Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Digjet gjatë natës mjeti i ‘Tv Rozafa’ në Shkodër, media në pronësi të Gasper Kokaj. •Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën e 'Dollarit' në qytetin e Shkodrës. • Mjeti tip ‘Land Rover’ i parkuar është djegur nga një person i cili është kapur nga kamerat e sigurisë, duke u afruar pranë mjetit tip fuoristradë për t'i vënë flakën në pjesën e përparme. • Kokaj është edhe pedagog si dhe ish kandidat për deputet në Partinë Republikane në vitin 2013. • Ai ka mohuar të ketë konflikte me njeri. •Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve.
3 artikuj për këtë temë.
SHKODËR-Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me djegien e mjetit të Gasper Kokajt. Sipas forcave blu, mjeti tip “Land Rover” është djegur gjatë natës në rrugën “Vaso Kadia”. Aktualisht po vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa. Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
SHKODËR- Personi në foto është Gasper Kokaj, pronari i medias 'Tv Rozafa' dhe pedagog i njohur në Shkodër. Kokajt iu dogj makina e tij tip 'Land Rover' e cila ishte parkuar në zonën e 'Dollarit' në qytet. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, pranë zonës ku ndodhet media në pronësi të Kokajt.

Autorët janë kapur në kamerat e sigurisë, duke i vënë flakën mjetit të pedagogut. Nuk dihen ende arsyet se përse këto persona kryen aktin e djegies, e nëse e gjithë kjo lidhet me të kaluarën e Kokajt. Ky i fundit është shprehur para grupit hetimor se nuk ka konflikt me njeri si dhe shtoi se nuk ka dyshime mbi persona të caktuar.
Po ashtu, Kokaj ka qenë kandidat për deputet në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane./Dosja.al

SHKODËR- Një makinë "Land Rover" në pronësi të pronarit të televizionit lokal "Tv Rozafa", Gasper Kokaj është djegur gjatë natës në qytetin e Shkodrës. 'Dosja' ka mësuar se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se nga verifikimi i kamerave të sigurisë në vendngjarje është parë një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si "Dollari" në Shkodër, ku mjeti tip "Land Rover" ishte parkuar para godinës së Tv Rozafa. Vetë pronari i mjetit, në dëshminë e dhënë në Polici ka thënë se nuk ka patur konflikte dhe nuk e njeh autorin apo të ketë dyshime për ngjarjen. "Nuk kam konflikte, nuk di kush mund ta ketë bërë".-është shprehur ai.
Por kush është Gasper Kokaj? Pronari i Tv Rozafa është një emër i njohur në qytet. Në vitin 2013 ai garoi nën logon e Partisë Republikane si kandidatpër deputet. Sakaq, hetimi vijon për të identifikuar personin e dalë në kamerat e sigurisë./Dosja.al