LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I vidhen 50 mijë euro deputetit të LVV, denoncimi në Polici: I kisha për shlyerjen e një borxhi

•Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta bie pre e grabitësve. •Mbrëmë, ai ka denoncuar vjedhjen e 50 mijë eurove dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro nga banesa e tij në Prishtinë. •Shkrela tha se paratë janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi, e se i përkasin baxhankut të tij. • Rrahim Podvorica, prokurori i çështjes, i pyetur nëse Shkreta ka deklaruar se paratë kanë qenë të mbledhura edhe nga një bashkë familjar i tij, shkurtimisht ka deklaruar se “Nuk mund të jap detaje për shkak të hetimeve”. • Ndërkohë që në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë. •Deputeti ka reaguar pas lajmeve të publikuara për të, duke u shprehur se ka deklaruar të gjitha të ardhurat e tij, e se ka punuar gjithë jetën si mjek bashkë me të shoqen. •Hetimet kanë nisur dhe po vijojnë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ia vodhën 50 mijë euro, reagon Mirsad Shkreta: Ne jemi çift mjekësh, 1.5 vit kam deputet

I vidhen 50 mijë euro deputetit të LVV, denoncimi në Polici: I
Mirsad Shkreta

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka rënë pre e një grabitjeje, pasi denoncoi se kishin vjedhur 50 mijë euro dhe stoli në vlerë prej 10 mijë euro. Shkreta në Polici ka deklaruar se paratë nuk ishin vetëm të tij, por edhe të baxhanakut.

Pas kësaj ngjarje, nuk ka munguar reagimi i vetë deputetit në rrjetin e tij social, Facebook, ku ka shkruar se i ka përmbushur obligimet sipas ligjit në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në mars të vitit 2023.

“Rrugëtimi im profesional nuk është vetëm në fushën e politikës. Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre. Vetëm që 1 vit e gjysëm kam marrë detyrën e deputetit, asnjëherë nuk kam pasur pozita ekzekutive dhe i kam përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e mia në lidhje me deklarimin e pasurisë. Të njëjtën do ta bëj edhe për deklarimin e këtij viti në mars të vitit 2023, ashtu siç thotë ligji. Prandaj, tendenca për ta lidhur gjithçka me këtë post është qëllimkeqe dhe thellësisht e padrejtë, aq më tepër kur e njëjta lidhet edhe me qëndrimet dhe deklarimet e mia politike,”- ka shkruar ai.

3 VITE ME PARE

Deputeti i VV-së denoncon vjedhje, i marrin 50 mijë euro të padeklaruara dhe flori, tha se ishin të baxhanakut

I vidhen 50 mijë euro deputetit të LVV, denoncimi në Polici: I
Mirsad Shkreta

KOSOVË- Deputetit të Lëvizjes VetëVendosje në Kosovë Mirsad Shkreta i janv vjedhur 50 mijë euro cash dhe flori në vlerën e 10 mijë eurove të padeklaruara.

Denoncimin e ka bërë vetë Shkreta në polici ku ka thënë se paratë kanë qenë kursime të atij dhe familjarëve të tij, kryesisht baxhanakut. Megjithatë, këtë shumë nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit.

Sipas AKK-së, Shkreta ka deklaruar se i ka mbi 100 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri.

Me rastin e vjedhjes që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, po merren Krimet e rënda të Rajonit të Prishtinës.

Viktima ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro para kesh dhe ari në vlerë 10 mijë euro. Viktima ka thënë se paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij por edhe të baxhanakut”, ka thënë për Pararacin një burim brenda Policisë.

  •      
    I vidhen 50 mijë euro deputetit të LVV, denoncimi në Polici: I
    7c7cb00f bf26 4170 933b 418a6ecf9eab 768x548 

Përveç si deputet, Shkreta punon edhe si mjek stomatolog dhe kirurg oral në një klinikë dhe profesor në UBT. Në AKK ai ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh dhe katër lokale afariste në vlerë totale prej 165 mijë e 400 euro.

Si pronë të tij, Shkreta ka deklaruar një banesë, të cilën e ka blerë nga kredia, trashëgimia dhe të hyrat vetanake, vlera e së cilës është 70 mijë euro. Ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 25 mijë euro, e cila, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët. Para të gatshme, Shkreta ka deklaruar se ka mbi 100 mijë euro në bankë.

3 VITE ME PARE

Iu vodhën 50 mijë euro, nisin problemet për deputetin e LVV-së. Ç'u tha nga prokuroria

I vidhen 50 mijë euro deputetit të LVV, denoncimi në Polici: I
Mirsad Shkreta

PRISHTINË- Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro cash në banesë në Prishtinë, para këto që nuk figurojnë të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasi sipas tij ishin të baxhanakut. Por duket se me denoncimin që ka bërë, Shkreta i ka hapur probleme vetes.

Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se për rastin “vjedhje e rëndë” janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ndërsa në pyetjen nëse deputeti Shkreta do të hetohet për mosdeklarim të pasurisë, ajo tha se “nuk mund të japin informata shtesë”.

Ju njoftojmë se për rastin e “Vjedhjes së rëndë” janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale. Meqenëse rasti është në hetime, aktualisht nuk mund të japim informata shtesë, andaj për zhvillimet e tjera do të njoftoheni në kohë,”- tha Ulaj për Gazetën Express.

Përveç vjedhjes së 50 mijë eurove, sipas raportimeve në media, deputetit të VV-së i janë vjedhur nga banesa edhe stoli ari në vlerë prej 10 mijë euro. Siç raportohet, deputeti ka deklaruar në polici se paratë nuk kanë qenë të tij, por edhe të baxhanakut, megjithatë kjo mbetet për t’u vërtetuar.

 

3 VITE ME PARE

“Para në bankë, lokale e 100 mijë€ cash”/ Kjo është pasuria e deputetit që iu vodhën 50 mijë euro

I vidhen 50 mijë euro deputetit të LVV, denoncimi në Polici: I
Mirsad Shkreta

PRISHTINË- Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro dhe bizhuteri, me vlerë 10 mijë euro. Paratë, sipas deputetit, nuk kanë qenë tijat por të një të afërmi të tij, ndaj dhe nuk i kishte raportuar këtë shumë të parave në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Përveç si deputet, Shkreta punon edhe si mjek stomatolog dhe kirurg oral në një klinikë dhe profesor në UBT.

Në AKK, ai ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh dhe katër lokale afariste në vlerë totale prej 165 mijë e 400 euro. Si pronë të tij, Shkreta ka deklaruar një banesë, të cilën e ka blerë me kredi dhe të ardhura të trashëguara, vlera të cilës është 70 mijë euro. Po ashtu, ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 25 mijë euro, e cila, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët.

Në deklarimin e pasurisë së tij në AKK, Shkreta ka bërë me dije gjithashtu se ai dhe bashkëshortja e tij janë aksionarë në një kompani, të quajtur “Integrident”.

Ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 25 mijë euro, e cila, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët. ndërsa si para të gatshme, Shkreta ka deklaruar se ka mbi 100 mijë euro në bankë.

mirsad shkreta grabitet mirsad shkreta

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje