LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë inspektorin, arrestohet

• Plagoset me armë zjarri punonjësi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë. Ilirjan Gavelli, 52 vjeç ishte në krye të detyrës kur u paraqit mesditën e sotme në kryqëzimin mes rrugës ‘Todi Shkurti’ dhe asaj ‘Kristaq Capo’. • Gavelli bashkë me dy kolegët udhëhoqën operacionin për shembjen e banesës, por pronari i kësaj të fundit u përplas me ta fizkisht. • Qani Muça, 55 vjeç kundërshtonte vendimin e IMT-së për t’i prishur shtëpinë. Pas konfliktit me inspektorët, Muça ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Plumbi kapi Gavellin në bark. • Muça është arrestuar, arma është sekuestruar. Gavelli është shtruar në spital, nuk dihen detaje për gjendjen e tij shëndetëspre.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Plagosja e inspektorit, fqinjët e Muçës: S’u dhanë kohë të mblidhnin plaçkat, ia shembën shtëpinë për të ndërtuar pallat

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Vendi ku Qani Muça plagosi inpektorin Ilirjan Gavelli

TIRANË- Fqinjët e Qani Muçës, 55-vjeçarit që plagosi me armë zjarri inspektorin Ilirjan Gavelli pretendojnë se shtëpia 3-katëshe që ushemb sot nga IMT, ishte në proces legalizimi. Jashtë kamerave, ata kanë treguar se familja Muça nuk ishte lajmëruar për shembjen e banesës ditën e sotme.

Ata shtojnë se IMT-ja nuk u ka dhënë kohë që të mbledhin as orenditë shtëpiake dhe se në momentin që kanë mbërritur, vajza e mitur e Muçës ka qenë brenda banesës dhe është trembur. Sipas banorëve, në vendin ku ndodhej godina 3-katëshe do të ndërtohet një pallat.

Në momentin që Qani Muça është lajmëruar për shembjen e shtëpisë ka ardhur me armë në dorë ne vendngjarje dhe ka qëlluar në drejtim të inspektorëve. Një nga plumbat ka kapur punonjësin e IMT-së Ilirjan Gavelli, i cili ka mbetur i plagosur në bark. 55-vjeçari është arrestuar, ndërsa Gavelli ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

3 VITE ME PARE

Qani Muça ishte i dehur kur plagosi inspektorin, policia ndodhej në vendngjarje, pa kur e qëlloi me armë

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Vendi ku Qani Muça plagosi inspektorin Ilirjan Gavelli

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me plagosjen e punonjësit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, ngjarje e ndodhur në rrugën ‘Todi Shkurti’, këtë pasdite. Mësohet se në vendin e ngjarjes, për të zbatuar vendimin e shembjes së godinës tre katëshe, inspektorët e IMT-së kanë mbërritur të mbështetur nga forca policie.

Efektivët kanë qenë prezent në momentin që Muça ka shkuar në vendngjarje me armë në dorë. Në gjendje të dehur, ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të insoektorëve, kur ka parë që i ishte shembur banesa. Plumbi kapi një prej tyre, Ilrian Gavelli, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, në prani të forcave të policisë, Muça vijoi të qëllonte edhe në drejtim të një romi që kishte shkuar të mblidhte hekurat. Por plumbi kapi një mjet të parkuar aty pranë. Pas të shtënave të vazhdueshme, efektivët arritën ta neutralizonin 55-vjeçarin dhe ta vinin në pranga.

3 VITE ME PARE

Plagosja e inspektorit, Veliaj: Qani Muça, një person me precedent penalë, kriminelët s’e ndalin zhvillimin e Tiranës

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj shkruan se Qani Muça, qytetari që plagosi punonjësin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ishte një person me precedentë penalë. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shton se asnjë kriminel nuk e ndal dot zhvillimin e Tiranës dhe të projekteve të do të ndërtohen në vend. Kryebashkiaku i uron shërim të shpejtë punonjësit të IMT-së, Ilirjan Gavelli dhe kërkon rreptësi maksimale nga drejtësia për Muçën, që e konsideron një kriminel ordiner. 

"Sherim te shpejte Ilirianit tone te IMT pas plagosjes ne krye te detyres per infrastrukturen nga nje person me precedent penal, tashme ne pranga! I kerkoj organeve te drejtesise rreptesi maksimale per kriminelin qe ngre dore per shkak te detyres ndaj punonjesve te shtetit! Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranes nuk eshte terhequr nga ASNJE projekt publik - as nga presidentet e lojtur, as nga rrugacet me famekeq te vendit! Ta harrojne se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelet ordinere ashtu dhe ordineret e politikes qe frymezojne dhunen! Jam me i bindur se kurre se shumica morale dhe e ndershme e qytetit - qe as zapton e as dhunon - e do progresin dhe refuzon t'i nenshtrohet dhunes se rruges e asaj politike! Ndaj dhe jam me i vendosur se kurre t'i coj gjer ne fund punet per nje Tirane qe nuk ndalet!"- shkruan Veliaj. 

Qani Muça qëlloi në drejtim të tre inspektorëve në momentin që IMT-ja i shembi banesën. Një nga plumbat kapi një prej punonjësve të IMT-së, Ilirjan Gavelli. Muça është arrestuar, ndërsa Gavelli ndodhet në spital.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Qani Muça qëlloi me armë edhe romin që donte të mblidhte hekurat e shtëpisë që iu shemb

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Shtëpia e shembur e Qani Muçës

TIRANË- Qani Muça, kryefamiljari që iu shemb banesa këtë pasdite në Tiranë nuk ështëq ndalur vetëm me plagosjen e punonjësit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Ai ka qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të një romi që ka shkuar në vendngjarje.

Personi në fjalë donte të mblidhte hekurat që kishin mbetur pas shembjes së shtëpisë së Muçës, por ky i fundit e ka qëlluar me armë. I riu rom ka shpëtuar pasi plumbat nuk e kanë kapur.

Qani Muça qëlloi në drejtim të tre inspektorëve në momentin që IMT-ja i shembi banesën. Një nga plumbat kapi një prej punonjësve të IMT-së, Ilirjan Gavelli. Muça është arrestuar, ndërsa Gavelli ndodhet në spital.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur Qani Muça arrestohet dhe dërgohet në komisariat

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Arrestimi i Qani Muçës

TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e arrestimit të Qani Muçës, 55-vjeçarit që qëlloi me armë zjarri dhe la të plagosur një nga punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Pas ngjarjes së rëndë, efektivët kanë vënë në pranga Muçën dhe e kanë dërguar në komisariat. 


Qani Muça qëlloi në drejtim të tre inspektorëve në momentin që IMT-ja i shembi banesën. Një nga plumbat kapi një prej punonjësve të IMT-së, Ilirjan Gavelli. Muça është arrestuar, ndërsa Gavelli ndodhet në spital.

3 VITE ME PARE

Plagosja e inspektorit, vëllai i Muçës: Në shtëpi ishte vetëm vajza e mitur, e trembën një tufë me policë

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Vendi ku u plagos Ilirjan Gavelli, inspektor i IMT

TIRANË- Vëllai i Qani Muçës, personit që plagosi me armë zjarri punonjësin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ka treguar se ngjarja ka ardhur si pasojë e gjaknxhetësisë së 55-vjeçarit. Në një bisedë telefonikë për Balkanëeb, vëllai i Muçës shprehet se në momentin që ka inspketorët kanë shkuar të prishin shtëpinë, brenda banesës ka qenë vetëm vajza e mitur e familjes, e cila është trembur.

Ai tregon se mbesa është terrorizuar kur ka parë efektivët që i janë futur brenda dhe ka dhënë alarmin duke njoftuar prindërit që ishin në punë.

“Kryefamiljari, vëllai im nuk ka qenë në shtëpi. Edhe gruaja e tij ka qenë në punë. Në banesë ka qenë vetëm vajza minorene. Kanë shkuar policia që t’i shembte shtëpinë. E kanë çorientuar vajzën, e kanë trembur një tufë me policë. E kanë shembur shtëpinë,”- tha vëllai i Qani Muçës.

Qani Muça qëlloi në drejtim të tre inspektorëve në momentin që IMT-ja i shembi banesën. Një nga plumbat kapi një prej punonjësve të IMT-së, Ilirjan Gavelli. Muça është arrestuar, ndërsa Gavelli ndodhet në spital.

3 VITE ME PARE

FOTOJA/ Plagosja me armë në Tiranë, një prej plumbave përfundon në “Benz”-in e parkuar

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Plumbi në mjet

TIRANË- Plagosja e ndodhur këtë mesditë në Tiranë mund të kishte përfunduar me bilanca më të rëndë. Kjo pasi një prej plumbave të qëlluar nga Qani Muça pronari i shtëpisë që shembi Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka përfunduar në një mjet të parkuar në zonë.

Bëhet fjalë për një makinë të llojit “Mercedes Benz”, me ngjyrë gri të mbyllur, pronari i të cilit ishte ulur në një bar kafe në momentin e ngjarjes. Duke qenë se Brenda mjetit nuk ka pasur asnjë person në ato çaste, dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Qani Muça qëlloi në drejtim të tre inspektorëve në momentin që IMT-ja i shembi banesën. Një nga plumbat kapi një prej punonjësve të IMT-së, Ilirjan Gavelli. Muça është arrestuar, ndërsa Gavelli ndodhet në spital.

3 VITE ME PARE

Plagosja e punonjësit të IMT-së në Tiranë, reagon policia: Autori është arrestuar

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Policia e Tiranes

TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e punonjësit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Në njoftim bëhet me dije se 52-vjeçari Ilrjan Gavelli ka përfunduar ekzekutimin e vendimit për prishjen e banesës ku jetonte Qani Muça, 55 vjeç dhe familja e tij. Por, ky i fundit është konfliktuar me të dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Gavelli ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa Muça është arrestuar. 

Njoftimi i policisë Tiranë

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar. Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit. Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi. 52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

EMRI/ Identifikohet personi që plagosi efektivin në Tiranë

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Foto Ilustruese

TIRANË- Qani Muça është personi që ka qëlluar me armë zjarri punonjësin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë. Mësohet se Muça ka qenë në banesë kur efektivi ka shkuar të zbatojë urdhrin për shembjen e shtëpisë së tij, në rrugën “Todi Shkurti”.

Por, efektivi ka hasur në kundështinë e pronarit të shtëpisë. Ky i fundit është konfliktuar me punonjësin e IMT-së. Në sherr e sipër, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi efekivin, duke e lënë të plagosur në bark. Punonjësi i IMT-së është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Shkoi t’i prishte shtëpinë, si plagosi pronari punonjësin e IMT-së në Tiranë, e qëlloi me plumb në bark

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Foto Ilustruese

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje nga plagosja e punonjësit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë. Mësohet se punonjësi i IMT-së është paraqitur në rrugën “Todi Shkurti”për të vijuar me prishjen e një banese në këtë zonë.

Por, efektivi ka hasur në kundështinë e pronarit të shtëpisë. Ky i fundit është konfliktuar me punonjësin e IMT-së. Në sherr e sipër, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi efekivin, duke e lënë të plagosur në bark. Punonjësi i IMT-së është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

3 VITE ME PARE

Plagoset me armë zjarri punonjësi i IMT-së në Tiranë

IMT i shemb shtëpinë, pronari Qani Muça plagos me armë
Foto ilustruese

TIRANË- Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Todi Shkurti'. Mësohet se është plagosur me armë zjarri një punonjës i IMT-së. 52-vjeçari Ilrjan Gavelli ka përfunduar ekzekutimin e vendimit për prishjen e banesës ku jetonte Qani Muça, 55 vjeç dhe familja e tij.

Por, ky i fundit është konfliktuar me të dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Gavelli ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa Muça është arrestuar. 

ilirjan gavelli qani muca plagoset punonjesi i imt

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet