LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Digjet për herë të dytë 'ZINS'/ Arrestohet autori, Musteqja i njohuri i Noizy-t, reperi: Eraldo është besimtar ekstremist

•Eraldo Musteqja është 26-vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Rigels Rajkut (Noizyt). •26-vjeçari është i afërm me këngëtarin e njohur. •Ai është arrestuar në flagrancë mëngjesin e sotëm pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. •Më herët raportohet se i ka vënë zjarrin edhe banesës së nënës së këngëtarit. •Në momentin e arrestimit, kushëririt të Noizyt iu gjet një thikë. •Ishte reperi Noizy ai i cili tregoi me foto autorin, mirëpo shtoi se ky veprim është kryer nga Eraldo pasi ky i fundit beson se muzika dhe lokalet e natës janë haram. Noizy tha se Eraldo është rritur nga familja e tij, mirëpo rrugës ndërroi fenë, duke u bërë besimtar ekstremist.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO- I dogji biznesin Noizy-t, Eraldo s'pendohet: Për herë të tretë do ta vej inshallah

Digjet për herë të dytë 'ZINS'/ Arrestohet autori,
Noizy dhe Eraldo

TIRANË- Reperi Noizy ka postuar një video në 'Instastory' për të vërtetuar se nuk po gënjen kur ka thënë se Eraldo (autori i zjërrvënies) është besimtar ekstremist. Në video, shihet Eraldo i cili është pas makinës, e i thotë Noizy-t se do ta bëjë sërish të njëjtin veprim.

Eraldo: Për herë të tretë do ta vej inshallah!

Noizy: Për ju që nuk besoni që është i sëmurë dhe ekstremist, këtu s'ka të bëjë cila fe, thjesht është bërë ekstrem dhe ka nevojë për ndihmë.

Noizy reagoi fillimisht në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në lokalin e tij, të cilit iu vu zjarr. Në një postim në rrjetet sociale, Noizy ka treguar se është rritur me 26-vjeçarin, ndërsa thekson se shkak i këtyre akteve është bërë fakti se i riu është bërë besimtar ekstrem./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Bëri akt terrorist'/ Noizy nxjerr foton e personit që i dogji bizneset: U rrit nga familja ime! U bë besimtar ekstremist, beson se muzika është haram

Digjet për herë të dytë 'ZINS'/ Arrestohet autori,
Eraldo Musteqja

TIRANË- Personi në foto është Eraldo Musteqja, autori i djegies për herë të dytë të lokalit 'Zins' në zonën e Currilave në Durrës. Fotoja e tij është postuar nga vetë reperi Noizy, i cili bën të ditur se Eraldo është rritur nga familja e tij. Po ashtu, Noizy thekson se Eraldo ndërroi fe, duke u bërë një besimtar ekstremist, që do të thotë se kishte besimin se lokalet nuk duhet të shesin alkol e se muzika është haram. 

Por, reperi shpreson që Eraldo ta ketë kuptuar gabimin, si dhe thekson se nuk ka asnjë urrejtje ndaj tij. 

POSTIMI I NOIZY-T

Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.

Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

3 VITE ME PARE

EMRI- I vuri zjarrin 3 herë bizneseve të Noizy-t, arrestohet kushëriri i reperit

Digjet për herë të dytë 'ZINS'/ Arrestohet autori,
Policia

DURRËS- Eraldo Musteqja është autori i cili në më shumë se dy herë i ka vënë flakën lokalit të reperit Noizy. Ai rezulton të jetë kushëriri i reperit. Sipas Policisë, 26-vjeçari u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të babait të Noizy-t, Bashkim Rajkut.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se Musteqja i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023. Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

NJOFTIMI

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e tre rasteve të zjarrvënieve ndaj biznesit dhe banesës së të njëjtës familje.

I vuri 2 herë (mëngjesin e sotëm dhe më datë 11.06.2023) zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 26-vjeçari. I ndaluari, lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar. Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 26 vjeç.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

As Cllevio e as 'rivalët' e tij! Djegia e lokalit 'Zins', autor dyshohet i afërmi i reperit Noizy

Digjet për herë të dytë 'ZINS'/ Arrestohet autori,
Noizy

DURRËS- Kjo është hera e dytë brenda muajit Qershor që Rigels Rajkut, reperit të njohur Noizy, i djegin lokalin që ka në zonën e Currilave në Durrës.Zjarri i është vënë verandës së lokalit dhe vjen as 2 ditë që nga hapja pas punimeve që u kryen pas zjarrëvënies së parë. 

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se janë në gjurmët e autorit të zjarrvënies. Dyshohet se autori është një i afërt i familjes së këngëtarit, pra një kushëri i tij. Kur të gjithë dyshuan për Cllevio Serbianon (me të cilin ka pasur herë pas here probleme), apo për ndonjë rival të tijin në muzikë apo biznes, dyshimet bien mbi të afërmin e tij, E.Mustaqja.

Kjo është e dyta herë që lokalit të reperit Noizy i vënë zjarrin. Edhe më 11 qershor lokali u shkrumbua krejtësisht nga flakët. Policia ka nisur hetimet./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Hera e dytë brenda muajit Qershor! Lokali i Noizy-t në Durrës përfshihet sërish nga flakët

Digjet për herë të dytë 'ZINS'/ Arrestohet autori,
Ambulance

DURRËS-S'kanë fund telashet për Rigels Rajkun, të njohur nga të gjithë si Noizy. Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policie, zjarrëfikëse dhe autoambulancat kanë mbërritur në lokalin e tij 'ZINS' në zonën e Currialve. 

Gjatë natës lokali në pronësi të tij është përfshirë sërish nga flakët. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, mirëpo ditën e martë, lokali kishte hapjen pas djegies. 

Digjet për herë të dytë 'ZINS'/ Arrestohet autori,
Zjarri heren e pare

Kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaj lokali i këngëtarit, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme. Pritet që të ketë më shumë informacion në orët në vijim./Dosja.al

digjet lokali i noizyt eraldo musteqja

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët