LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita proteston brenda dhe jashtë Kuvendit, maxhoranca mbyll seancën urgjent

• Kuvendi ka rrëzuar sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. • Pas leximit të raportove të Opozitës dhe Maxhorancës, Kuvendi ka hedhur në votim kërkesën, ku me votat e mazhorancës është rrëzuar kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit. • Pro kërkesës së SPAK ishin 47 vota, ndërsa kundër ishin 82 vota. • Anëtari i Këshilit të Mandateve Oerd Bylykbashi ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi lexoi përmbledhjen e raportit të PD dhe kërkoi dhënien e autorizimit sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. • Bylykbashi iu drejtua dhe deputetëve të Kuvendit duke kërkuar që të votojnë pro heqjes së imunitetit të deputetes. • Bylykbashi nënvizoi se rekomandimi bazohet në një analizë të detajuar të fakteve, provave dhe dispozitave kushtetuese, ligjore dhe rregullore të Kuvendit, duke bërë të qartë se qëllimi kryesor i këtij vendimi është të sigurojë përgjegjësinë penale të deputetes dhe funksionarit publik. • Ndërsa nga maxhoranca ka folur kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke kërkuar nga deputetët që ta rrëzojnë këtë kërkesë. • Manja theksoi se kjo çështje e cila duhet të mbetet vetëm e drejtësisë, është shndërruar sot në një fasadë politike dhe sipas tij, sot Kuvendi duhet të flasë qartë dhe të ndahet zhurma nga fakti. • Manja theksoi se Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive në bazë të ndryshimeve në qeveri dhe për këtë arsye masa personale nuk prodhon më asnjë efekt juridik real. • Pas rrëzimit të kërkesës së SPAK, Kuvendi është kthyer në kaos, me deputetët e PD-së që kanë protestuar para foltores. • Kreu i Kuvendit Niko Peleshi me urdhër nga PS mbylli seancën plenare duke kaluar vetëm në votim projektligjet dhe projektvendimet. 

14 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, mbajnë pankartat në duar: Dorëheqje

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita

TIRANË- Deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren, teksa po protestojnë në sallë pas votimit kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut. Me propozim të Taulant Ballës, diskutimet janë ndërprerë dhe është kaluar në votim i gjithë rendi i ditës.


Gjatë votimit, demokratët goditën tavolinat me pankarta duke krijuar zhurmë. Kërkesa për arrestimin e ish-zv.kryeministres mori 82 vota kundër dhe 47 vota pro./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Belinda Ballukut nuk i hiqet imuniteti, demokratët përplasin tavolinat

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita

TIRANË- Teksa mazhoranca me shumicë kartonësh rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku, demokratët protestuan brenda Kuvendit.

Opozita nisi duke përplasur tavolinat dhe duke krijuar zhurmë. Kërkesa për arrestimin e ish-zv.kryeministres mori 82 vota kundër dhe 47 vota pro./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Me votat e mazhorancës kundër, Belinda Ballukut nuk i hiqet imuniteti

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita

TIRANË- Kuvendi nuk i ka hequr imunitetin deputetës Belinda Balluku. Me votat e mazhorancës kundër, Kuvendi ka rrëzuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Kërkesa e SPAK mori 47 pro në Kuvend (të Opozitës), 82 kundër (të mazhorancës)./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Manja lexon raportin e PS: Kuvendi sot të flasë qartë, të ndahet zhurma nga fakti

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita
Ulsi Manja

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja po lexon raportin e PS, për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut, të cilën PS nuk e mbështet. Gjatë fjalës së tij, Manja theksoi se kjo çështje e cila duhet të mbetet vetëm e drejtësisë, është shndërruar sot në një fasadë politike dhe sipas tij, sot Kuvendi duhet të flasë qartë dhe të ndahet zhurma nga fakti.  Manja theksoi se Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive në bazë të ndryshimeve në qeveri dhe për këtë arsye masa personale nuk prodhon më asnjë efekt juridik real.

"Raportin tonë e kemi bërë publik. Më lejoni që të shpreh qëndrimin tim lidhur me raportin e pakicës. Kam që nga viti 2013 në këtë Kuvend dhe kjo është kërkesa e shtatë për deputeten Belinda Balluku. Nuk ka në këtë sallë raport më të detajuar me faktet dhe provat të prokurorisë, e cila bie ndesh me rregullat e Kuvendit. Këtë raport nuk e kam dëgjuar nga deputetët e opozitës, as në vitin 2023 ku kishim kërkesën nga Prokuroria e Posaçme për një tjetër deputet.

Në emër të anëtarëve të shumicës në këtë këshill, në momentin që ne e paraqitëm raportin tonë në lidhje me kërkesën e SPAK me dhënien e aturoizimit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive në bazë të ndryshimeve në qeveri, për këtë arsye masa personale nuk prodhon më asnjë efekt juridik real. Kjo nuk do të thotë se paraqitja e këtij raporti para këtij Kuvendi është një procedurë formale. Përkundrazi ajo është një shprehje institucionale e drejtësisë.

Aq më tepër që kjo çështje e cila duhet të mbetet vetëm e drejtësisë, është shndërruar sot në një fasadë politike. Është e domosdoshme sot që Kuvendi të flasë shumë qartë, të ndajë politikën, nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe nga procesi i qetë gjyqësor. Jemi përballë një vendimmarrje që prek drejtpërsëdrejti të drejtat e një deputeti," tha Manja./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Diplomatët ndërkombëtarë bojkotojnë seancën plenare

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita

TIRANË-  Diplomatët ndërkombëtarë kanë bojkotuar seancën e sotme plenare, ku pritet të votohet për imunitetin e Belinda Ballukut. Siç shihet edhe në pamje, lozhat e Kuvendit të Shqipërisë, aty ku qëndrojnë përfaqësuesit e ambasadave të huaja apo të misioneve të bashkëpunimit të Shqipërisë me te huajt janë bosh.

Siç duket, ky është një paralajmërim i qartë nga ndërkombëtarët për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij që po mbron korrupsionin./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

”Dëmi financiar arrin 1.1 mld euro”/ Bylybashi prezanton raportin e PD: Ish zv kryeministrja ka kryer 11 herë të njëjtën vepër penale

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Anëtari i Këshilit të Mandateve Oerd Bylykbashi ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi përmendi provat që ka paraqitur SPAK, krahas kërkesës për heqjen e imunitetit, duke theksuar se ish-zv.kryeministrja ka tentuar të intimidojë dëshmitarët përmes personave të fortë dhe zyrtarëve të emëruar prej saj.

Më tej, deputeti përmendi dyshimet e SPAK se ajo rrezikon që të largohet për shkak të pozitës së rënduar penale si dhe rrezikut që mund të kryejë sërish shkelje. Në fund, Bylykbashi theksoi se ajo rrezikon deri në 35 vite burg, duke marrë parasysh përsëritjen me 11 herë të së njëjtës vepër penale.

”Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe jemi përpara prezumimit bazik se imuniteti duhet të hiqet se nuk ka pretendim se akuzat ndaj Ballukut janë të motivuara politikisht. Edhe vetë ajo, përmes avokatëve të saj e konfirmon një gjë të tillë. Prokuroria tregon se ekziston dyshimi i arsyeshëm, që bazohet në një set provash, 80 prova, të ndara në 12 volume.

Provohet rreziku për procedimin penal, prokuroria, në kërkesë, treguan qartazi se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal. Pozicioni i saj si deputet i maxhorancës, ish zv kryeministër dhe ish ministër, lidhja e ngushtë me një numër të ministrave aktualë apo funksionarë të administratës publike, është tregues i lidhjeve të saj për të ndikuar në cilësinë e provave.

Për më tepër, gjatë mbledhjes së 23 shkurtit, prokurorët paraqitën provat se deputetja Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët përmes dy formave, të fortëve, për të cilët Prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar. Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të saj, që ose kanë shantazhuar për shkarkimin nga puna të familjarëve, ose kanë ofruar para për ndryshimin e dëshmive”, tha Bylykbashi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Pas incidenteve në seancën e kaluar, Balla ruhet me gardist në tavolinën e Kuvendit

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla po ruhet me gardist në tavolinën e Kuvendit. Siç duket, Balla ka marrë masa, pas incidentit në seancën e kaluar, ku deputeti i PD-së i shkoi pranë tavolinës. 


Lidhur me këtë ka reaguar edhe Flamur Noka, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur tek tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.

Gjithashtu në seancën e kaluar pati debate dhe përplasje, pasi Balla ofendoi dhe fyeu deputeten e PD, Albana Vokshi, duke iu drejtuar asaj “për ty Albana kam numrin 0900”./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Spiropali, Gonxhe dhe Xhafaj, kush janë deputetët socialistë që mungojnë sot në Kuvend

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme, ku do të votohet nëse do të hiqet apo jo imuniteti i Belinda Ballukut. Në seancën e sotme mungojnë disa deputetë të Partisë Socialiste ndërkohë që arsyet e mungesës nuk dihen.

Deputetët socialistë që mungojnë në Kuvend janë Fatmir Xhafaj, Blendi Gonxhe, Elisa Spiropali dhe vetë Belinda Balluku.

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Deputetët demokratë me pankarta në Kuvend: Qeveri teknike

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, kanë marrë në Kuvend edhe pankarta me disa mesazhe. Siç shihen nga pamjet, në tavolinat e deputetëve opozitarë janë vendosur foto të Ramës dhe Ballukut, me mbishkrimet; ‘Dorëheqje!’, ‘Qeveri Teknike’ apo dhe ‘Wanted’.

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, OpozitaVotohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita

Të njëjtat pankarta mbahen edhe jashtë nga protestuesit, që janë mbledhur para godinës së Parlamentit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kërkesa e SPAK, Bylykbashi lexon raportin e opozitës: Deputetët të votojnë pro heqjes së imunitetit

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Anëtari i Këshilit të Mandateve Oerd Bylykbashi ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi lexoi përmbledhjen e raportit të PD dhe kërkoi dhënien e autorizimit sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Po ashtu, Bylykbashi iu drejtua dhe deputetëve të Kuvendit duke kërkuar që të votojnë pro heqjes së imunitetit të deputetes. Bylykbashi nënvizoi se rekomandimi bazohet në një analizë të detajuar të fakteve, provave dhe dispozitave kushtetuese, ligjore dhe rregullore të Kuvendit, duke bërë të qartë se qëllimi kryesor i këtij vendimi është të sigurojë përgjegjësinë penale të deputetes dhe funksionarit publik

'Sot, në emër të pesë deputetëve anëtarë të Këshillit për rregulloren, mandatet dhe imunitetin, do të lexoj një përmbledhje të raportit rekomandues të gjysmës së Këshillit, pra të përfaqësuesve të opozitës në Këshill, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për rastin Balluku. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në datën 16 dhjetor 2025, është vënë në lëvizje nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me shkresën numër 43019 të protokollit datë 16 dhjetor 2025, ku ka kërkuar nga Kuvendi dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e ndalimit të daljes jashtë shtetit, e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, dhe pezullimit të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik, e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në atë të arrestimit në burg apo në shtëpi të zonjës Belinda Balluku, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit.

Kërkesa e Prokurorisë shoqërohet me relacionin përkatës të arsyetuar, si dhe me provat e plota të administruara në mbledhjen e Këshillit, të cilat parashtrojnë se Prokuroria, në kuadër të procedimit penal numër 136 të vitit 2025, ka marrë si të pandehur dhe person nën hetim deputeten Belinda Balluku. Dyshohet se ajo ka kryer në mënyrë të përsëritur – 11 herë – veprën penale shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Kërkesa, e cila bazohet në nenet 73, 95, 103 të Kushtetutës, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 13 dhe 118 të rregullores së Kuvendit, është shqyrtuar nga Këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin, në mbledhjet e datave 19 dhjetor 2025 dhe 23 shkurt 2026.

Në përfundim të shqyrtimit, pesë anëtarët e Këshillit, përfaqësues të pakicës parlamentare, në mbështetje të nenve përkatës të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale, si dhe të rregullores së Kuvendit, dhe pas analizës së fakteve dhe rrethanave të çështjes, rekomandojnë që deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro për miratimin e kërkesës numër 43019 të protokollit, datë 16 dhjetor 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke dhënë autorizimin për arrestimin apo heqjen e lirisë të deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit me arrest në burg ose në shtëpi. Në kuadër të procedimit penal numër 136 të vitit 2025, zonja Balluku është marrë si e pandehur dhe person nën hetim për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale shkelja e barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Në miratimin e këtij rekomandimi, mbahen në konsideratë të gjitha faktet dhe rrethanat e çështjes,' tha Bylykbashi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Balla porosi deputetëve të PS-së pak para nisjes së Kuvendit: Mos provokoni

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka porosituar deputetët socialistë pak para nisjes së Kuvendit, që të mos provokojnë. Në mbledhje i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama. 

Ndërkohë, në seancë do të shqyrtohen dy raportet e përgatitura nga shumica dhe opozita për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, e cila ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Pak para nisjes së protestës para Kuvendit/ Grupi Parlamentar i PD-së mbledhje në selinë blu

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, po mban një mbledhje në selinë blu, pask para nisjes së protestës para godinës së Kuvendit dhe njëkohësisht dhe seancës plenare. 

Në orën 10:00 opozita ka paralajmëruar të mbajë protestën e radhës, jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa brenda në Kuvend do të votohen 2 raportet e maxhorancës dhe opozitës mbi kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes socialiste Belinda Balluku, duke vulosur fatin e kësaj kërkese që qëndron në Kuvend prej datës 16 dhjetor të vitit të kaluar./Dosja.al

 

 

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Imuniteti i Ballukut dhe protesta e Opozitës, Kryeministri Rama mbërrin në Kuvend

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë pak para nisjes së seancës plenare ku do të shqyrtohet dhe imuniteti i Belinda Ballukut. Kryeministri është parë të hyjë në Kuvend me makinën e tij dhe më pas ka hyrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.

Në orën 10:00 Kuvendi do të votojë në seancën plenare 2 raportet e maxhorancës dhe opozitës mbi kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes socialiste Belinda Balluku, duke vulosur fatin e kësaj kërkese që qëndron në Kuvend prej datës 16 dhjetor të vitit të kaluar./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Imuniteti i Ballukut/ Hidhen sot për votim në Kuvend 2 raportet e PS dhe PD! Çfarë pritet të ndodhë në seancën plenare (Rendi i Ditës)

Votohet kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Opozita

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në orën 10.00 në seancë plenare, ku do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Kjo çështje pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike. Sipas njoftimit të rendit të ditës, kjo pikë do të jetë e para në axhendë, menjëherë pas nisjes së seancës në orën 10:00.

Sipas agjendës së Kuvendit, para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku. Më pas opozita do të paraqesë raportin e hartuar nga anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Po ashtu dhe shumica parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të paraqesin qëndrimin e tyre dhe më pas do të hidhet për votim.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.3.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.3.2026.

2. Njoftime.

3. Projektvendimi "Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit".

4. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Metrit, nënshkruar në Paris, më 20 maj 1875, të ndryshuar me konventën e nënshkruar në Sèvres, më 6 tetor 1921, dhe rregulloren përkatëse"

5. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfË, Frankfurt am Main (KfË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës".

6. Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".

7. Projektvendimi "Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

seance plenare 12 mars 2026

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit