dhe gatimit, mund të rrisë shfaqjen dhe transmetimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi dhe uji. Përveç kësaj, sëmundje të tjera të shkaktuara nga ushqimi ose uji mund të shkaktojnë shpërthime në kampe: infeksione virale si hepatiti A, norovirus dhe rotavirus, infeksione të shkaktuara nga parazitët ose infeksionet bakteriale.

Disponueshmëria e ujit të pastër dhe kontrolli i ushqimit janë ndër masat kryesore për të parandaluar përhapjen e këtyre sëmundjeve. ECDC thekson gjithashtu se infeksionet e frymëmarrjes janë një shqetësim i veçantë, veçanërisht në mot të ftohtë, dhe rreziku i shpërthimeve rritet ndërsa të mbijetuarit zhvendosen në vendbanime të përkohshme, ku mbipopullimi nuk mund të shmanget.

3 VITE ME PARE

Tragjedia me mbi 46 mijë viktima, BE-ja thërret konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë

S'ka qetësi në Turqi! Dy tërmete njëri pas tjetrit
Foto ilustruese

Komisioni Evropian, së bashku me Presidencën Suedeze të Këshillit, do të organizojnë më 16 mars një konferencë të madhe donatorësh në Bruksel, për të mbledhur kontribute për ndihmë për Turqinë dhe Sirinë, në përballje me pasojat e tmerrshme të tërmetit që ka goditur pjesë të këtyre dy vendeve.

Njoftimin për organizimin e kësaj konference e ka konfirmuar të hënën Dana Spinat, zëdhënëse e Komisionit Evropian. Pritet që në këtë konferencë Komisioni Evropian të japë një kontribut të madh shtesë, por në të njëjtën kohë priten edhe donacione individuale të vendeve anëtare, të vendeve fqinje, organizatave ndërkombëtare dhe donatorëve privatë, po ashtu.

Bashkimi Evropian edhe deri tash ka ndihmuar Turqinë dhe Sirinë, përmes dërgimit të ekipeve për intervenim të shpejtë, por edhe përmes ndihmës materiale. Por, në BE vlerësojnë se nevojat për rimëkëmbje pas tërmetit, për kujdesin për njerëzit e goditur nga pasojat, do të jenë të mëdha dhe të gjata. Prandaj edhe ka vendosur të thërrasë konferencë donatorësh.

BE-ja kishte organizuar një konferencë donatorësh edhe për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit. Në atë konferencë ishin premtuar mbi 1 miliard euro, si në ndihmë të pakthyeshme, ashtu edhe përmes kredive të favorshme.

Por, krahasuar me pasojat dhe dëmet e tërmetit në Shqipëri dhe hapësirën që kishte përfshirë, tërmeti i fundit në Turqi dhe Siri është një prej më të mëdhenjve që ka parë Evropa në kohën moderne. Prandaj, në BE presin dhe mobilizim të madh të donatorëve për ndihmë./REL

termet ne turqi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes