LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Sulmi në veri"/ Rama dhe Plenkoviç në Kroaci, thirrje ndërkombëtarëve: Masat që morët për Kosovën, t’i marrë edhe Serbia!

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci ku është pritur nga homologu i tij, Andrej Plenkoviç. • Gjatë një konference të përbashkët, liderët e dy vendeve dënuan ashpër dhunën e njësive paraushtarake serbe në veri të Kosovës dhe i bënë thirrje BE-së dhe Perëndimit të marrin masa kundër Serbisë. • Kryeministri Edi Rama tha se është e papranueshme që në mes të Evropës të ndodhë një akt i tillë dhe u shpreh se është pozitive reduktimi i forcave të ushtrisë serbe nga kufiri i Kosovës. • Ndërkohë Plenkoviç, e ka cilësuar vrasjen e efektivit nga grupet e armatosura serbe si një incident mjaft të rëndë dhe se duhet që BE të përkrahë institucionet e Kosovës. • Po ashtu gjatë qëndrimit të kryeministrit Edi Rama në Zagreb është nënshkruar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kroacisë për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Gjithashtu Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç deklaroi se i ofron mbështetje të plotë Shqipërisë në procesin e afrimit me BE.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Pezullimi i fondeve të IPARD, Rama e pranon: Do bëjmë korrektime në fushën e administrimit

"Sulmi në veri"/ Rama dhe Plenkoviç në Kroaci,
Edi Rama

KROACI- Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka pranuar pezullimin e fondeve IPARD nga Bashkimi Evropian. në një konferencë me homologun kroat, Andrej Plenkoviç. Në një konferencë për mediat, Rama ka folur për pezullimin e fondeve nga BE-ja, duke theksuar se të njëjtën gjë ka ndodhur dhe me Kroacinë. Po ashtu ai ka theksuar se do të bëjnë disa korrektime në fushën e administrimit për fondet e BE-së.  

“Kemi kërkuar mbështetje direkte për procesin e negociatave dhe duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje për turizmin, sigurinë kibernetike, ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacia”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Rama dhe Plenkoviç: KE të vendosë masa për Serbinë

"Sulmi në veri"/ Rama dhe Plenkoviç në Kroaci,
Edi Rama dhe Andrej Plenkoviç

KROACI- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kroat Andrej Plenkoviç gjatë një konference të përbashkët për shtyp u kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve të marrin masa për Serbinë, pas sulmit të 24 shtatorit ku humbi jetën polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Plenkoviç: Komisioni Eurpian ka marrë masa në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa aprovimin e disa vendeve të BE-së, por i propozoi Lajçak. KE mori masa për të pezulluar punën në trupat punues në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, tërhoqi ftesat për takime të nivelit të lartë dhe pezulloi Kosovën nga programi i saj prej 7.5 miliardë eurosh. Duhet të bëjnë përpjekje për të normalizuar raportet. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa aprovimin e disa vendeve të BE-së, por i propozoi Lajçak. Po tani pse ish-ministri i Jashtë i Sllovakisë, Lajçak pse nuk bën një propozim për të ndëshkuar Serbinë.

Rama po ashtu bëri thirrje, që BE-ja të aplikojë masa ndëshkimi dhe sanksione për Serbinë dhe të zbatohen “pa humbur kohë”, sepse vendimi i Beogradit në ditën e zisë nuk lë vend për interpretime të ndryshme. 

Rama: Masat të merren edhe për Serbinë. Ka programe ka marrëdhënie për ti thënë stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës dhe një rajoni një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetë një polici e ti gëzohet nderit më të lartë zisë kombare. Ky është kulmi, e papranueshme.

2 VITE ME PARE

Plenkoviç: Operacioni në veri të Kosovës, i planifikuar

"Sulmi në veri"/ Rama dhe Plenkoviç në Kroaci,
Andrej Plenkoviç

KROACI-Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme gjatë vizitës në Kroaci ka zhvilluar një konferencë për shtyp i shoqëruar nga homologu i tij kroat Andrej Plenkoviç. Plenkoviç e ka cilësuar vrasjen e efektivit nga grupet e armatosura serbe si një incident mjaft të rëndë dhe se duhet që BE të përkrahë institucionet e Kosovës. 

Sipas kryeministrit kroat sulmi në veri është icident serioz që tregon se ka forca që duan të destabilizojnë rajonin.

Andrej Plenkoviç: Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që dukej se ishin të strukturuara. Kjo ngjarje është një incident shumë serioz. Tregon se ka forca që duan të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore. Nuk mund të mos e shohim jashtë këtij kontekstit. Reagimet e BE-së duhet të jetë të qarta dhe të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të parandalojnë incidente të tilla. Kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për paqe.

 

2 VITE ME PARE

Rama i përgjigjet gazetarëve kroat: Ushtria serbe në kufi nxit luftë

"Sulmi në veri"/ Rama dhe Plenkoviç në Kroaci,
Edi Rama

KROACI-Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme gjatë vizitës në Kroaci ka zhvilluar një konferencë për shtyp i shoqëruar nga homologu i tij kroat Andrej Plenkoviç. Gazetarët kroat i nisin pyetjet e tyre të fokusuar tek çështja e Serbisë dhe Kosovës. Ata i drejtuan pyetjen të dy Kryeministrave se çfarë qëndrimesh mbanin mbi veprimet e Serbisë. Ajo që ra sy ishte përgjigjia e Kryeministrit Rama për ushtrinë serbe në kufi, një lajm ndaj të cilit Rama nuk kishte bërë asnjë reagim.

Pyetje:Si e shihni gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe a e shihni përgjegjësinë e Vuçiç në këtë çështje? Po Kroacia a do të kërkojë sanksione dhe a do të rënditet në 7 vendet që do kërkojë masa ndaj Serbisë?

Rama:Shqipëria për herë të paë në të paktën 10 vitet e fundit ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të BE, e cila ishte një deklaratë që pasonte takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel, por për arsye proceduriale duhet të bëhej publike në një kohë kur ndodhi përplasja në veri. Ne shprehëm pamundësinë për të mos u linjëzuar me deklaratën, por me faktin se e nxjerrë në atë moment kur duhet të dëgjohej një qëndrim i prerë ndaj Serbisë, deklarata nuk mund të mbështetj prej nesh. Vrasja e një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, brenda territorit të republikës së Kosovës dhe zija në Beograd janë të papranueshme, të patolerueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotor të dialogut dhe paqes përfundimtare që kalon nga njohja përfundimtare e Republikës së Kosovës dhe patjetër duke u përpjekur të jemi të drejtë, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime, pasi në këndvështrimin tim shpallja e zisë për disa persona që u përfshinë në vrasjen e një efektivi policie, është diçka po kaq e rëndë sa vetë ajo që i parapriu. Jemi të keqardhur për një zhvillim të tillë. Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën të cilat nxisin tensione. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla.

2 VITE ME PARE

Firmoset marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Kroacisë, përfitojnë mbi 3000 shqiptarë

"Sulmi në veri"/ Rama dhe Plenkoviç në Kroaci,
Foto nga takimi ne Zagreb

KROACI- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Zagreb në një vizitë zyrtare ku ka nënshkruar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kroacisë për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić nënshkruan sot në Zagreb, marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore.

Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.

Formalizmi i marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë mundëson koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore në përputhje me standardet e legjislacionit evropian, duke mundësuar gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrë lindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj.

Janë mbi 3,000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Falë marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore, e cila do të nisë të zbatohet pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar. Ajo bazohet në disa parime bazë si trajtimi i barabartë, ruajtja e të drejtave të arritura, bashkimi i periudhave të sigurimit, si dhe ofrimi i përfitimeve, brenda dhe jashtë shtetit të origjinës.

Një ditë më parë, më 1 tetor, hyri në fuqi marrëveshja me Zvicrën, ndërkohë që Shqipëria zbaton marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë dhe Belgjikën. Janë në proces ratifikimi nga palët e huaja marrëveshja me Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi. 

Ndërkohë, është nënshkruar edhe një plan Bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë në Fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë për vitet 2024-2026.

2 VITE ME PARE

Rama dhe Plenkoviç në Kroaci: Sulmi në veri nga Beogradi nuk mund të mbetet pa përgjigje

"Sulmi në veri"/ Rama dhe Plenkoviç në Kroaci,
Edi Rama

KROACI- Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dënuan ashpër dhunën e njësive paraushtarake serbe në veri të Kosovës, si dhe “heroizimin” e tyre nga Beogradi, duke kërkuar nga BE dhe Perëndimi të marrin masa kundër Serbisë. Rama në një konferencë për mediat tha se agresioni i forcave paramilitare është po aq shqetësues sa edhe reagimi i Beogradit.

“Kemi një krim, vrasjen e një punonjësi policie dhe kemi heroizimin e atyre që e kanë kryer”, tha kryeministri shqiptar, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë e pranueshme në Europë.

Ndërkohë kryeministri kroat Plenkoviç theksoi se këto lëvizje "nuk mund të mbeten pa përgjigje" dhe se vendimi i Beogradit në ditën e zisë "pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur".

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama vizitë zyrtare në Kroaci, pritet me ceremoni nga homologu Plenkoviç

"Sulmi në veri"/ Rama dhe Plenkoviç në Kroaci,
Edi Rama

KROACI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci. Shefi i qeverisë shqiptare u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Gjatë kësaj vizite, Rama shoqërohet dhe nga ministri i Financave, Ervin Mete.

Kujtojmë se Rama ka qenë edhe në Gjermani, Itali dhe së fundmi në Kroaci.

rama ne kroaci tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet