Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Pasditen e sotme ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. • Mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën "arrest me burg" për Ilir Metën dhe masën "detyrim paraqitje" për Monika Kryemadhin. • Për Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon u la masa "detyrim paraqitjeje". • Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30.• Ndërkohë në pjesën e parë të seancës ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. • Meta raportohet se ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj tij. • Pas vendimit të GJKKO-së për të mos ndryshuar masën ndaj saj dhe Presidenti të Partisë së Lirisë Ilir Meta, deputetja Monika Kryemadhi ka folur për media. • Kryemadhi tha se ishte qesharake, kur prokurori tha se ajo ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Gjithashtu ajo shtoi se i sqaroi a prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet. • Deputejta Monika Kryemadhi tha pas vendimit të GJKKO-së se në pjesën e parë të seancës ishin të revoltuar pasi kjo çështje sipas saj duhet të ishte ndarë. • Kryemadhi tha për mediat se Prokuroria ishte shumë provokative. • Ajo shtoi se ta pozicionosh në një sallë me Ilir Metën, kur, sipas saj janë në një konflikt të hapur, është për bërë show. Kryemadhi tha se avokati i Metës, Genc Gjokutaj duhej të kërkonte të kundërtën sa i takon masave. • Sipas saj, Gjokutaj duhej të kërkonte "arrest me burg" për të dhe "detyrim paraqitje' për Metën. • Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, tha pas vendimit të GJKKO-së se eprisnin masën "arrest në burg". • Gjokutaj tha se do të ndjekin rrugën e ankmimit. • Ai shtoi se Meta gjatë seancës nuk e humbi qetësinë dhe argumetoi me zë të lartë.
21 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se nëse në makinën që udhëtonte Meta do të kishte punonjës të Gardës Republike, aty do të kishte gjakderdhje. Blushi gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Partia e Lirisë duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë dhe shumë të vendosur me Presidentin e burgosur politikisht, vijon me intesitet të lartë aktivitetin politik nën drejtimin dhe lidershipin e Tij pavarësisht gjendjes së tij juridike.
Më tej Blushi tha se Edi Rama dhe Katicat e tij kanë kaluar tashmë çdo vijë të kuqe ndaj e vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë mbetet përballja dhëmb për dhëmb dhe pa mëshirë me ta dhe Narkoshtetin.
"Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta, të qarta, të vendosura dhe parimore institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të shtetit ligjor, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, kundër “Ballkanit të Hapur”, si dhe për shkak të denoncimit të vendosur dhe të pakompromis, me guxim dhe kurajë, të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë.
Partia e Lirisë duke shprehur qartësisht solidaritetin dhe mbështetjen e plotë dhe shumë të vendosur me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon me intesitet të lartë aktivitetin politik nën drejtimin dhe lidershipin e Tij pavarësisht gjendjes së tij juridike. Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus. Edi Rama dhe Katicat e tij kanë kaluar tashmë çdo vijë të kuqe ndaj e vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë mbetet përballja dhëmb për dhëmb dhe pa mëshirë me ta dhe Narkoshtetin," tha Blushi.
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp pas vendimit të GJKKO-së për kreun e kësaj force politike, Ilir Meta. Blushi tha se ky akt konfirmon rëshqitjene Shqipërisë në diktaturë. Ai shtoi se vendimi është i turpshëm, i neveritësh, i papranueshëm dhe kundër opozitës.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:
Vendimi i sotëm politik i kamikazëve të Ramaformës në GJKKO apo Gjykatën Kombëtare Kundër Opozitës, për të lënë në arrest me burg politik, pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, Presidentin e Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, i diktuar nga mafia ndërkombëtare antishqiptare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është një akt shumë i rëndë që konfirmon rënien totale të shtetit ligjor, kapjen për fyti dhe asgjesimin e drejtësisë të vendosur totalisht në shërbim të Narkoshtetit dhe axhendave personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës.
Ky vendim i turpshëm, i neveritshëm dhe i papranueshëm i Gjykatës Kombëtare Kundër Opozitës që konfirmon rrëshkitjen totale të Shqipërisë në diktaturë është vijim i agresionit të pastër terrorist të Narkoshtetit dhe mafias ndërkombëtare kundër Presidentit z.Ilir Meta, Partisë së Lirisë, opozitarizmit të vërtetë, pluralizimit politik dhe demokracisë, që u konsumua sot edhe në sallën e gjyqit nga terroristi Alti Dumani, prokurori Kallp dhe ish-hetuesi i komunizmit, Arben Kraja.
Akti shumë i rëndë dhe mafioz i burgosjes politike të Presidentit Meta, pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, që vjen fill pas skenarit ogurzi destabilizues për eliminimin e tij fizik dhe rrëmbimit të dhunshëm provon kriminalizimin dhe kapjen totale të institucioneve të drejtësisë nga “Ramaforma”, që janë kthyer në vrasës mes pagesë të opozitës, që edhe sot botërisht morën urdhrin terrorist nga Edi Rama për vrasjen e kundërshtarëve politikë, gjoja për llogari të miqve të huaj.
Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta, të qarta, të vendosura dhe parimore institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të shtetit ligjor, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, kundër “Ballkanit të Hapur”, si dhe për shkak të denoncimit të vendosur dhe të pakompromis, me guxim dhe kurajë, të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë.
Partia e Lirisë duke shprehur qartësisht solidaritetin dhe mbështetjen e plotë dhe shumë të vendosur me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon me intesitet të lartë aktivitetin politik nën drejtimin dhe lidershipin e Tij pavarësisht gjendjes së tij juridike.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus.
Edi Rama dhe Katicat e tij kanë kaluar tashmë çdo vijë të kuqe ndaj e vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë mbetet përballja dhëmb për dhëmb dhe pa mëshirë me ta dhe Narkoshtetin.
Ai u pyet nga gazetarët dhe lidhur me gjendjen shëndetësore të Metës për të cilin tha se është shqëlqyeshëm dhe nëse i ndodh ndonjë gjë në burg, përgjigja do të mbajë Rama.
“Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Asnjë merak të mos keni. Nëse i ndodh ndonjë gjë në burg, përgjigja do të mbajë Edi Rama”, tha Blushi.
TIRANË- GJKKO ka vendosur që të lërë në fuqi arrestin me burg për kreun e PL Ilir Meta. Gjithashtu mësohet se Meta do të vendoset tek burgu 313 në Tiranë.
Pasditen e sotme ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën "arrest me burg" për Ilir Metën dhe masën "detyrim paraqitje" për Monika Kryemadhin. Për Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon u la masa "detyrim paraqitjeje".
Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30. Ndërkohë në pjesën e parë të seancës ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. Meta raportohet se ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj tij.
TIRANA- Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, tha pas vendimit të GJKKO-së se eprisnin masën "arrest në burg". Gjokutaj tha se do të ndjekin rrugën e ankmimit. Ai shtoi se Meta gjatë seancës nuk e humbi qetësinë dhe argumetoi me zë të lartë.
“Ne bëmë mbrojtjen tonë. Ishte vendim që e prisnin, vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate. Do të ndjekim rrugën e ankimit.. Nuk e humbi qetësinë. Argumenti thuhet me zë të lartë. Është në të drejtën e tij”, tha Gjokutaj.
Gjithashtu ai u pyet nga gazetarët se si do ta përballojë burgun Meta, që është i apasionuar pas ngjitjes së mal apo në det. Për këtë Gjokutaj tha se nuk duhet folklorizuar çështja dhe se ai po përballet me një proces.
"Ai po përballet me një proces, mos e folklorizoni çështjen. Arrestimi i Metës është izolimi i opozitës, sikur Berishës. Shikoni se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë", tha avokati.
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas vendimit të dhënë nga GJKKO për lënien nën masën "arrest me burg" për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe "detyrim paraqitjeje" për të. Kryemadhi tha se avokati i Metës, Genc Gjokutaj duhej të kërkonte të kundërtën sa i takon masave. Sipas saj, Gjokutaj duhej të kërkonte "arrest me burg" për të dhe detyrim paraqitje për Metën.
“Avokati Gjokutaj duhej të kërkonte arrest me burg për mua, dhe detyrim paraqitje për Ilir Metën”, tha Kryemadhi.
TIRANA- Deputejta Monika Kryemadhi tha pas vendimit të GJKKO-së se në pjesën e parë të seancës ishin të revoltuar pasi kjo çështje sipas saj duhet të ishte ndarë. Kryemadhi tha për mediat se Prokuroria ishte shumë provokative. Ajo shtoi se ta pozicionosh në një sallë me Ilir Metën, kur, sipas saj janë në një konflikt të hapur, është për bërë show.
"Unë kam qenë ndërmjetësuese që e kam prezantuar me filanin me filanin, nuk ka lidhje Ilir Meta. Megjithatë, se ndoshta në drekë ishim të revoltuar, kjo çështje duhej të ishte ndarë. Prokuroria ishte shumë provokative, të më pozicionosh në një sallë kur jemi në një konflikt të hapur, është absolutisht për të na provokuar dhe për bërë show", tha Kryemadhi.
TIRANA- Pas vendimit të GJKKO-së për të mos ndryshuar masën ndaj saj dhe Presidenti të Partisë së Lirisë Ilir Meta, deputetja Monika Kryemadhi ka folur për media. Kryemadhi tha se ishte qesharake, kur prokurori tha se ajo ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Gjithashtu ajo shtoi se i sqaroi a prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet.
“Qëndrimi im dhe argumenti im, ishte që për cdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Çlidhje ka Ilir Meta.
Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm, se duan ta bëjnë të rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes te mbaja konferenca për gazetarët”, tha Kryemadhi.
TIRANA- Pasditen e sotme ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën "arrest me burg" për Ilir Metën dhe masën "detyrim paraqitje" për Monika Kryemadhin. Për Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon u la masa "detyrim paraqitjeje".
Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30. Ndërkohë në pjesën e parë të seancës ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. Meta raportohet se ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj tij.
Vendimi i GJKKO:
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, e caktuar me vendimin nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 237 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 130, datë 23.10.2024, vendosi: 1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ilir Metaj, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Monika Kryemadhi, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 (dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.
Personi nën hetim Monika Kryemadhi detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.00.
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën hetim Piro Xhixho me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
Personi nën hetim Piro Xhixho detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:30.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ema Çoku, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.
Personi nën hetim Ema Çoku detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:00.
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe shërbimet e policisë gjyqësore, për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.
TIRANA- Teksa ka përfunduar seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy të akuzuarit e tjerë. Në imazhet e më poshtme shihet deputetja Monika Kryemadhi e cila qëndron në koridore në pritje të vendimit. Mësohet se trupa gjykuese është tërhequr për vendim, që pritet ta shpallë për 30 minuta.
Të sipërpërmendurit pritet të njihen me masat e sigurisë të caktuara ndaj tyre. Ndërkohë në pjesën e parë të seancës ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. Meta raportohet se ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj tij.
TIRANA- Ka përfunduar seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy të akuzuarit e tjerë. Mësohet se trupa gjykuese është tërhequr për vendim, që pritet ta shpallë për 30 minuta.
Të sipërpërmendurit pritet të njihen me masat e sigurisë të caktuara ndaj tyre. Ndërkohë në pjesën e parë të seancës ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. Meta raportohet se ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj tij.
TIRANË- Kryeprokurori Altin Dumani ka lënë sallën e gjyqit ku po dëshmon kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Mësohet se Dumani ka dalë nga seanca, për shkak të një takimi që ka pasur.
Ndërkohë që në këto momente në seancë kanë mbetur dy prokurorët e tjerë, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. Seanca e sotme ndaj Metës dhe Kryemadhit është për të dhënë vlerësimin e masës së sigurisë.
TIRANË- Ka rinisur seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e PL-së Ilir Metës, deputeten Monika Kryemadhi, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e para nga salla e gjyqit ku duket ish-presidenti Ilir Meta brenda kafazit të xhamit. Kryemadhi ndodhet tek dera e sallës teksa po bisedon me një polic.
Në seancën e sotme të sipërpërmendurit pritet të njihen me masat e sigurisë të caktuara ndaj tyre. Ndërkohë në pjesën e parë të seancës ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. Meta raportohet se ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj tij.
TIRANË- Ka rinisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për konfirmimin e masave të siguriës për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metë, Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun.
Kryemadhi ka mbërritur pak më herët në gjykatë, po ashtu dhe Xhixho.
Seanca ka nisur në orën 09:30, por u shty për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan kohë të njihen me aktet e dosjes.
TIRANË- Lidhur me detajet e përmendura në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, deputetja Monika Kryemadhi ka folur edhe lidhur me përfshirjen apo jo të biznesmenit Adrian Shatku në hetime.
Kryemadhi tha se Shatku ishte kushëriri i saj, lejen e fibrës optike me ligj ja ka dhënë Genc Pollo dhe Sali Berisha dhe jo Ilir Meta dhe ajo vetë. Kryemadhi shtoi se Meta nuk ka pasur asnëherë marrëdhënie të mira me familjarët e saj.
"Adrian Shatku është kushëriri im. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Genc Pollo dhe Sali Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadhi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn time. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen.", tha Kryemadhi.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat për disa nga detajet e përmendura në dosjen hetimore të SPAK. Kryemadhi sqaroi edhe përmendien e biznesmenit Samir Mane në dosje, për të cilin tha se i kishte shitur një shtëpi në vlerën 300 mijë euro që sipas saj, është bërë me kontratë.
Për pjesën e përmendur për ligjet me porosi, ajo tha se ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve të minatorëve dhe për disa procedura të tjera dhe jo sepse iu dhurua një vilë.
"Të më fali Samir Mane që ia përmend emrin por ia keni përmendur ju të gjithë. Samir Manes i kam shitur një shtëpi në vlerën 300 mijë euro që është bërë me kontratë. Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga kryeshefe e kabinetit të Ramës që është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave. Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI statusin e minatorit. Ju shihni si sot vijojnë protestojnë ende minatorët. Është bërë mbledhje e komisionit të veprimtarive prodhuese ku unë isha anëtare. Ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve të minatorëve dhe për disa procedura të tjera. Nuk mbaj mend a shkoi ligji apo jo, por nuk të bëjë ligji që më paska dhuruar një vilë Samiri. Kam dashur unë të marr një vilë në Rolling Hills, kam shkuar e kam parë me mamanë time me të cilën jetoj por Meta nuk dinte gjë. Kam folur me bashkëshorten e Manes. Ambasadori grek në atë kohë i tha Metës do të jemi komshinj, dhe aty Meta mori dijeni për rastin.", tha Kryemadhi.
TIRANË- Pas daljes nga Gjykata e Posaçme, deputetja Monika Kryemadhi akuzoi prokurorët se kanë kryer sot një provokim duke i vendosur të gjithë bashkë në një sallë gjyqi.
Kryemadhi tha se për të larguar vëmendjen nga krimi i organizuar, sipas saj SPAK po kërkon të bëjë "show politik dhe mediatik". Më tej ajo shtoi se pasuritë e saj dhe të prindërve i ka të deklaruara.
"Na kanë provokuar edhe sot. Na kanë futur me një sallë të gjithë bashkë. Për të larguar vëmendjen nga Encro dhe nga krimi i organizuar po kërkojnë të bëjnë show politik, mediatik dhe emocional. Ku kanë byth me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Unë i kam të deklaruara të gjitha. Edhe paratë e prindërve të mi. Po të kisha para për të fshehur nuk do përdorja karta krediti po para kesh.", tha Kryemadhi.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme. Kryemadhi tha se në gjyq, pa prokurorët të cilët i cilësoi "si 3 musketierët e drejtësisë" së Edi Ramës.
Sipas saj, prokurori Arben Kraja ka thënë se arrestimi i Ilir Metës u bë në mënyrë normale, ndërsa sipas jo kjo është e pavërtetë. Kryemadhi hodhi akuza ndaj SPAK dhe GJKKO se kanë shkelur nenin ligjor për publikimin në media të një sekreti hetimor.
Kryemadhi: Sapo pashë 3 musketierët e drejtësisë së Ramës, dhe gjyqtarin Erjon Çela, seanca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin ku ju të gjithë e dini që u rrëmbye nga një grup banditësh me kallashnikov. Kërkuam të njihemi me provat e thashethemeve që ata kanë ngritur. Gjyqtari i drejtësisë së kastruar na la vetëm tre orë kohë. Edhe prokuroria edhe gjykata kanë shkelur nenin për nxjerrjen e sekretit hetimor. Kjo godina mbrapa nuk është drejtësia e re, por departamenti i marrëdhënieve të publiku të propagandës së Edi Ramë. Sot kam kuptuar se veglat e Edi Ramës janë fytyrat e veshura me togat e zeza. Nuk ka snjë dyshim që drejtësia është e kapur. Nuk flas për zotin Meta. Na kanë provokuar edhe sot. Na kanë futur me një sallë të gjithë bashkë. Për të larguar vëmendjen nga Encro dhe nga krimi i organizuar po kërkojnë të bëjnë show politik, mediatik dhe emocional.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Kryemadhi ka folur shkurt për mediat, ndërsa tha se po shkon për t'u përballur me një sistem drejtësie "të kastruar". Sipas saj kjo drejtësi nuk është ajo që kanë kërkuar shqiptarët, por drejtësia e propagandës së Edi Ramës.
“Po shkoj sot për tu paraqitur përballë një sistem drejtësie të kastruar, nëse inteligjencën nuk e kanë të zhvilluar për të kuptuar ca do të thotë fjala kastruar, për tju treguar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë, por për të kuptuar se eshtë drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Ti shikojmë edhe fytyrat që kanë, a do ta përballojnë dot apo jo.”, tha Kryemadhi.
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Kryemadhin. Ajo akuzohet për "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Më herët në ambientet e gjykatës ka mbërritur presidenti i PL-së, Ilir Meta, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.
TIRANË- Ka mbërritur para pak çastesh në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Piro Xhixho, i cili shihet i shoqërua nga punonjës policie. Ndaj Xhixhos është caktuar masa "arrest në shtëpi", ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Edhe Ema Çoku ka mbërritur në gjykatë, ndërkohë pritet të paraqiten në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi. Seanca pritet të nisën në orën 09:30, ku katër personat nën hetim do të njihen me masat e sigurisë ndaj tyre.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku", thuhet në njoftim.
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është larguar para pak minutash nga Blloku i Sigurisë për tu nisur drejt Gjykatës së Posaçme. Në GJKKO do të mbahet seanca për konfirmimin e masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.
Seanca do të nisë në orën 09:30, ndërsa para trupës gjykuese do të dalë edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.
Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta akuzohetpër pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të dalë ditën e sotme para trupës gjykuese, ku do të verifikohet masa e sigurisë "arrest në burg" e caktuar ndaj tij. Seanca do të mbahet në orën 09:30 të mëngjesit. Gjithashtu para trupës gjykuese do të dalë edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.
Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.
SPAK thotë se janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. Në njoftimin e SPAK thuhet se është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. SPAK thotë se kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.