LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet shqiptari në Greqi/ 56-vjeçarit i dalin në pritë përpara banesës, Prifti i dënuar më parë si anëtar i një bande droge

• Thimi Prifti është shqiptari i ekzekutuar ditën e djeshme në Paleo Faliro, ku u qëllua dy herë me armë zjarri në gjoks dhe në kokë • Ekzekutimi ka ndodhur në orë 21:00 të mbrëmjes së djeshme përpara banesës së tij. • Shqiptari 56-vjeçar rezulton me origjinë nga Berati, i cili sipas policisë greke rezultonte i shpallur në kërkim për trafik droge dhe kontrabandë. • Mbi Priftin rëndonin disa akuza si falsifikim, trafikim droge, organizator i një bande kriminale dhe kontrabandë. • Policia dyshon se ekzekutimi i shqiptarit ka lidhje me një makinë të mbushur me armë që u sekuestrua një javë më parë në Athinë pranë zonës ku ai u ekzekutua.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTO- Ky është shqiptari i ekzekutuar në Athinë

Ekzekutohet shqiptari në Greqi/ 56-vjeçarit i dalin në
Thimo Roland Droboniku

GREQI- Personi në foto është Thimo Roland Droboniku, shqiptari i vrarë në Athinë mbrëmjen e së enjtes. Mediat greke kanë publikuar foton e tij, teksa hetuesit janë duke analizuar të kaluarën e tij, që vlen të theksohet se viktima ka qenë i skeduar për disa vepra penale.

Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë i arrestuar disa herë më parë si pjesë e bandës kriminale, trafik droge, falsifikim etj.
Autoritetet gjithashtu po hetojnë nëse 56-vjeçari Thimo Roland Droboniku ka lidhje me një makinë të mbushur me armë  që u sekuestrua një javë më parë në Athinë pranë zonës ku ai u vra, ku dhe banonte.

Shqiptari u qëllua me 2 plumba pistolete sapo dilte nga shtëpia e tij në lagjen Paleo Faliro rreth orës 21:00. Policia greke po analizon kamerat e sigurisë në zonë për të përftuar të dhëna hetimore në lidhje me autorin/ët./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Profili i errët i shqiptarit të ekzekutuar në Greqi/ Mediat greke: Akuzohej për kontrabandë dhe organizator bande

Ekzekutohet shqiptari në Greqi/ 56-vjeçarit i dalin në
Vendngjarja

GREQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me profilin e shqiptarit të ekzekutuar në Greqi mbrëmjen e djeshme. 56-vjeçari i identifikuar si Thimi Prifti, nuk ishte një figurë e panjohur për policinë dhe drejtësinë greke. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur e ekzekutimit në Paleo Faliro, ku dyshohet se viktima ka qenë i përfshirë në ngjajre kriminale.  

E kaluara e viktimës ka rënë në lupën e hetimeve që tregojnë rastet e mundshme të arsyeve që kanë dashur shqiptarin të vdekur. 

Burime policore, duke folur për protothema.gr , thanë se 56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej për organizator bande, trafik të lëndëve narkotike, trafik cigaresh dhe falsifikim.

Ajo që po hetohet gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u pikas në fund të nëntorit në një pjesë pranë zonës së ekzekutimit, ku u gjenden brenda një kallashnikov dhe disa granata. 

2 VITE ME PARE

FOTOT/ U ekzekutua me dy plumba në Greqi, identifikohet 60-vjeçari shqiptar nga Berati

Ekzekutohet shqiptari në Greqi/ 56-vjeçarit i dalin në
Pamjet nga vendngjarja

GREQI- 60-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Greqi është identifikuar. Mësohet se pre e atentatit ka rënë i moshuari nga Berati, Thimo Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti. 

Prifti ishte duke shkuar për në banesën e tij në momentin që dikush e ka qëlluar dy herë në gjoks dhe kokë. Dëshmitarët në vendngjarje kanë njoftuar autoritetet, pas të shtënave. Edhe pse ambulanca erdhi në kohë, shqiptari humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë që mediat greke kanë publikuar dhe fotot nga vendi i ngjarjes, ku u ekzekutua dhe 60-vjeçari nga Berati. Shkaku i vrasjes ende nuk dihet, por policia po heton pistën për larje hesapesh.

2 VITE ME PARE

I zunë pritë mes pallateve, ekzekutohet me armë zjarri 60-vjeçari shqiptar në Greqi

Ekzekutohet shqiptari në Greqi/ 56-vjeçarit i dalin në
Foto Ilustruese

GREQI- Një shqiptar në Greqi ka rënë pre e një atentati me armë zjarri. Protothema shkruan se një 60-vjeçar i shpallur në kërkim për përfshirje në bandat, drogë, trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim është qëlluar me 2 plumba. 

Sulmi ka ndodhur në Paleo Faliro rreth orës 21:00. Shqiptari u qëllua me armë zjarri drejt në gjoks dhe kanë qenë dëshmitarët që kanë njoftuar autoritetet përkatëse. Shqiptari është marrë me ambiulancë i gjallë dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por aty nuk arriti dot që tu mbijetonte plagëve të marra. 

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja 9 mm, ndërsa hetimet paraprake janë ndërmarrë nga policia lokale. Identiteti i shqiptarit të zënë pritë mbrëmjen e sotme ende nuk dihet, ndërkohë që policia greke po vijon kërkimet për autorët e ngjarjes.

vrasja e shqiptarit ne greqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet