LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I ngacmoi të dashurën! Vrasja e 20-vjeçarit, dëshmia e 18-vjeçarit të arrestuar: Takimi ishte rastësor! Dalin PAMJET nga vrasja

• Ensi Maze, 18-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Stiven Toshkesit është rrëfyer para efektivëve të Policisë së Shtetit për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë. • Siç duket nga pamjet e publikuara nga momenti i vrasjes, Maze dhe autori i krimin Axel Hoxhaj, i cili mban një kapuç në kokë, shihen duke ecur me këmbë në rrugën pranë banesës së viktimës. • Derisa Toshkëzi, me mikun e tij po ktheheshin nga puna, e kur panë dy të rinjtë ndaluan mjetin e tyre. • Autori i krimit drejtohet drejt portës së shoferit ku përplaset dhe qëllon me thikë Toshkëzin, ndërsa në krahun tjetër të pasagjerit shoku i viktimës del dhe goditet me grushte me Ensi Mazen, edhe pse ky i fundit tentoi që të mbante derën që miku të mos dilte nga mjeti për ta ndimuar mikun e tij. • Në Polici, i riu tregoi dinamikën e plotë të asaj që përfundoi me vdekjen e 20-vjeçarit që sapo kishte lënë punën dhe ishte duke lëvizur me automjetin e tij. Maze tha se takimi i mikut të tij Axel Hoxhaj dhe viktimës ishte rastësor, por në vetëm pak sekonda situata degradoi në konflikt. • Ensi Maze, i cili sapo ishte kthyer nga Holanda ku edhe shkollohej, ka treguar se ishte në dijeni të një konflikti që autori me viktimën kanë pasur më herët, për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Stiven, por që Axel Hoxhaj e pëlqente dhe e ngacmonte. • Sherri kishte nisur 2 javë më parë, por mesa duket nuk e kishin sqaruar. •Aktualisht, Policia është në kërkim të Axel Hoxhajt, por 18-vjeçari nuk është gjetur akoma, pavarësisht disa kontrolleve të kryera në disa ambiente që dyshohej se mund të ishte fshehur. • Në pyetje është marrë edhe vajza për të cilën degradoi debati deri në vrasje, e cila sipas burimeve ka qenë e tronditur nga humbja e të dashurit të saj, nuk ka dhënë shumë detaje për hetuesit.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur 20-vjeçari goditet për vdekje me thikë në mes të Tiranës

I ngacmoi të dashurën! Vrasja e 20-vjeçarit, dëshmia e

Euronews Albania ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të sherrit mes të rinjve në Tiranë, ku ndërroi jetë 20-vjeçari Stivën Toshkëzi. Toshkëzi u qëllua me thikë pas mesnatës së djeshme në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Ensi Maze dhe Aksel Hoxhaj. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euroneës, Maze dhe autori i krimin Axel Hoxhaj i cili mban një kapuç në kokë, shihen duke ecur me këmbë në rrugën pranë banesës së viktimës.

Stivën Toshkëzi po kthehej nga puna me makinën e tij dhe në një moment ndeshet me dy personat me të cilat kishte pasur përplasje dhe ndalon makinën.

Autori i krimit drejtohet drejt portës së shoferit ku përplaset dhe qëllon me thikë Toshkëzin. Në krahun tjetër të pasagjerit shoku i viktimës del dhe goditet me grushta me Ensi Mazen. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Uniformat blu kanë mundur të arrestojnë shokun e autorit të krimit Ensi Mazen, ndërkohë që vetë Aksel Hoxhaj është shpallur në kërkim.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Ensi Maze ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Aksel Hoxhaj, i cili ende ndodhet ne arrati.

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. Pasi ka takuar shokun e tij Akselin ai i ka tregur se para disa kohësh ka pasur nje konflikt me viktimën dhe pretendonte se e ky i fundit e kishte rrahur.

Më tej Maze ka deklaruar se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë të cilën e pëlqente Aksel Hoxhaj që e kishte në të njëjtën klasë, por ajo ishte në një marrëdhënie me viktimën. Sipas tij ai shkoi me shokun vetëm për t’u sqaruar, pa ditur se sherri do të agravonte në përdorimin e thikës.

vijon...

3 VITE ME PARE

“I pëlqente e dashura e tij”/ Vrasja e 20-vjeçarit, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: I zuri pritë, donte të sqarohej…


I ngacmoi të dashurën! Vrasja e 20-vjeçarit, dëshmia e
Stiven Toshkëzi dhe Ensi Maze

TIRANË- Zbardhet deklarata e Ensi Mazes, një ditë pas vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi. Ensi Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit është ende në arrati. 

Ensi Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte "kundërshtarin" e tij, derisa u takuan mbrëmë, ku konflikti nis edhe njëherë.  

Natën e ngjarjes i kanë bërë pritë, edhe pse sipas të prangosurit të dy e kishin lënë që të takoheshin dhe të sqaroheshin lidhur me sherrin. Por situata ka percipituar shumë shpejt, deri në vrasjen e 20-vjeçarit me thikë. Stiven Toshkëzi u godit me thikë pranë banesës së tij nga dy të rinjtë, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në spital, ndërsa autori njihet si person problematik në zonë dhe shkollë. Ai është ende në kërkim nga Policia. 

vritet stiven toshkesi stiven toshkesi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet