LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Inceneratori/ Koka: Prokurori fshehu provat e pafajësisë sime! Bllako: Jam i pafajshëm

•Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka dëshmuar gjatë seancës për inceneratorin duke mohuar të gjitha akuzat dhe përfshirjen e tij në këtë çështje. •Ish ministri pretendon se akuzat e Prokurorisë janë 'idiote', ndërsa përmend shpesh në dëshminë e tij të “vërtetën” e cila sipas tij do të triumfojë. •Nga ana tjetër, deputeti socialist, Alqi Bllako ka dëshmuar në sallën e gjyqit dhe ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij. •SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Kokën që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg. •Seanca e radhës do të mbahet në datë 20 korrik. 

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Ka probleme me shëndetin”, avokati i Kokës: Ahmetaj ka patur lidhje me Klodian Zoton!

Inceneratori/ Koka: Prokurori fshehu provat e pafajësisë sime! Bllako:
Lefter Koka

TIRANË- Avokati i ish-ministrit Lefter Koka, ka deklaruar sot se klienti i tij është i pafajshëm në lidhje me akuzat të cilat rëndojnë mbi të: “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”. Avokati Julian Mërtiri ka theksuar se nuk ka asnjë provë që implikon klientin e tij, në përfitime te paligjshme për favorizim në dhënien e koncesionit.

Mërtiri deklaroi se Koka ka zbatuar vendimin e Këshillit të Ministrave. Dhe se ka qenë komisioni që është ngritur me përfaqësues të shumë ministrive dhe pushtetit lokal, që ka vendosur për dhënien e koncesionit, ndërsa Koka ka firmosur thjesht vendimin e qeverisë.

Në mbrojtjen që i bëri e cila ka zgjatur për rreth 5 orë, avokati kërkoi lirimin e Kokës për shkak të moshës, për arsye se ka probleme të shëndetit, është baba i 3 fëmijëve dhe mbahet prej shumë kohësh në paraburgim. Po kështu, kërkoi heqjen e sekuestros, sepse nuk ka "shpërdorim detyre", e për rrjedhojë nuk ka pastrim të produkteve të veprës penale.

Avokati tjetër i Lefter Kokës ka ngritur akuza të forta, teksa u shpreh se klienti i tij nuk ka pasur lidhje me Klodian Zoton. I vetmi që sipas tij ka pasur lidhje me këtë të fundit, ka qenë ish ministri Arben Ahmetaj. Ai madje shtoi se Ahmetaj ka pësuar aksident në Maqedoni me Zoton, ka transaksione në një vilë, si edhe disa emaile, ku duket qartë kush është personi që ka komunikuar dhe ka bashkëpunuar me administratorin e inceneratorit të Elbasanit.

2 VITE ME PARE

'Nuk i kam futur dorën askujt në xhep'/ Lefter Koka 'shpërthen' në gjyq: Më futi në burg Meta me fallxhoren

Inceneratori/ Koka: Prokurori fshehu provat e pafajësisë sime! Bllako:
Lefter Koka

TIRANË- Ish-ministri Lefter Koka mohoi të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Ai tha se gjithçka kundër tij është e stisur nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

“Kjo është e stisur nga presidenti me fallxhoren e tij, që thoshte mejhaneve që do më fuste në burg. SPAK u bazua tek kallëzimi LSI, për 2 vite nuk më pyeti. Unë, si ministër, Sekretari i Përgjithshëm zbatuam ligjin, punuam me devotshmëri.

Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, por unë s’i kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time. Akuza e prokurorisë është idiote, hyra në politikë si biznesmen, nuk më bëri politika biznesmen. Nuk i kam futur dorën askujt në xhep” tha ai.

Sipas avokatit të Kokës, procedurën e koncesionit nuk e hap ministri, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe se çdo vendimmarrje e komisionit ka kaluar edhe në filtrat e Këshillit të Ministrave duke ia kaluar “topin” e fajit qeverisë me në krye Edi Ramën.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Seanca për Inceneratorin/ Bllako para gjykatës: Jam i pafajshëm! Nuk kisha asnjë rol në lidhje me këtë çështje

Inceneratori/ Koka: Prokurori fshehu provat e pafajësisë sime! Bllako:
Alqi Bllako

TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua mbrojtja e personave të arrestuar për “inceneratorin e Elbasanit”, mes të arrestuarve është edhe ish ministri Lefter Koka dhe ish-sekretarin Alqi Bllako. Pas dëshmisë së Lefter Kokës, përballë trupit gjykues ka folur edhe Bllako. 

Ai shprehet shprehet se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me akuzat e bëra ndaj tij. Bllako thekson se nuk ka pasur asnjë rol në lidhe me inceneratorin e Elbasanit.

Jam i pafajshëm. Në cilësinë e sekretarit të pergjithshem të ministrisë nuk i kam patur rol në zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve. Nuk kisha asnjë rol në lidhje me inceneratorin e Elbasanit”, ka thënë Bllako.

Nga ana tjetër, ish-ministri Lefter Koka u shpreh se se nuk i ka borxh askujt ta paguaj me lirinë e tij dhe në këtë situatë ndodhet prej ish-presidentit Meta./Dosja.al

2 VITE ME PARE

TENSIONE në seancën për inceneratorin/ 'Ke akoma për të thënë?'- Lefter Koka revoltohet me prokurorin, largohet nga salla

Inceneratori/ Koka: Prokurori fshehu provat e pafajësisë sime! Bllako:
Lefter Koka

TIRANË- Seanca për inceneratorin e Elbasanit është shoqëruar me tensione. Ish-ministri Lefter Koka 'shpërtheu' ndaj prokurorit Klodian Brahos. 

'Ke akoma për të thënë?'- mësohet t'i ketë thënë Koka prokurorit e më pas është larguar nga salla.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka dëshmuar ditën e sotme duke mohuar të gjitha akuzat dhe përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Ish ministri pretendon se akuzat e Prokurorisë janë 'idiote', ndërsa përmend shpesh në dëshminë e tij të “vërtetën” e cila sipas tij do të triumfojë.

Më 18 maj, Prokuroria e Posaçme paraqiti në gjykatë pretencën ndaj të akuzuarve për incineratorin e Elbasanit. Organi i akuzës ka kërkuar nga dhjetë vjet burg për Lefter Kokën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton si dhe 4 vjet heqje lirie për ish deputetin Alqi Bllako./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Akuza e prokurorisë IDIOTE'/ Lefter Koka: Proces i manipuluar, akuza pësoi mutacione për t'i qëndruar besnike kallëzimit të LSI

Inceneratori/ Koka: Prokurori fshehu provat e pafajësisë sime! Bllako:
Lefter Koka

TIRANË- Ish-ministri Lefter Koka dha dëshminë e tij përballë GJKKO lidhur me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Ai i quan të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij si një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë, ndërsa shtoi se i gjithë procesi është i manipuluar. Më tej ai theksoi se nuk i njeh pronarët e inceneratorëve duke thënë se këto të fundit kanë ardhur nga bota e biznesit.

Koka ka hedhur akuza ndaj prokurorit duke thënë se Prokurori 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë e tij.

“Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time.  Akuza e prokurorisë është idiote.  Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proçeset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërine. Ky proçes është i manipuluar fund e krye ,  besoj se e vërteta do të triumfoj. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit.  Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij proçesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt”- tha ai.

Sot ka nisur seanca për inceneratorin e Elbasanit. Sot, që prej orës 09:00 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Lefter Koka, nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës po lexon konkluzionet përfundimtare, pasi SPAK kërkoi 10 vite heqje lirie për të. Ndërsa për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, do të dënohet me 6.8 vite burg./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK kërkon 10 vite burg, Lefter Koka për herë të parë në gjyq! Avokati: Ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat

Inceneratori/ Koka: Prokurori fshehu provat e pafajësisë sime! Bllako:
Lefter Koka

TIRANË- Nisi seanca për inceneratorin e Elbasanit. Sot, që prej orës 09:00 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Lefter Koka, nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës po lexon konkluzionet përfundimtare, pasi SPAK kërkoi 10 vite heqje lirie për të. Ndërsa për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, do të dënohet me 6.8 vite burg.

Ish-ministri i Mjedisit është vetë i pranishëm për herë të parë në këtë gjykim. Nga fotot e shkrepura nga salla e gjyqit, e tregojnë ish-ministrin me një pamjet krejt tjetër. Gjatë mbrojtjes për klientin e tij, avokati i tij pretendoi se në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i është kërkuar mendim katër ministrive, Financave, Ekonomisë dhe Energjetikës, Mjedisit dhe Drejtësisë. E se në kohën që janë bërë negociatat, Koka ka qenë jashtë vendit dhe jo në Shqipëri. 

"Gjatë kohës që janë bërë negociata me kompanitë e inceneratorit klienti im ka qenë jashtë vendit. Sa i përket procedurës së bërë me negocim pa shpallje, është bërë në kuadër të emergjencës mjedisore të shpallur nga Bashkia e Elbasanit. Në komisionet e ngritura, nuk ishte e përfshirë vetëm Ministria e Mjedisit, por kishte përfaqësues edhe nga ministritë e tjera. Në lidhje me këtë procedim janë pyetur 87 persona, janë vënë 33 numra në përgjim, 8 pajisje pc të Klodian Zotos janë sekuestruar, 11 institucione bankare, dy pajisje pc brenda kantinës së verës, nga të cilat nuk ka dalë asnjë provë direkte që e implikon z. Koka me akuzat,"-tha avokati.

 

lefter koka alqi bllako

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje